Disa prej krerëve të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, sot cilësohen kriminelë lufte nga Prokuroria Speciale, por, gjatë luftës ata pos që kishin drejtuar UÇK-në, kishin kryer shumë aksione për vrasjen e policëve dhe ushtarëve serbë. Kjo është aktakuza e Prokurorisë së Qarkut të Prishtinës kundër 15 krerëve të UÇK-së, përfshirë Adem Jasharin. Shumica ishin gjykuar dhe dënuar në mungesë nga Gjykata Serbe. Thaçit i ishin shqiptuar dhjetë vjet burgim. Aksione të mëdha kundër Policisë së Serbisë gjatë viteve të ’90-ta kishin kryer 15 drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mes tyre, Adem Jashari, Rexhep Selimi, Sami Lushtaku, Hashim Thaçi e të tjerë. Të gjitha këto aksione që kishin rezultuar me ...
Komentet te Sa vjet burg i kërkonte Serbia për Thaçin pas sulmeve ndaj stacioneve policore? Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ish-deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, në një intervistë për TëVë1, ka thënë se dëshmia kundër Thaçit dhe të tjerëve po bëhet për të kriminalizuar luftën e UÇK-së. Ai ka treguar se edhe ai vetë është përballur me një proces të ngjashëm në atë që njihet si rasti Drenica 2, ku janë përballur me një dëshmitar të manipuluar dhe se i gjithë procesi ka qenë politik. “Jam i bindur se aktakuzat janë të fabrikuara të cilat janë përpunuar me qëllim të kriminalizimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ketë mendim e ndërlidhi dhe po kthehem në të kaluarën kur ne vetë ishim në një proces të tillë dhe e përballuam ...
Komentet te Ish-deputeti Demaku kundër Speciales: Jam i bindur se aktakuzat janë të fabrikuara Janë të Mbyllura
Mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje të posaçme fillimit të gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në fokus të raportimit të tyre ishte ish-presidenti Hashim Thaçi për të cilin në mediat e Beogradit janë botuar edhe profile të aktivitetit të tij politik. Rrjeti televiziv N1 raporton se Hashim Thaçi i njohur me nofkën “Gjarpri” ishte ndër themeluesit kryesor të UÇK-së në vitin 1992 dhe udhëheqës i saj politik deri ne mbarimin e luftës. Ai ishte anëtar i Lëvizjes Popullore të Republikës së Kosovës (LPRK) nga viti 1983 deri më 1993, ndërkaq nga viti 1990 deri më 1993 ishte lider i studentëve të ...
Komentet te Mediat e Beogradit shkruajnë se Gjykata serbe dënoi Hashim Thaçin dhe Adem Jasharin Janë të Mbyllura
Të hënën ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë në mesin e tyre edhe ndaj Jakup Krasniqit. Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa ka shkruar një postim në rrjetin social “Facebook”, duke ia kushtuar disa fjalë babait të saj. “Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravaten me shqiponja që me aq krenari i mban gjithmonë. Jetofsh gjatë, dashnia ime. Dalshi faqebardhë Çlirimtarë e bashkë me ju faqebardhë dalt dhe lufta e lavdishme e UÇK-së”, ka shkruar ajo. Postimi i plotë: Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravaten me shqiponja që me aq krenari i mban gjithmonë. Jetofsh gjatë, dashnia ime. Dalshi faqebardhë Çlirimtarë e bashkë me ju faqebardhë dalt dhe lufta e lavdishme ...
Komentet te Vajza e Jakup Krasniqit: Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravatën me shqiponja Janë të Mbyllura
Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën e NATO-s në Kosovë si komandanti suprem i aleancës në Evropë, kishte shkruar një libër pak vite pas përfundimit të luftës në Kosovë. Ish-komandanti i përgjithshëm i NATO-s, në librin e tij “Të bësh luftë moderne”, kishte treguar edhe anën e panjohur të luftës së Kosovës. Detaje të pathëna të negociatave e koordinimeve të sulmeve ushtarake ishin treguar për herë të parë në këtë libër, transmeton Demokracia.com. Se aleanca mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe NATO-s ishte shumë e afërt, këtë e dëshmon personalisht gjenerali Clark në këtë libër. Ai ka treguar për bisedën dramatike që ka zhvilluar me dy vartësit e tij: ...
Komentet te “Me gjakun e amerikanëve do ta ndihmojmë UÇK-në”, detajet nga biseda e gjeneralit Clark me vartësit e tij Janë të Mbyllura
Kushner: Thaçi ishte njeriu i tolerancës, ikja e disa serbëve nga Kosova nuk ishte rezultat i dhunës
Administratori i parë në Kosovë, Bernard Kushner, e ka shkruar parathënien e librit “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës”, me autor shkrimtarin francez Jacques Baudouin. Bernard Kushner, duke qenë dëshmitar i të gjitha zhvillimeve politike pas çlirimit të Kosovës, e ka vlerësuar lart kontributin e Hashim Thaçit, si në luftë, ashtu edhe pas luftës. Ai fillimisht në parathënien e librit shkruan për Pavarësinë e Kosovës, duke e përmendur Hashim Thaçin dhe Ibrahim Rugovën. Kushner shkruan se “Këtë pavarësi, rezultat vitesh luftimi, bashkëbisedimesh dhe vendosmërie nga ana e kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës ...
Komentet te Kushner: Thaçi ishte njeriu i tolerancës, ikja e disa serbëve nga Kosova nuk ishte rezultat i dhunës Janë të Mbyllura
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar me një shkrim në Facebook, ku ka thënë se i tërë procesi i letërkëmbimeve, ligjit dhe ndryshimit të Kushtetutës për të mundësuar themelimin e Gjykatës Speciale, është bërë për shkak të pretendimeve të Dick Martit, për trafikim organesh nga UÇK-ja. Tutje Tahiri ka thënë se gjatë gjithë ditës së sotme, nga salla e gjyqit ka dëgjar pretendimet e Prokurorisë, por askund “nuk u përmend trafikimi i organeve, e as Dick Marti”. “I tërë procesi i letërkëmbimeve, ligjit dhe ndryshimit të Kushtetutës për të mundësuar themelimin e Gjykatës Speciale, është bërë për shkak të pretendimeve të Dick Martit, për trafikim organesh ...
Komentet te Tahiri: Gjatë seancës së sotme nuk u dëgjua asnjë pretendim i Dick Martit për trafikim të organeve Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një njoftim të rëndësishëm pikërisht në ditën kur nisi gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e që ndërlidhet pikërisht me një çështje të tillë. Rama me shkronja të mëdha shkroi se janë mbledhur firmat (nënshkrimet) në Asamblenë e Këshillit të Evropës për Mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011 ku ngriteshin akuzat e rënda ndaj UÇK-së, mes tjerash edhe për trafikim organesh. “Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por ...
Komentet te Raporti i Dick Martyt: Rama njofton se janë mbledhur nënshkrimet për mocionin për rezolutë të re në Këshill të Evropës Janë të Mbyllura
Tri mediat prestigjioze Associated Press, BBC e Reuters kanë shkruar për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, respektivisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Ato shkruan për deklarimin e Thaçit si i pafajshëm ndaj akuzave që rëndojnë mbi të për krime lufte. “Akuzat datojnë nga lufta e pavarësisë së Kosovës kundër Serbisë në vitet 1998-99, në të cilën vdiqën më shumë se 10,000. Zoti Thaçi ishte bashkëthemelues i një grupi që luftonte për pavarësi dhe konsiderohet si hero në Kosovë”, shkruan BBC. “Unë e kuptoj aktakuzën dhe jam plotësisht i pafajshëm”, cituan këto medie të ketë thënë Thaçi në gjyqin e sotëm. AP e nisi artikullin me ...
Komentet te Mediat prestigjioze shkruajnë për deklarimin e Thaçit si i pafajshëm Janë të Mbyllura
Ramadan Selimi, vëllai i Rexhep Selimit ka folur rreth gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së i cili ka filluar sot në Gjykatën Speciale. Selimi ka thënë se ky gjykim po ia kujton regjimin e Millosheviqit kryesisht UDB-në. “Një proces i padrejtë, këta djem nuk e kanë meritu të jenë atje. Po ma përkujton pak a shumë gjykimin e ish-sistemit të Serbisë në atë kohë, kur po këta djem akuzoheshin për gjerat e njëjta nga UDB-ja serbe dhe regjimi i Millosheviqit. Kështuqë unë mendoj se do të dalin faqebardhë dhe do të triumfojnë, sepse e drejta është në anën e tyre. Falë tyre ne e gëzojmë lirinë.”, tha ai për Kanal10. Ai ...
Komentet te Vëllai i Rexhep Selimit: Gjykimi po ma kujton UDB-në serbe -Video Janë të Mbyllura