Është miratuar propozim-vendimi për caktimin e datës 14 prill si Ditë Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së fundit në Kosovë. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti theksoi se ky propozim është në bashkërendim me presidenten, Vjosa Osmani. Për këtë pikë nuk pati asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Kjo datë ishte propozuar gjatë vitit 2021 nga presidentja Osmani. Në nivel vendi, llogaritet se janë rreth 20 mijë të mbijetuar të dhunës seksuale, gra e burra. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te 14 prilli miratohet si ditë memoriale për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve sot ka prezantuar dhe ka marrë aprovimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje për bizneset. Ky vendim shkon në favor të zbatimit të masës 2.2 që nënkupton mbështetje të bizneseve për qasje në financa. Vlera totale e mjeteve është 5.528,00 euro dhe do të përfitojnë bizneset mikro, të vogla dhe të mesme. MFPT sjell për aprovim ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 2.2 të pakos për ringjalle ekonomike, përkatësisht mbështetja e bizneseve për qasje në financa. “Këto mjete në vlerë prej 5.528.000 ndahen në kuadër të bashkëpunimit me fondin kosovar për garanci kreditore për të vazhduar mbështetjen ...
Komentet te Qeveria ndan mbi 5.5 milionë euro për bizneset, ja kush përfiton Janë të Mbyllura
Posedimi i armëve të zjarrit dhe atyre të ftohta është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë është zbuluar dje në rrugën ‘B’, ku një veturë u ndal për kontroll nga një njësi policore që po patrullonte në atë zonë. Sinjali mëson se gjatë kontrollit, shoferit të automjetit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe një thikë. 29-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që i ...
Komentet te Policia ndal për kontroll veturën në Prishtinë, shoferi kapet mat me armë zjarri dhe thikë Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar në lidhje me sulmin e mbrëmshën ndaj gazetarit Valon Syla. Kurti në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë e ka dënuar sulmin ndaj Sylës, duke thënë se ky akt është i patolerueshëm dhe i papranueshëm. “Më lejoni fillimisht të them se sulmi i mbrëmshëm ndaj gazetarit dhe opinionistit Valon Syla është i patolerueshëm dhe i papranueshëm. Mospajtimet në bindje dhe qëndrime nuk mund dhe nuk duhet të jenë shkas për sulme fizike. Në një shoqëri demokratike të cilën e prezantojmë dhe e promovojmë me krenari, nuk duhet të lejojmë asnjëherë që frika nga fjala e lirë të peshojë më shumë sesa liria e fjalës”, ...
Komentet te Kurti dënon sulmin ndaj gazetarit Syla: Autorët sa më parë të vihen para drejtësisë Janë të Mbyllura
Ambasadori i Serbisë në Beograd, Marko Gjuriq ka thënë se këshilltari special në Departamentin e Shtetit, Derek Chollet ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e synojnë të ndërmarrin hapa seriozë drejt formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Gjuriq në një intervistë për “Euronews Serbia” ka thënë se javën e kaluar pati një bisedë shumë serioze me nënsekretarin Chollet. “Ai më tha se Amerika synon të ndërmarrë hapa shumë seriozë drejt formimit të Asociacionit. Ata e kanë udhëhequr procesin drejt saj, jo me ritmin dhe as afër dinamikës që do të donim. Duam vetëm t’ju kujtojmë për faktin se Amerika as formalisht nuk është garantuese dhe as nënshkruese e Marrëveshjes ...
Komentet te Gjuriq: Chollet më tha se ShBA-ja e ka seriozisht formimin e Asociacionit Janë të Mbyllura
Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias ka reaguar për sulmin fizik ndaj gazetarit dhe opinionistit, Valon Syla, raporton Gazeta Sinjali. Këtë e ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook. “I bëjmë thirrje autoritereve kosovare, që në mënyrë profesionale dhe të pavarur të zhvillojnë hetimet, në mënyrë që autorët të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e ECPMF . Ndryshe Syla është sulmuar në orët e vona të mbrëmjes së shkuar nga tre persona dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore, për cka edhe ka marrë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. E gjithë ngjarja ...
Komentet te Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias dënon sulmin ndaj Valon Sylës Janë të Mbyllura
Sonte në orët e mbrëmjes është sulmuar gazetari Valon Syla, dhe për këtë ka reaguar publicisti Halil Matoshi, shkruan Gazeta Metro. Ai në rrjetin social Facebook tha se Syla është bërë simbol i shprehjes së lirë. Matoshi tha se janë bërë shumë struktura bashkë kundër lirisë në vendin tonë. Tutje ai tha se gazetari Syla është sulmuar nga ata që nuk ja duan vlerat që i ka Kosova. “Shumë aleatë janë bâ bashk kundër lirisë në Kosovë Valon A. Syla âsht bâmun sot në Kosovë simbol i shprehjës së lirë. Ai, dy herë u në këtë regjim u godit nga banditë të mendësisë tiranike e mesjetare, që koketojnë mes veti ...
Komentet te Matoshi për sulmin ndaj Sylës: Valoni është sulmu nga ata që nuk e dojnë demokracinë dhe as Kosovën Janë të Mbyllura
Një militant i Vetëvendosjes të Albin Kurtit, Çlirim Gërbeshi, si duket e ka mbështetur sulmin fizik ndaj gazetari Valon Syla, shkruan Gazeta Metro. Gërbeshi i cili është sekretar organizativ i rinise së VV në qendër të Prishtinës, si duket e ka mbështetur sulmin ndaj Sylës, madje duke i thënë gazetarit që është bërë si thes boksi. Ky barabar i VV’së duket se nuk e dinë as çfarë është fjala e lirë dhe as çfarë është demokracia. Pasi sonte është sulmuar fjala e lirë dhe demokracia. Drejtori i Gazeta Metro dhe gazetari, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre presona në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë. Në mbrëmjen e sotme ...
Komentet te Një militant i VV’së i gëzohet sulmit barbar ndaj Valon Sylës Janë të Mbyllura
Sonte në orët e mbrëmjes është sulmuar gazetari Valon Syla, dhe për këtë ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike Vlora Çitaku, shkruan Gazeta Metro. Ajo tha se Valoni ka të drejtë të shprehë mendim të lirë, të ngrisë hipoteza, pyetje etj. “Valon Syla ka të drejtë të pakontestueshme me e thanë mendimin. Me ngritë pyetje. Me ngritë dilema. Valoni ka të drejtë me thanë ama bash çka të dojë e besojë. Kushdo që sulmon tjetrin për fjalën e shprehur e mendimin e thënë është i mjerë”, kashkruar Çitaku. Vlora Çitaku Valon Syla ka të drejtë të pakontestueshme me e thanë mendimin. Me ngritë pyetje. Me ngritë dilema. Valoni ka të ...
Komentet te Sulmi ndaj Valon Sylës, Çitaku: Është i mjerë kush do që sulmon tjetrin për fjalën dhe mendimin e lirë Janë të Mbyllura
Gazetari Valon Syla është prononcuar nga QKUK pas sulmit fizik ndaj tij sonte në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro. Syla ka thënë se tre islamistë fanatik e kanë sulmuar atë dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes. “Tre islamistë fanatikë më kanë sulmuar dhe shpejt e shpejtë, ka ndodhë, edhe kanë ikë”, ka thënë Syla. Drejtori i Gazeta Metro dhe gazetari, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre presona në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë. Në mbrëmjen e sotme pas emisionit që kishte në Pressing në lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar gazetari dhe drejtuesi i Gazeta Metro, Valon Syla. Ai është sulmuar nga tre ...
Komentet te Valon Syla flet nga QKUK: Tre islamistë fanatikë më sulmuan dhe ikën shpejtë – Video Janë të Mbyllura