Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt dhe shoqëria civile kanë organizuar një aktivitet të veçantë për të nderuar dhe përkujtuar 1432 viktimat e luftës së fundit në Kosovë. Në këtë aktivitet që u mbajt në sheshin qendror të Komunës së Ferizajt, janë ndezur qirinjtë për t’i nderuar viktimat dhe për t’i dhënë një mesazh të fortë për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. “Ky aktivitet ka si qëllim të ndikojë në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe për të nderuar dhe respektuar të gjithë ata që kanë humbur jetën gjatë kohërave të vështira dhe të dhimbshme për Kosovën dhe popullin tonë”, thuhet në ...
Komentet te Në Ferizaj ndezën qirinjtë në kujtim të fëmijëve, viktima të luftës në Kosovë Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Sot është nata finale e edicionit të dytë të Big Brother Vip. Luizi, Efi, Dea Mishel dhe Kristi janë katër konkurrentët finalistë, ku një prej tyre do të marrë sot çmimin e madh. Luizi u shpall finalisti i parë në një përballje me Dean, më pas u shpall Efi dhe Dea Mishel si më të votuarat e publikut, ndërsa finalisti i fundit u shpall Kristi në një përballje me Nitën dhe Qetsorin. Përveç Efit, tre finalistët e tjerë janë futur në shtëpi që në fillim duke arritur deri më tani 127 ditë brenda. Efi u rikthye në shtëpi për të dytën herë. Kjo finale premton emocione dhe surpriza të shumta, ...
Komentet te Sot finalja e madhe e BBV, kush do ta fitojë çmimin e madh Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një shpërthim që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme në Mitrovicën e Veriut. Shpërthimi ka ndodhur pranë stacionit policor në Veri. Raportimin e Sinjalit e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani. “Rreth orës 03.00 të mëngjesit në rrugë “Petar Kral” ka ndodh një shpërthim. Një shtyllë elektrike është dëmtuar dhe një veturë. Policia është duke e trajtuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Ai pohoi se në shtyllën elektrike kanë qenë të vendosura edhe kamerat e sigurisë. Ndërsa shtoi se janë duke i zhvilluar hetimet për të zbuluar autorin e kryerjes ...
Komentet te Pamje ku ndodhi shpërthimi afër stacionit të Policisë në Veri (FOTO) Janë të Mbyllura
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit i ka publikuar mbrëmë regjistrat e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të shtetit. Pëmres një njoftimi drejtuar mediave, APK-ja ka bërë me dije se subjektet deklaruese kanë afat 30 ditë që të bëjnë kërkesë në Agjenci për plotësimet apo korrigjimet e nevojshme të deklarimit të dorëzuar brenda afatit ligjor, nëse kanë bërë lëshime apo gabime pa dashje. “Pas përfundimit të periudhës së deklarimit të rregullt të pasurisë për vitin 2022 i realizuar përmes platformës elektronike gjatë muajt mars të vitit 2023, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit i publikon regjistrat e deklarimit të pasurisë të subjekteve deklaruese. Subjektet deklaruese, jo më vonë se tridhjetë (30) ditë ...
Komentet te AKK publikon regjistrat, këtu mund ta shihni sa kanë pasuri zyrtarët e shtetit Janë të Mbyllura
Janë publikuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit të dhënat e fundit rreth pasurisë së zyrtarëve shtetëror, njofton Gazeta Sinjali. Sipas të dhënave të publikuara, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka të deklaruara tri banesa, një në emër të tij dhe dy banesa, një shtëpi dhe tri parcela toke në emër të prindërve. Ndërsa, në shtatë banka të vendit, paratë e kursyera kapin vlerën prej dhjetëra mijëra eurosh. Pasura e plotë e Konjufcës në linkun në vazhdim: klikuar në këtë link. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kjo është pasuria e Glauk Konjufcës, mban para të kursyera në 7 banka të vendit Janë të Mbyllura
Agjencia Anti-korrupsion ka bërë publike pasuritë e zyrtarëve shtetëror. Kësisoj, në bazë të dokumentit të AKK-së shihet pasuria e kryeministrit, Albin Kurtit. Interesante është se shefi i qeverisë ka vetëm 119 euro të ruajtura në bankë, NLB. Sipas dokumentit të publikuar nga AKK, është bërë e ditur se kryeministri, Albin Kurti në vitin 2018 përmes marrjes së kredisë bankare kishte blerë një banesë 67.00 metra-katror, në vlerë prej 400 mijë eurove. Sipas të njejtit dokument është bërë e ditur se banesa është në pronësi të Kurtit dhe bashkëshortës së tij. Po ashtu, Kurti ka deklaruar se paguan qira prej 250 euro në muaj. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pasuria e kryeministrit Albin Kurti, deklaron banesë me vlerë 400 mijë euro por paguan edhe qira Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali më parë raportoi për një aksident që ka ndodhur në Prishtinë ku një veturë është goditur nga treni në lagjen Përroi i Njelmët. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë mbetur të lënduar. Lajmin për Sinjalin e ka ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës. “Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, tha ajo. Ndërsa, shton se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor./Sinjali ...
Komentet te Dy persona të lënduar nga aksidenti mes veturës dhe trenit në Prishtinë, dërgohen në spital Janë të Mbyllura
Pas masakrës në Beograd një tjetër ngjarje tragjike tronditi Serbinë. Një 21-vjeçar vrau mbrëmjen e së enjtes, 8 persona dhe plagosi 13 të tjerë. Ngjarja e ndodhur në Serbi bëri që banorët në fshatrat Dubonë, Malo Orasje dhe Sepshin të qëndrojnë të izoluar në shtëpi. Shtëpitë qëndruan të mbyllura, qepenat e dyqaneve të mbyllura, dhe banorët nuk shkuan në punë. 600 policë dolën për kërkimet në terren, ndërsa kërkime u bën edhe nga ajri. Sulmuesi u arrestua pak pas orës 8 të mëngjesit në afërsi të Kragujevcit, në banesën e dajës së tij. Vendasit ishin të shqetësuar se policia nuk do ta kishte të lehtë ta arrestonte, pasi i riu ...
Komentet te Kaos në Serbi, banorët e fshatrave izolohen në shtëpi pas masakrës dhe nuk shkojnë në punë Janë të Mbyllura
Festën e beqarisë së Luizit me praninë e striptisteve duket se ka shijuar shumë edhe Kristi, i cili është shumë i afërt me një vajzë nga vajzat balerina. Banori i Big Brother ka shkëmbyer puthje në buzë me njërën prej tyre dhe madje ka lënë edhe një takim me të kur të dalë jashtë shtëpisë. Vajza i ka kërkuar Kristit që ti premtojë një takim jashtë, dhe aty ka ndërhyrë Lorenci, i cili është shprehur se do të kujdesej ai që dy të rinjtë të kishin takim mes tyre. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Festa e beqarisë së Luizit brenda BBV-së, Kristi shkëmben puthje me balerinën -Video Janë të Mbyllura
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka reaguar pas aktakuzës lidhur me rastin e ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, kur një e moshuar rezidente në këtë shtëpi ishte keqtrajtuar fizikisht nga stafi i kësaj shtëpie. QKRMT i ka bërë thirrje Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Gjykatës Themelore në Pejë, që ta rishikojnë këtë aktakuzë dhe të ri kualifikojnë veprën penale. Sipas tyre dhuna e përdorur ndaj të moshuarës është bërë në institucion të licencuar nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe personat që kanë ushtruar dhunë ndaj të moshuarës kanë qenë të punësuara në atë institucion. Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Pejë, ...
Komentet te Kërkohet ndryshimi i veprës penale për infermierët që sulmuan të moshuarën në Pejë Janë të Mbyllura