Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka treguar për projektet e ardhshme të kryeqytetit, mes të cilave ka veçuar ndërtimin e një tuneli në rrugën “Agim Ramadani”. Tuneli, i cili do ta ketë formën e shkronjës Y, do të vazhdojë nga kjo rrugë te shkolla e mesme “Sami Frashëri” dhe te rrethi i vogël te komuna e vjetër e Prishtinës. Ky projekt, siç tha Zogaj, përveç se do ta ndihmojë qarkullimin e komunikacionit, përmbi do të shërbejë si zonë për këmbësorët duke ia kthyer edhe “kalldrëmin e vjetër qytetit” ku edhe janë xhamitë kryesore të kryeqytetit. “Një projekt i një rëndësie të veçantë dhe një fokus kyç i kryetarit Rama është ...
Komentet te Prishtina do të bëhet me tunel në formën e shkronjës “Y”, do ta ndihmojë qarkullimin e komunikacionit Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një javë pas nisjes së gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku në seancat e para kanë përfunduar deklaratave hyrëse, gjykimi do të vazhdojë sot, kur Zyra e Prokurorit të Specializuar do të nisë paraqitjen e provave kundër të akuzuarve, raporton Gazeta Sinjali. Seanca do të vazhdojë edhe më 12 dhe 13 prill, e më pas javën tjetër, më 18, 19 dhe 20 prill. Këtu mund ta ndiqni seancën live. ZPS-ja ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë. Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”. Aktakuza ...
Komentet te Nis seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sot dëgjohen dëshmitarët e parë në Gjykatën Speciale (LIVE) Janë të Mbyllura
Një person ka mbetur i plagosur nga përfshirja me armë zjarri në mbrëmë rreth orës 23:48 në veri të Mitrovicës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke i hetuar rrethanat e plagosjes, derisa tha se i plagosuri aktualisht ndodhet në Spitalin e veriut duke marrë trajtim mjekësor. PK-ja thotë po ashtu se një njësitë policor ndodhet në Spitalin e qytetit dhe po kryen hetime intensive. “Nga aty kan pranuar informacione se gjendet duke u trajtuar një person, i cili dyshohet se është plagosur në krahror nga arma e zjarrit, por që deri më tani ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e plagosjes së tij. Policia e Kosovës, ...
Komentet te Policia e Kosovës përgënjeshtron mediat serbe: Nuk kemi plagosur asnjëri Janë të Mbyllura
Sot bëhen 24 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët. Agim Ramadani u lind në Zhegër të Gjilanit, më 3 maj 1963. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë. Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e ...
Komentet te 24 vjet nga rënia e Agim Ramadanit Janë të Mbyllura
Në orët e para të mëngjesit të së hënës, rreth 50 minatorë të minierës Trepça kanë mbetur të bllokuar si pasojë e prishjes së një ashensori. Minatorët kishin mbetur të ngujuar në horizontin 11 e që është rreth 900 metra nën tokë, shkruan Gazeta Sinjali. E pas rreth 18 orësht bllokim, minatorët kanë arritur të dalin nga miniera. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së minatorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi. Ai tha se ” kanë dalë thuajse të gjithë, kanë mbetur edhe katër-pesë persona të cilët do të dalin së shpejti”, u shpreh Jonuzi. E sa i përket gjendjes shëndetësore, Jonuzi tha se minatorët janë në gjendje ...
Komentet te Minatorët e fundit po nxirren nga miniera, kjo është gjendja shëndetësore e tyre Janë të Mbyllura
Në orët e para të mëngjesit të së hënës, rreth 50 minatorë të minierës së Trepçës kanë mbetur të bllokuar, si pasojë e prishjes së një elevatori i cili ua mundëson atyre hyrjen dhe daljen nga miniera. Një familjar i njërit prej minatorëve, ka treguarse bëhet fjalë për ndërrimin e tretë i cili ka mbetur i bllokuar nga ora 3:00 e mëngjesit. “Prej orës 3:00 të mëngjesit ndërrimi i tretë që e ka pasur ta kryejë orarin e punës dhe të shkojë në shtëpi, kanë mbetur të bllokuar në horizontin e 9-të për shkak se është prishur lifti. Familjarët janë bërë merak për më të dashurit e tyre dhe policia ...
Komentet te Prishet ashensori, 50 minatorë të Trepçës të bllokuar që 12 orë Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, me institucionet e tjera qeveritare po dështojnë që qytetarëve të veriut të Kosovës t’ua ofrojnë kushtet e sigurisë për zgjedhjet e lira dhe demokratike më 23 prill. Shteti i Kosovës është dorëzuar përballë kriminelëve që funksionojnë në atë pjesë dhe që kontrollohen e nxiten nga shteti i Serbisë, shkruan Demokracia.com. Për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës, për zgjedhjet që do të mbahen në katër komunat veriore të Kosovës, po pritet të ngrihen shatorë. Ende nuk janë caktuar lokacionet, por siç ka mësuar Demokracia.com, po planifikohet që ato të vendosen në oborret e stacioneve policore të komunave me shumicë serbe. ...
Komentet te Osmani dhe Kurti e degradojnë shtetin, zgjedhjet në veri pritet të mbahen në shatorë dhe stacione policore Janë të Mbyllura
Gazeta prestigjoze britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull special gjykimit në Hagë ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fokusi i këtij artikulli është përqendruar tek ish-presidenti Thaçi, të cilit gazeta i referohet si politikani më i shquar i Kosovës. Ndër të tjera, gazeta përshkruan ngjarjet historike të luftës dhe pas saj, si dhe rolin e tyre në to, deri tek arrestimi nga Dhomat e Specializuara të Hagës. Më poshtë keni artikullin e plotë nga The Guardian: Një çerek shekulli më parë, në mes të luftës në Kosovë dhe pas saj, figura të larta ndërkombëtare ia dolën drejt derës së Hashim Thaçit, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ...
Komentet te “The Guardian”: Gjyqi ndaj politikanit më të shquar të Kosovës, do ta rishkruajë historinë Janë të Mbyllura
Gjatë prime-t të shkuar, Nita ka pasur një debat të ashpër me Luizin, pasi ai u shpreh se nuk e nominon për shkak të sëmundjes së saj. Ajo është ndjerë e ofenduar nga kjo gjë dhe ka vazhduar të debatojë për deklaratën e Luizit. Ky i fundit tha se ishte vetë ajo që e pyeti përse nuk e nominon, ndaj dha përgjigjen e tij. Por sipas Nitës, Luizi e përdor këtë gjë për qëllimet e lojës së tij. Më pas Kiara i është drejtuar Nitës duke i thënë se po viktimizohet duke përdorur këtë situatë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kiara debaton ashpër me Nitën: Po viktimizohesh Janë të Mbyllura
Lidhja Demokratike e Kosovës sot nëpërmjet një komunikate ka reaguar për gjendjen e bllokut A5 të termocentralit “Kosova A”. Sipas LDK-së, ky bllok ka kapacitet të përmbushë 13 për qind të nevojave të qytetarëve. Madje, LDK ka akuzuar Qeverinë se ngritja e çmimit të rrymës prej 15 për qind është bërë për shkak të saj. “Blloku A5 i Termocentralit Kosova A prodhon mjaftueshëm energji elektrike për të mbuluar rreth 13% të nevojave për Kosovë. Ky bllok është lënë jashtë funksioni qe 9 muaj me radhë. Për çdo ditë që kemi blerë energji elektrike për të mbushur zbrazëtirën që do të mund ta mbulonte blloku A5, Kosova ka paguar rreth 1 ...
Komentet te LDK: Qeveria është fajtore për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike Janë të Mbyllura