Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

20 personave u refuzohet kërkesa për të marrë pjesë si viktima në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Lajme
Shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), Angela Griep, përmes platformës online “zoom”, në konferencë për medie, ka thënë se Paneli i Gjykatës së Apelit ka refuzuar ankesat e 20 personave për të marrë pjesë si viktima në çështjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. ‘‘Të mërkurën, më 26 prill 2023 Paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi apelet e 20 personave për të marr pjesë në proces gjyqësor si viktima të cilët kishin apeluar vendimin e trupit gjykues ku u refuzua kërkesa e tyre për pjesëmarrje në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerëve’’, tha ajo. Sipas saj, Paneli ka vendosur ...
Komentet te 20 personave u refuzohet kërkesa për të marrë pjesë si viktima në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve Janë të Mbyllura

Anulohet seanca e caktuar për sot në rastin Pjetër Shala, gjykimi rinis më 19 maj

Lajme
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë me dije se seanca e radhës e cila ishte caktuar të mbahej sot, në rastin e Pjetër Shalës, është anuluar, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të DHSK-së, thuhet se gjykimi ndaj Shalës do të rinis në datën 19 maj. ‘‘Pas vendimit gojor të Trupit Gjykues, gjykimi ndaj Pjetër Shalës përfundoi për ditën e sotme, ndërsa seanca e caktuar për nesër (më 5 maj) anulohet. Gjykimi do të rinis të premten, më 19 maj, në orën 09:30’’, thuhet në njoftimin e DhSK-së. Ndryshe, gjatë seancës së ditës së sotme, trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësja Mappie Veldt-Foglia gjatë seancës së ...
Komentet te Anulohet seanca e caktuar për sot në rastin Pjetër Shala, gjykimi rinis më 19 maj Janë të Mbyllura

Sërish rezolutë për vëllezërit Bytyqi në Kongresin amerikan, kërkohet që përgjegjësit për vrasjen të dalin para drejtësisë

Lajme
Një rezolutë e cila kërkon që përgjegjësit për vrasjen e tre vëllezërve Bytyçi të dalin para drejtësisë sërish është para Kongresit amerikan. Rezoluta e tillë që kërkon vënien para drejtësisë të personave që janë përgjegjës për vrasjen e Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi në korrik të vitit 1999 në Serbi ka kaluar lehtësisht vitet e kaluara. “Rezoluta e vëllezërve Bytyqi rifutet në kongresin amerikan! Rezoluta ka kaluar lehtësisht në vitet e mëparshme. Faleminderit kongresmenit Nick LaLota për prioritizimin e drejtësisë për familjen Bytyqi”, thuhet në postimin në Twitter. Ndryshe, SHBA në vazhdimësi i bën thirrje Serbisë që të ndriçojë vrasjen dhe të mbajë përgjegjës autorët e vrasjes së tre vëllezërve ...
Komentet te Sërish rezolutë për vëllezërit Bytyqi në Kongresin amerikan, kërkohet që përgjegjësit për vrasjen të dalin para drejtësisë Janë të Mbyllura

“F*ck off, i kam duart e pastra”, gazetari serb në emision live, kërkon falje për krimet e Serbisë në Kosovë -Video

Lajme
Derisa ishin duke komentuar fotografitë e aktivitetit solidarizues në Prishtinë për viktimat e sulmit të së mërkurës në Beograd, gazetari serb Branislav Kërstiq ka kërkuar falje në emër të serbëve për krimet e bëra në luftën në Kosovë. “Fuck off, me atë njeriun. Shteti e Beogradi duhet me kuptu atë”, tha Kërstiq teksa shtoi se duart e tij janë të pastra. Ai ka përmendur edhe pjesëtarët e tij të familjes që janë kidnapuar dhe as sot pas 23 vjetësh nuk dihen ku janë trupat e tyre. “Unë këtu zyrtarisht kërkojë falje në emrin tim për çdo shqiptarë që secilin serbë ka bërë diçka. Fuck off, me atë njeriun. Shteti e ...
Komentet te “F*ck off, i kam duart e pastra”, gazetari serb në emision live, kërkon falje për krimet e Serbisë në Kosovë -Video Janë të Mbyllura

Krasniqi: Kurti 90% të njerëzve në borde i interviston vetë në Zyrën e Qeverisë

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se në kohën kur e gjithë Evropa dhe vendet e rajonit po përgatiteshin për një krizë energjetike, Qeveria Kurti sipas tij e neglizhonte këtë situatë. Krasniqi tha se ka arsye të besojë që një neglizhencë e tillë ka qenë e qëllimshme. “E qëllimshme sepse kur filloi të dalë në prillin e vitit të kaluar dëshmitë e skandalit më të madh korruptiv e financiar që ndërlidhet me energjinë që ka ndodhur në rajon së paku që është publik ku kryefjala dhe kryeprotagonisti është miku i Albin Kurtit, Martin Berishaj që sot mbetet ambassador me kallëzime penale e me gjithë këto dëshmi ...
Komentet te Krasniqi: Kurti 90% të njerëzve në borde i interviston vetë në Zyrën e Qeverisë Janë të Mbyllura

Gucati e Haradinaj kërkojnë mbrojtje të ligjshmërisë, Specialja cakton panelin e gjyqtarëve

Lajme
Drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë kërkuar mbrojtje të ligjshmërisë që i bie kundërshtim të vendimeve të marra nga shkallët e gjykatave të tjera. Gjykata Speciale tashmë ka caktuar panelin e gjyqtarëve i cili përbëhet nga; Ektarina Trendafilova, Christine van den Wyngaet dhe Daniel Fransen. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë nga Nasim Haraidnaj është paraqitur më 2 maj 2023, ndërsa ajo e Hysni Gucatit është paraqitur më 3 maj 2023. Tre muaj më parë, Dhomat e Specializuara kanë ulur dënimin me 3 muaj për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj. Në ndryshim nga katër vjet e gjysmë që ...
Komentet te Gucati e Haradinaj kërkojnë mbrojtje të ligjshmërisë, Specialja cakton panelin e gjyqtarëve Janë të Mbyllura

Paralajmëron Vuçiq: Në veri të Kosovës do të ketë krizë më 28 maj

Lajme
Presidenti i Serbisë, po pretendon se e di se çka do ndodh me datën 28 të këtij muaji, në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, e veri të Mitrovicës. Në këto katër komuna më 23 prill u mbajtën zgjedhjet për pushtet lokal, të cilat serbët i bojkotuan me të madhe. Aleksandar Vuçiq, thotë se autoritetet kosovare kanë në plan që të marrin objektet e Kuvendeve Komunale që funksionojnë me sistem serb e t’i vendosin aty kryetarët e sa po zgjedhur. “Më 28 maj ndodh ajo që ata hyjnë në ato zyre, ata vetëm se ndodhen aty. Por populli jonë në qetësi e përcolli situatën dhe vendosi pastaj dhjetë herë më shumë flamuj ...
Komentet te Paralajmëron Vuçiq: Në veri të Kosovës do të ketë krizë më 28 maj Janë të Mbyllura

Abbott: Mirëpresim Deklaratën për të Zhdukurit, të zbatohet sa më shpejt

Lajme
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka vizituar sot Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur. Nga aty ai shkroi se e mori mesazhin që pikëllimi i familjarëve të të zhdukurve nuk po shuhet dhe duhet të bisedohet së bashku për të mësuar fatin e të pagjeturve. “Vitet po kalojnë dhe pikëllimi i familjarëve të të zhdukurve nuk shuhet. Ne duhet të diskutojmë së bashku, në nivel njerëzor, për të mësuar për të dashurit tanë. Këto ishin mesazhet që mora nga takimi im me të rinjtë në Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur”, ka shkruar Abbott. Britaniku e ka mirëprituar miratimin e Deklaratës për të Zhdukurit mes Kosovës ...
Komentet te Abbott: Mirëpresim Deklaratën për të Zhdukurit, të zbatohet sa më shpejt Janë të Mbyllura

Anulohet gjykimi për Pjetër Shalën, fillon më 19 maj

Lajme
Gjykimi për ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shalën, do të fillojë më 19 maj. Gjykata Speciale, në një njoftim të lëshuar për media, ka bërë të ditur se sot nuk është mbajtur gjykimi për të dhe është shtyrë deri më 19 maj, më 09:30. Sipas Speciales, gjykimi ndaj tij nuk do të mbahet as nesër. “Pas urdhrit verbal të trupit gjykues, gjykimi ndaj Pjetër Shalës është shtyrë për sot dhe seanca e caktuar për nesër (5 maj) është anuluar. Gjykimi do të rifillojë ditën e premte, më 19 maj, në orën 09:30”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Anulohet gjykimi për Pjetër Shalën, fillon më 19 maj Janë të Mbyllura

Përplasje mes Muratit e Selmanajt: S’keni të drejtë morale të flisni për çështjen e të zhdukurve

Lajme
Ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, kanë debatuar mes vete për çështjen e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë dhe trajtimit që iu është bërë kësaj teme nga qeveritë. Murati ka thënë se Qeveria Hoti ka nënshkruar marrëveshje ku nuk përmendet as emri i shtetit të Kosovës, por thirret në kryeqytet. Shefi i Financave ka thënë LDK-së se nuk ka të drejtë morale dhe profesionale të flas për këtë çështje. “Për t’ia rikujtuar në Washington çka ka nënshkruar Qeveria Hoti, është: të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur. Më poshtë thotë: do t’i koordinojmë këto ...
Komentet te Përplasje mes Muratit e Selmanajt: S’keni të drejtë morale të flisni për çështjen e të zhdukurve Janë të Mbyllura