Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Sa para duhet t’i keni me vete për të hyrë në shtetet e zonës Schengen?

Lajme
Qytetarët e Kosovës, gjatë udhëtimit pa viza në zonën Schengen duhet të plotësojnë disa kushte, të cilat përfshijnë: a) Të jetë i pajisur me pasaportë biometrike. b) Të deklarojë qëllimin e udhëtimit si dhe të paraqesë, para punonjësit të kontrollit kufitar, dokumentet që justifikojnë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit. Kur deklarohet në kufi se po udhëtohet për turizëm, për pushime, i pavarur nga pritja apo shoqërimi i një personi tjetër, shtetas apo rezident në atë vend etj, duhet të paraqitet një rezervim hoteli, bileta e kthimit (nëse udhëtohet me avion ose mjete të transportit ujor) si dhe të ardhurat financiare që ka ai me vete. Kur deklarohet se udhëtohet për ...
Komentet te Sa para duhet t’i keni me vete për të hyrë në shtetet e zonës Schengen? Janë të Mbyllura

Shasha kritikon Qeverinë për marrjen e meritave për liberalizim: 94 kritere janë përmbushur nga qeveritë tjera

Lajme
Drejtori i Institut Epik, Demush Shasha, ka reaguar ndaj pretendimeve të Qeverisë për t`i marrë meritat për procesin e liberalizimit të vizave. Ai ka thënë se është misterioze kjo mungesë e zemërgjerësisë së Qeverisë. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ajo që mund të thuhet është se kjo qeveria ka përmbushur vetëm një kriter. Sipas tij, 94 kriteret tjera janë përmbushur nga qeveritë e kaluara. “Është misterioze kjo mungesë e zemërgjerësisë së Qeverisë. Edhe nëse shkojmë në ekstrem dhe e pranojmë pretendimin e VV-së se fal punës së tyre u përmbush një kriter i mbetur (sundimi i ligjit), prapë mbesin 94 kritere të tjera të cilat ...
Komentet te Shasha kritikon Qeverinë për marrjen e meritave për liberalizim: 94 kritere janë përmbushur nga qeveritë tjera Janë të Mbyllura

Dy nxënës goditen nga rryma në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë

Lajme
Dy nxënës të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë janë goditur nga energjia elektrike, mëngjesin e sotëm, raporton Gazeta Sinjali. Rastin është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se dy të miturit janë dërguar për tretman mjekësor. “Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën George Bush në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin”, tha Ahmeti. Ndërsa komandanti i Zjarrfikësve në Prishtinë, tha se problemi dyshohet se ka qenë me një trafo afër shkollës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Dy nxënës goditen nga rryma në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë Janë të Mbyllura

E kryer: Parlamenti Europian miraton liberalizimin e vizave për Kosovën

Lajme
Parlamenti Europian ka miratuar dosjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. Anëtarët e Parlamentit Evropian sot kanë dhënë vendimin final për liberalizimin e vizave, duke votuar pro lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovë nëpër zonën Schengen. Pas një pritje për më shumë se një dekadë, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza që nga 1 janari i vitit 2024. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te E kryer: Parlamenti Europian miraton liberalizimin e vizave për Kosovën Janë të Mbyllura

Hoti për Ligjin e Tatimit: Do t’i bëjë lëmsh komunat – këta qeveritarë sikur me qenë të interesuar të shkatërrojnë

Ekonomi
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për ndryshim plotësimin e Ligjit të Tatimit në Pronë. Ai thotë se ky projektligj do t’i bëjë lëmsh komunat, pasi sipas tij do të ketë ndikim negative në të hyrat e komunave. “Si i tillë, ky projektligj do të ketë ndikim negativ në të hyrat vetanake të komunave. Do t’i trefishoj normat e tatimit në pronë për prona me vlera të mëdha. Do të vendosë tatimin në parcelat e punuar që me ligjin paraprak ishin të liruara për të nxitur punimin e tokës”, ka shkruar Hoti. “Kjo qasje është tepër e keqe. Një ndryshim kaq i madh po bëhet pa asnjë konsultim ...
Komentet te Hoti për Ligjin e Tatimit: Do t’i bëjë lëmsh komunat – këta qeveritarë sikur me qenë të interesuar të shkatërrojnë Janë të Mbyllura

Anëtari i LDK e vazhdon dëshminë e tij, nis seanca kundër ish-krerëve të UÇK-së

Lajme
Është duke vazhduar dëgjimi i dëshmitarit të dytë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi. Një ditë më parë (të hënën) e përfundoi dëshminë dëshmitarja e parë, ndërsa nisi i dyti, që fillimisht u intervistua nga ZPS-ja. Prokuroria i ka kërkuar 7 orë kohë për intervistimin e dëshmitarit, mbrojtja e viktimave 15 minuta dhe mbrojtja e të akuzuarve 12 orë. Dëshmitari, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u pyet nga ZPS-ja për aktivitetin e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës Përderisa dëshmia e dëshmitarit të dytë vazhdoi shumicën e kohës në sesion privat, gjatë seancës publike, ...
Komentet te Anëtari i LDK e vazhdon dëshminë e tij, nis seanca kundër ish-krerëve të UÇK-së Janë të Mbyllura

Rruga e gjatë e Kosovës për vizat: Votimi për liberalizim në mesditë, nesër nënshkrimi

Lajme
Parlamenti Evropian voton sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës – me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit. Votimi parashihet të ndodh rreth orës 12:00-13:00. Një ditë më vonë, më 19 prill, do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij. Këshilli i ministrave të BE-së e ka miratuar me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave për Kosovën, muajin e kaluar. Tashmë është e qartë se zbatimi i vendimit nuk do të shtyhet më larg se 1 janari i ...
Komentet te Rruga e gjatë e Kosovës për vizat: Votimi për liberalizim në mesditë, nesër nënshkrimi Janë të Mbyllura

Shi i madh e kokrriz në disa vende në Kosovë (VIDEO)

Lajme
Gjate ditës së sotme, në Kosovë ka pasur riga lokale shiu, herë-herë edhe vranësira, raporton Gazeta Sinjali. Sipas Mateo Ballkan, ku janë publikuar disa pamje bëhet e ditur se në qytetin e Ferizajt, kryesisht në fshatin Greme sot pati rëbeshje të mëdha të shiut. Ndërsa, shiu dhe kokrrizi mbizotroi edhe në Malësi të Vogël të Rahovecit. Moti për këtë javë: E hënë – Mot i vranët dhe me shi. Temperaturat mbeten tipike vjeshtore në të dy vlerat ekstreme. Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë pothuaj në gjithë territorin. E martë – Mot i vranët dhe me shi. Gjatë ditës do të ketë kushte për shkarkime rrufesh. ...
Komentet te Shi i madh e kokrriz në disa vende në Kosovë (VIDEO) Janë të Mbyllura

Sonte Nata e Kadrit, mësoni disa nga vlerat e kësaj nate të madhe për myslimanët

Lajme
Nata e Kadrit është nata në të cilën pejgamberit Muhamed, ndërmjet melekut Xhebrail, i kanë zbritur ajetet e para të Kuranit, sipas fesë islame. Kjo është një nga netët teke në dhjetëditëshin e fundit të muajit Ramazan. Myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i falë të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet, dhe se engjëjt zbresin në Tokë. Myslimanët besojnë që Kurani iu zbrit këtë natë Muhammedit. Zbritja filloi në shpellën Hira në Mekë. Sureja që u zbrit e para ishte sureja Alak. Në Kuran nuk përmendet ndonjë datë specifike, por thuhet se Nata e Kadrit është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Në ...
Komentet te Sonte Nata e Kadrit, mësoni disa nga vlerat e kësaj nate të madhe për myslimanët Janë të Mbyllura

Këto lagje të Prishtinës nesër nuk do të kenë ujë për 5 orë

Lajme
KRU Prishtina ka njoftuar se të martën e 18 prillit disa lagje në Prishtinë nuk do të kenë furnizim të ujit prej orës 09:00 e deri në ora 15:00. Bëhet fjalë për lagjet Qershia,Swiss Village, Marigona 2 Veternik, Nic, Qëndresa, Zona Industriale Çagllavicë. ”Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike, respektivisht ndërrimi i segmentit të linjës AC DN 250 mm me linjë të re HDPE”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina. “Realizimi i punimeve të tilla ndodh për një infrastrukturë ujore më funksionale dhe furnizim më të mirë me ujë të pijshëm”, përmbyllet njoftimi. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Këto lagje të Prishtinës nesër nuk do të kenë ujë për 5 orë Janë të Mbyllura