Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Qalaj akuzon Sveçlën: I ka mbajt 12 orë në takim shefat e hetimeve, është frikësuese

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, se po tenton të ndikojë drejtpërdrejtë në organet e hetuesisë. Sipas t ij, këto veprime të akterëve të Qeverisë janë për t’u frikësuar dhe të kundërligjshme. Qalaj ka pretenduar se ministri i Brendshëm në fillim të marsit ka mbajtur për 12 orë në takim shefat e hetimeve për t’i raportuar atij. Sipas deputetit të PDK-së, madje, takimi ka ndodhur jashtë objektit të Ministrisë së Brendshme. “Në fillim të marsit, në objektin në Parkun Nacional në Blinajë, jashtë objektit të Ministrisë, Sveçla ka mbajtur në takim 12 orë shefat e hetimeve duke i raportuar për raportin ...
Komentet te Qalaj akuzon Sveçlën: I ka mbajt 12 orë në takim shefat e hetimeve, është frikësuese Janë të Mbyllura

Procesi i dialogut, Haradinaj: Po e ndihmoj Kosovën, jo Kurtin

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, duke folur për mbështetjen e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se në këtë rast nuk është në Qeverinë e Kryeministrit Albin Kurti por me shtetin e Kosovës. “Unë nuk jam me Qeverinë Kurti, as me kryeministrin Kurti, unë jam me Kosovën, dhe e shoh presionin nga aleatët tanë me e zgjidh këtë çështje (normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi), edhe unë mundohem me i ndihmu Kosovës me e zgjidh në interes të vetin. Ne mundemi me i ndihmu Kurtit me e thye qafën, me u zënë ngushtë për të dhënë dorëheqje ama jo Kosovës””, ...
Komentet te Procesi i dialogut, Haradinaj: Po e ndihmoj Kosovën, jo Kurtin Janë të Mbyllura

Krasniqi: Largimi i qytetarëve nga Kosova, si pasojë e paaftësisë së Qeverisë Kurti

Lajme
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, tha se largimi nga vendi i qytetarëve është si pasojë e qeverisjes së paaftë. Në një shkrim në Facebook, tha se Qeveria Kurti, nuk po realizon asnjë nga premtimet e shumta që kishte dhënë para qytetarëve. “Duke u nisur nga vizitat që kam bërë gjithandej nëpër Kosovë, si dhe nga takimet e përditshme që kanë kryetarët e Degëve të PDK-së më bashkëqytetarët e tyre, ndamë shqetësimin e përbashkët për rritjen enorme të numrit të qytetarëve që po largohen nga Kosova për shkak të qeverisjes së paaftë të nivelit qendror e cila nuk po mbështetë projektet e komunave si dhe nuk po realizon asnjë nga premtimet ...
Komentet te Krasniqi: Largimi i qytetarëve nga Kosova, si pasojë e paaftësisë së Qeverisë Kurti Janë të Mbyllura

Arrestohet personi që dyshohet se theri me thikë një 21-vjeçar në hotel ‘Coco Jumbo’ në Istog

Lajme
Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. E gjatë konfrontimeve fizike, përpos grushteve shpesh përdoren edhe mjete të mprehta, raporton Gazeta Sinjali. Një përleshje prej në të cilën kishte mbetur i therur me thikë një person, ka ndodhur disa ditë më parë në hotelin ‘Coco Jumbo’ në fshatin Vrellë të Istogut. 21-vjeçari ishte dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i dyshuari për rastin ishte arratisur menjëherë pas kryerjes së veprës dhe i njëjti ishte shpallur ...
Komentet te Arrestohet personi që dyshohet se theri me thikë një 21-vjeçar në hotel ‘Coco Jumbo’ në Istog Janë të Mbyllura

Abazoviq: Vota për pranimin e Kosovës në KiE nuk ishte kundër Serbisë

Lajme Rajoni dhe Bota
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në seancën e Komitetit Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantë, deklaroi se vota e shtetit të tij pro-Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk ishte kundër Serbisë. Abazoviq, siç raporton Vijesti malazez, përkujtoi Nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit, duke thënë se “një vend nuk do të ndalojë një tjetër nëse dëshiron të anëtarësohet në një organizatë të caktuar ndërkombëtare”. “Mali i Zi votoi së bashku me 33 vende të tjera. Neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit thotë se një vend nuk do të ndalojë një tjetër nëse dëshiron të anëtarësohet në një organizatë të caktuar ndërkombëtare. Interesi i Malit të Zi ...
Komentet te Abazoviq: Vota për pranimin e Kosovës në KiE nuk ishte kundër Serbisë Janë të Mbyllura

Lajçak për “Ballkanin e Hapur”: Gjithçka që vjen nga rajoni është e mirë

Lajme
Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka komentuar idenë e “Ballkanit të Hapur”, për të cilën tha se gjithçka që vjen nga rajoni është e mirë. Ai foli edhe për çështjen e pranimit të Bosnjë dhe Hercegovinës në BE, ku shtoi se nuk është realiste të ulen kriteret për këtë. “Unë shoh një zgjidhje në faktin se Bosnja dhe vendet e tjera që aspirojnë anëtarësimin janë gjithnjë e më shumë të pranishme në BE, megjithëse nuk do të merrnin pjesë në vendimmarrje. Ata janë të pranishëm në diskutime dhe se të gjithë janë mësuar me praninë e tyre, dhe se tregu i përbashkët i BE-së është i ...
Komentet te Lajçak për “Ballkanin e Hapur”: Gjithçka që vjen nga rajoni është e mirë Janë të Mbyllura

Lirohet nga detyra Ekipi Menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit

Lajme
Ekipi menaxhues ishte ngarkuar me përgjegjësinë e themelimit të Asociacionit, në kuadër të marrëveshjeve të Brukselit të vitit 2013 dhe 2015. Kujtojmë se dje në Bruksel, u prezantua draft-statuti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nga ky ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas takimit tha se draft-statuti për Asociacionin i paraqitur nga Ekipi Menaxhues “është fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, të drejtat e njeriut, vlerat evropiane, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane”. Ai tha se ky draft dëshmon dëshirën për “Republika Srbska” në Kosovë. “Ky draft-statut është fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën tonë dhe të ...
Komentet te Lirohet nga detyra Ekipi Menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit Janë të Mbyllura

Kurti: Drafti i Ekipit Menaxhues i papajtueshëm me Kushtetutën, e propozova një draft-vizion për Asociacionin

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur i fundit pas takimit trilateral në Bruksel me presidentin serb Vuçiq dhe përfaqësuesit e BE-së Borrell e Lajçak. U miratua Deklarata për Personat e Pagjetur ku mungoi termi “të zhdukur me dhunë” (ang. enforced disappearence) dhe u vu në tavolinë për herë të parë draft-statuti i Asociacionit. Ai përdori të dy termet në deklaratën e tij për të pagjeturit, edhe me forcë por edhe me dhunë. “Në këtë takim të nivelit të lartë, në fillim filluam me një notë të lartë e pozitive që u dakorduam bashkërisht për tekstin e Marrëveshjes të shndërruar pra në marrëveshje për çështjen e të zhdukurve me forcë, ...
Komentet te Kurti: Drafti i Ekipit Menaxhues i papajtueshëm me Kushtetutën, e propozova një draft-vizion për Asociacionin Janë të Mbyllura

Enver Hasani gjen dy vërejtje mbi Deklaratën për të zhdukurit: Serbia shfajësohet 100%, Kosova merr përgjegjësi

Lajme
Ish-kryesuesi i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se “është tmerruar” kur e pa Deklaratën për Personat e Zhdukur të dakorduar në Bruksel në mes të Kosovës dhe të Serbisë. Hasani thotë se ajo ka dy probleme në dokumentin e nënshkruar. E para është se Kosova barazohet me Serbinë, ndërsa e dyta është se Kosova nuk ka ekzistuar si shtet para 2008-ës dhe nuk mund të marrë përgjegjësi për atë se çfarë ka ndodhur. “Ajo deklaratë është mirë së pari që është bërë dhe duhet të përshëndetet pasi bëhet fjalë për një plagë që po na shoqëron që disa vite pa llogaritur vuajtjet individuale. Por në aspektin ndërshtetëror ajo deklaratë ...
Komentet te Enver Hasani gjen dy vërejtje mbi Deklaratën për të zhdukurit: Serbia shfajësohet 100%, Kosova merr përgjegjësi Janë të Mbyllura

Miratohet Deklarata për të Zhdukurit dhe paraqitet draft-statuti për Asociacionin

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë, gjatë një takimi në Bruksel. Deklarata parasheh disa angazhime për palët, që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e viteve 1998/99. Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, që po kryeson takimin Kurti-Vuçiq, tha se BE-ja e mirëpret miratimin e kësaj deklarate dhe pret që “palët të bëjnë përparim të prekshëm në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur” “Zgjidhja e çështjes së personave të zhdukur nuk është vetëm një detyrim humanitar. Ajo është gjithashtu ...
Komentet te Miratohet Deklarata për të Zhdukurit dhe paraqitet draft-statuti për Asociacionin Janë të Mbyllura