Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Bajrami me kritika ndaj Qeverisë: Dasmat bëjini në institucione, krejt familjarët aty i keni

Lajme
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në seancën e sotme ku po diskutohet për punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti, ka drejtuar kritika të ashpra kah ekzekutivi, raporton Gazeta Sinjali. Bajrami ka thënë se e gjithë politika ekonomike e Qeverisë është reduktuar në lëmoshë, teksa ka kritikuar edhe mostransparencën, pasi që sipas saj, përgjatë dy viteve s’është publikuar asnjë listë. “Asnjë punë, asnjë projekt, asnjë investim, asnjë rrugë, asnjë shkollë, zero transparencë, institucione vakante jofunksionale, ky është bilanci i qeverisë Kurti. Keni ardhur në pushtet me premtime të mëdha. Krejt politika juaj ekonomike është reduktuar në lëmoshë. Për transparencë të mos ...
Komentet te Bajrami me kritika ndaj Qeverisë: Dasmat bëjini në institucione, krejt familjarët aty i keni Janë të Mbyllura

Bekë Berisha: ‘Lumi Vjosa’ i ka marrë krejt deputetët e VV-së, dreqi e din ku keni m’u nalë

Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se deri më tani vetëm dy deputetë që bënin pjesë në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, e kanë shpëtuar veten, raporton Gazeta Sinjali. Sipas Berishës, deputetët e shumicës i ka marrë Lumi Vjosa, por janë deputeti Fatmir Sheholli dhe Haki Abazi, ata që sipas tij e kanë shpëtuar veten me largimin e tyre nga VV-ja. “Është e vërtetë që LDK-në e ka marrë Lumi, edhe është e vërtetë që PDK-në e ka marrë Memli. Veç edhe nja është e vërtetë: Lumi Vjosa i ka marrë qeta [bën me shenjë kah deputetët e shumicës], ...
Komentet te Bekë Berisha: ‘Lumi Vjosa’ i ka marrë krejt deputetët e VV-së, dreqi e din ku keni m’u nalë Janë të Mbyllura

Bllokohet rruga “Agim Ramadani”, linjat e autobusëve nr 1 dhe 3C do të ndryshojnë në fundjavë

Lajme
Rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë do të bllokohet në fundjavë, si shkak i punimeve. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook, nga faqja e Trafikut Urban në Prishtinë, ku tutje thuhet se si pasojë e kësaj linjat e autobusëve nr 1 dhe 3C do të ndryshojnë në fundjavë. “Bazuar në pëlqimin nga Drejtoria për Shërbime Publike pran Komunës së Prishtinës për bllokim të rrugës “Agim Ramadani” me datën 08.04.23 dhe 09.04.23 (dite e shtune dhe e diel) për shkak të punimeve të cilat do të kryhen nga Ndërmarrja Publike “Termokos”, do të ndryshon edhe rrjedhja e qarkullimi të trafikut. Autobusët e linjës nr. 1, në shkuarje dhe ...
Komentet te Bllokohet rruga “Agim Ramadani”, linjat e autobusëve nr 1 dhe 3C do të ndryshojnë në fundjavë Janë të Mbyllura

“Ylli i demokracisë” që s’i solli asnjë njohje Kosovës: Po punojmë për to

Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se po punojnë intensivisht për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe arritjen e njohjeve të reja. Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për punë të jashtme, kryediplomatja kosovare tha se kanë bërë progres të rëndësishëm për anëtarësim në Këshill të Evropës. Ajo tha se pret që anëtarësimi në KiE të jetë çështje muajsh dhe jo vitesh. Ndërkaq, nënvizoi se fokusi kryesor është anëtarësimi në NATO./Demokracia ...
Komentet te “Ylli i demokracisë” që s’i solli asnjë njohje Kosovës: Po punojmë për to Janë të Mbyllura

Familja e nxënëses në Shtime thonë se ajo u përjashtua për shkak të shamisë, shkolla e mohon

Lajme
Nxënësja e shkollës fillore të mesme të ulët ‘Emin Duraku’ në Shtime, Sara Bungu, është përjashtuar nga procesi mësimor, raporton Gazeta Sinjali. Sipas vëllait të të miturës, i cili ka bërë të ditur lajmin, e gjithë kjo ka ndodhur vetëm për shkak se vajza bart mbulesën fetare. ““Perjashtohet nga shkolla vetem pse ka shami!” Dje me date 05.04.2023 motra ime Sara Bungu perjashtohet jozyrtarish nga Shmu Emin Duraku Shtime”, shkroi në Facebook Shkëlqim Bungu. Bungu është shprehur se drejtori i shkollës, Rexhep Hasani, ka këmbëngulur që përjashtimi të vazhdojë në heshtje derisa vajza ta largojë shaminë. Pas tentimeve dhe bisedimeve me drejtorine e arsimit ne komunen e Shtimes drejtori i ...
Komentet te Familja e nxënëses në Shtime thonë se ajo u përjashtua për shkak të shamisë, shkolla e mohon Janë të Mbyllura

Gjuha shqipe futet zyrtarisht në Universitetin e Harvardit

Lajme
Universiteti i Harvardit në Masaçusets, SHBA, e ka shtuar gjuhën shqipe si pjesë të kurrikulës së gjuhës, njofton Harvard Magazine. Në kuadër të kësaj, orët për Shqipen Elementare 1 filluan këtë semestër, dhe gjuha shqipe është futur në departamentin e gjuhëve dhe qytetërimeve të Lindjes së Afërt (NELC) ku në këtë grup ofrohen gjuhët si aramaishtja, persishtja, turqishtja dhe të tjera. Edona Cosovic, kryetare e vitit të dytë dhe vajza e një emigranti shqiptar nga Mali i Zi, tha për “Harvard Magazine” se ishte një nga studentët që nxiti futjen e gjuhës shqipe në Harvard. E rritur në SHBA, ajo mësoi të fliste gjuhën shqipe në mënyrë jo formale në ...
Komentet te Gjuha shqipe futet zyrtarisht në Universitetin e Harvardit Janë të Mbyllura

Drashkoviq për rastin “Panda”: Të rinjtë serbë i vrau UDB-a, pse Vuçiq nuk e zbulon të vërtetën tronditëse

Rajoni dhe Bota
Ish-shefi i diplomacisë serbe gjatë pushtetit të Sllobodan Millosheviqit dhe themeluesi i Lëvizjes për Ripërtëritjen Serbe (SPO), Vuk Drashkoviq, ka sqaruar rastin e vrasjes së të rinjve serbë në lokalin “Panda” në Pejë në dhjetor të vitit 1998 nga pjesëtarë të UDB-as (Shërbimi Sekret Serb) serbe. Drashkoviq, në një tekst autorial në gazetën serbe “Danas”, ka shkruar se nëse Desanka [Maksimoviq] (shkrimtare e njohur serbe) do të kishte jetuar pak më gjatë, do të kishte përjetuar sërish pushkatimin e nxënësve serbë, më të tmerrshëm se ai i kryer nga ushtarët e Wehrmachtit të Hitlerit në Kragujevc në vitin 1941. “Studentët serbë nuk u pushkatuan nga pushtuesit, por nga serbët, shteti terrorist ...
Komentet te Drashkoviq për rastin “Panda”: Të rinjtë serbë i vrau UDB-a, pse Vuçiq nuk e zbulon të vërtetën tronditëse Janë të Mbyllura

Specialja i kërkon Kosovës të krijojë fond për dëmshpërblim të viktimave

Lajme
Gjykata Speciale i ka kërkuar shtetit të Kosovës të krijojë një mekanizëm për zhdëmtim, me qëllim që të kompensohen plotësisht viktimat e krimeve të luftës, për të cilat do të vendosë kjo gjykatë. Pas vendimit që viktimat në rastin e Salih Mustafës të dëmshpërblehen me mbi 200 mijë euro, trupi gjykues ka dhënë vërejtje në ligjin e Kosovës për të trajtuar dëmet dhe lëndimet e pësuara në kontekst të luftës. “Trupi gjykues vuri re që Kosova nuk ndërmori asnjë hap për t’u përgatitur për nevojën për të mundësuar zhdëmtimin e viktimave të përfshira në juridiksionin e Dhomave të Specializuara. Kosova parashikoi nevojën ta mbështetë mbrojtjen e të dyshuarve dhe të ...
Komentet te Specialja i kërkon Kosovës të krijojë fond për dëmshpërblim të viktimave Janë të Mbyllura

“Ti s’din me fol për drejtësi, me ty mund të flasim për vajin në tepsi”, përplasje mes Tahirit dhe Haxhiut në Kuvend

Lajme
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës në mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri. Tahiri i tha Haxhiut se “ajo nuk dinë për drejtësi”. “Albulenë me fol për drejtësi me ty është problem se sdin.  E ke dëshmu shumë herë se sdin, me ty mudemi me fol për vajin tepsih, me fol për grun e frizerit, me fol lookun tënd, me fol për punësime, me fol për higjienën Ministrinë e Drejtësisë që shpesh e poston në Facebook, por për drejtësi jo”, ka thënë Tahiri. “Ku ke pa në vend në botë që një gjyqtar me u shkarku për shkelje disiplinore. Ky ...
Komentet te “Ti s’din me fol për drejtësi, me ty mund të flasim për vajin në tepsi”, përplasje mes Tahirit dhe Haxhiut në Kuvend Janë të Mbyllura

Haradinaj – Kurtit: Thojshe “shko Hashim”, prej që erdhe ti s’ka pa dikush hajër prej teje

Lajme
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për mosrritjen e pagave të punonjësve në sektorin publik, raporton Gazeta Sinjali. Haradinaj është shprehur se Kurti ka krijuar kaos në pagat e sektorit publik, teksa e ka pyetur kryeministrin se ‘pse ia ka marrë inati shtetit?’. “Ke kriju kaos në pagat e sektorit publik. Nuk e kuptoj pse ja ke marrë inati shtetit tond, të punësuarve në sektorin publik, pse i vetmi rajon që si rritet rroga është polici i Kosovës, ushtari i Kosovës, pse nuk i rritet rroga doganierit, ...
Komentet te Haradinaj – Kurtit: Thojshe “shko Hashim”, prej që erdhe ti s’ka pa dikush hajër prej teje Janë të Mbyllura