Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, ka kërkuar nga Dhomat e Specializuar që opinionet politike që ka pasur me ish-krerët tjerë të UÇK-së të mos përdoren si fakte juridike kundër tyre. Në adresimin e tij para trupit gjykues, ai ka thënë se këto deklarata nuk duhet për përdoren as kundër Thaçit, Veselit dhe Krasniqit. Selimi është shprehur i bindu se bashkë me të tjerët do të dalin fitimtar në fund të procesit. “Më duhet të theksoj e të them se dallimet dhe opinionet politike mes nesh nuk duhet dhe nuk mund të përdoren si fakte juridike kundër askujt e po ashtu kundër ne të bashkëakuzuarve. Në këto ...
Komentet te Selimi: Dallimet tona politike s’mund të përdoren si fakte juridike kundër nesh, bashkë do të triumfojmë Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sërish ka reaguar ndaj procesit gjyqësor ndaj Thaçin dhe të tjerët, i cili po zhvillohet në Hagë. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shpërndarë deklaratën e ish-presidentit Hahim Thaçi, i cili sot para trupit gjykues në Hagë ka thënë se tashmë e gjithë bota e di se trafikim organesh nuk ka pasur. Rama është shprehur i bindur se ÇK-ja nuk do të mundet nga padrejtësia. “SIGURISHT QË PO! Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i ...
Komentet te Rama shpërndan deklaratën e Thaçit: UÇK-ja nuk do të mundet nga padrejtësia Janë të Mbyllura
sh-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, sërish para Dhomave të Specializuara tha se nuk ka të bëjë me asnjë nga krimet e pretenduara në aktakuzën ndaj tij. “Jemi këtu përballë një aktakuze që ende vazhdojmë ta konsiderojmë të pabazuar mbi fakte dhe argumente”, tha Selimi në ditën e ditë të gjykimit ndaj tij dhe tre ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së. Ai tha se Kosova nuk kishte një ushtri të mirëfilltë, të organizuar mirë, kishte mungesë të armëve e njerëzve. Kosova, sipas tij, nuk do ta zgjidhte kurrë luftën, por lufta sipas tij “ishte domosdoshmëri për mbijetesë”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Selimi: S’kam të bëj me asnjë nga krimet e pretenduara Janë të Mbyllura
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson foli edhe për rolin e Veselit dhe kontaktet e tij me shërbimet sekrete të shteteve të NATO-s. “Roli i Kadri Veselit ishte një ndërlidhje me personelin e zbulimit, jo vetëm me të Shqipërisë, por edhe me ato të NATO-së që po e mbanin në vëzhgim situatën e NATO-së në Kosovë. Një prej periudhave të kyçe të konfliktit ai e kaloi jashtë Kosovës duke mbajtur lidhje me shërbimet sekrete të këtyre shteteve. Periudha e aktakuzës duhet ndarë në tri faza të ndryshme”, shtoi Emmerson. “Do të gjendemi përballë një panorame pështjelluese të një periudhe kaotike të historisë së një vendi të vogël të një ngjarje ...
Komentet te Avokati: Kadri Veseli mbajti kontakte me shërbimet sekrete të NATO-s Janë të Mbyllura
Ben Emmerson, avokati i Kadri Veselit, në fjalën e tij hyrëse ka deklaruar se historia e trafikimit të organeve është mit. Sipas avokatit Emmerson, gjatë 25 viteve nga përfundimi i luftës janë krijuar mite të shumta, si ajo e trafikimit të organeve. “Nuk është për t’u habitur që lufta e vitit 1998 ka çuar një sasi të madhe të lindjes së miteve, gjatë këtyre 25 viteve, siç u përmend edhe miti i trafikimit të organeve është një prej historive të shumta, që s’është e bazuar në fakte”, tha avokati i Veselit.. Ai tha se gjatë kësaj paraqitje do të shihen ngjarje që ja përmbysën jetën çdo familje të Kosovës. Emmerson ...
Komentet te Avokati: S’ka asnjë dëshmi kundër Veselit, s’ishte në Kosovë në periudhën për të cilën akuzohet Janë të Mbyllura
Prokuroria Speciale e Hagës gjatë fjalës së saj në procesin gjyqësor kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, në një moment ka thënë se Thaçi kishte qenë disa herë fshehurazi në Hagë për të dëshmuar para Prokurorisë. Ndaj këtyre pretendimeve të ZPS-së ka reaguar sot vetë Thaçi, duke thënë se një gjë e tillë s’është e vërtetë dhe se çdo bashkëpunim më drejtësinë ka qenë transparent qoftë në Hagë qoftë në Prishtinë. Thaçi ka deklaruar sot se bashkëpunimi i tij ka qenë në interes të drejtësisë. “Unë jam intervistuar nga gjithë mekanizmat ndërkombëtar, qoftë si dëshmitar apo i dyshuar. Çdo bashkëpunim i imi ka qenë në interes të drejtësisë, dhe ...
Komentet te “Erdhi e dëshmoi fshehurazi në Hagë”, Thaçi i kundërpërgjigjet Prokurorisë Speciale Janë të Mbyllura
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pret që në fund të procesit gjyqësor të shfajësohet nga të gjitha akuzat të cilat rëndojnë mbi të. Ai i ka thënë trupit gjykues se ndjen keqardhje për të gjitha viktimat e luftës por ka shtuar se viktimat nuk marrin drejtësi kur ndiqen të pafajshmit. Gjatë deklaratës së tij, te bërë pa betim në gjykatore, Thaçi ka thënë se është i pafajshëm për të gjitha akuzat. Thaçi ka përmendur raportin e senatorit zviceran Dick Marty ku përmendej “trafikimi i organeve dhe shtëpia e verdhë”. Ai ka thënë se ndërkombëtarët i kishin thënë se duhej themeluar gjykata në mënyrë që të largohet reja e zezë mbi ...
Komentet te Thaçi: Viktimat nuk marrin drejtësi kur ndiqen të pafajshmit Janë të Mbyllura
Presidenti amerikan, Bill Clinton më 20 qershor të vitit 1999 kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçin pasi ishte arritur marrëveshja për demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë bisedë, Clinton e kishte falënderuar Thaçin për nënshkrimin e marrëveshjes, derisa Thaçi në trasnskript i ka thënë se një gjë e të tillë e ka bërë për shkak të punës drejt paqes dhe krijimit të stabilitetit në Kosovë Gjithashtu në telefonatën e zhvilluar në qershorin e 1999, Clinton ka theksuar se qëndrimi i Thaçit për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të minoriteve është shumë i rëndësishëm. Këtë transkript e ka publikuar ish-kryediplomati kosovar, Petrit ...
Komentet te Publikohet një bisedë e Thaçit me Bill Clinton pas çlirimit të Kosovës Janë të Mbyllura
Pas deklaratave hyrëse të mbrojtjes së Hashim Thaçit, punimet në Gjykatën Speciale, ish-presidenti e ka marrë fjalën për të mbajtur një fjalim të shkurtër, raporton Gazeta Sinjali. Në sallën ku po mbahet gjyqi ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Thaçi ka thënë se i vjen keq për çdo viktimë që ka humbur jetën gjatë luftës, pa dallim etnie, përkatësie fetare apo politike. “Viktimat nuk arrijnë të marrin drejtësi kur ndiqen të pafajshmit. Një padrejtësi nuk mund të zgjidhet me një padrejtësi tjetër”, ka deklaruar Thaçi ndër të tjera. “Jam i kënaqur që procesi e ka dëshmuar edhe njëherë se nuk ka pasur trafikim organesh e shtëpi të verdhë. ...
Komentet te Thaçi: Jam i pafajshëm, Kosovës iu hoq reja e zezë Janë të Mbyllura
Avokati i Thaçit, Luka Misetic, tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka paraqitur prova se klienti i tij u ka dhënë urdhra ushtarëve të UÇK-së për “kryerjen e krimeve”. Misetic tha se ZPS nuk ka asnjë provë se ka pasur linja të raportimit mes Thaçit dhe njësive të UÇK-së. “Prokuroria nuk paraqet prova që Thaçi u ka dhënë urdhra ushtarëve të UÇK”, tha ai. Ai po ashtu tha se gjatë Qeverisë së Përkohshme, Thaçi, pavarësisht se ishte kryeministër, ashtu siç u parapa me marrëveshjen në Rambuje, ai nuk kishte “pushtet ligjor dhe politik”, pasi ky pushtet ishte në duart të UNMIK-ut. “Nuk kishte pushtet real dhe asnjëherë nuk ...
Komentet te Avokati i Thaçit: Prokuroria s’ka prova se Thaçi ka dhënë urdhra për kryerjen e krimeve Janë të Mbyllura