Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Gërvalla s’e ndal dorën, e propozon për ambasadore në Portugali ish-zëvendësen e ministres Nagavci

Lajme
Shpërblemi me pozita të larta diplomatike i atyre që i kanë shërbyer Qeverisë Kurti po vazhdon. Në kohen kur diplomacia kosovare po pëson fiasko, kryediplomatja Donika Gërvalla ka zgjedhur rehatimin e përkrahëseve të partisë në pushtet në pozita të ambasadorëve. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka propozuar ish-zëvendësministren për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion, Edona Maloku-Berdyna, për ambasadore në Portugali. Në shkresën që ia ka dërguar kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, të cilën e ka siguruar gazeta Nacionale, thuhet se Maloku-Berdyna i plotëson të gjitha kushtet për të ushtruar postin e ambasadores në Lisbonë. “Mbështetur në nenin 93, pika 8, të ...
Komentet te Gërvalla s’e ndal dorën, e propozon për ambasadore në Portugali ish-zëvendësen e ministres Nagavci Janë të Mbyllura

Hamiti tallet me VV-në: Prej humbjes në humbje deri në fitoren përfundimtare

Lajme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, është tallur më Lëvizjen Vetëvendosje. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ironizuar me sloganin e dikurshëm të VV-së: Krejt dhe drejt. Partisë në pushtet ai ia ka dedikuar një slogan tjetër. “Prej humbjes në humbje deri në fitoren përfundimtare. #KREJTdheDREJT”, ka shkruar Hamitit. /Demokracia ...
Komentet te Hamiti tallet me VV-në: Prej humbjes në humbje deri në fitoren përfundimtare Janë të Mbyllura

Oficeri i Ushtrisë Federale të Gjermanisë fillon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

Lajme
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK)  në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari  i 63-të i Zyrës së Prokurorit të Specializua, Dietrich Klaus-Jensch, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Pyetjet për dëshmitarin i ka filluar prokurorja Sarah Clanton, raporton “Betimi për Drejtësi”. Dëshmitari tha se aktualisht është oficer i Ushtrisë Federale të Gjermanisë dhe mban pozitën si kolonel-lejtnant. Ndërsa, më 1999-ën, ai tha se ka qenë major. Po ashtu, Klaus-Jensch pohoi se ka dhënë deklaratë edhe për ish-Tribunalin për Jugosllavinë, ndërsa sipas prokurores, kjo deklaratë mban datën 30 tetor 2001. Atij iu prezantuan disa fotografi në të cilat bëri identifikime, e që në njërën ...
Komentet te Oficeri i Ushtrisë Federale të Gjermanisë fillon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët Janë të Mbyllura

NZZ shkruan për tensionet mes Kosovës dhe Perëndimit: Ka humbur besimi ndaj Kosovës

Lajme
“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës: Perëndimi po e lë Kosovën të lëkundet”, kështu nis shkrimi i publikuar nga mediumi i njohur zviceran “The Neue Zurcher Zeitung”, i cili tregon për ftohjen e raporteve mes shtetit të Kosovës dhe Bashkimit Europian, transmeton Demokracia.com. “Në Prishtinë njerëzit më kot shpresonin se së shpejti do të anëtarësoheshin në Këshillin e Evropës. Aleatët perëndimorë duan të shohin fillimisht punën paraprake. Ky është tregues i humbjes së besimit ndaj Kosovës”, fillon shkrimi i NZZ. NZZ ka treguar sesi Qeveria e Kosovës lëshoi pe duke ia bartur tokat Manastirit të Deçanit dhe prapë nuk arriti të anëtarësohej në Këshillin e Evropës. “Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është ...
Komentet te NZZ shkruan për tensionet mes Kosovës dhe Perëndimit: Ka humbur besimi ndaj Kosovës Janë të Mbyllura

Kurti publikisht ‘favorizon’ kompaninë që po kryen renovime në QKUK

Lajme
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë përuruan sot renovimet në Klinikën e Onkologjisë në QKUK. Kurti shprehu mirënjohje të veçantë për “Ego Elsa”, një kompani që është angazhuar edhe më herët në renovimin e klinikave të QKUK-së. Gjatë fjalimit të tij, Kurti tha se “ajo çfarë ju ka bërë përshtypje të gjithëve është që nga jashtë njihet Klinika e Onkologjisë ndonëse operatori ekonomik e ka gëlqerosur edhe përjashtë, ndonëse kjo nuk ka qenë në kontratë”. Ndërkaq, ai tha se nga brenda klinika ka ndryshuar aq shumë sa nuk do ta kishte njohur. “Brenda ajo që e bën dallim kryesor dhe unë po të mos kisha hy në këtë derë ...
Komentet te Kurti publikisht ‘favorizon’ kompaninë që po kryen renovime në QKUK Janë të Mbyllura

Kapja e ambasadave: Ish-zëvendësja e Albulena Haxhiut propozohet për ambasadore në Itali

Lajme
Dërgimi i militantëve dhe përkrahësve të partisë në pushtet në shërbimin diplomatik nuk ka të ndaluar. Tashmë kjo po bëhet publikisht. Ish-zv/ministrja e Drejtësisë, Nita Shala, është propozuar që të bëhet ambasadore në shtetin e Italisë. Nacionale e ka siguruar ekskluzivisht dokumentin me të cilin ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka kërkuar që të miratohet ky propozim. Dokumenti është dërguar në adresën e kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme, Arbëresha Kryeziu. Nita Shala kishte qenë zv/ministre e Drejtësisë për disa muaj me radhë, por më pas kishte dhënë dorëheqje, duke e arsyetuar vendimin me disa rregullore të Universitetit të Prishtinës. “Mbështetur në nenin 93, pika 8, të ...
Komentet te Kapja e ambasadave: Ish-zëvendësja e Albulena Haxhiut propozohet për ambasadore në Itali Janë të Mbyllura

LDK: Qytetarët paguan 33 për qind më shumë tatim në vitin 2023 sesa viteve tjera

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë së Kosovës, për keqmenaxhimin e parasë publike. Deputeti i kësaj partie, Avdullah Hoti, ka thënë të hënën në një tryezë me temën: “Abuzimi me paranë publike nga Qeveria e Kosovës”, se të gjitha të dhënat janë duke u bazuar në vlerësimin e fakteve dhe të dhënave të prezantuara nga vet ekzekutivi. “Lidhur me tatimin në pronë që ne e kemi adresuar në vazhdimësi, në këtë sall kemi qenë në fillim të vitit të kaluar ku kemi pasur një debat të gjerë për rritjen e tatimit në pronë pa asnjë analizë paraprake edhe në kulmin e inflacionit që ka qenë ...
Komentet te LDK: Qytetarët paguan 33 për qind më shumë tatim në vitin 2023 sesa viteve tjera Janë të Mbyllura

Haxhiu: Tre drejtora të Klinikës së Onkologjisë i ndrroi Kurti, për ta rikthyer Ilir Kurtishajn e PDK-së me sukseset e të cilit sot po mburret

Shëndetësi
Sot, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e renovimit të Klinikës së Onkologjisë. Në krye të kësaj Klinike është njeriu i PDK-së, Ilir Kurtishaj, për të cilin as Kurti e as Vitia nuk kursyen lavdata për punën që po bëhet aty. Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu reagoi përmes një statusi në Facebook, ku thotë se “Lëvizja Vetëvendosje për ta rikthyer Dr. Ilir Kurtishaj nga PDK, ka ndërruar tre drejtora të Klinikës së Onkologjisë”. “Tre drejtora të Klinikës së Onkologjisë i ndrroi LVV-ja për ta rikthyer Dr. Ilir Kurtishajn e PDK-së me sukseset e të cilit sot po mburret Kurti. Faleminderit Dr.Ilir Kurtishaj për punën ...
Komentet te Haxhiu: Tre drejtora të Klinikës së Onkologjisë i ndrroi Kurti, për ta rikthyer Ilir Kurtishajn e PDK-së me sukseset e të cilit sot po mburret Janë të Mbyllura

Këtë javë dy seanca në Kuvend, debat për tri vjet të qeverisë Kurti

Lajme
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka bërë të ditur pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, se këtë javë do të jenë dy seanca. Njëra do jetë të enjten me fillim nga ora 10:00 ku do të jetë vazhdimësi nga seanca e fundit, e pastaj ajo e rregullt, si dhe të premten ku do të ketë debat për tri vjet të qeverisë Kurti. “U dakorduam për dy seanca gjatë kësaj javë. E para të enjten me 23 maj në ora 10:00, në agjendë ka vazhdimësinë e seancës së papërfunduar, seancë e jashtëzakonshme për marrëveshjet ndërkombëtare, dhe ajo e rregullt e cila prap ka votimin e marrëveshjeve tjera ...
Komentet te Këtë javë dy seanca në Kuvend, debat për tri vjet të qeverisë Kurti Janë të Mbyllura

Tiranë, ndodh për herë të parë martesa mes dy grave në Shqipëri

Shqipëri
Në tarracën e bashkisë së Tiranë, kurorëzuan dashurinë në një ceremoni simbolike, çifti i së njëjtës gjini Edlira dhe Alba, të cilat kishin marrë dy pastorë nga Anglia. Në ceremoninë private, Edlira dhe Alba ishin veshur të dyja me fustane nusërie. Alba dhe Edlira si dhe pastori britanik që kurorëzoi dashurinë e dy vajzave në një ceremoni simbolike Të pranishme në dasmën e tyre, e para e këtij lloji në vendin tonë, ishin edhe vajzat e tyre 3-vjeçare, binjaket që erdhën në jetë me metodën invitro. Foto: Isa Myzyraj marrë nga profili në Facebook Të premten e 17 majit, 2 partneret Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj dorëzuan në gjendje civilekërkesën për t’u celebruar ...
Komentet te Tiranë, ndodh për herë të parë martesa mes dy grave në Shqipëri Janë të Mbyllura