Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Dick Marty për kërcënimin me vrasje: Qëllimi i kriminelëve serbë ishin të fajësonin Thaçin

Lajme
Ish-senatori zviceran, Dick Marty, ka folur edhe njëherë për kërcënimet ndaj tij nga inteligjenca serbe. Marty, në një intervistë për Radio Televizionin zviceran dhënë të premten, ka deklaruar se kërcënimet për vrasjen ndaj tij kishin për qëllim fajësimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçin, raporton ‘Blick’-u zviceran, përcjell Demokracia.com. “Qëllimi i kriminelëve serbë ishte që të fajësonin ish-presidentin kosovar, Hashim Thaçin, për vrasjen e tij. Marty supozon se ata ishin njerëz me kontakte në shërbimet sekrete serbe. Sepse Serbia kishte frikë se Thaçi nuk mund të sillej para drejtësisë”, thuhet në artikullin e ‘Blick’. Ai e ka parë me shqetësim mos-ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve zvicerane kundrejt qeverisë serbe pas ...
Komentet te Dick Marty për kërcënimin me vrasje: Qëllimi i kriminelëve serbë ishin të fajësonin Thaçin Janë të Mbyllura

E rëndë: 19-vjeçarja në Suharekë tenton t’i japë fund jetës, konsumon mbidozë ilaçesh

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Terrnje të Suharekës, ku një vajzë dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, kanë bërë me dije se 19-vjeçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë, pasi dyshohej se kishte konsumuar mbidozë të ilaçeve. Pas dhënies se ndihmës së parë, viktima është transferuar në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të ...
Komentet te E rëndë: 19-vjeçarja në Suharekë tenton t’i japë fund jetës, konsumon mbidozë ilaçesh Janë të Mbyllura

Të shtunën mbahet mësim në shkollat e Prishtinës

Lajme
Drejtoria e Arsimit në komunën e Prishtinës ka njoftuar se në shkollat e kryeqytetit do të mbahet mësim këtë të shtune. Kjo ditë është zëvendësim për mësimin e datës 11 prill. “Drejtoria e Arsimit ju njofton se data 11 prill 2023, e martë do të jetë ditë pushimi. Por, që kjo do të zëvendësohet më datë 29 prill 2023, e shtunë”, thuhet në njoftim. Më poshtë njoftimi: /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Të shtunën mbahet mësim në shkollat e Prishtinës Janë të Mbyllura

“22 familjarë i kam me infuzion”/ Flet anëtari i familjes Berisha: Kur e kanë nda, prona është nda barabartë

Lajme
Konflikti pronësor pati epilog tragjik për Sadriun, i cili gjeti vdekjen mëngjesin e sotëm  në oborrin e shtëpisë së tij në Kijevë. Ai dyshohet se u privua nga jeta nga djali i vëllait të tij, Berati 38-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali. Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur i afërmi i viktimës, Sejdi Berisha. Ai ka thënë se nuk është në dijeni nëse ka pasur konflikt mes viktimës dhe të dyshuarit. “Nuk po dimë se çka ka ndodh, i kam 22 anëtarë me infuzion, nuk ka pas konflikt nuk e di a ka pas konflikt, me te dyte kam pas kontakte te mira, ky djali qe dy dite ka ardhë prej ...
Komentet te “22 familjarë i kam me infuzion”/ Flet anëtari i familjes Berisha: Kur e kanë nda, prona është nda barabartë Janë të Mbyllura

Vrasja në Malishevë: Nipi dyshohet se privoi nga jeta xhaxhain e tij, kishte ardhur para pak ditësh nga Anglia

Lajme
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Kijevë të Malishevës, ku një person ka mbetur i vrarë. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se motivi i vrasjes dyshohet të lidhet me një pronë, teksa i dyshuari është nipi i viktimës. Sinjali mëson se i dyshuari jetonte në Angli dhe para pak ditësh ka ardhur në vendlindje. Sinjalizuesit nga vendi i ngjarjes kanë dhënë detaje për Sinjalin, duke thënë se trupi i viktimës është ende në oborrin e familjes Berisha, ku ndodhen shtëpitë e të dyshuarit dhe viktimëës. Sinjali do të iu mbajë të informuar./Sinjali ...
Komentet te Vrasja në Malishevë: Nipi dyshohet se privoi nga jeta xhaxhain e tij, kishte ardhur para pak ditësh nga Anglia Janë të Mbyllura

Krasniqi: Kosova s’është më prioritet i Perëndimit, por tërheqja e Serbisë nga ndikimi rus

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova nuk është më prioritet për Perëndimin, por tërheqja e Serbisë dhe Alesandar Vuçiqit nga orbita e ndikimit rus. Krasniqi po ashtu ka folur për tensionet në veri të vendit muajt e kaluar, duke mos përjashtuar mundësinë për një konflikt të armatosur. Më tej ai shtoi se aktualisht prioritet global është Ukraina për shkak të luftës që po ndodh atje. “Nuk ka më kohë bota të merret me neve se s’ka më prioritet, andaj zgjidhja ka qenë momentale apo e përkohshme në krahasim me finale, kjo është e dhimbshme po kjo është e vërtetë sepse ne s’jemi më prioriteti ...
Komentet te Krasniqi: Kosova s’është më prioritet i Perëndimit, por tërheqja e Serbisë nga ndikimi rus Janë të Mbyllura

Togeri i FSK-së merr çmim në SHBA

Lajme
Togeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ylli Dalladaku, ka përfunduar me rezultate të larta, kursin bazik për oficer të këmbësorisë (IBOLC), në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer me çmimin “International Honor Graduate” dhe gjithashtu me rezultatet e arritura u bë pjesë e “Commandant’s List”. Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë 19 javëve sa zgjati ky kurs, Dalladaku ka treguar performancë të lartë, siç thuhet, duke e prezantuar denjësisht FSK-në në mesin e 170 pjesëmarrësve sa ishin në kurs, përfshirë oficerë amerikanë dhe oficerë nga shtete të ndryshme të botës. “Toger Dalladaku përfundoi studimet ushtarake në Akademinë West Point në SHBA dhe nga viti 2020 u ...
Komentet te Togeri i FSK-së merr çmim në SHBA Janë të Mbyllura

Qerkini kritikon Qeverinë Kurti: Kemi pritë shumë, por ka stagnuar krejtësisht procesi i të pagjeturve

Lajme
Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve” Bajram Qerkini, ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti në raport me zbardhjen e fatit e personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Qerkini tha se në Qeverinë Kurti, procesi i personave të pagjetur mjerisht ka stagnuar. Kjo sepse sipas tij, kjo strukturë politike nuk ka qenë në gjendje që së paku një herë në muaj të mbledhë Grupin Punues apo Komisionin Qeveritar për t’i informuar familjarët rreth fatit të më të dashurve të tyre. “Mjerisht na shohim se ka stagnua komplet procesi i personave të pagjetur, kur ne kemi pritë shumë edhe pse po ndërrohen shpesh kemi pritë shumë prej kësaj strukture ...
Komentet te Qerkini kritikon Qeverinë Kurti: Kemi pritë shumë, por ka stagnuar krejtësisht procesi i të pagjeturve Janë të Mbyllura

Kontrata për shitje të thëngjillit, Prokuroria konfirmon se po e heton ‘shefin’ e ri të KEK’ut

Lajme
Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka konfirmuar se Përparim Kabashi, të cilin Bordi i KEK’ut e emëroi si ushtrues të detyrës së zv. Kryeshefit Ekzekutiv pas arrestimit të Nagip Krasniqit, është nën hetime. Bordi i Drejtorëve të KEK’ut e ka pezulluar para dy ditësh nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv Nagip Krasniqin, meqë i njëjti u arrestua nën dyshimin për tri vepra penale. Në vend të tij, Bordi emëroi si ushtrues detyre të zv. Kryeshefit Ekzekutiv, Përparim Kabashin. Por, edhe Kabashi, është nën hetime. Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës e kanë konfirmuar për Gazetën Express se Kabashi është nën hetime, por s’kanë dhënë detaje tjera. “Referuar pyetjeve tuaja lidhur me subjektin ...
Komentet te Kontrata për shitje të thëngjillit, Prokuroria konfirmon se po e heton ‘shefin’ e ri të KEK’ut Janë të Mbyllura

Hoti: Qeveria si në kohën e socializmit, ta thyen këmbën dhe ta jep shkopin për t’u mbajtur

Lajme
Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alvdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me menaxhimin e parasë publike, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka krahasuar menaxhimin e parasë publike sot, me kohën e socializmit, duke thënë se në atë sistem Qeveria ta thyente këmbën e pastaj të jepte një shkop për t’u mbajtur. Ish-kryeministri i vendit ka treguar edhe dy arsye kryesore pse një gjë e tillë përshkruan kështu punën e Qeverisë. Statusi i plotë: Menaxhimi i parasë publike nga Qeveria Kurti është sikur në kohën e socializmit. Në atë sistem, “qeveria ta thyente këmbën, e ...
Komentet te Hoti: Qeveria si në kohën e socializmit, ta thyen këmbën dhe ta jep shkopin për t’u mbajtur Janë të Mbyllura