Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Selimi kërkon të mos përfaqësohet më nga avokati i tij David Young

Lajme
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohet për krime lufte në Hagë, Rexhep Selimi, ka kërkuar që avokati i tij, David Young, të tërhiqet nga ekipi i tij dhe të përfaqësohet nga Geoffrey Roberts, aktualisht bashkë-avokat në ekipin e tij të mbrojtjes. Kërkesa e Selimit për mospërfaqësim nga Youngu kërkon miratimin nga Trupi Gjykues. “Më 25 prill 2023, Zyra e Mbrojtjes pranoi një letër nga z. Selimi ku kërkohej që z. Young të tërhiqet nga avokati i tij i caktuar dhe që z.Geoffrey Roberts, aktualisht bashkë-avokat në ekipin e tij të mbrojtjes të caktohet si zëvendësues. Z.Selimi përfshiu një përshkrim të shkurtër të motivimit të kërkesës së tij. ...
Komentet te Selimi kërkon të mos përfaqësohet më nga avokati i tij David Young Janë të Mbyllura

Simptoma e pazakontë mund të tregojë se na mungon vitamina D

Shëndetësi
Trupi ynë mbështetet në disa vitamina dhe minerale për të funksionuar sa më mirë. Vitamina D është një nga vitaminat e rëndësishme, e nevojshme për rregullimin e kalciumit dhe fosfatit. Është thelbësore sepse ndihmon në ruajtjen e dhëmbëve, kockave dhe muskujve të shëndetshëm. Mungesa e vitaminës D mund të çojë në një sërë simptomash, një prej të cilave është djersitja, veçanërisht në zonën e kokës. “Djersitja e tepërt përshkruhet si një simptomë e zakonshme dhe e hershme e mungesës së vitaminës D. Zonat më të zakonshme ku shfaqet janë koka dhe qafa”, tha dietologia Emily Rollason. Simptoma të tjera të zakonshme të mungesës së vitaminës D përfshijnë dobësinë e muskujve, ...
Komentet te Simptoma e pazakontë mund të tregojë se na mungon vitamina D Janë të Mbyllura

Shteti harxhon më shumë në luks me Kurtin kryeministër, më pak u harxhuan me Hotin dhe Haradinajn

Lajme
Institucionet e Kosovës kanë rritur ndjeshëm shpenzimet e luksit gjatë vitit 2022. Ato kanë tejkaluar këto shpenzime madje dukshëm në raport me vitet paraprake, 2021 dhe 2020. Rritja e shpenzimeve të luksit për udhëtime zyrtare, akomodim jashtë vendit, mëditje për udhëtime zyrtare, dreka dhe darka zyrtare, karburante dhe shërbime telefonike, ka ndodhur në kohën kur në krye të Qeverisë është kryeministri Albin Kurti. Ky sa ishte në opozitë kishte “gozhduar” me kritika për luksin e tepruar kundërshtarët e tij politikë, Ramush Haradinajn e AAK-së dhe Avdullah Hotin e LDK-së, të cilët kanë udhëhequr me ekzekutivin e vendit, më 2020 dhe 2021. Zyrtarët shtetërorë kanë shpenzuar gjatë vitit të kaluar gjithsej ...
Komentet te Shteti harxhon më shumë në luks me Kurtin kryeministër, më pak u harxhuan me Hotin dhe Haradinajn Janë të Mbyllura

Limaj: Serbia ka arritur ta marrë një fitore në dialog, Kosova vulën e shkatërrimit e ka nga 14 shkurti

Lajme
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka quajtur të papërgjegjshëm kryeministrin Albin Kurti e presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Teksa ka folur për takimin e nesërm, Limaj ka thënë se ndërmjetësit do të insistojnë në fillimin e implementimit të asaj që ata janë dakorduar në Bruksel edhe në Ohër. Limaj ka folur edhe për Asociacionin, të cilin e quan më të dëmshme se të vitit 2015. Ai ka thënë se atë kohë, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë mundësinë e krijimit të një pushteti të tretë. Sipas tij, me marrëveshjen aktuale, Asociacion me kompetenca ekzekutive. “Jo diçka të veçante ndërmjetësit do të kenë rastin të ballafaqohen me dy njerëz të cilët ...
Komentet te Limaj: Serbia ka arritur ta marrë një fitore në dialog, Kosova vulën e shkatërrimit e ka nga 14 shkurti Janë të Mbyllura

E rëndë: Nëna në Prishtina humb foshnjat në javën e 21-të, akuzon mjekët e Gjinekologjisë për trajtim të pandërgjegjshëm

Shëndetësi
Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën në Klinikën e Gjinekologjike dhe Obstetrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku një grua ka lindur të vdekura dy foshnjat e saj binjake. E për këtë, nëna 42-vjeçare fajtorë bën stafin mjekësor, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet lidhur me rastin dhe në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e nënës. Sipas 42-vjeçares për shkak të dhimbjeve që kishte gjatë kohës që ishte 21 javë shtatzënë, kishte shkuar në spital ku edhe kishte marrë terapi. E pas kësaj, ajo ka pohuar se ka lindur dy foshnjat, njërën në ...
Komentet te E rëndë: Nëna në Prishtina humb foshnjat në javën e 21-të, akuzon mjekët e Gjinekologjisë për trajtim të pandërgjegjshëm Janë të Mbyllura

Krasniqi: Ilaz Kodra bashkë me Adem Jasharin, ishin të parët që i dhanë jetë UÇK-së

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar familjen e komandant Ilaz Kodrës, me rastin e 24-vjetorit të rënies së tij heroike. Krasniqi tha se Ilaz Kodra ishte ndër të parët, që bashkë me Komandantin Legjendar Adem Jashari e shokët e tyre të idealit, i dhanë jetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Ai, bashkë me mijëra djem e vajza të UÇK-së, që u flijuan për liri, janë themeli mbi të cilin qëndron liria jonë dhe shteti ynë i pavarur dhe sovran”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. Tutje, ai shkroi se “familja Kodra, Prekazi, Kosova, shqiptarët gjithandej nëpër botë – do të jenë përjetësisht krenarë me komandant Ilaz Kodrën”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Krasniqi: Ilaz Kodra bashkë me Adem Jasharin, ishin të parët që i dhanë jetë UÇK-së Janë të Mbyllura

Nëntë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë këtij viti

Lajme
Nëntë punëtorë kanë vdekur në vendin e tyre të punës për katër muaj në Kosovë. Edhe në rastet kur punëtorët lëndohen, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se askush nuk i mbështet. Sipas tij, në Kosovë rrezikshmëria në punë është katërfish më e madhe se në perëndim. Ai konsideron se kushtet e punës nuk kanë ndryshuar, e as nuk janë rritur pagat, përkundër ngritjeve drastike të çmimeve. Azemi shprehet se Kosova nuk ka arsyeje të festojë 1 majin, ditën ndërkombëtare të punëtorëve. Shumë vende janë të hapura për punë, por Azemi thekson se qytetarët nuk duan të punojnë për shkak të pagave të ulëta. Azemi ...
Komentet te Nëntë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë këtij viti Janë të Mbyllura

Ekskluzive: Këta janë i dyshuari dhe viktima të rastit të tentim vrasjes në Ferizaj, motivi dyshohet se lidhet me hakmarrje

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi të shtunën për një ngjarje të rëndë ka ndodhur dje pasdite në Ferizaj, ku një person dyshohet se ka tentuar ta privojë nga jeta një person tjetër. Sipas informacioneve të para, motiv i rastit dyshohet të jetë hakmarrja. I dyshuari akoma nuk është kapur nga Policia, por gjatë hetimit të rastit është zbuluar se edhe viktima po kërkohej me urdhëresë të gjykatës. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Fadil Idrizin, 54-vjeçar, i cili dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Ndërsa personi që mbeti i lënduar rëndë është Vllaznim Idrizi, i cili po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës për t’u dërguar me ...
Komentet te Ekskluzive: Këta janë i dyshuari dhe viktima të rastit të tentim vrasjes në Ferizaj, motivi dyshohet se lidhet me hakmarrje Janë të Mbyllura

IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve kundër fruthit

Shëndetësi
Shefja e njësisë se vaksinimit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Fetije Fetaj, ka thënë se marrë parasysh që në Evropë javëve të fundit është përhapur sëmundja e fruthit, edhe Kosova është e rrezikuar nga kjo sëmundje. Megjithatë, Fetaj tha se vendi është i përgatitur për t’u përballur me çdo situatë. Ajo tha se shqetësuese është mosvaksinimi i fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas, e sidomos mosvaksinimi kundër sëmundjes së fruthit. Doktoresha Fetaj tha se Kosova është në rrugë të mbarë sa i përket imunizimit dhe se vaksinimi në vend është mbi 92% në kalendarin e rregullt. “Atëherë vaksinimi në Kosovë ka një traditë të mirë me ...
Komentet te IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve kundër fruthit Janë të Mbyllura

Takimi i 2 majit, Berisha: Serbia ka rolin kërkues, Kosova është e detyruar që të zbatojë marrëveshjet

Lajme
Dy partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po konsiderojnë se me dakordimin në Ohër me Serbinë, kryeministri Albin Kurti ka shkelur çdo vijë të kuqe. Nga Partia Demokratike e Kosovës thonë se Kosova nga kjo marrëveshje e ka rolin zbatues e sipas tyre Serbi është kërkuese. Deputeti i PDK-së Hisen Berisha, tha se pritjet e bashkësisë ndërkombëtare për takimin janë të qarta për të dyja vendet. “Pritjet janë të qarta janë të lexueshme i kemi qëndrimet e përfaqësueseve ndërkombëtar dhe kërkesat e tyre konkrete. Kryeministri në marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit, të gjitha ato detyrime që përfshihen në kuadër të marrëveshjes ...
Komentet te Takimi i 2 majit, Berisha: Serbia ka rolin kërkues, Kosova është e detyruar që të zbatojë marrëveshjet Janë të Mbyllura