Tre të dyshuarit për sulmin ndaj gazetari Valon Syla tashmë ndodhen në duart e shtetit. Një ditë pasi dyshohen se rrahën Sylën, ata ranë në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se tre të dyshuarit janë Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani. Lajmin për arrestimin e tre personave e dha Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme. “Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit.” – shkroi Sveçla. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm ...
Komentet te Këta janë tre të dyshuarit që sulmuan gazetarin Valon Syla Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
“Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit.”, njoftoi ministri Xhelal Sveçla./Sinjali ...
Komentet te Arrestohen sulmuesit e Valon Sylës Janë të Mbyllura
Gazetari Valon Syla ka treguar se si ndodhi sulmi ndaj tij nga tre persona të martën mbrëma dhe për pasojë mori lëndime. Ai ka treguar momentin si e zbuluan se dikush po i përcillte për një kohë me veturë. “Unë kam qenë me Ilirin. E shihte në pasqyrë që dikush nga afër po mundohej të afrohej. Menduam se ishte Leo. Kur u afrova tek shkallët mu afrua një person, që mund ta identifikoj tani, por nuk e njoh. Ilir ishte duke parkuar kerrin. Aty brenda kanë qenë edhe disa gazetarë tjerë”, tregon ai. “Ishte një djalë i ri rreth të 30-ave. Më tha ‘a po vjen dej qetu’. Si ja ...
Komentet te Publikohen pamjet e sulmit ndaj Sylës, e përcollën me veturë: Si ia pash mjekrën, e dita që është fetar -Video Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani, nuk e ka thënë ende asnjë fjalë për gazetarin Valon Syla, i cili mbrëmë është përcjell dhe është sulmuar fizikisht nga tre persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Sulmi i rëndë ndaj gazetarit Valon Syla ka nxitur reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, organizatat ndërkombëtare të gazetarëve dhe misionet e huaja në Kosovë. Në orën e parë të raportimit për sulmin, ka reaguar Kryeparlamentari Glauk Konjufca. Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se ka nisur “hetimet intensive” për të sqaruar dhe identifikuar të dyshuarit që sulmuan gazetarin Valon Syla të hënën mbrëma. Prokuroria tha se sulmi ndaj Sylës është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”. ...
Komentet te Presidentja Osmani ‘çele guri gojën’ për sulmin ndaj Valon Sylës, ende asnjë fjalë Janë të Mbyllura
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka gjobitur partinë e Dardan Molliqajt me 20 mijë euro për shkak shkeljes së të dhënave personale. Dënimi sipas Dardan Molliqajt është sulm ndaj opozitës. Sipas tij presion për gjobë ka ardhë nga presioni që ministri i Financave, Hekuran Murati ka ushtruar kundrejt këtij institucioni. “Agjensia për Informim dhe Privatësi ka dënuar PSD-në me 20.000 euro gjobë, për, sipas tyre, publikimin e të dhënave të peticionit kundër Zajednicës. Në këtë vendim nuk kanë lejuar as ankesë. Madje kërcënojnë që pas 30 ditësh do të aktivizohen përmbaruesit”, ka shkruar ai në Facebook. “Nga informatat e brendshme, del që presioni direkt ka ardhur nga Hekuran Murati. Duhet të kujtojmë ...
Komentet te Gjoba me 20 mijë euro ndaj PSD-së nga AIP, Molliqaj: Presioni erdhi direkt nga Hekuran Murati Janë të Mbyllura
Djali i pronarit të ‘Meka Pro’ futet në sherr: Dyshohet se rrahu punëtorin e tij, dërgohet në ndalim
Mosmarrëveshjet mes eprorëve dhe punëtorëve janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe motivet jo rrallëherë dalin të jenë probleme që lidhen me punën. Konflikte të tilla verbale përfundojnë edhe në përleshje, për çka të dyshuarit futen në telashe. Kështu dyshohet se ka ndodhur edhe së fundmi në një kompani në Prizren, raporton Gazeta Sinjali. Këtë herë në rast është i përfshirë djali i biznesmenit nga Prizreni, Ilir Pirajt, pronar i ‘Meka Pro” dhe dy kompanive tjera në Prizren e Dragash. I biri i tij, Luftar Piraj, i cili është menaxher në njërën nga këto kompani, ka përfunduar mbrëmë në prangat e Policisë, nën dyshimin se ka rrahur një punëtor. ...
Komentet te Djali i pronarit të ‘Meka Pro’ futet në sherr: Dyshohet se rrahu punëtorin e tij, dërgohet në ndalim Janë të Mbyllura
Misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate për media ka dënuar incidentin e së hënës mbrëma ku një serb i Kosovës u plagos me armë zjarri në komunën e Zveçanit. KFOR-i tha se pret që institucionet në Kosovë të kryejnë një hetim të plotë të ngjarjeve dhe t’i mbajnë ata përgjegjës para drejtësisë. “KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në reagim. Po ashtu, KFOR ...
Komentet te KFOR dënon incidentin ku u plagos një serb në Zveçan, kërkon zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me takimin që ai pati këtë të martë me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm i Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Përmes një reagimi në facebook Meta bën me dije se temë e diskutimit ishin marrëdhëniet e partneritetetit strategjik mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi si dhe zgjedhjet lokale të 14 majit. Meta deklaron se në takim nënvizoi vendosmërinë e Partisë së Lirisë për të përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga aleanca strategjike Shqipëri-SHBA. Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, Meta ka shkruar se ka vlerësuar se angazhimi i SHBA në procesin ...
Komentet te Ilir Meta në takimin me Escobar, diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi Janë të Mbyllura
Disa qytetarë serbë kanë filluar të protestojnë afër urës së Bistricës pas plagosjes së serbit, M.J., raporton portali serb “Kossev”. Protestuesit aktualisht po lëvizin në këmbë drejt urës së Bistricës, nga vendi i njohur si Balaban, ku kanë ardhur me automjete private por edhe në mënyrë të organizuar. Ata po kërkojnë largimin e Policisë nga Veriu. Në pankartat që po mbajnë serbët shkruan “Largohuni nga këtu”, “nuk i përkisni këtij vendi”, “Evropë, po shtien mbi ne”. Ndërsa mëngjesin e sotëm në afërsi të urës është shfaqur tabela “Forcat speciale të Kurtit qëllojnë mbi serbët”. Lidhur me plagosjen e M.J. dje janë arrestuar katër zyrtarë policorë. Tre prej tyre nuk kishin ...
Komentet te Serbët bllokojnë rrugën në Veri, shkak plagosja e një qytetari nga Policia e Kosovës Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur paradoksale atë se çfarë ka ndodhur me rastin e Donjeta Pajazitajt, pas lirimit të të akuzuarit për vrasjen e saj nga Gjykata Supreme ditë më herët. Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë të mërkurën, Haxhiu ka thënë se ky rast duhet të hetohet për të parë se cila shkallë ka dështuar, pasi shkalla e parë e ka dënuar me burgim të përjetshëm të akuzuarin, ndërsa e treta e ka liruar. “As Ministria, as ministrja, as askush tjetër, që është jashtë institucioneve të drejtësisë nuk mund të përcaktojë nëse dikush është vrasës apo jo. Institucionet e drejtësisë e përcaktojnë. Për ...
Komentet te Haxhiu: Shqetësuese se si Naser Pajazitaj nga burgim i përjetshëm të lirohet Janë të Mbyllura