Drejtori i Gazeta Metro dhe gazetari, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre presona në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro. Në mbrëmjen e sotme pas emisionit që kishte në Pressing në lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar gazetari dhe drejtuesi i Gazeta Metro, Valon Syla. Ai është sulmuar nga disa persona para lokalit të quajtur ‘Image’. Syla ka pësuar lëndime të lehta trupore. Gazeta Metro shprehet e shqetësuar me sulmin ndaj kolegut Syla dhe akte të tilla cënojnë shprehjen e lirë./Gazeta Metro ...
Komentet te Sulmohet gazetari Valon Syla Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
James Rubin në një intervistë për REL ka folur edhe për rolin e UÇK-së për t’i dhënë fund luftërave të Serbisë, ku ai vetë ishte i përfshirë si i dërguar shtetit amerikan. Rubin ka vlerësuar kjo ka ndodhur kur Hashim Thaçi mori vendimin e guximshëm për të pranuar marrëveshjen e Rambujes. James Rubin, në kohën e luftës në Kosovë si ndihmëssekretar i Shtetit amerikan ishte i përfshirë dhe kishte rol të madh në të gjithë ndërmarrjen amerikane të asaj kohe për ta ndalur Serbinë në atë që po bënte në Kosovë, në fund madje edhe me bomba, pasi negociatat nuk ndikonin te ish presidenti serb Slobodan Millosheviq. Rubin sërish i ...
Komentet te Rubin: Po mos të ishte vendimi i guximshëm i Thaçit, sot s’do të ishim të lirë në Prishtinën evropiane Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës është kritikuar për performansën e dobët të saj pas publikimit të të dhënave që tregojnë se sa pak janë shpenzuar paratë për investimet e planifikuara kapitale. Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka thënë se duke mos i futur paratë në ekonomi pushteti po i privon qytetarët nga ndërtimi i shkollave, rrugëve, qerdheve dhe projekteve tjera infrastrukurore. Ndërsa, deputeti i PDK’së Ferat Shala i ka quajtur praktikantë ministrat e Qeverisë Kurti, të cilët sipas tij s’kanë pasur mundësi as t’i njohin problemet shtetërore. Partitë opozitarë (LDK dhe PDK) kanë adresuar kritika ndaj qasjes së Qeverisë së Kosovës për mungesën e investimeve kapitale. Ata thonë se ”ekzekutivi ka bllokuar ...
Komentet te Nuk i realizuan investimet kapitale, Opozita: Ministrat e Kurtit janë praktikantë Janë të Mbyllura
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një intervistë për ABC News Albania, Haziri ka thënë se nuk ka informacione lidhur me personat që do të dëshmojnë në Hagë, teksa është shprehur se Kosova duhet të tregohet e kujdesshme dhe të mos krijojë debat përçarës. “Periudha kohore që kanë mandatin Dhomat e Specializuara flet për 1 janar 1998-21 mars 1999, brenda kësaj periudhe Dhomat e Specializuara kanë ndërtuar hetimet. Debati që po zhvillohet në Kosovë është duke shkaktuar zhurmë. Ne nuk i njohim dëshmitarët dhe nuk i dimë se cilët janë. Dëshmitarët mund të implikojnë edhe ...
Komentet te Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Haziri: S’duhet të ndërtohet debat përçarës në Kosovë Janë të Mbyllura
Në seancën e sotme ku është ftuar të dëshmojë një grua e panjohur si dëshmitare e parë nuk është e qartë se çfarë po ndodh. Procesi nisi me transmetim për shikuesit vetëm derisa dëshmitarja lexoi betimin se do të flasë vetëm të vërtetën në gjyq dhe deklaratës se është intervistuar dy herë në Prishtinë nga gjykata speciale dhe më pas procesi po vazhdon në fshehtësi. Kishte edhe një përballje argumentesh mes mbrojtjes dhe prokurorisë rreth rregullave dhe procedurave të dëshmisë së gruas së panjohur dhe më pas seanca u mbyll për më shumë se dy orë gjysmë. Kur u bë rikthimi live në seancë u kuptua se dëshmitarja ka dalë ...
Komentet te Çfarë po ndodh në Hagë? Dëshmitarja del dhe hyn sërish në seancën plotësisht të mbyllur Janë të Mbyllura
Gazmend Elshani ka publikuar pamje të rralla nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe angazhimit të pjesëtarëve të kësaj ushtrie më 8 prill të vitit 1999 në Baicë, Zonë Operative e Drenicës. Në këtë datë kishte filluar ofensiva e forcave të armikut në drejtim të lagjeve të fshatit Baicë dhe fshatrave përreth, gjë që kishte detyruar civilët të nisen në drejtim të “grykës së Ramadanëve” për të shpëtuar. Ai ka folur edhe për angazhimin e Kadri Veselit, i cili shihet edhe në pamje, si dhe kontaktin e tij me NATO-n, të cilët i ndihmuan në momentin kur ishin bllokuar në mal dhe po bombardoheshin nga forcat e armikut. Elshani ka thënë ...
Komentet te Video nga lufta| Aksion i madh i Kadri Veselit për të shpëtuar të plagosurit dhe civilët në fshatrat e Drenicës Janë të Mbyllura
Në seancën e së martës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ku po intervistohet dëshmitarja e parë e Prokurorisë Speciale, kjo e fundit kërkoi që të pranohen si prova-materiale shtesë edhe paragrafët 18-21 të seancës përgatitore. Ky propozim u kundërshtua nga mbrojtësi i ish-kreut të UÇK-së, Rexhep Selimi, avokati Geoffrey Roberts, i cili e pa të çuditshme që secili dëshmitar që sjellë material të ri, të pranohet si informacion shtesë. Andaj, duke pasur një kundërshtim të tillë, prokurori Matt Halling kërkoi të kalohet në seancë private për parashtrimin e pyetjeve lidhur me të njëjtat. Dëshmia e dëshmitares së parë, pritet të zgjasë katër ditë. Zyra e Prokurorit të ...
Komentet te Për çka e kundërshtoi mbrojtja e Selimit prokurorinë, që bëri që seanca të kalojë në private? Janë të Mbyllura
Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së është shprehur i pakënaqur me mënyrën se si dëshmitarja e parë po jep dëshminë e saj kundër ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale. Përderisa dëshmitarja po flet në seancë private, Klinakut kjo nuk i ka pëlqyer duke thënë se “pak po iu duket që iu ka fshehur fytyra e zëri”. Postimi i tij i plotë: /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Dëshmitarja po flet në seancë private, reagon ashpër Faton Klinaku Janë të Mbyllura
Gjykata Speciale ka treguar gjatë prezantimit në privat të dëshmitares së parë kundër ish-krerëve të UÇK-së, se e njëjta është marrë në pyetje dy herë nga prokuroria. Gjatë kohës sa seanca kaloi në privat, dëshmitarja i është përgjigjur disa pyetjeve të cilat sipas gjykatës do të mund të ndikonin në zbulimin e identitetit të saj. Kjo është edhe arsyeja pse një pjesë në fillim të seancës ka qenë e mbyllur për publikun. Ndërkohë dëshmitarja e mbrojtur ka dhënë betimin e saj se do ta thotë vetëm të vërtetën gjatë marrjes në pyetje nga prokurori. Një pjesë e seancës u hap për publikun. Megjithatë pas sqarimit të disa dokumenteve shtesë që ...
Komentet te Prokurori kërkon në vazhdimësi seancë të mbyllur për dëshmitaren e parë të Hagës Janë të Mbyllura
Dëshmitarja e parë në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është grua. Kështu e ka prezantuar gjykatësi Charles L. Smith. Ai i ka sqaruar dëshmitares së mbrojtur të gjitha procedurat e dëshmisë. “Ju nuk guxoni të flisni me askënd rreth dëshmisë tuaj. Nëse vjen dikush ju pyet ju lutem na tregoni”, ka thënë gjykatësi Smith. Siç ka njoftuar gjykatësi, dëshmia e saj pritet të zgjasë katër ditë. Gjykatësi Smith ka kërkuar nga mbrojtja që ta shfrytëzojë kohën e përcaktuar për parashtrim të pyetjeve ndaj dëshmitares. /Demokracia.com/ ...
Komentet te Dëshmitarja e parë në rastin “Thaçi dhe të tjerët” është grua Janë të Mbyllura