Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Duart dhe këmbët i kisha gjithmonë të ënjtura nga rrahjet”, Jakup Krasniqi tregon para gjykatësve për torturat ndaj tij

Lajme
Jakup Krasniqi në ditën e tretë të seancës ka marrë fjalën për të thënë se aktakuzën e tanishme e konsideron të palogjikshme. Ai filloi fjalimin e tij me histori personale të familjes së tij për të treguar se në çfarë rrethana është rritur dhe pse ka vendosur që të zgjedhë këtë rrugë. Krasniqi para trupit gjykues foli edhe për dënimet dhe torturat që kishte përjetuar nga regjimi serb gjatë demonstratave të 81’ës. “U ushtrua dhunë e tmerrshme edhe ndaj meje. Gjatë dy proceseve hetuese që janë zhvilluar ndaj meje 81/82 kam përjetuar tmerre që s’përshkruhen me fjalë. Duart dhe këmbët i kisha gjithmonë të ënjtura nga rrahjet. Pas dy proceseve ...
Komentet te “Duart dhe këmbët i kisha gjithmonë të ënjtura nga rrahjet”, Jakup Krasniqi tregon para gjykatësve për torturat ndaj tij Janë të Mbyllura

Krasniqi: Unë e urrej dhunën, vrasjet, burgosjet, s’kam qenë i përfshirë asnjëherë në to

Lajme
Ish-Zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi është duke iu drejtuar gjykatës në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Fjalën e tij ai e ka nisur duke prezantuar një autobiografi të tij që nga lindja, për të kaluar më pas në aktivitetin politik. Duke treguar se vetë ka qenë i dënuar nga ish-Jugosllavia, Krasniqi ka thënë se akuza që i bëhet tani është e paarsyeshme. “Unë e urrej dhunën, vrasjet, burgosjet, torturat, dënimet, jo pse janë ushtruar ndaj meje dhe ndaj nesh si popull por janë tepër të ulëta dhe çnjerëzore. Çdo njeri që flet të vërtetën që asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, burgosje, e presion ndaj askujt”, ka ...
Komentet te Krasniqi: Unë e urrej dhunën, vrasjet, burgosjet, s’kam qenë i përfshirë asnjëherë në to Janë të Mbyllura

Tahiri: Ditën kur pamë mbrojtje të dinjitetshme të krerëve të UÇK-së në Speciale, Qeveria Kurti cenoi sovranitetin e Kosovës

Lajme
  Ish koordinatorja shtetërore e dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se dje pamë një mbrojtje të dinjitetshme të krerëve të UÇK-së në Speciale, ndërsa qeveria Kurti në po të njëjtën ditë cenoi sovranitetin dhe Kushtetutën e Kosovës duke biseduar me Serbinë në Bruksel për zbatimin e Asociacionit. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se çështjet e brendshme nuk bisedohen me asnjë shtet tjetër dhe kjo shkelje është bërë në pikën 7 të Marrëveshjes së Ohrit, që zbatimi i Asociacionit dhe vetëmenaxhimit të bëhet me ndërmjetësim të BE-së. Ajo më tej ka thënë se kjo madje e ka favorizuar Serbinë, e cila dje i dha ultimatum Kosovës që për ...
Komentet te Tahiri: Ditën kur pamë mbrojtje të dinjitetshme të krerëve të UÇK-së në Speciale, Qeveria Kurti cenoi sovranitetin e Kosovës Janë të Mbyllura

Avokatja e Krasniqit: Ai ishte vetëm zëdhënës, zëdhënësit s’përfshihen në operacione ushtarake

Lajme
Venkateswari Alagendra, avokatja e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se klienti i saj nuk ka pasur asnjë përgjegjësi operacionale në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. “Z. Krasniqi nuk përmendej në raportin e Këshillit të Europës të vitit 2011 si i dyshuar për ndonjë përgjegjësi penale”, tha ajo në deklaratën hyrëse në gjykim. “Nuk është arrestuar kurrë për krime”, theksoi Alagendra. Fakti që disa dokumente u gjetën në banesën e Krasniqit, avokatja tha se nuk i bën ato autoriale. “Prokuroria duket sikur është bërë pjesë e propagandës kundër UÇK-së”, tha ndër tjerash Alagendra, raporton Gazeta Express. Ajo tha se arrestimi i Krasniqit ishte “goditje edhe për popullin e Kosovës”, që siç ...
Komentet te Avokatja e Krasniqit: Ai ishte vetëm zëdhënës, zëdhënësit s’përfshihen në operacione ushtarake Janë të Mbyllura

Vdes punëtori i sigurimit gjatë orarit të punës në Ministrinë e Infrastrukturës Demokracia

Lajme
Një punëtor i sigurimit në Ministrinë e Infrastrukturës ka vdekur në vendin e tij të punës të martën rreth orës 12:00. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët po e hetojnë atë. “Në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, të martën në orën 11 e 50 minuta, viktimës mashkull kosovar pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Demokracia ...
Komentet te Vdes punëtori i sigurimit gjatë orarit të punës në Ministrinë e Infrastrukturës Demokracia Janë të Mbyllura

Avokatja: Jakup Krasniqi u detyrua ta luftonte regjimin që shkaktoi kaos në Ballkan

Lajme
Venkateswari Alagendra, avokatja mbrojtëse e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në deklaratën e saj mbrojtëse para Gjykatës Speciale tha se klienti i saj u detyrua të luftojë kundër regjimit që shkaktoi kaos, shumë lot dhe vrasje në Balllkan. “Jakup Krasniiq tani është 72 vjec. 25 vjet më parë ai u ndje i detyruar të bëhet pjesë e UCK-së. Nuk mund të harrojmë që regjimi që ai po luftonte ishte regjimi që shkaktoi kaos e mjerim në Ballkan. Ky regjim shkaktoi gjenocidin në Srebrenicë. Roli i Jakup Kransiqit si zëdhënës i UCK është i njohur për të gjithë. Në marredhëniet e tij me mediat dhe përfaqësuesit ai përdorte emrin e ...
Komentet te Avokatja: Jakup Krasniqi u detyrua ta luftonte regjimin që shkaktoi kaos në Ballkan Janë të Mbyllura

Syla: Diskursi i Vjosa Osmanit është i ngjashëm me Prokurorinë e Hagës, një fjalë për UÇK’në nuk e përmendi

Lajme
Opinionisti dhe gazetari Valon Syla ka thënë se diskursi i presidentes Vjosa Osmani, është i ngjashëm me Prokurorinë e Hagës, shkruan Gazeta Metro. Syla në T7 ka cituar aktakuzën e lexuar ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Gjykatën Speciale në Hagë, ku sipas tij thuhet se “këta persona nuk janë të dëshiruar në Kosovë”, dhe ai thotë se Marshi për Drejtësi tregoi se kjo nuk qëndron. Ai gjithsesi thotë se ky diskurs i Gjykatës Speciale ngjan me atë të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. “Sot ishte në përkujtim në Gjakovë. Një fjalë për UÇK-në nuk e përmendi. Nuk e ka përmend as në fjalimin e saj ...
Komentet te Syla: Diskursi i Vjosa Osmanit është i ngjashëm me Prokurorinë e Hagës, një fjalë për UÇK’në nuk e përmendi Janë të Mbyllura

Dy vjet në presidencë: Sa harxhoi Vjosa Osmani me kabinetin e saj?

Lajme
Më katër prill 2021, Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës. Dreka, darka, bileta akomodime e karburant – në këtë tekst do të njoftoheni me shpenzimet përgjatë kësaj kohe. Si u rritën ato gjatë vitit të dytë të udhëheqjes së saj? Tash e dy vite, Vjosa Osmani, dikur deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, udhëheq Presidencën e vendit. Këtë pozitë, e fitoi falë koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje. Me të ardhur në pushtet, zyra e saj kishte nisur një praktikë të publikimit të shpenzimeve në faqen zyrtare. Sa harxhoi në vitin 2021? Të paktën, sipas asaj që janë publikuar në faqen e Presidencës së Kosovës, Osmani dhe kabineti i ...
Komentet te Dy vjet në presidencë: Sa harxhoi Vjosa Osmani me kabinetin e saj? Janë të Mbyllura

Arrestohet ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Rajoni dhe Bota
Ish-presidenti Donald Trump ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit në Manhatanin e poshtëm, ku ai është i arrestuar dhe po qëndron në paraburgim policor. Kështu po raporton CNN. Sipas këtij raportimi, Trump pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, përcjell Demokracia.com. Më pas, ai do të dalë në sallë gjyqi, ku do të gjykohet. Trump nuk pritet të vihet në pranga pas arrestimit të tij, pasi ai do të mbetet nën mbrojtjen e vazhdueshme të forcave të rendit. /Demokracia.com/ ...
Komentet te Arrestohet ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump Janë të Mbyllura

Rrëfimi tronditës i policit serb: Mjekun Djokic e vrau polici Stamenko, vrasjen ia faturuan UÇK-së

Lajme
Slobodan Stojanoviq, komandant i pensionuar i stacionit policor në Cërna Trava, ish-anëtar i Çetës së IV-të, Detashmentit 37 të Njësisë së Policisë Speciale të Serbisë, ish dëshmitar i mbrojtur i shtetit serb, vite me parë kishte treguar detaje tronditëse për krimet serbe ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai kishte përmendur plaçkitjet, vrasjet mizore, varrezat masive e shumëçka tjetër që kishte përjetuar në Kosovë, transmeton Demokracia.com. Ai rrëfimin e kishte treguar për e-novine, por që tani rrëfimi i tij është publikuar edhe në faqen zyrtare të Fondit për të Drejtën Humanitare. Stojanoviq kishte treguar sesi mjeku Djokic ishte vrarë nga një polic serb dhe e njëjta vrasje ...
Komentet te Rrëfimi tronditës i policit serb: Mjekun Djokic e vrau polici Stamenko, vrasjen ia faturuan UÇK-së Janë të Mbyllura