Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Hakohet faqja e Asociacionit të Komunave të Kosovës

Lajme
Faqja e Asociacionit të Komunave të Kosovës në rrjetin social në facebook, është hakuar. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Asociacionit, Sazan Ibrahimi, ani se nuk ka dhënë më tepër detaje përveç që fton ndjekësit, ta vizitojnë faqen e re për aktivitetet e tyre. ”Të nderuar miq, Meqenëse faqja e facebook-ut e deritashme e Asociacionit të Komunave të Kosovës në facebook është hakuar, kemi qenë të detyruar që të krijojmë faqen tone të re. Ju lutemi bëni like faqen e re (linku me poshtë) që të përcjellni aktivitetet tona. Ju faleminderit!” /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Hakohet faqja e Asociacionit të Komunave të Kosovës Janë të Mbyllura

Operacioni i fundit plastik i merr jetën “binjakes” së Kim Kardashian, pësoi atak kardiak

ShowBiz
Ashten Gourkani, e cila u bë e famshme për ngjashmërinë e saj me Kim Kardashian, madje kishte edhe nga ata që e konsideronin si binjake të Karadashian, vdiq nga një atak në zemër pas operacionit të fundit plastik. Modelja amerikane 34-vjeçare, zemra e së cilës u ndal papritur teksa po vëzhgohej në spital, nuk mundi të shpëtonte me gjithë ndërhyrjet. Në deklaratën e bërë nga familja e modeles së ndjerë thuhet se, mjekët u kishin thënë se operacioni i vajzës së tyre kishte shkuar mirë dhe se po përmirësohet, por në një telefonatë të dytë i kishin lajmëruar se ajo kishte vdekur si pasojë e një sulmi në zemër. Policia ...
Komentet te Operacioni i fundit plastik i merr jetën “binjakes” së Kim Kardashian, pësoi atak kardiak Janë të Mbyllura

Zyrtari i Këshillit të Evropës: Anëtarësimi i Kosovës mund të zgjasë deri në dy vjet

Lajme
Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës “përcolli për opinion” të hënën kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit, e cila përbëhet nga 46 shtete anëtare. Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, theksoi sot për agjencinë portugeze të lajmeve “Lusa” se pas vendimit të së hënës “duhet të ketë një opinion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, në një proces që “mund të marrë deri në dy vjet”. I pyetur për vullnetin e Këshillit të Evropës për të shtuar një anëtar të ri, Berge theksoi se organizata është “në parim, e hapur për të gjitha vendet evropiane”. “Sigurisht që sot na mungojnë ...
Komentet te Zyrtari i Këshillit të Evropës: Anëtarësimi i Kosovës mund të zgjasë deri në dy vjet Janë të Mbyllura

Policia gjen armë e municion në shtëpinë e 48-vjeçarit në Shtërpcë, i dyshuari në arrati

Lajme
Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj ka kryer bastisje mbrëmë në shtëpinë e një qytetari në Shtërpcë, i cili dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një komunikate për media, Policia njofton se gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë të gjuetisë, një thikë, një rrethatore dhe sasi të municionit. “Policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit S.D (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte kanosur bashkëshorten e tij, ndërsa gjatë bastisjes në ...
Komentet te Policia gjen armë e municion në shtëpinë e 48-vjeçarit në Shtërpcë, i dyshuari në arrati Janë të Mbyllura

Kusari-Lila ironizon me opozitën: Silleni Nagip Krasniqin duarlidhur në Kuvend

Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila është shprehur ashpër në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po zhvillohet debat parlamentar pas arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Kjo e fundit në fjalën e saj ka pretenduar se opozita po mundohet të shfrytëzojë “ndikimin që kanë në prokurori”. Ajo madje, me ironi ka deklaruar se “i propozon opozitës që ta bëjë edhe një mocion, e Krasniqi të dërgohet duarlidhur në Kuvend”. “Për ta realizuar këtë skenar, i propozoj opozitës ta bëjë edhe një mocion, e Nagip Krasniqi ashtu duar lidhur, të cillët këtu në sallën e Kuvendit, siç e nxorrën nga Gjykata. E të pyetet për ...
Komentet te Kusari-Lila ironizon me opozitën: Silleni Nagip Krasniqin duarlidhur në Kuvend Janë të Mbyllura

Sot votohet raporti për Kosovën në Komisionin e Parlamentit Evropian

Lajme
Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian voton sot për raportin për Kosovën dhe amendamentet e paraqitura nga deputetët për këtë raport. Drafti i raportit ishte paraqitur nga Viola Von Cramon-Taubadel, që është raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian(PE), ndërsa në këtë raport janë paraqitur mbi 300 amendamente nga deputetë të ndryshëm. Drafti i raportit përmban pikat e përgjithshme ngjashëm me raportet e viteve të shkuara, por merr parasysh edhe zhvillimet që kanë ndodhur ndërkohë. Me këtë raport do të mirëpritet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që reflekton orientimin pro-evropian të qytetarëve të saj dhe përcaktimin e qartë gjeopolitik. Ndërkaq, përshëndetet edhe vendimi i shumëpritur për ...
Komentet te Sot votohet raporti për Kosovën në Komisionin e Parlamentit Evropian Janë të Mbyllura

Fifi bëhet nënë, ky është emri që zgjodhi për bebushin

ShowBiz
Këngëtarja e njohur Fifi, është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë djalin e saj, teksa procesin e lindjes e kreu në Amerikë, atje ku po qëndron tash e një muaj.     Këtë e ka bërë të ditur vet Fifi, përmes llogarisë së saj në Instagram, ndërsa zbulon se djalin e ka pagëzuar me emrin Theo Mal. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Fifi bëhet nënë, ky është emri që zgjodhi për bebushin Janë të Mbyllura

Kurti: Isha i gatshëm ta shkruaj vet draft-statutin për Asociacionin, por nuk më lanë

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ka qenë i gatshëm që vet ta shkruaj draft-statutin e Asociacionit, por sipas tij, një gjë e tillë nuk është pranuar nga palët në takimin e Ohrit. Madje sqaroi se kjo punë iu tha se është e ekipit menaxhues, pasi ishte pjesë e marrëveshjes së mëhershme të dialogut. Kur foli për takimin e 2 majit tha se i mbetet BE-së që të përcaktojë agjendën. “Në takimin e Ohrit kam pranuar që draft-statutin ta shkruaj unë por me ato tri shtyllat parimore që duhet pranuar parimisht. Një gjë e tillë u refuzua dhe mua mu tha nga ndërmjetësit që këtë duhet ta bëjë ekipi ...
Komentet te Kurti: Isha i gatshëm ta shkruaj vet draft-statutin për Asociacionin, por nuk më lanë Janë të Mbyllura

Mërgimtari kapet me gruan gjatë pushimeve në Kosovë, merr djalin pa lejen e saj dhe niset për Zvicër

Lajme
Numri i rasteve të dhunës në familjet kosovare është në rritje çdo ditë e më shumë. Jo rrallëherë ndodh që në Polici të denoncohen edhe problemet mes çifteve nga diaspora, të cilët i zë sherri posa arrijnë në Kosovë. Kështu ka ndodhur së fundmi në Shtime, ku një grua e ka denoncuar bashkëshortin, i cili ka marrë fëmijën e tyre dhe është kthyer në shtetin ku jetojnë, raporton Gazeta Sinjali.   Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima ka raportuar se burri i saj ka shkuar në Zvicër bashkë me djalin e tyre, pas zënkave të vazhdueshme që ata kanë pasur me njëri-tjetrin. Gjithçka kishte ndodhur dje paradite, ...
Komentet te Mërgimtari kapet me gruan gjatë pushimeve në Kosovë, merr djalin pa lejen e saj dhe niset për Zvicër Janë të Mbyllura

Mbi 84 mijë persona kërkuan punë gjatë muajit shkurt

Lajme
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat për muajin shkurt për punëkërkuesit e regjistruar sipas grup moshës. Sipas statistikave del që gjatë kanë muaji kanë qenë gjithsej 84 mijë e 661 punëkërkues. Numri më i madh i punëkërkuesve është ai i moshës 25-39 vjeç. Ku gjithsej kanë qenë 35 mijë e 3 punëkërkues. Ndërsa, numri më i vogël i atyre që kanë kërkuar punë është i moshës 55-64 vjeç. Demokracia ...
Komentet te Mbi 84 mijë persona kërkuan punë gjatë muajit shkurt Janë të Mbyllura