Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Ndodh live në BBVA: Luizi i propozon martesë Kiarës, ajo thotë PO

ShowBiz Shqipëri
Moderatorja, Kiara Tito, i tha PO propozimit për martesë nga këngëtari, Luiz Ejlli, raporton Gazeta Sinjali. Propozimi u bë live në spektaklin e sotëm të Big Brother Vip Albania, duke shënuar kështu momentin më të veçantë të të dyja edicioneve. Dyshja u njohën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe tani kanë marrë hapin e rëndësishëm për të kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë. Kujtojmë se Luizi ditët e fundit e bëri të mendonte që kishte dyshime për lidhjen e tyre. Kjo ishte e papritur për Kiarën e cila shumë e emocionuar shpërtheu në lot. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ndodh live në BBVA: Luizi i propozon martesë Kiarës, ajo thotë PO Janë të Mbyllura

Pse SBASHK-u po kundërshton testimin e mësimdhënësve?

Lajme
Mësuesja A.D tha se është kundër testimit me shkrim për njohuritë e mësimdhënësve, pasi një proces të tillë e konsideron nënçmues për vetë ata dhe veprim që vë në dyshim nivelin e mësuesve, arsimtarëve dhe profesorëve. Ajo tha për Radion Evropa e Lirë se një testim i tillë do të kishte ndikim negativ të mësimdhënësit, duke argumentuar se do të ndiheshin të pavlerë dhe të padobishëm për institucionet arsimore ku punojnë. A.D, që nuk deshi t’i publikohej emri i plotë, tha se ajo personalisht nuk do të pranonte që të testohej me shkrim lidhur me njohuritë e saj për fushat që ajo jep mësim. “Jo asnjëherë [nuk do të pranoja ...
Komentet te Pse SBASHK-u po kundërshton testimin e mësimdhënësve? Janë të Mbyllura

Zbulohet finalisti i parë i edicionit të dytë në BBVA

ShowBiz Shqipëri
Publiku që ndjek Big Brother Vip Albania, që një javë ka pasur mundësinë që të votojë për banorin e parë të cilin dëshiron ta dërgojë në finale, raporton Gazeta Sinjali. Mes dy konkurrentëve që dolën të preferuarit, Dea dhe Luizi, publiku vendosi që këngëtari të jetë finalisti i parë i këtij edicioni. Dea vazhdon garën me konkurrentët e tjerë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Zbulohet finalisti i parë i edicionit të dytë në BBVA Janë të Mbyllura

Stano: Shumë zhgënjyese që Lista Serbe ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet në veri

Rajoni dhe Bota
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të shtunën se ka bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e së dielës në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe ku do të votohet për kryetarët e katër komunave. Ky komision tashmë ka vendosur kontejnerë nëpër rrugët kryesore në veri ku gjithsej do të ketë 19 qendra votimi, ndërsa policia e Kosovës tha se ka marrë të gjitha masat për krijimin e një mjedisi të sigurt për procesin zgjedhor. Në zgjedhje pritet të marrin pjesë 10 kandidatë prej të cilëve vetëm një nga komuniteti serb, pasi Partia e Serbëve të Kosovës, një subjekt politik me seli në komunën e Leposaviçit, hoqi dorë nga ...
Komentet te Stano: Shumë zhgënjyese që Lista Serbe ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet në veri Janë të Mbyllura

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës hyn në agjendë për të hënën

Lajme
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka hyrë në agjendën e këtij institucioni për ditën e hënë. Sipas publikimit të agjendës së Komitetit të Ministrave, bëhet e ditur se pika 2.4 do të jetë për aplikimet për anëtarësim. Në bazë të kësaj agjende, nuk bëhet e ditur se për anëtarësimin e cilit shtet bëhet fjalë, por dihet se diskutimi do të mbahet nga ora 14:30. Kujtojmë se pikërisht është Komiteti i Ministrave prej edhe ku nis faza e parë e anëtarësimit të një shteti në KiE. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës hyn në agjendë për të hënën Janë të Mbyllura

63-vjeçari dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibrit në Zubin Potok, zhytësit dhe Policia në kërkim

Lajme
Një person dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibrit në fshatin Zupç, të Zubin Potokut. Rastin e kishte raportuar në Polici një person i cili dyshon se vëllai i tij ka rënë në kanalin e Ibrit, shkruan Gazeta Sinjali. E për këtë rast, Policia e Kosovës ka nisur kërkimet për gjetjen e 63-vjeçarit. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. “Në ora 08:40, ankuesi S.R., ka shkuar në Polici dhe ka njoftuar se vëllai i tij P.R., (1960), dje më 21.04.2023, rreth orës 17:45 ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ankuesi dyshon se mos vëllai i tij ka rënë ...
Komentet te 63-vjeçari dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibrit në Zubin Potok, zhytësit dhe Policia në kërkim Janë të Mbyllura

“Është e domosdoshme që zgjedhjet të mbahen në kushte paqësore”, BE me mesazh për Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës të kalojnë në mënyrë paqësore dhe të gjitha palët të përmbahen. Më 23 prill, qytetarët me të drejtë vote në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – do të zgjedhin kryetarët e rinj. Ndërkaq, në Leposaviq dhe Zveçan do të votohet edhe për përbërjet e reja të asambleve komunale. BE-ja po ashtu sërish ka shprehur zhgënjimin për bojkotimin e zgjedhjeve nga partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe – që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – dhe ka thënë se është ...
Komentet te “Është e domosdoshme që zgjedhjet të mbahen në kushte paqësore”, BE me mesazh për Kosovën dhe Serbinë Janë të Mbyllura

Shtëpisë së Kulturës në Zhegër i thyhen dritaret e dyert, brenda mbushet me mbeturina

Lajme
Zyrtari komunal i Komunës së Gjilanit, Qahil Halili ka treguar një rast që ka ndodhur në fshatin Zhegër të kësaj komune. Ai përmes një postimi në profilin e tij në rrejtin social Facebook, ka shkruar se shtëpia e Kulturës në këtë fshat është demoluar. Asaj i janë thyer xhamat, është ndezur zjarr brenda saj e po ashtu shihen edhe mbeturina. “Këto pamje veç Kulturë nuk Pasqyrojnë turpi te ju Mbulojë kudo qe jeni Vandalista te Demokracisë”, ka shkruar ai në Facebook. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Shtëpisë së Kulturës në Zhegër i thyhen dritaret e dyert, brenda mbushet me mbeturina Janë të Mbyllura

Më 2 maj dorëzohet drafti i statutit të Asociacionit, skicohet nga “ekipi enigmatik”

Lajme
Brukseli sërish do të jetë vendtakimi i liderëve të Kosovës e Serbisë më 2 maj. Pas marrëveshjes dhe dakordimit për aneksin e saj, ndërmjetësit tashmë presin hapa konkretë nga palët në vënien në zbatim të pikave të marrëveshjes. Detyra e Kosovës në këtë takim është të shkojë me propozim për statutin e Asociacionit. Emisari special i SHBA’së, Gabriel Escobar, tha se presin që në këtë takim propozime iniciale për formimin e Asociacionit. “Ne presim propozime fillestare për formimin e Asociacionit, por presim gjithashtu një afat kohor për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Kjo do të thotë se të gjitha palët duhet të vijnë të përgatitura”, ka thënë emisari ...
Komentet te Më 2 maj dorëzohet drafti i statutit të Asociacionit, skicohet nga “ekipi enigmatik” Janë të Mbyllura

Ambasadori amerikan: Përpjekjet për pengim të zgjedhjeve do të kenë dënim të ndërkombëtarëve

Lajme
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë sot se qëndrimi amerikan është i qartë dhe nuk ka ndryshuar lidhur me procesin zgjedhor në veri të Kosovës. Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, ambasadori Hovenier ka rikujtuar se në pajtueshmëri me predispozitat ligjore, Kosova do të mbajë më 23 prill zgjedhjet për kryetarë komunash dhe kuvende komunale në katër komunat e banuara me shumicë serbe, në veri të vendit. Duke u bërë thirrje të gjithë kandidatëve nga të gjitha partitë politike që të marrin pjesë “në këtë proces demokratik”, ambasadori amerikan Hovenier ka tërhequr vërejtjen se “të gjitha përpjekjet për të ...
Komentet te Ambasadori amerikan: Përpjekjet për pengim të zgjedhjeve do të kenë dënim të ndërkombëtarëve Janë të Mbyllura