Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Sot seanca e fundit për këtë javë në Hagë, vazhdon dëshminë anëtari i LDK-së

Lajme
Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjyqi në rastin “Thaçi dhe të tjerët. Sot do të jetë seanca e fundit për këtë javë. Edhe sot dëshmon dëshmitari i dytë i Prokurorisë në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Edhe të mërkurën, seanca thuajse tërë kohën ishte e mbyllur për publikun dhe me përmbajtje të redaktuar. Në pak minuta sa ishte e hapur, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka propozuar dy prova të reja. Ai propozoi një video e cila i është treguar dëshmitarit gjatë seancës private, si dhe dy paragrafë të lexuar nga letra e komandantit Crossland, lidhur me situatat ...
Komentet te Sot seanca e fundit për këtë javë në Hagë, vazhdon dëshminë anëtari i LDK-së Janë të Mbyllura

Lajmërohet Mihali, godet prokurorin Blerim Isufaj pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut

Lajme
Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është rikthyer duke tentuar ta frikësojë kryeprokurorin Blerim Isufaj i cili arrestoi kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi. Mihali ka shkruar se këto javë e këto muaj do të shihni shumë urdhra nga Prokuroria Speciale. “Do të shihni këto javë e muaj shumë urdhra nga Prokuroria Speciale. Vjet në këtë kohë bën shumë përpjekje. Shumë hetime, shumë vepra të vjetra të aksioneve tona politike, çdo deklaratë të vitit 2020 për ministrat e kthyen në hetim. Pas një viti prapë. Prokuroria Speciale e Blerim Isufajt në veprim”, ka shkruar ajo. Tutje Mihali përmes këtij statusi ka sulmuar prokurorin Blerim Isufaj, i cili nuk është ...
Komentet te Lajmërohet Mihali, godet prokurorin Blerim Isufaj pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut Janë të Mbyllura

Rast i rëndë për familjen Gashi, personi që u gjet i vdekur në Liqenin e Badovcit është 76-vjeçari i zhdukur që disa ditë

Lajme
Familja Gashi nga Lipjani mori sot lajmin e trishtë për familjarin e tyre të moshuar, të cilin e kishin raportuar si të zhdukur që disa ditë. Gafurr Gashi, 76-vjeçar, u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në Liqenin e Badovcit, raporton Gazeta Sinjali. Një gjë e tillë tashmë është konfirmuar dhe pas konstatimit të vdekjes, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë me dije se viktima dyshohet të jetë i moshuari, Gafurr Gashi, u cili u raportua si i zhdukur që nga mëngjesi ...
Komentet te Rast i rëndë për familjen Gashi, personi që u gjet i vdekur në Liqenin e Badovcit është 76-vjeçari i zhdukur që disa ditë Janë të Mbyllura

Hoti pas arrestimit të Nagip Krasniqit: Thonin e kemi ndalur gjakderdhjen financiare – paska rrjedhur shumë

Lajme
Prokuroria Speciale ka arrestuar drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës, konflikt interesi dhe ushtrim ndikimi. Ai tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, teksa reagimet për arrestimin e tij kanë nisur, raporton Gazeta Sinjali. Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar e kujtuar një fjali që pushteti thoshte dikur “E kemi ndalur gjakderdhjen financiare”. “Thonin: “E kemi ndalur gjakderdhjen financiare në ndërmarrjet publike.” Duket se KEK-u paska rrjedhur shumë. Nga Trusti Pensional, gjakderdhja financiare po vazhdon tash e tre muaj. Mashtruesit”, ka shkruar Hoti në Facebook. Pas arrestimit të Krasniqit, u bë e ditur se njësia e Veçantë e Hetimeve sot ka bastisur zyrën e të Krasniqit ...
Komentet te Hoti pas arrestimit të Nagip Krasniqit: Thonin e kemi ndalur gjakderdhjen financiare – paska rrjedhur shumë Janë të Mbyllura

Krasniqi: Arrestimi i kryeshefit të KEK-ut, dëshmi e përfshirjes së VV-së në abuzimet me energji

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër pas lajmit të për bastisje në zyrat e KEK-ut dhe arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ dhe ‘’Konflikti i interesit”. Krasniqi ka thënë se tani është koha që kryeministri Albin Kurti të flasë për “bojlerat dhe filterat”, pasi që, sipas tij, në emër të tyre janë bërë keqpërdorime të mëdha. “Arrestimi i sotëm i kryeshefit të KEK-ut, ish-drejtuesit të Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje, Nagip Krasniqi, është dëshmia më e mirë e asaj që e kemi thënë për muaj të tërë – se Qeveria ...
Komentet te Krasniqi: Arrestimi i kryeshefit të KEK-ut, dëshmi e përfshirjes së VV-së në abuzimet me energji Janë të Mbyllura

Prishtinë: 27-vjeçarja në hall nga burri me të cilin ishte në kontakt, detyrohet ta denoncojë për herën e tretë

Lajme
Shpeshherë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e ngacmimet ndaj tyre. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Prishtinë, ku një 27-vjeçare e ka denoncuar në Polici personin me të cilin ka pasur një raport të afërt, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima e ka raportuar të dyshuarin mbrëmë pas mesnate, me ç’rast ka deklaruar se pavarësisht denoncimeve të mëhershme ndaj tij, i njëjti ka vazhduar t’i shkaktojë telashe. E frikësuar dhe e shqetësuar përballë kësaj ...
Komentet te Prishtinë: 27-vjeçarja në hall nga burri me të cilin ishte në kontakt, detyrohet ta denoncojë për herën e tretë Janë të Mbyllura

Shtëpi, banesë, tokë e mbi 47 mijë euro në banka, kjo është pasuria e kryeshefit të KEK-ut që u arrestua sot

Lajme
Prokuroria Speciale ka njoftuar se është arrestuar kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, nën dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ dhe ‘’Konflikti i interesit’’, raporton Gazeta Sinjali. Sipas njoftimit, Krasniqi është dërguar në mbajtje për 48 orë, teksa janë bërë të ditura detajet nga bastisjet që kanë kryer Krimet Ekonomike. Sa është i pasur kryeshefi i KEK-ut? Si pasuri të paluajshtme, Krasniqi ka deklaruar një banesë me sipërfaqe rreth 90 m2, e cila arrin vlerën e 67 mijë e 500 eurove dhe po ashtu një shtëpi e cila kap vlerën e 119 mijë e 763 eurove. Krasniqi ka deklaruar se posedon ...
Komentet te Shtëpi, banesë, tokë e mbi 47 mijë euro në banka, kjo është pasuria e kryeshefit të KEK-ut që u arrestua sot Janë të Mbyllura

Mozzik ka një mesazh për Hanën: Nuk do të jem kurrë një baba i keq

ShowBiz
Reperi i njohur Mozzik, shpeshherë në rrjete sociale ka shprehur dashurinë dhe kujdesin që ka ndaj vajzës së tij, Hanës. Mozzik jeton në Kosovë, ndërsa Hana jeton në Zvicër së bashku me Loredanën. Së fundmi, Mozzik përmes një postimi në rrjetin social Instagram, tha se nuk do të jetë kurrë një baba i keq. “Unë mund të jem shumëçka, por një baba i keq nuk do të jetë kurrë njëra prej tyre”, thuhet në postimin që ai ka publikuar. Mozzik gjithashtu i ka kushtuar edhe një këngë vajzës së tij. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Mozzik ka një mesazh për Hanën: Nuk do të jem kurrë një baba i keq Janë të Mbyllura

Ambasadori i BE-së i zhgënjyer për dështimin e mbajtjes së seancës: Nuk po e kryejnë rolin e tyre legjislativ

Lajme
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se është zhgënjyese që në Kuvendin e Kosovës sërish ka dështuar të mbahet seanca plenare për shkak të mungesës së deputetëve. Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka theksuar se deputetët duhet të kenë prioritet punën parlamentare, pasi janë zgjedhur nga qytetarët për të kryer rolin e tyre legjislativ. “Është zhgënjyese që Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe një herë të mbajë seancë plenare për shkak të mungesës së deputetëve”. “Deputetët duhet të kenë prioritet punën parlamentare, pasi janë zgjedhur nga qytetarët për të kryer rolin e tyre legjislativ”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ambasadori i BE-së i zhgënjyer për dështimin e mbajtjes së seancës: Nuk po e kryejnë rolin e tyre legjislativ Janë të Mbyllura

Drejtori i KEK-ut dërgohet në QKUK, zbulohet cila është arsyeja e bastisjeve nga Krimet Ekonomike

Lajme
Policia e Kosovës, Krimet Ekonomike kanë kryer bastisje në zyrat qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës në Prishtinë, ku është kontrolluar edhe zyra e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. I njëjti siç raportohet, u shoqërua në Polici, por ende nuk dihet se në çfarë cilësie. Avokati i tij, Taulant Ferizi, ka deklaruar se Krasniqi ka kërkuar tretman mjekësor në QKUK, pasi sipas tij i është përkeqësuar gjendja gjatë bastisjes. Sipas tij, nga ajo që kanë mësuar, kontrolli është kryer për dy kontrata të nënshkruara në fushën e prokurimit. “Jo, nuk është e vërtetë që drejtori ka refuzuar me iu bastisë banesa. Pas ardhjes së policisë, një numër goxha të madh ...
Komentet te Drejtori i KEK-ut dërgohet në QKUK, zbulohet cila është arsyeja e bastisjeve nga Krimet Ekonomike Janë të Mbyllura