Gazeta Sinjali raportoi sot për rastin e kërcënimit të ish-pjesëtarit të FSK-së, Azem Kurtaj, i cili po dyshohet për plagosjen e dy të rinjve serbë në Shtërpcë, në fillim të këtij viti. Kurtaj dhe xhaxhai i tij kanë marrë mesazhe kërcënuese dhe sipas informacioneve të para motivi dyshohet se lidhet me incidentin e plagosjes. I dyshuari është i nacionalitetit serb dhe ndaj tij tashmë kanë nisur hetimet. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që po dyshohet lidhur me këtë rast është Dragan Petrovic, i cili po dyshohet për veprën penale “Kanosje”. Siç mëson Sinjali, dy anëtarët e familjes Kurtaj kanë marrë mesazhet kërcënuese përmes rrjeteve sociale. Në ...
Komentet te “Vdekje Kurtajt – shqiptar mu**”, ky është i dyshuari për kanosjen e ish-pjesëtarit të FSK-së dhe xhaxhait të tij Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e qendrave të votimit dhe lokacionet e tyre për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok si dhe për zgjedhjet e parakohshme për dy kuvendet komunale Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023. Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtyre zgjedhjeve, më 14 prill 2023, KQZ-ja ka miratuar listën e qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 prillit. Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me ...
Komentet te KQZ-ja publikon qendrat e votimit për zgjedhjet e 23 prillit në katër komuna Janë të Mbyllura
Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë këto raste kanë përfunduar në Polici. Mosmarrëveshjet për prona, paratë e arsye të ndryshme janë motivet që i shtyjnë baballarët, vëllezërit e motrat që të përshihen në përleshje të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali. Një incident i tillë ka ndodhur edhe dje, në një familje në Mitrovicë të Veriut dhe këtë herë janë të përfshirë dy vëllezër. Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije se rasti është denoncuar në Polici nga dikush prej familjes së të dyshuarve, me ç’rast u kuptua se dy vëllezërit janë përleshur mes vete me grushte, për motive akoma të panjohura. Si rezultat i denoncimit, dy ...
Komentet te Kërcet grushti në një familje në Mitrovicë të Veriut: Vëllezërit rrahen mes vete, përfundojnë në Polici Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës pas autorizimit nga Prokuroria ka publikuar disa fotografi të dy personave duke kërkuar ndihmë nga qytetarë për t’i identifikuar e më pas për t’i arrestuar. Siç bën të ditur Policia, thuhet se të dy personat dyshohen për një rast të zjarrvënies e cila ishte raportuar në fund të marsit në Prishtinë. “Njësiti i hetimeve të stacionit Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar që shihen në fotografi”. “Personat kërkohen për përfshirje në një rast të zjarrvënies, që është raportuar në fund të muajit mars Prishtinë”, ...
Komentet te Ekskluzive: Momenti kur të dyshuarit ia vënë flakën veturës në Prishtinë- Policia kërkon ndihmë për t’i gjetur -Video Janë të Mbyllura
Njësiti i hetimeve të stacionit Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar që shihen në fotografi. Personat kërkohen për përfshirje në një rast të zjarrvënies, që është raportuar në fund të muajit mars Prishtinë. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192” thuhet në njoftim të Policisë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për zjarrvënie Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në ;lagjen Kapeshnicë në Pejë ku dysohet se djali privoi nga jeta nënën e tij, duke i këputur kokën me thikë e pastaj edhe duke ia pirë gjakun e saj. Sipas burimeve të Sinjalit, mësohet se viktima është Hyrije Broqi-Hyseni. Burime e afërta me familjen Hyseni, në kushte anonimiteti kanë bërë me dije se konflikti mes të dyshuarit Urim Hyseni dhe nënës së tij ka filluar për shkak të akuzave të Urimit se nëna është fajtore për ndarjen nga bashkëshortja e tij. Këto burime, konnfirmuan se i dyshuari ishte i martuar me një grua nga komuna e ...
Komentet te Krimi makabër në Pejë: Kjo është nëna që u vra nga djali i saj Janë të Mbyllura
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar sërish Qeverinë e Kosovës duke thënë se në dy vite të qeverisjes nuk është punuar asgjë. Sipas Hotit janë miliona euro janë zhvlerësuar nga inflacioni për shkak se janë mbajtur të pashpenzuara në llogarinë bankare të Qeverisë. “Si mund të lavdërohet Kurti për qeverisjen e tij kur ekonomisë së Kosovës sot i mungojnë rreth 500 milionë euro për shkak të rënies së investimeve kapitale më 2021 dhe 2022?!… Disa shembuj të sektorëve me investime kapitale në krahasim me vitin 2021: – Objektet arsimore -27% – Objektet sportive -54% – Rrugët – autostradat -46% – Rrugët – regjionale -35% – Rrugët – lokale -25% ...
Komentet te Hoti: Në Qeverinë Kurti asgjë s’është punuar, miliona euro janë zhvlerësuar nga inflacioni Janë të Mbyllura
Rikthimi i Efit dhe Kiarës në “Big Brother VIP” është shoqëruar me mjaft zhurmë. Mes shumë hipotezash nuk ka munguar as ajo se vajzat kanë pranuar të rikthehen kundrejt një pagese nga produksioni, të cilit pas daljes së Oltës, “ringjallën” programin me rikthimet. Në një bisedë të qetë me miken e saj, Efi thotë se vendosi për rikthimin brenda ditës dhe pasi mori pagesën u fut brenda. Teksa qëndrojnë të ulura në oborr, thonë se nuk kishin mundësi as të përgatisnin valixhet duke qenë se vendimin për t’u futur në shtëpi e morën në moment të fundit. Por kur Efi shprehet ‘mora pagesën dhe…’, kamerat largohen menjëherë nga vajzat, duke ...
Komentet te Efi dhe Kiara zbulojnë skandalin e radhës, produksioni bën veprimin e menjëhershëm Janë të Mbyllura
Kreatori i veshjeve, Valdrin Sahiti është ndaluar nga Policia e Turqisë të mërkurën dhe ndodhet nën masën e paraburgimit, tregon një njoftim i autoriteteve turke dërguar Policisë së Kosovës të cilin e ka parë Paparaci. Autoritetet turke kanë kontaktuar me ato kosovare të enjten për t’i njoftuar se dizajneri nga Kosova, i cili posedon pasaportë diplomatike, është arrestuar në Aeroportin e Stambollit të mërkurën. Dokumenti të cilin e ka parë Paparaci, përbën një njoftim të shkurtër i Policisë së Turqisë, dërguar organeve të rendit dhe ligjit në Kosovë lidhur me arrestimin e stilistit nga Prishtina. Në njoftimin e autoriteteve turke nuk janë dhënë detaje të tjera rreth rastit të ndalimit ...
Komentet te Vazhdon ‘drama’: Raportohet se Valdrin Sahiti ndodhet në paraburgim në Turqi Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, tha se nëse ata do të shpallen të pafajshëm, shteti i Kosovës do të kërkojë dëmshpërblim. Haxhiu theksoi se legjislacioni i Kosovës e njeh të drejtën për dëmshpërblim dhe siç tha ajo, edhe ish-krerët e UÇK-së, por edhe personat e tjerë të cilët shpallen të pafajshëm nga akuzat kanë të drejtën e kërkesës për dëmshpërblim. “Unë mendoj që edhe aktualisht me personat që janë në paraburgim që ndërlidhen me veprat e tjera që vuajnë ta zëmë që janë në burgjet në Kosovë, njësoj nëse d.m.th kanë qëndruar në paraburgim dhe shpallen të pafajshëm e kanë ...
Komentet te Haxhiu: Nëse ish-krerët e UÇK-së shpallen të pafajshëm, shteti do t’u paguajë dëmshpërblimin Janë të Mbyllura