Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Antishtetërore | Albin Kurti lejon që anëtarja e partisë së Vuçiqit ta shkruajë statutin e Zajednicës

Lajme
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë ditës së djeshme ka dhënë detaje lidhur me takimet që ka mbajtur në Bruksel me ndërmjetësin Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorin serb Petar Petkoviq.  Bislimi zbuloi detaje për grupin menaxhues për draftimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për të cilin deri më tani nuk kishte folur as kryeministri Albin Kurti e as vetë Bislimi. Gjatë ditës së djeshme, në një intervistë për Radio Televizionin Dukagjini, Bislimi tha se draftin fillestar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë do ta hartojnë katër serbë, ndërsa kryesuese e Ekipit të Menaxhmentit do të jetë Danijela Vujiçiç, anëtare e Partisë Progresiste Serbe, shkruan ...
Komentet te Antishtetërore | Albin Kurti lejon që anëtarja e partisë së Vuçiqit ta shkruajë statutin e Zajednicës Janë të Mbyllura

“Kam qejf me nejtë me djem e çika t’reja”, 82-vjeçari nga Gjakova i gatshëm të futet në Big Brother Albania – Video

Lajme
Banori i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli po gjen përkrahje nga të gjitha vendet ku ka shqiptarë. Ai po quhet ndryshe edhe si fenomen, që ua ka marrë zemrat të gjithëve. Njëri prej tyre është edhe një 82-vjeçar nga fshati Doblibare i Gjakovës. Në hyrje të fshatit banorët kanë vendosur një pankartë duke shkruar “Jemi me ty Luiz”. I madh e i vogël e shikojnë vazhdimisht lojën e tij, por të marteve e të shtunave nuk del askush prej shtëpisë gjatë kohës kur është spektakli. Televizorit nuk i largohet as Ton Pergega i cili nuk heziton të tregojë sesa shumë i pëlqen banori më i komentuar i shtëpisë më ...
Komentet te “Kam qejf me nejtë me djem e çika t’reja”, 82-vjeçari nga Gjakova i gatshëm të futet në Big Brother Albania – Video Janë të Mbyllura

Harta me Kosovën si pjesë e Serbisë, vjen reagimi i kryeministrit Rama

Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar lidhur me raportimet në media për hartën ku shfaqej Kosova si pjesë të Serbisë e që u përdor në një prezantim të organizuar nga ministria e Turizmit atje. Rama ka shkruar se prezantimi është bërë nga një kompani spanjolle dhe se Spanja e ka ashtu hartën e Ballkanit. “Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!”, ka shkruar Rama. Kryeministri shqiptar ...
Komentet te Harta me Kosovën si pjesë e Serbisë, vjen reagimi i kryeministrit Rama Janë të Mbyllura

Publikohet punimi i diplomës së heroit Agim Ramadani, habit bukurshkrimi i tij

Lajme
Shukrije Ramadani, gruaja e heroit Agim Ramadani ka publikuar punimin e temës së diplomës të bashkëshortit të saj, Agim Ramadani që e kishte bërë në Akademinë Ushtarake në Zagreb. Ajo ka shkruar se tema e realizuar nga Heroi i Kosovës mund të jetë e dobishme për FSK-në. “Të nderuar miq të portës sime digjitale. Meqë shumë nga ju keni njohur Agimin, por nuk keni pasur rastin të njihni bukurshkrimin, përkushtimin dhe njohuritë e thella që posedonte në fushën që përcaktohej për ta studiuar, po ndaj me ju sot punën e madhe që ka bërë në temën për diplomim në drejtimin si ushtarak karriere në fushën e komunikacionit, në kazermën “Ivan ...
Komentet te Publikohet punimi i diplomës së heroit Agim Ramadani, habit bukurshkrimi i tij Janë të Mbyllura

DnV: Rrethanat aktuale s’mundësojnë zgjedhje të lira e të drejta në veri

Lajme
Koalicioni i organizatave joqeveritare, “Demokracia në Veprim”, ka thënë se në rrethanat aktuale nuk ka mundësi që të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të drejta në veri të vendit më 23 prill. Në një reagim të mërkurën, DnV-ja ka thënë se situata aktuale, me mungesë të kandidatëve nga radhët e komunitetit serb, mund ta cenojë legjitimitetin e institucioneve që dalin nga zgjedhjet. Lista Serbe ka vendosur të bojkotojë zgjedhjet lokale që janë caktuar të mbahen në katër komunat veriore të dielën e 23 prillit. Kjo parti, që deri tash ka fituar zgjedhjet në radhët e komunitetit serb, ka kushtëzuar pjesëmarrjen në zgjedhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë ...
Komentet te DnV: Rrethanat aktuale s’mundësojnë zgjedhje të lira e të drejta në veri Janë të Mbyllura

“Serbia pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë”, Çerkini: Pa nënshkrimin e Kurtit dhe Vuçiqit, nuk besoj aspak

Lajme
Pas deklaratave të shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe kryesuesit të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti se Kosova dhe Serbia janë marr vesh në Bruksel, për deklaratën rreth çështjes së personave të zhdukur me dhunë, kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini, nuk i beson këtij dakordimi. Çerkini në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nëse Hoti ka thënë se “Serbia pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë”, në anën tjetër kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq e thotë të kundërtën. Sipas tij, kjo çështje ka mbetur pezull dhe nuk ka asgjë definitive deri në nënshkrimin e kësaj marrëveshje nga ...
Komentet te “Serbia pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë”, Çerkini: Pa nënshkrimin e Kurtit dhe Vuçiqit, nuk besoj aspak Janë të Mbyllura

DOKUMENT| Kabineti i Rozeta Hajdarit i torturon shërbyesit civilë me pyetësor të ngjashëm si “bisedë informative”

Lajme
Nga kabineti i Ministres së Industrisë, Ndërrmarësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, kanë filluar shpërndarjen e një pyetësori nëpër departamentet dhe njësitë e kësaj ministrie. Demokracia.com e ka siguruar një pyetësor të tillë, i cili u është shpërndarë sot, që përmban 20 pyetje. Pyetje e parë drejtuar nëpunësve të MINT-it nis me përvojën e punës / stazhin dhe përfundon me pagesën që marrin ata. Pyetësori që i ngjan më shumë një “bisede informative” të paraluftës, vazhdon me pyetje për zbatimin e kompetencave të përcaktuara sipas Rregullores së Sistematizimit në vendin e punës, për të vazhduar me detyra që nuk aplikohen sipas sistematizimit, etj. Ka edhe pyetje të tilla si: Në bazë ...
Komentet te DOKUMENT| Kabineti i Rozeta Hajdarit i torturon shërbyesit civilë me pyetësor të ngjashëm si “bisedë informative” Janë të Mbyllura

Dërguti për Jakup Krasniqin: Dalsh faqebardhë sa më shpejt

Lajme
Ish-eprorja e UÇK-së, Aida Dërguti, ka komentuar paraqitjen e Jakup Krasniqit para trupit gjykues në Hagë. Në profilin e tij në “Facebook”, ajo ka shkruar se Krasniqi angazhimin politik e ka paguar si i ri me burgjet e ish Jugosllavi dhe tani karrierën po e përmbyll në një proces tjetër politik në Hagë. “Baci Jakup, njeriu i urtë e idealist, i cili angazhimin politik e paguajti si i ri me burgje në ish Jugosllavi, pas gjithë atij kontributi të jashtëzakonshëm me dekada, karrierën po e përmbyll në një proces tjetër politik, sërish duke qëndruar i burgosur në Hagë. Poshtëruese dhe e dhimbshme! Dalsh faqebardhë sa më shpejt! #LiriaKaEmërUÇK❤️”, ka shkruar ...
Komentet te Dërguti për Jakup Krasniqin: Dalsh faqebardhë sa më shpejt Janë të Mbyllura

Musliu: Grupe serbe po stërvitën në Rashkë, synojnë destabilizimin e veriut

Lajme
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raportoi sot me dyer të mbyllura në Komisionin parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së. Pas raportimit, kryetarja e komisionit, Ganimete Musliu deklaroi se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile, me përjashtim të katër komunave veriore. Ajo tha se në bazë të raportimit të drejtorit të AKI-së, ka tendenca për destabilizim të sigurisë në veri, sidomos tash në prag të zgjedhjeve lokale atje. Musliu nënvizoi se dy grupe serbe të së ashtuquajturës mbrojtja civile po stërviten në Rashkë të Serbisë për krijimin e trazirave në veri. “Gjendja e sigurisë në Kosovë në përgjithësi konstatohet të jetë stabile, në përjashtim të katër komunave ...
Komentet te Musliu: Grupe serbe po stërvitën në Rashkë, synojnë destabilizimin e veriut Janë të Mbyllura

VIDEO| Televizioni publik gjerman: Thaçi, një hero në bankën e të akuzuarve

Rajoni dhe Bota
Televizioni publik gjerman i ka kushtuar një kronikë nisjes së procesit të gjykimit në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në veçanti, ky televizion ka folur për ish-presidentin Hashim Thaçi. Televizioni në kronikën e tij tregon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi në Kosovë konsiderohet si heronj. “Një hero i akuzuar për krime lufte”, kështu nis kronika e televizionit gjerman, përcjell Demokracia.com. Ndër të tjera, kjo kronikë raporton edhe për bilbordet e shumta që gjenden kudo nëpër rrugët e Kosovës, me mbishkrimet “Heronj të luftës dhe paqes”. Lojtës Videosh 00:00 00:15 Po ashtu, ky televizion ka raportuar edhe për marshin mbështetës që u mbajt ...
Komentet te VIDEO| Televizioni publik gjerman: Thaçi, një hero në bankën e të akuzuarve Janë të Mbyllura