Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Si mund të ndikojë një ndarje në shëndetin tonë?

Shëndetësi
Ndarja ndonjëherë është e lehtë, pasi ka ardhur koha, ndërsa herë të tjera, ndarja është një vendim i dhimbshëm, edhe nëse është i yni. Një aspekt interesant i çështjes është se ndoshta pas ndarjes, jo vetëm zemra jonë vuan emocionalisht, por shumë sisteme dhe organe të trupit mund të preken. Hormonet Në momentin e “lamtumirës”, gjëndrat mbiveshkore sekretojnë kortizol dhe adrenalinë, hormonet që trupi lëshon në përgjigjen “fluturo ose lufto”. Në varësi të asaj se sa e keqe është ndarja, hormonet e stresit mund të ziejnë ose të jenë rritur në qiell dhe ka të ngjarë të rrisin presionin e gjakut. Truri Kur shihni një foto së bashku, papritmas ndjeni një zbrazëti ...
Komentet te Si mund të ndikojë një ndarje në shëndetin tonë? Janë të Mbyllura

Deputeti Thaçi nga VV, në një fjali të vetme gabon tri herë

Lajme
Deputeti i VV-së Halil Thaçi e ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook me vetëm një fjali… dhe përsëri nuk ka arritur që të evitojë gabimet drejtshkrimore. Thaçi kishte mbrojtur shefin e KEK-ut që u arrestua këtë javë me anë të një shkrimi ku i bënte masakër gjuhës amtare. Por, kësaj here ka shkruar më pak e megjithatë ka gabuar shumë. “Për dallim prej dikur kur ishte faktorë, sot Vuçiq në zgjedhjet në veri është vetëm një spektatorë i dëshpëruar në distancë!” – ka shkruar deputeti nga Obiliqi. Nga kjo fjali kuptohet se Thaçi beson që emrat e mbiemrat njëjës shkruhen njësoj si ata në shumës, me shkronjën ...
Komentet te Deputeti Thaçi nga VV, në një fjali të vetme gabon tri herë Janë të Mbyllura

KQZ-ja del më herët me rezultatet e zgjedhjeve në veri

Lajme
Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-së nga partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve të sotme në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok do të dihen shpejt. Pas mbylljes së vendvotimeve, Kurteshi beson se rezultatet preliminare do të mësohen shumë shpejt, për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve në procesin e votimit. “Rezultatet mund të dalin më së shumti në orën 22:00”, tha Kurteshi për RTV Dukagjini. “KQZ-ja do t’i ketë më herët. Edhe para orës 22:00 do të dihen rezultatet preliminare”, tha ai. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te KQZ-ja del më herët me rezultatet e zgjedhjeve në veri Janë të Mbyllura

Kaq kushtoi unaza me të cilën Luizi i propozoi Kiarës për martesë mbrëmë në Big Brother

Shëndetësi ShowBiz
Pasi Luizi e bëri Kiarën të mendonte se kishte dyshime për lidhjen e tyre që prej dy ditëve, natën e mbrëmshme ai e surprizoi duke i propozuar për martesë. Këtë e bëri duke në mënyrën më të bukur të mundshme si dhe me një unazë diamanti që mori vëmendjen e të gjithë shikuesve. Unaza me diamante që Luizi zgjodhi për Kiarën kushtoi 2500 euro. /GazetaSinjali. ...
Komentet te Kaq kushtoi unaza me të cilën Luizi i propozoi Kiarës për martesë mbrëmë në Big Brother Janë të Mbyllura

Kusari-Lila i kundërpërgjigjet Bërnabiqit: Mbaje në mend këtë ditë

Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i është kundërpërgjigjur kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ka thënë lidhur me zgjedhjet në veri është legalizuar dhe legjitimuar getoja. Kusari – Lila tha se kjo ditë është vonuar, “por përfundimisht ka ardhur”. “Të mbahet në mend kjo ditë. Kjo është dita kur Serbia zyrtarisht ka humbur çdo mundësi të ndikim të mëtejmë në zyrtarët e zgjedhur serbë të Kosovës”, ka shkruar Mimoza Kusari-Lila në Twitter. “E vetmja vegël e mbetur e Serbisë për t’u përdorur janë bandat me të cilat deri tani Serbia ka terrorizuar serbët e Kosovës”. Zgjedhjet e parakohshme lokale po mbahen sot në katër komunat ...
Komentet te Kusari-Lila i kundërpërgjigjet Bërnabiqit: Mbaje në mend këtë ditë Janë të Mbyllura

​Ibishi: Tërheqja e Jabllanoviqit nga zgjedhjet, kërcënim direkt i regjimit të Beogradit

Lajme
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi nuk pret që zgjedhjet e sotme në katër komunat me shumicë serbe nuk është të zgjidhin problemet e qytetarëve andej si pasojë e presionit të bandave kriminale pas të cilave qëndrojnë Milan Radojiçiq dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Kjo pasi, siç thotë ai, strukturat ilegale kanë rritur trysninë ndaj serbëve të Kosovës. Në një intervistë për KosovaPress, Ibishi thekson se kërcënimin direkt të Beogradit, e dëshmon edhe tërheqja e kryetarit të Partisë të Serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq, nga gara për kryetar të Leposaviqit. “Ai edhe vet është deklaruar dhe mendoj se kjo është me trysni, si kërcenim direkt regjimi i Beogradit në krye me ...
Komentet te ​Ibishi: Tërheqja e Jabllanoviqit nga zgjedhjet, kërcënim direkt i regjimit të Beogradit Janë të Mbyllura

Kryeziu nga Zveçani: Ky proces nuk i plotëson standardet për t’u quajtur proces zgjedhor

Lajme
Ismet Kryeziu nga DnV ka thënë se rrethanat në të cilat po zhvillohet procesi zgjedhor nuk garantojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe barabarta. “Mendoj që Demokracia në Veprim në fillim të këtij procesi ka deklaruar se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat në të cilat jemi duke vepruar. Nuk janë rrethana që garantojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe të barabarta, nuk plotësojnë standardet e zgjedhjeve. Dhe sot në këtë proces duke parë refuzimin e qytetarëve serbë për të marrë pjesë në zgjedhje dhe numrin e vogël që s’mund të kalojë as gishtërinjtë e dorës. Mendoj që ky proces është më tepër improvizim i procesit zgjedhor sesa një proces që ...
Komentet te Kryeziu nga Zveçani: Ky proces nuk i plotëson standardet për t’u quajtur proces zgjedhor Janë të Mbyllura

Arrestohet një kosovar në kufirin Shqipëri – Greqi, i gjejnë kanabis në çantë

Lajme Rajoni dhe Bota
Një 31 vjeçar nga Kosova është arrestuar në kufirin Shqipëri-Greqi pasi në çantë iu gjetën substanca narkotike, kanabis. Policia e shtetit në Shqipëri ka njoftuar se kanabisi është konfiskuar, teksa ndaj kosovarit do të ndërmerren veprimet e tjera hetimore. “Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në çantën e shtetasit G. Sh., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin G. Sh., 31 vjeç, banues në Kosovë”, thuhet në njoftim. Policia e Shtetit ka bërë ...
Komentet te Arrestohet një kosovar në kufirin Shqipëri – Greqi, i gjejnë kanabis në çantë Janë të Mbyllura

Daka: Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët, kryetarët do të zgjidhen

Lajme
Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, thotë se pavarësisht numrit të vogël të votuesve në veri të Kosovës, kryetarët e komunave atje do të zgjidhen, nëse procesi është i rregullt. “Përsëritje [të zgjedhjeve] nuk do të ketë, veç nëse dëmtohet procesi, atëherë po. Por, në rrethana të rregullta, në rrethana kur qytetarët dalin e votojnë dhe kryejnë detyrën e tyre, mbyllen vendvotimet, numërohen votat… Përsëritje nuk do të ketë”, thotë Daka. Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, e cila vetë nuk merr pjesë në zgjedhje, ka bërë thirrje për bojkotimin e procesit. Në këtë qëndrim, ajo ka pasur edhe mbështetjen e Beogradit ...
Komentet te Daka: Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët, kryetarët do të zgjidhen Janë të Mbyllura

Sveçla lajmërohet nga Mitrovica: S’po vërehet ndonjë tendencë për eskalim, Policia është e përgatitur për siguri

Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se ka shkuar në Mitrovicë për ta përcjellë nga afër situatën e sigurisë në veri, kur po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore. Në një lidhje direkte për televizionin publik, Sveçla tha se nuk ka incidente të raportuara deri më tani dhe se presin që kjo ditë të përfundojë e qetë. “Unë sot jam në Mitrovicë dhe po e përcjellim situatën sa i takon çështjeve të sigurisë. Situata është stabile, e qetë. Nuk kemi incidente dhe presim që dita të përfundojë e qetë”, tha Sveçla. Ai po ashtu tha se “këto zgjedhje janë më ndryshe për shumë arsye”, edhe ...
Komentet te Sveçla lajmërohet nga Mitrovica: S’po vërehet ndonjë tendencë për eskalim, Policia është e përgatitur për siguri Janë të Mbyllura