Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Çitaku pas mungesës së kuorumit: Një parti që ka fituar mbi 50% të votave dështon të sigurojë shumicën në Kuvend

Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar partinë në pushtet, pas mungesës së kuorumit në seancën e sotme parlamentare. Çitaku ka thënë se një parti që ka fituar mbi 50 për qind të votave dhe dështon në mënyrë të vazhdueshme të sigurojë shumicën në kuvend, shfaq papërgjegjësi të skajshme. “Një parti që ka fituar mbi 50% të votave dështon në mënyrë të vazhdueshme të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend. Papërgjegjësi e skajshme. Puna e parë dhe kryesore e deputetëve është miratimi dhe inicimi i nismave ligjore. Jo hajt pak. Jo deklarimet jashtë rendit të ditës. Jo show. Është vend pune. Është kontratë me qytetarin”, ka shkruar Çitaku. /GazetaSinjali ...
Komentet te Çitaku pas mungesës së kuorumit: Një parti që ka fituar mbi 50% të votave dështon të sigurojë shumicën në Kuvend Janë të Mbyllura

Po çfarë Dick Marty bre? Të gjitha rreth Shtëpisë së Verdhë i kemi bërë ne, lavdërohet prokurori serb -Video

Lajme
Përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë nuk duan t’ia lënë asnjë meritë senatorit Dick Marty lidhur me akuzat dhe raportin për trafikim organesh në të ashtuquajturën “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri, pavarësisht se të gjitha këto pretendime sensacionale kundër UÇK-së dhe Kosovës kanë dalë të rrejshme dhe nuk ka asnjë fakt për të as në Gjykatën Speciale. Së fundmi është lajmëruar edhe prokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviq, i cili është mburrur se të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me zbulimin, hetimet, dëshmitarët e të tjera i kanë kryer zyrtarët e Serbisë, duke mohuar çdo kontribut të ish-senatorit zviceran Dick Marty. “Po cfarë Dick Marty? Të gjitha i kemi bërë ...
Komentet te Po çfarë Dick Marty bre? Të gjitha rreth Shtëpisë së Verdhë i kemi bërë ne, lavdërohet prokurori serb -Video Janë të Mbyllura

Gjendet një trup i pajetë në Liqenin e Badovcit, dyshohet se është 76-vjeçari që u raportua i zhdukur

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, ku është gjetur një trup i pajetë në Liqenin e Badovcit, raporton Gazeta Sinjali. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë me dije se viktima dyshohet të jetë i moshuari, Gafur Gashi, u cili u raportua si i zhdukur që nga mëngjesi i së dielës. “Sot rreth orës 11:30,  nga ekipi i kërkimit i përbërë nga njësite policore dhe të FSK-së, në liqenin e Badovcit është  gjetur një trup i pajetë. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin  ...
Komentet te Gjendet një trup i pajetë në Liqenin e Badovcit, dyshohet se është 76-vjeçari që u raportua i zhdukur Janë të Mbyllura

Mungesa e kuorumit, seanca shtyhet për më vonë

Lajme
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, njoftoi se seanca e sotme parlamentare u shty për në orën 12 e 30, për shkak të mungesës së kuorumit. Në këtë seancë, e cila nisi në orën 10, është paraparë të votohen pikat e papërfunduara të senacave të kaluara. “Shumica e pikave janë votime, debatet i kemi shterur në seancat e kaluara. Mazhoranca nuk po mund t’i mbledhë deputetët, kështu që shihemi në orën 12 e gjysmë, kur po më premtojnë që i sjellin”, u shpreh Konjufca. Konjufca më herët reagoi për mungesën e kuorumit, ku tha se kjo legjislaturë nuk e meriton të vazhdojë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Mungesa e kuorumit, seanca shtyhet për më vonë Janë të Mbyllura

Cilat dokumente duhet t’i keni për të hyrë në zonën Schengen?

Lajme
Qytetarët e Kosovës, pas 1 janarit 2024, do të mund të lëvizin pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen. Mirëpo pavarësisht liberalizimit të vizave të gjitha që vendosin të vizitojnë shtetet e zonës, para se të hyjnë në kufirin e shtetit të parë të kësaj zone duhet të kenë me vete një serë dokumentesh, pa të cilat hyrja e tyre do të refuzohet. Qytetarët e Kosovës, gjatë udhëtimit pa viza në zonën Schengen duhet të plotësojnë disa kushte, të cilat përfshijnë: a) Të jetë i pajisur me pasaportë biometrike. b) Të deklarojë qëllimin e udhëtimit si dhe të paraqesë, para punonjësit të kontrollit kufitar, dokumentet që justifikojnë qëllimin dhe ...
Komentet te Cilat dokumente duhet t’i keni për të hyrë në zonën Schengen? Janë të Mbyllura

Arrestohet furrxhiu shqiptar, bashkë me bukët shiste dhe drogë

Rajoni dhe Bota
Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për trafik droge. Sipas mediave italiane, 35-vjeçari, që figuronte si pronar i një furre buke në Gjenova, kishte zgjedhur që të shiste edhe lëndë narkotike bashkë me bukët. Gjatë kontrollit në biznesin e tij u gjetën disa kilogram hashash, të fshehura brenda magazinës ngjitur me furrën e bukës. Për më tepër, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur 9 mijë euro cash, që besohet se janë të ardhura nga shitja e drogës. Shqiptari është arrestuar dhe është në pritje të seancës së menjëhershme të verifikimit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Arrestohet furrxhiu shqiptar, bashkë me bukët shiste dhe drogë Janë të Mbyllura

“K*rvë, hajneshë”/ Vushtrriasi shan e ofendon bashkëshorten e tij, ajo e denoncon në Polici

Lajme
Vajzat e gratë kosovare vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Ato vazhdimisht përballen me dhunë psikike, ekonomike e fizike, duke u keqtrajtuar në forma të ndryshme. Fjalori denigrues i burrave ndaj tyre, ofendimet e sharjet të cilat i marrin, në shumë raste i detyrojnë të kërkojnë ndihmën e Policisë, raporton Gazeta Sinjali. Në Polici kanë përfunduar mbrëmë edhe një çift nga fshati Smrekonicë e Vushtrrisë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së saj. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 41-vjeçarja ka akuzuar bashkëshortin e saj se e ka sharë e ofenduar me fjalë si ‘k*rvë, ...
Komentet te “K*rvë, hajneshë”/ Vushtrriasi shan e ofendon bashkëshorten e tij, ajo e denoncon në Polici Janë të Mbyllura

Von Cramon: Vizat punë e kryer, të gjitha qeveritë në Kosovë punuan për këtë arritje

Lajme
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i është gëzuar lajmit për liberalizim të vizave për kosovarët. Sipas Von Cramon, BE nuk është shumë meritore për këtë sukses, por tha se Kosovës iu hoq regjimi i vizave si pasojë e punës së qeverive të ndryshme të vendit. “Kuptohet që Bashkimi Evropian nuk ka aq shumë merita. Me shumë mundësi arritja erdhi nga qeveri të ndryshme, nga akterë të ndryshëm politik të cilët punuan dhe u siguruan që të gjitha kriteret të përmbushen”, ka deklaruar von Cramon për T7. Megjithatë, eurodeputetja ka deklaruar se nuk do t’ia jepte meritat e liberalizimit një qeverie të caktuar. Ajo ka thënë se ...
Komentet te Von Cramon: Vizat punë e kryer, të gjitha qeveritë në Kosovë punuan për këtë arritje Janë të Mbyllura

Takimi Kurti-Vuçiq më 2 maj, formohet edhe Komisioni që do të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes

Lajme
Bashkimi Evropian ka njoftuar se të martën është themeluar Komisioni i përbashkët për monitorimin e zbatimit të Marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve. Marrëveshja është arritur më 27 shkurt në Bruksel, ndërsa pajtueshmëria për aneksin e zbatimit, më 18 mars në Ohër. Lajmin për themelim të Komisionit e ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ai, po ashtu, ka konfirmuar se takimi i radhës i nivelit të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq do të zhvillohet më 2 maj në Bruksel. “Detyra e Komisionit të përbashkët është që të mbikqyrë implementimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ...
Komentet te Takimi Kurti-Vuçiq më 2 maj, formohet edhe Komisioni që do të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes Janë të Mbyllura

Ish-kandidati për kryetar të Podujevës qeshet kur pyetet për Donika Gërvallën: O pusi e marrtë

Lajme
Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga Nisma Social Demokrate, Xhemajl Hasani, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos përmbushjen e premtimeve. Kryetari “modest”, siç njihet Hasani në opinion, ka përmendur premtimet e Qeverisë Kurti dhe kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, për përfundimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, projekt ky që ka mbetur në gjysmë tash e disa vite. “As deputetë nga Podujeva nuk kanë votu projektligjin për shtimin e 12 milionë eurove ose 6 milionë nuk po e di. Për me arsyetu këta deputetët llapjan këtu, dolën kryetari Bulliqi me ministrin Aliu dhe zëvendësministrin Durmishi, që në këtë vit ka me u përfundu kjo rrugë, thanë i ndajtëm 37 milionë euro. ...
Komentet te Ish-kandidati për kryetar të Podujevës qeshet kur pyetet për Donika Gërvallën: O pusi e marrtë Janë të Mbyllura