Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Dëshmitari i dytë kundër Thaçit e të tjerëve: Isha prezent në varrimin kur doli për herë të parë publikisht UÇK-ja

Lajme
Në seancën e së hënës, ndaj ish krerëve të UÇK-së ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i dytë i ZPS-së, i cili tha se ka qenë dhe vazhdon të jetë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), seancë kjo e përcjellur me seanca private dhe pjesë të redaktuara. I pyetur nga ZPS para se të kalojë në seancë private dëshmitari tha se është bërë anëtar në LDK pasi që e njëjta sipas tij kishte pasur një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës. Paraprakisht ai sqaroi se kush ka udhëhequr selinë e LDK-së si dhe për strukturën e LDK-së në qytetin e Malishevës. Dëshmitari u pyet se çka ndodhi ...
Komentet te Dëshmitari i dytë kundër Thaçit e të tjerëve: Isha prezent në varrimin kur doli për herë të parë publikisht UÇK-ja Janë të Mbyllura

Bajrami i reagon Muratit për çmimin e vajit e grurit: Dilni në terren, filloni punën pas 2 viteve pushim

Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar ministrit të Financave Hekuran Murati që pas “dy vitesh pushim në qverisje”, të fillojnë punën. Këtë reagim ajo e bëri pasi gjatë ditës ministri Murati e akuzoi LDK-në se për shkak të dërgimit në Kushtetuese të Ligjit për Çmimet Tavan, sot qytetarët po paguajnë më shtrenjtë vajin e grurin. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se ministri Murati është ankuar se pse LDK nuk e ka lejuar pushtetin ta shkelë Kushtetutën. Reagimi i saj i plotë: Dy vite qeverisje me ankesa Sot, Murati qenka anku se si LDK s’po e lejon me e shkelë Kushtetutën! Ligji për çmimet tavan nuk e adreson ...
Komentet te Bajrami i reagon Muratit për çmimin e vajit e grurit: Dilni në terren, filloni punën pas 2 viteve pushim Janë të Mbyllura

Suharekasi kërcënon me vrasje bashkëshorten, ajo vendos ta denoncojë për dhunën fizike dhe psikike

Lajme
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre. Ato shpeshherë nuk kanë guxim t’i denoncojnë këto raste në Polici për shkak se përballen me kanosje serioze, raporton Gazeta Sinjali. Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në rrugën “Ismail Qemali” në Suharekë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gruaja ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi u përballë me kanosje nga burri i saj, i cili ...
Komentet te Suharekasi kërcënon me vrasje bashkëshorten, ajo vendos ta denoncojë për dhunën fizike dhe psikike Janë të Mbyllura

Muriqi për gazetën spanjolle: Më pengon që Spanja s’e njeh Kosovën, LaLiga raciste ndaj nesh -Video

Sport
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka dhënë një intervistë për mediat në Spanjë (Ultimahora) dhe ka folur si Spanja nuk e njeh shtetin e tij. Muriqi thotë se familja e tij e ka shumë problem të udhëtojë për në Spanjë për shkak se kjo e fundit nuk e njeh shtetin e Kosovës. “Shumë, më shqetëson shumë sepse kjo do të thotë se familja ime ose miqtë nuk mund të vijnë këtu. Duhet të marrësh vizë nga Maqedonia, por del se vizat janë vetëm për maqedonasit. Unë vetë pata shumë probleme me lejen e qëndrimit dhe arrita në një pikë që thashë: Do të flas me klubin dhe po ...
Komentet te Muriqi për gazetën spanjolle: Më pengon që Spanja s’e njeh Kosovën, LaLiga raciste ndaj nesh -Video Janë të Mbyllura

Zjarr në korridorin e një banese në Prishtinë

Lajme
Një zjarr ka ndodhur në një banesë në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Lidhur me rastin detaje ka dhënë Malë Gashi, komandant i zjarrfikësve në Prishtinë. Gashi tha se zjarri ka ndodhur në një bodrum, i cili ishte adaptuar si banesë. “Një batanije ishte kapluar nga zjarri. Në korridorin e një banese, në fakt të një bodrumi e cila është shndërruar në banesë ka ndodhur rasti. Ishte shkaktuar zjarr e tym, e kjo shkaktoi panik tek banorët aty. Nuk ka të lënduar nga ky rast”, tha Gashi për Gazeta Metro ...
Komentet te Zjarr në korridorin e një banese në Prishtinë Janë të Mbyllura

Hoxha që u bë me Mercedes shfaqet duke përdhosur flamurin kombëtar: Harrën, leckë, ne s’adhurojmë shqiponja -Video

Lajme
Imami Mazllam Mazllami gjatë kësaj jave mori shumë vëmendje për shkak se mori një veturë luksoze nga xhemati i tij. Por, përkundër një paraqitjeje të moderuar së fundi, duket se imami kishte komente përdhosëse ndaj flamurit kombëtar. Vetura që e pranoi ky imam para disa ditësh bëri që të shpërthenin komentet e ndryshme në rrjete sociale. Mes këtyre komentuesve ishte edhe gazetari Valon Syla, që dyshohet se e pësoi keq pikërisht shkaku i çështje. Kjo nxiti edhe një debat tjetër në lidhje me gjuhën e urrejtjes dhe mosdurimit, me ç’rast u publikuan disa komente të hoxhës. “Kjo është harrën, leckë, bezë,” thotë Mazllami derisa kap flamurin kombëtar shqiptar me duar. “Na ...
Komentet te Hoxha që u bë me Mercedes shfaqet duke përdhosur flamurin kombëtar: Harrën, leckë, ne s’adhurojmë shqiponja -Video Janë të Mbyllura

“Kjo ma shkatërroi jetën…”, momentet e tmerrshme para se Urim Hyseni ta mbyste nënën, kunata e saj tentoi ta shpëtojë

Lajme
Krimi makabër që ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Pejës, tronditi të gjithë vendin. Në mënyrë çnjerëzore, 31-vjeçari Urim Hyseni, dyshohet se privoi nga jeta nënën e tij, Hyrije Broqi Hyseni, duke ia prerë kokën me thikë. Për më tepër, ai dyshohet se kreu akte kanibalizmi, duke i pirë gjakun së ëmës. Gazeta Sinjali dje ka publikuar detaje të rënda se si e ndjera fillimisht u gjet me shenja jete nga kunata e saj, e cila tentoi ta ndalojë Urimin dhe kërkoi ndihmë, por fatkeqësisht nuk arriti ta shpëtojë të ndjerën. Urim Hyseni dyshohet se e vrau nënën e tij në mënyrë mizore, duke ia prerë kokën me thikë. ...
Komentet te “Kjo ma shkatërroi jetën…”, momentet e tmerrshme para se Urim Hyseni ta mbyste nënën, kunata e saj tentoi ta shpëtojë Janë të Mbyllura

Po kërkonte lëmoshë, 29-vjeçari në Ferizaj kapet me heroinë – dërgohet në mbajtje

Lajme
Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Kjo dukuri siç duket nuk po i mban imun as personat që dalin për të kërkuar lëmoshë nëpër rrugët e vendit, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë është zbuluar të shtunën në mbrëmje, në rrugën e Reçakut në Ferizaj, ku Policia ka ndaluar një 29-vjeçar, nën dyshimin se i njëjti po kërkonte lëmoshë. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i riu është shoqëruar në stacion, ku pas kontrollit policor, i është gjetur një sasi e substancës narkotike, të dyshuar heroinë. Droga, që ...
Komentet te Po kërkonte lëmoshë, 29-vjeçari në Ferizaj kapet me heroinë – dërgohet në mbajtje Janë të Mbyllura

“Nëse bërtet, t’lo qitu me thikë”, i riu e merr me forcë 29-vjeçaren në Fakultetin e Edukimit

Lajme
Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Raste të tilla ndodhin edhe në hapësira publike, lokale, vende të ndryshme të punës, çka po ngrit shqetësim se siguria po cenohet, raporton Gazeta Sinjali. Për një rast të tillë që ka ndodhur dje te Fakulteti i Edukimit në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person, i cili u denoncua nga për ngacmim dhe sulm. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima kësaj radhe është një 29-vjeçare, të cilën e shpëtoi shoqja e saj, e cila arriti ta njoftojë Policinë, ku kërkoi ndihmë. Sipas informacioneve të para, i dyshuari L.A., ...
Komentet te “Nëse bërtet, t’lo qitu me thikë”, i riu e merr me forcë 29-vjeçaren në Fakultetin e Edukimit Janë të Mbyllura

Rriten çmimet për 40% në bregdetin shqiptar, këto janë zonat më të shtrenjta

Shqipëri
Shtrenjtimi i çmimeve të vilave dhe apartamenteve në bregdetin shqiptar po vijon edhe në vitin 2023. Në apartamentet e reja në zonat rezidenciale në Vlorë dhe Sarandë, sipas agjencive të pasurive të patundshme, çmimet e apartamenteve janë rritur 40% më shumë krahasuar me 2022. Në bregdetin e Durrësit dhe Qerretit, çmimet e pronave në vijën e parë janë shtrenjtuar 15%. Agjencitë e pasurive të patundshme pohuan se arsyet kryesore të rritjes së çmimeve janë kërkesa e lartë nga të huajt dhe shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit. Në resortet turistike, që kanë nisur punimet këtë vit, si në Orikum të Vlorës apo Sarandë, çmimet e apartamenteve variojnë nga 2,500 deri në ...
Komentet te Rriten çmimet për 40% në bregdetin shqiptar, këto janë zonat më të shtrenjta Janë të Mbyllura