Avokati tjetër i Thaçit, Luka Mishetiq, ka prezantuar paraqitje të ndryshme mediale të klientit të tij në kohën kur po qeveriste me Qeverinë e Përkohshme duke dëshmuar se atë kohë Thaçi bënte thirrje për tolerancë dhe gjithë përfshirje etnike. Një nga videot e shfaqura është ajo e AP në qershor të vitit 1999, në të cilën Thaçi dëgjohet duke folur dhe duke u distancuar nga veprimet siç i quan të pandërgjegjshme të thyerjeve dhe të monumenteve të vendosura nga serbët, si dhe me thyerjen e banesave atëkohë. “Është e vërtetë që kohëve të fundit, sidomos pas përfundimit të luftës, kemi pas një dukuri jo të mirë jo të ndershme jo ...
Komentet te Video e Mbrojtjes| Thyerja e banesave të serbëve pas luftës, çfarë thoshte Thaçi atëkohë Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, ka lëshuar katër deklarata të tij, bërë në vitin 1999, ku ai bënte thirrje të uleshin tensionet mes serbëve dhe shqiptarëve si dhe fliste për një Kosovë multi-etnike. Qershor 1999: Këto ditë kemi pasë një dukuri jo të mirë, jo të përgjegjshme nga individë apo grupe të caktuara, që janë marrë me thyerje të banesave, keqpërdorimin e simboleve të UÇK-së, thyerjen e monumenteve dhe busteve të serbëve. Është dukuri që na ka penguar dhe na ka shqetësuar. ancohemi nga veprime të tilla të papërgjegjshme. Korrik 1999: Qyteti juaj ka ditur gjithmonë ta ndajë të mirën, të keqen, atë që nuk përkon me të ardhmen tonë. Sot ...
Komentet te Mbrojtja lëshon 4 deklarata të Thaçit nga viti 1999: Jo hakmarrje e urrejtje, serbët të mos kenë frikë nga shqiptarët Janë të Mbyllura
Gregory Keohe, avokat i Hashim Thaçit, ka mohuar të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Keohe ka akuzuar ZPS-së se asnjëherë nuk e ka përmendur Adem Demaçin, njeriun kryesor të UÇK-së. Ai përmend datën 2 nëntor të 1998-ës, një takim ku i pranishëm nuk ishte Thaçi, takimi ku po bëhej përpjekje që FARK-u dhe UÇK të bashkoheshin si njësi e vetme. “Z.Thaçi s’ka qenë fare në takim, kush do të merrte vendimin dhe personat që ishin pjesëtarë të këtij takimi ishin Adem Demaçi, Bujar Bukoshi, një përfaqësues i UÇK-së dhe një tjetër përfaqësues i LDK-së”. “Personi i parë në listë është Adem ...
Komentet te Mbrojtja e Thaçit flet për ndikimin e Adem Demaçit mbi UÇK-në, kërkon të di pse ZPS s’e përmendi askund Janë të Mbyllura
Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka publikuar një dokument të Departamentit Amerikan të Shtetit të publikuar në muajin maj të vitit 1999. Në këtë dokument thuhej se UCK-ja nuk ka as komandë, as kontroll mbi Kosovën. “Për më tepër, meqenëse nuk ka strukturë politike në Kosovë apo komandë dhe kontroll efektiv të UÇK-së, do të duheshin shumë muaj, nëse jo vite, për t’i organizuar ato, për të përdorur dhe mbajtur çdo ndihmë ushtarake që do të ofronin Shtetet e Bashkuara”, thuhet në dokument./Demokracia ...
Komentet te Mbrojtja publikon dokumentin e DASH-it: UÇK-ja s’ka komandë dhe as kontroll Janë të Mbyllura
Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe e ka vazhduar me fjalën e tij hapëse në seancën e sotme në Hagë. Kehoe ka cituar ish-gjeneralin amerikan, Wesley Clark, i cili kishte theksuar se janë shumë njerëz që kthehen, janë bërë shumë krime, ka shumë emocione, ka shumë serbë aty, që kanë marrë pjesë nëpër krime. “Ne ende nuk e dimë sa shumë popullata serbe ka qenë e përfshirë në krime. Shumë prej tyre kanë mundur të marrin pjesë në krime. Disa do të largohen. Disa mund të jenë cak i drejtësisë ndërkombëtare. UÇK-ja ka bërë thirrje për një shoqëri multietnike. Ne i besojmë këtë!”, kishte thënë Clark. /Demokracia ...
Komentet te Clark: Serbet që kanë bërë krime mund të largohen nga Kosova Janë të Mbyllura
Avokati i Hashim Thaçit ka vazhduar me fjalën e tij hapëse në seancën e sotme në Hagë. Në një pjesë të seancës, Keohe ka paraqitur gjenocidin serb në Kosovë. Ai ka publikuar pamje të ndryshme të masakrave dhe bombardimeve të NATO-s, raporton Naiconale. Kjo duket se ka emocionuar Jakup Krasniqin. Ai është parë i prekur në prapavijë, teksa avokati i Thaçit fliste për këto krime./Demokracia ...
Komentet te Jakup Krasniqi prekët teksa avokati i Thaçit prezanton krimet serbe në Kosovë -Video Janë të Mbyllura
Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, ka zbuluar një bisedë mes presidentit te SHBA-së, Joe Biden dhe Hashim Thaçit, para bombardimeve te NATO-s. Kehoe tha se Baiden i kishte thënë Thaçit se ata e dine që Hashim Thaçi nuk e kontrollonte UÇK-në. “Bombardimi funksionoi dhe edhe pse zoti Thaçi më tregon teksa u takova me të për disa orë se si ai bëri diçka – kjo është një mori e keqe. Ndikimi në rritje i UÇK-së në këtë proces ishte pikërisht ai, në rritje. Asnjë provë, asnjë. Ju mund të flisni për 1500 luftëtarë, jo për 10000. Më pyeti zoti Thaçi, më tha, ishit 29, si unë, kur ju morët ...
Komentet te Avokati zbulon bisedën e Biden me Thaçin: Unë e ti e dimë që nuk e kontrollon UÇK-në Janë të Mbyllura
Avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Kehoe, në hapjen e seancës ka njoftuar trupin gjykues të Gjykatës Speciale me krimet serbe në Kosovë. Sipas tij, represioni, krimet serbe, brutaliteti i ofensivave ka krijuar natyrshëm ndjenjën e hakmarrjes te qytetarët e Kosovës. “Në shkurt dhe mars 1998, forcat serbe sulmuan një sërë fshatrash të shqiptarëve të Kosovës që çuan në vrasjen e shumë civilëve. Më 5 mars 1998 u vra edhe familja Jashari, 59 anëtarë të familjes Jashari u vranë, duke përfshirë 18 gra dhe 10 fëmijë nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç. Më 23 prill 1998, në Deçan dhe Gjakovë, forcat serbe vranë 20 shqiptarë. Në gjashtë muaj, rreth 300 fshatra u shkatërruan ...
Komentet te Avokati i Thaçit para Prokurorisë, përmend të gjitha masakrat që Serbia ka kryer në Kosovë Janë të Mbyllura
Ka filluar seanca në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Një ditë pas paraqitjes së aktakuzës nga ana e prokurorëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, sot radhën e kanë avokatët mbrojtës të të akuzuarve. Avokati mbrojtës i ish presidentit Thaçi, nisi mbrojtjen e klientit të tij, duke shpjeguar kontekstin e ngjarjeve në vitin 1998-99. Sipas tij, prokurorët e kanë ngatërruar në tërësi kontekstin e ngjarjeve sepse ajo ata që kishin forcën në luftë e kishin policia dhe ushtria jugosllave. Ai tha se pas ofensivës së ushtrisë serbe, në fund të vitit 1998, UÇK-ja gati ishte shpartalluar. ...
Komentet te Avokati i Thaçit: Prokuroria ka ngatërruar kontekstin e ngjarjeve Janë të Mbyllura
Në Hagë ka nisur dita e dytë e gjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, i ka mohuar të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka thënë se Hashim Thaçi, nuk kishte asnjë motiv për të marrë pjesë në krime. Keohe tutje ka thënë se Thaçi e ka pasur mbështetjen e SHBA-së dhe të bashkësisë ndërkombëtare e s’ka pasur pse të merrte pjesë në krime sepse do ta humbte atë mbështetje. Te kjo pikë ai ka publikuar fotografi të Thaçit me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright. Ka paraqitur video të BBC-së ku ...
Komentet te Avokati i Thaçit mohon të gjitha pretendimet e Prokurorisë Janë të Mbyllura