Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar disa parregullsi në Ministrinë e Arsimit, në veçanti për proceset e vlerësimit të tenderëve. Sipas Auditorit, në aktivitetin e prokurimit “Projektimi i çerdhes tipike të parafabrikuar për 80 fëmijë’’, vlerësimi i ofertave ishte kryer me 16 ditë vonesë përtej afateve ligjore duke i marrë për bazë edhe afatet shtesë. “Procesi i hapjes së ofertave u zhvillua më 17.07.2023, ndërsa vlerësimi u përfundua me 21.09.2023”, thuhet në Raportin e Auditimit për Pasqayrat Financiare Vjetore të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2023. Po ashtu në dosjen e tenderit “Furnizimin me lëndë të parë dhe paisje të profilit të floktarisë, estetikës për kryerjen ...
Komentet te Auditori gjen parregullsi në tenderë të Ministrisë së Arsimit Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Dy gra janë arrestuar dje në Podujevë, pasi njëra dyshohet se ka kryer abort të jashtëligjshëm dhe tjetra i ka ndihmuar. Në raport thuhet se më pas shtatzëna ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK. “VRASJA E FOSHNJES GJATË LINDJES- Podujevë 30.06.2024-02:00. Raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se ka qenë shtatëzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.” Lidhur me rastin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk kanë dhënë informata shtesë “për shkak të ndjeshmërisë së rastit”. Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë për ...
Komentet te Rasti i abortit të paligjshëm në Podujevë, deklarohet Prokuroria Janë të Mbyllura
I ngarkuari BE-së për Dialogun Kosovë Serbi, Mirosllav Lajçak, ka falënderuar nikoqirin e Forumit të Dubrovnikut, ministrin e Jashtëm kroat, Gordan Grlić-Radman, për organizimin e kësaj ngjarjeje, siç u shpreh ai, të jashtëzakonshme. Përmes platformës ‘X’, Lajçak bëri të ditur takimet me partnerë të Ballknait Perëndimor dhe më gjerë. “Në forumin e këtij viti në Dubrovnik, u takova dhe diskutova edhe me partnerë nga Ballkani Perëndimor dhe më gjerë. Shumë faleminderit ministër i Punvëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman, për organizimin e kësaj ngjarje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Lajçak. /Demokracia ...
Komentet te Forumi i Dubrovnikut, Lajçak: Rast i mirë për takime me liderë të rajonit Janë të Mbyllura
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme se nuk ka punuar sa duhet për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës. Ai në një konferencë për media të dielën ka thënë se Qeveria Kurti është dashur të dokumentojë sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë dhe të kërkojë arrestimin e autorit të këtij sulmi MIlan Radojçiq, i cili vazhdon të qëndrojë i lirë në Serbi. Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla ka shfaqur bindjen e saj se gjatë këtij Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës. Ajo gjatë Forumit të Dubrovnikut, ka deklaruar se po punojnë me ...
Komentet te Tahiri: Serbia punon ditë e natë ta godasë Kosovën, duhet ta bëjmë punën tonë Janë të Mbyllura
Instituti i Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga një zjarr i vogël në orët e para të së dielës. IML ka dalë me një reagim dhe ka bërë të ditur se zjarri është shuar nga zjarrfikësit. Shkaku i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në njërën nga pajisjet në korridor. “Sot më 30.06.2024 rreth orës 02:00 të mëngjesit, në njërën nga korridoret e daljes emergjente është lokalizuar zjarri nga stafi kujdestar në IML dhe i njëjti është shuar nga zjarrfikesit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe ekspertët e zjarrit dhe elektroteknikës. Sipas vlerësimeve preliminare shkaku i zjarrit ka qenë defekti elektrik në njërën nga pajisjet elektrike në korridor, ...
Komentet te IML: Shkaku i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në njërën nga pajisjet në korridor Janë të Mbyllura
Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka komentuar vendimin e Qeverisë Kurti për lirimin nga pagesa për polisën kufitare për mërgimtarët. Ai ka thënë se polisa kufitare nuk është falas por paguhet me taksat e qytetarëe dhe me buxhetin e Kosovës që sipas tij, është “marrë peng nga makineria komuniste” Tutje, ai ka bërë edhe një krahasim me gjyshet. “Është bërë qeveria sikur SuperGjyshja që i nxerrë paratë nga gjiri për më ju dhënë nipave e mbesave nga një peshqesh të vogël për me ndejt rehat edhe me dashtë gjyshën!” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook. Shkrimi i tij: Polisa e Sigurimit për mërgimtarët nuk është falas, ajo ...
Komentet te Abazi: Polisa e sigurimit për mërgimtarët nuk është falas, paguhet nga buxheti që është marrë peng komunistët Janë të Mbyllura
Posterë me fotografi të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe me mbishkrimin “Komandati suprem, po të presim”, janë vendosur në disa objekte në katër komunat veriore. Rreth kësaj çështjeje, IndeksOnline ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë për atë rajon, Veton Elshani, ku ai konfirmojë rastin dhe tregojë se është hapur rasti ”Nxitje e Urrejtjes”. ‘’Në disa lokacione të 4 komunat e Veriut të Vendit janë shpërndarë pamflete me foton e Kryetarit të Serbisë. Pas konsultimit me Prokurorin e shtetit është hap rasti Nxitje e Urrejtjes. Nuk kemi të dyshimtë, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit’’, tha ai për IndeksOnline./Demokracia ...
Komentet te Në Veri shfaqen posterë të Vuçiq, deklarohen nga Policia, hapet rast në Prokurori Janë të Mbyllura
Shtet e Bashkuara të Amerikanë dhe Gjermania nuk janë shprehur të kënaqura me dështimin e takimit trepalësh në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Diplomatët e këtyre vendeve kanë kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për kushtëzimin e takimit me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Duke lavdëruar gatishmërinë e Serbisë për takimin, ata kanë thënë se kushtet që ka vendosur Kurti janë ngarkim i panevojshme për procesin, raporton Nacionale. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se kushtëzimet nuk janë të dobishme për procesin. Në një intervistë për gazetën Nacionale, diplomati gjerman ka thënë se procesi i Brukselit edhe ashtu është i ngarkuar. “Shikoni, nuk mendoj se është e ...
Komentet te Dështimi i takimit trepalësh, ShBA-ja dhe Gjermania e kritikojnë Kurtin: Kushtëzimi është ngarkesë, Serbia ishte e gatshme Janë të Mbyllura
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj deputetëve të VV-së. Ai ka vlerësuar se ata nuk janë të pavarur. Në emisionin “DPT te Fidani”, Abazi ka thënë se deputetët e VV-së janë të shnatazhuar dhe të pakurrizor. Në këtë mënyrë, sipas tij, kryeministri Kurti do të çoi mandatin deri në fund. “Është e qartë se ne hyjmë në fazën e zgjedhjeve normale. Unë mendoj që edhe Kurti do të vazhdojë deri në fund ta shfrytëojë numrin e votave të kontrolluara plotësisht, sepse deputët që janë aty janë të shantazhuar, pakurriz, opa guxim, pa kurajo.”, ka thënë Abazi, i cili në fillim të këtij mandati ...
Komentet te Era do fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 13-37 km/h, njofton Meteo Kosova Janë të Mbyllura
Moti për sot pritet të jetë me diell dhe i nxehtë. Në zonën veriperëndimore nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar. Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C. Era do fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 13-37 km/h, njofton Meteo Kosova./Demokracia ...
Komentet te Moti sot me diell dhe i nxehtë, temperaturat deri në 31 gradë Celsius Janë të Mbyllura