Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Gani Jakupi i beson e i gëzohet lajmit të rremë për shkarkimin e Escobar: Shumë e ‘jetimin’ paska m’e lanë n’Kosovë

Lajme
Gani Jakupi, i angazhuari nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës si konsulent i jashtëm për Ambasadën e Kosovës në Bruksel, i është gëzuar një lajmi të rremë se kinse Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, po shkarkohet nga detyra e të dërguarit special të SHBA-së për Çështjet e Ballkanit Perëndimor. “Shumë e “jetimin” paska m’e lanë n’Kosovë!”, shkroi Jakupi në “X”. Shumë e “jetimin” paska m’e lanë n’Kosovë! ☹️ https://t.co/ThrTqZ4kLy Gani Jakupi (@GaniJakupi) May 5, 2024 Lajmin e shpërndarë edhe nga Gani Jakupi i cili paguhet 7 mijë e 500 euro në muaj, Departamenti amerikan i Shtetit e quajti falsifikim, në një përgjigje për Gazetën Express. ...
Komentet te Gani Jakupi i beson e i gëzohet lajmit të rremë për shkarkimin e Escobar: Shumë e ‘jetimin’ paska m’e lanë n’Kosovë Janë të Mbyllura

Gjykimi në Hagë | Prokuroria ka reduktuar numrin e dëshmitarëve, 105 janë kryer deri më tash

Lajme
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Gjyqtari Charles Smith III ka theksuar se deri më tani janë dëgjuar 105 dëshmitarë. Smith tha se deri tani janë dëgjuar 60 dëshmitarë, duke përfshirë edhe ata sipas rregullës 154, 13 dëshmitarë sipas rregullës 153 dhe janë pranuar deklaratat e 32 dëshmitarëve që ose kanë vdekur ose nuk janë të disponueshëm për të dhënë dëshmi dhe kjo parashihet me rregullën 155. Kryetari i trupit gjykues tha se dëshmitarë të prokurorisë deri më tani kanë ...
Komentet te Gjykimi në Hagë | Prokuroria ka reduktuar numrin e dëshmitarëve, 105 janë kryer deri më tash Janë të Mbyllura

Rriten çmimet e të gjitha prodhimeve bujqësore, “fluturojnë” ato të vezëve, mishit e mjaltës

Lajme
Janë rritur të gjitha çmimet e prodhimeve bujqësore. Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar shifrat e grumbullimit të çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë, në TM1 2024, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 2,8%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023, përcjell Reporteri.net. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 7,3%. Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore thuhet se ka rritje për 5,3%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. “Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për ...
Komentet te Rriten çmimet e të gjitha prodhimeve bujqësore, “fluturojnë” ato të vezëve, mishit e mjaltës Janë të Mbyllura

Vrasje e rëndë në tentativë në Fushë Kosovë

Lajme
Një person është arrestuar në Fushë Kosovë. Ai dyshohet se fillimisht e ka joshur viktimës të konsumojë lëndë narkotike, mirëpo kishte refuzuar. Më pas, Policia thotë se i njëjti e ka cytur kryejë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së viktimës, mirëpo pasi viktima kishte refuzuar i dyshuari e ka therë me thikë në kokë. Policia njofton se viktima është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. “VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË – Fushë Kosovë 05.05.2024-20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të ...
Komentet te Vrasje e rëndë në tentativë në Fushë Kosovë Janë të Mbyllura

Gabriel Escobar | Diplomati amerikan që alarmoi se Albin Kurti po rrënon raportet Kosovë – ShBA

Lajme
Emri i diplomatit amerikan, Gabriel Escobar, që shërbeu për disa vite si i dërguari i posaçëm  i presidentit amerikan, Joe Biden, për Ballkanin Perëndimor, do të mbahet mend për komunikimin e drejtpërdrejtë dhe pa nënkuptime. Si asnjë diplomat tjetër amerikan, Escobar u ka treguar qytetarëve të Kosovës për problemet e mëdha në raportet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, shkruan Demokracia.com. Në qendër të alarmeve të Escobarit ishin marrëdhëniet e cënuara për shkak të politikave të pakoordinuara të kryeministrit Kurti, sidomos në çështje që mund të ndikojnë në sigurinë e përgjithshme të Kosovës, por edhe më gjerë. Departamenti Amerikan i ...
Komentet te Gabriel Escobar | Diplomati amerikan që alarmoi se Albin Kurti po rrënon raportet Kosovë – ShBA Janë të Mbyllura

Bogdanoviq pretendon se nga “burime 100% të sakta” ka mësuar për një sulm në veri në vjeshtë: “Do të goditet edhe KFOR-i”

Lajme
Pretendon se nga “burime 100% të sakta” të ketë mësuar për një “sulm në përgatitje e sipër nga Serbia” në veri të Kosovës hiç më larg se këtë vjeshtë me qëllim “shkëputjen” e atyre zonave nga Republika e Kosovës për në të Serbisë. Politikani serb – tash i ikur nga vendi, siç thotë ai, për çështje sigurie personale – Boban Bogdanoviq, dje e dha në ish-Twitter, se ka plan sulmi serb në veri. Kohëndodhjen e këtyre pretendimeve për sulm ai e jep “dikur gjatë vjeshtës”. Në një bisedë me Nacionalen, Bogdanoviq thotë se burimet e tij “janë po ata të njëjtat” që sipas tij e kishin paralajmëruar për sulmin në Banjskë ...
Komentet te Bogdanoviq pretendon se nga “burime 100% të sakta” ka mësuar për një sulm në veri në vjeshtë: “Do të goditet edhe KFOR-i” Janë të Mbyllura

Si u zhduk njohja reciproke nga tryeza e dialogut Kosovë – Serbi? | Lajçak: Pas ardhjes së Kurtit, ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare

Lajme
“Marrëveshje gjithpërfshirëse, detyruese, me garancë ndërkombëtare dhe me njohje reciproke në qendër”. Me pak fjalë ky ka qenë qëllimi për Kosovën kur nisi dialogun me Serbinë në Bruksel, pas rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtatorin e vitit 2011, shkruan Demokracia.com. Por, kur dialogu në Bruksel po shkonte drejt fundit, situata ka ndryshuar drastikisht me ndryshimin e skenës politike në Kosovë dhe udhëheqjen e këtij procesi nga kryeministri i ri, Albin Kurti. “Njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” nuk duket më në horizont. Në prag të largimit të tij nga roli i ndërmjetësuesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, emisari evropian Miroslav Lajçak ka zbuluar një të vërtetë ...
Komentet te Si u zhduk njohja reciproke nga tryeza e dialogut Kosovë – Serbi? | Lajçak: Pas ardhjes së Kurtit, ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare Janë të Mbyllura

Lladrovci e vlerëson lart Ali Ahmetin: Të tjerët flasin për histori, ti ke ndërtuar histori

Lajme
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka vlerësuar lart personalitetin e Ali Ahmetit, kryetarit të BDI-së – partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se ai ka ndërtuar histori, për dallim prej atyre “që flasin për histori”. Lladrovci i ka kërkuar Ahmetit të mos çuditet nga “disa personazhe të jetës tonë publike”. “Vëlla Ali, Mos u çudit që disa personazhe të jetës tonë politike, duan ta ndërtojnë me fjalë, pas mejdanit, mungesën e pariparueshme të atdhetarizmit”, shkroi Lladrovci. “Ti je kontribues i madh dhe i patejkalueshëm për historinë e re të Kosovës, Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë e Veriut. Andaj, fjalamanët nuk mund ta mjegullojnë ...
Komentet te Lladrovci e vlerëson lart Ali Ahmetin: Të tjerët flasin për histori, ti ke ndërtuar histori Janë të Mbyllura

Avokati serb: Serbia ka armë por jo ushtri, shqiptarët vdesin për vendin e tyre

Lajme
Avokati serb nga Beogradi, Sead Spahoviç, ka thënë se Serbia nuk ka ushtri dhe nuk është e gatshme të futet në Kosovë edhe pse ditë më parë kryeministri serb Millosh Vuçeviç, ka thënë se “Qeveria e Serbisë do të detyrohet të përgjigjet në mënyrë adekuate” nëse Kosova pranohet në Këshillin e Evropës. “Ata nuk e kanë atë ushtri tani dhe prandaj nuk e bëjnë dot. Por ata mund të gudulisin opinionin publik në Serbi, i cili ka vullnet që ushtria të kthehet në Kosovë, Kosova është tokë e shenjtë serbe, fjala më e shtrenjtë serbe etj. Dhe kjo është e gjitha”, tha Spahoviç në një intervistë për The Geopost. Sipas ...
Komentet te Avokati serb: Serbia ka armë por jo ushtri, shqiptarët vdesin për vendin e tyre Janë të Mbyllura

“Boll ma! Qysh po guxon? Po dëmton reputacionin e Kosovës”: Guiterrez e bën për pesë-pare Dimal Bashën

Lajme
“Qysh guxon të sillesh në këtë mënyrë derisa vendi yt po lufton për anëtarësim në Këshillin e Evropës? Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës”. Kështu i reagoi Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Guiterres, deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha, i cili betejën ndaj gazetarëve e çoi në proporcione edhe më të larta mu një ditë pasi Kosova shënoi rënie drastike në lirinë e mediave, përkatësisht 19 pikë më poshtë në vlerësimin e organizatës prestigjioze ndërkombëtare: Reporterët pa Kufij. Basha – krejtësisht i çakorduar – fyu Radio Televizionin e Kosovës dhe gazetaren që po e intervistonte; teksa ajo po e pyeste për një gjë ...
Komentet te “Boll ma! Qysh po guxon? Po dëmton reputacionin e Kosovës”: Guiterrez e bën për pesë-pare Dimal Bashën Janë të Mbyllura