Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

E rëndë: 59-vjeçari në Prizren tenton ta vrasë vajzën e tij, gjuan tri herë me armë drejt saj

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Randobravë të komunës së Prizrenit, ku pas një konflikti në një familje, kryefamiljari dyshohet se ka tentuar ta vrasë vajzën e tij 31-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku bëhet e ditur se 59-vjeçari dyshohet se ka shtënë tri herë me armë zjarri në drejtim të vajzës së tij. Por më e keqja u parandaluar, pas ndërhyrjes së djalit të të dyshuarit, i cili ia ka marrë armën me forcë dhe më pas 59-vjeçari është larguar nga shtëpia. “Me datë 14 prill 2023, rreth orës 07:00, në fshatin Randobravë ...
Komentet te E rëndë: 59-vjeçari në Prizren tenton ta vrasë vajzën e tij, gjuan tri herë me armë drejt saj Janë të Mbyllura

Të hyrat financiare të Vetëvendosjes më të larta se të tri partive opozitare së bashku

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2022. Në njoftimin e KQZ-së thuhet se duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, ato do të mund të pësojnë ndryshime. “Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”. Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në ueb faqen e KQZ-së”, thuhet në njoftim. Sipas këtyre të dhënave, të cilat sipas KQZ-së mund të pësojnë ndryshime, të hyrat e partisë në pushtet janë më të larta për me shumë ...
Komentet te Të hyrat financiare të Vetëvendosjes më të larta se të tri partive opozitare së bashku Janë të Mbyllura

Nënshkruhet marrëveshja Kosovë – Mali i Zi për korridorin e qiellit të hapur

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ai në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kanë nënshkruar marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, raporton Gazeta Sinjali. Me anë të kësaj marrëveshjeje, parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës. Pas takimit, kryeministri Kurti dhe kryeministri në detyrë, Abazoviq do të kenë deklarim për media. Ndryshe, shefi i Qeverisë malazeze po qëndron në një vizitë treditore në Kosovë, ku po zhvillon takime me liderë institucionalë. Ai më parë është takuar me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ku u nderua me ‘Çelësin e Kryeqytetit’, teksa ...
Komentet te Nënshkruhet marrëveshja Kosovë – Mali i Zi për korridorin e qiellit të hapur Janë të Mbyllura

Të prangosur e me kapela në kokë, arrijnë në Gjykatë tre të dyshuarit për sulmin ndaj Valon Sylës

Lajme
Tre të dyshuarit për sulmin fizik ndaj gazetarit dhe opinionistit kosovar Valon Syla, Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani, kanë arritur në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Ndaj tyre, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’. Ndryshe, gazetari Syla u sulmua mbrëmjen e së martës nga tre të dyshuarit dhe si shkak dyshohet të jenë komentet e tij me tone humori kundrejt fesë islame. Si pasojë, ai ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të ...
Komentet te Të prangosur e me kapela në kokë, arrijnë në Gjykatë tre të dyshuarit për sulmin ndaj Valon Sylës Janë të Mbyllura

U hakua ditë më parë, faqes së ish-presidentit Thaçi në Facebook i ndryshohet sërish emri

Lajme
Sociale U hakua ditë më parë, faqes së ish-presidentit Thaçi në Facebook i ndryshohet sërish emri Sinjali.com 14 Prill 2023 10:00 Faqja e ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në rrjetin social Facebook,e cila ishte hakuar ditë më parë , sot ka pësuar sërish ndryshime, raporton Gazeta Sinjali. Faqes i ishte ndryshuar emri nga ‘Hashim Thaçi’ në vetëm ‘Hashim’ e po ashtu ishte ndryshuar edhe fotografia e profilit. Ndërsa sot emri është rikthyer sërish në atë të plotë dhe në fotografinë e profilit është publikuar fotografia zyrtare. Ndryshe, faqja e Thaçit është joaktive që nga viti 2020, pasi që ai ndodhet në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara ...
Komentet te U hakua ditë më parë, faqes së ish-presidentit Thaçi në Facebook i ndryshohet sërish emri Janë të Mbyllura

Krimet Ekonomike konfiskojnë 10 mijë euro të falsifikuara, arrestohen dy persona

Ekonomi
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore disa mujore, ka arritur të siguroj prova materiale se të dyshuarit me iniciale (A.L. dhe V.F.) janë duke sjell para të malit të falsifikuara nga Republika e Maqedonisë së veriut në Republikën e Kosovës. Me këtë rast Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj të asistuar nga Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë përgatitur një  Planin Operativ të koduar me emrin “Taksisti 2023” dhe sot me datë 13.04.2023 gjatë realizimit të këtij plani, në Magjistralen Ferizaj- ...
Komentet te Krimet Ekonomike konfiskojnë 10 mijë euro të falsifikuara, arrestohen dy persona Janë të Mbyllura

Limaj rikujton gjykimin ndaj tij në Hagë: Në lëndën time kishte qindra dokumente nga Serbia -Video

Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh edhe ish-komandant i UÇK-së, Fatmir Limaj, e ka rikujtuar gjykimin ndaj tij në Hagë. Limaj ka thënë se në lëndën e tij kishte pasur qindra dokumente të ardhura nga Serbia, të cilat janë hedhur poshtë në plotni. “Në lëndën time ka pasur me tonë dokumente që kanë ardhur nga Serbia. Në një gjykatë serioze, ato merren. Prokuroria gjithkah merr fakte, për me ndërtu akuzën, me fitu rastin. Salla e gjyqit e bën seleksionimin, çfarë është e pranueshme dhe çfarë është e besueshme. Të gjitha akuzat janë hedh poshtë ndaj meje”, ka thënë Limaj në Debat Plus në RTV Dukagjini. Ai ka thënë se kredibiliteti i ...
Komentet te Limaj rikujton gjykimin ndaj tij në Hagë: Në lëndën time kishte qindra dokumente nga Serbia -Video Janë të Mbyllura

Walker shprehet i gatshëm të dëshmojë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

Lajme
Bernard Kouchner, William Walker, Wesley Clark, James Rubin, këta janë disa nga profilet e larta për të cilët avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, ka paralajmëruar se do t’i ftojë si dëshmitarë në Hagë. Dhe tashmë njëri prej tyre duket se është i gatshëm të dëshmojë në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtarë te Kosovës. Ambasadori amerikan thotë se vetëm duhet t’ia tregojnë datën se kur mund të paraqitet për të dëshmuar për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. “Do të isha shumë i lumtur që të dëshmoja në emër të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, nëse më kërkohet një gjë e tillë. ...
Komentet te Walker shprehet i gatshëm të dëshmojë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së Janë të Mbyllura

Humolli: Vetëvendosje e ka humbur besimin te populli, po qeveris sikurse partitë e vjetra

Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka humbur besimin te populli. Sipas tij, kjo parti është votuar për të qeverisur ndryshe nga partitë e tjera dhe jo njëjtë si ato. “Qeveria aktuale e ka marrë shumicën e votave edhe në kohën kur është deklaruar nga kundërshtarët politik se janë kundër Amerikës, populli ia ka dhënë besimin kësaj qeverie, edhe LVV-së, në koalicion me Guxo dhe Mimozën”, ka thënë ai për RTV Dukagjini. “Unë kam qenë kandidat i pavarur brenda. Faktori ndërkombëtar kur e ka që populli po zgjohet është frigu, kurse qeveria aktuale është frigu nga zgjimi i popullit dhe jo nga faktori ...
Komentet te Humolli: Vetëvendosje e ka humbur besimin te populli, po qeveris sikurse partitë e vjetra Janë të Mbyllura

Kosovari në Zvicër goditet për vdekje pasi kishte ndaluar të ndihmonte në një aksident

Lajme
Po binte shumë shi, kur Jetmir Morina (30) të mërkurën mbrëma shkoi në autostradën A1 në drejtim të Cyrihut. Nga Winterthuri telefonoi me nënën e tij. “Papritmas tha, se kishte një aksident dhe donte të shkonte të ndihmonte”, tregon vëllai i Jetmirit, Besart Morina (38) për “Blick”. Tentimi i Jetmirit për të ndihmuar përfundon fatalisht. Ndërsa doli nga vetura, siç shkruan Policia e Kantonit të Cyrihut, Morina u godit nga një veturë, që kishte humbur kontrollin në autostradë. 30-vjeçari u hodh mbi parmakë në rrugën kryesore që gjendej poshtë dhe u përplas nga një makinë tjetër. Jetmiri u dërgua menjëherë në spital. Por, çdo ndihmë ishte vonë. Ai vdiq si pasojë ...
Komentet te Kosovari në Zvicër goditet për vdekje pasi kishte ndaluar të ndihmonte në një aksident Janë të Mbyllura