Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Dita e Evropës festohet vetëm në Kosovë dhe në një vend tjetër, në shtetet e tjera punohet

Lajme
Sot në Kosovë është ditë feste, ku shënohet Dita e Evropës. 9 maji ka vite që është futur në kalendarin zyrtar të festave. Kjo ditë në 26 prej 27 vendeve të BE-së, shënohet me me aktivitete të ndryshme, por e kanë ditë pune, për dallim prej Kosovës, ku është ditë pushimi. Nga vendet e BE-së, i vetmi që këtë ditë e ka festë kombëtare është Luksemburgu, GDP-ja e së cilit është 85.51 miliardë. Ndërkaq për ironi, Kosova është vendi i vetëm në rajon që deri në vitin 2024 nuk mund të lëvizë lirshëm pasi liberalizimi i vizave është miratuar tek këtë vit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Dita e Evropës festohet vetëm në Kosovë dhe në një vend tjetër, në shtetet e tjera punohet Janë të Mbyllura

Momenti kur Ramabaja nuk duron më, e lëshon emisionin pas përplasjes me Ollurin -Video

Lajme
Profesori dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Sadri Ramabaja ka lëshuar sonte studion në mënyrë demonstrative, pas një përplasjeje të ashpër që eskaloi në fyerje me gazetarin Parim Olluri. Duke debatuar gjatë emisionit, Rambaja deklaroi se Dosjen Pronto ishte publikuar me urdhrin e vetë ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Olluri reagoi ashpër ndaj tij pas kësaj deklarate, duke i thënë se po gënjen. Po rren sa je i madh”, iu drejtuar Olluri Ramabajës. Ndërkaq, Rambaja e quajtur rrugaç Ollurin. “Ose ky ose unë. Nuk rri me ksi rrugaça. Mos më thirr kurrë më me këso”, reagoi ai. Ndërsa, Olluri iu kthye duke i thënë që të dalë jashtë. “Çohu ...
Komentet te Momenti kur Ramabaja nuk duron më, e lëshon emisionin pas përplasjes me Ollurin -Video Janë të Mbyllura

Salih Mustafa dorëzoi dosjen e apelit

Lajme
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, e ka dorëzuar dosjen e apelit kundër aktgjykimit të shpallur më 16 dhjetor të vitit të kaluar. Me një vendim të shkallës së parë, Gjykata Speciale e kishte shpallur atë fajtor për krime të pretenduara të luftës duke e dënuar më 26 vjet burgim. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të gjykatës, bëhet e ditur se dosjet e përgjigjeve do të dorëzohen në qershor. “Salih Mustafa dorëzoi dosjen e apelit kundër aktgjykimit të shpallur më 16 dhjetor të vitit të kaluar. Versionin e redaktuar publik të dosjes së korrigjuar të apelit, të dorëzuar më 2 maj, mund ta gjeni këtu. Më 5 ...
Komentet te Salih Mustafa dorëzoi dosjen e apelit Janë të Mbyllura

Policia arreston personin që hoqi flamurin serb në Zveçan

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili dyshohet se hoqi flamurin serb nga Maja e Zveçanit. I dyshuari u arrestua për nxitje të urrejtjes, përçarjes apo mosdurimit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani konfirmoi për Sinjalin se i njëjti është arrestuar, e më pas edhe liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit. “Po, me të marrë informacionin Policia e Kosovës ka filluar hetimet dhe ka arrestuar të dyshuarin që akuzohet për nxitje të urrejtjes, përçarjes apo mosdurimit. Gjatë bastisjes, atij iu gjet edhe një armë në shtëpi. Me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të ...
Komentet te Policia arreston personin që hoqi flamurin serb në Zveçan Janë të Mbyllura

Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, kalon në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror të xhudos

Sport
Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në sportin e xhudos. Xhudistja nga Kosova, në çerekfinale, brenda 20 sekondave ka mposhtur koreanojugoren, Seyn Jang, duke e hedhur në mënyrë mjeshtërore. Kurse në gjysmëfinalen e madhe, Krasniqi do të ketë përballë Uta Abe, në kategorinë deri në 52 kilogramë. Kujtojmë që Krasniqi është kampione olimpike në kategorinë deri në 48 kilogramë, ndërsa kundërshtarja e saj japoneze në kategorinë deri në 52 kilogramë. /GazetaSinjaliSporti/ ...
Komentet te Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, kalon në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror të xhudos Janë të Mbyllura

“Nuk të marr për grua aman”, plas debati mes Nitës dhe Bledit

ShowBiz
Nita Latifi dhe Bledi Mane kanë pasur një raport mjaft të mirë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por gjërat mes tyre kanë ndryshuar pas mbarimit të “Big Brother VIP”. E ftuar në emisionin “E Diell”, këngëtarja komentoi një deklaratë të bujshme të gazetarit për vajzat e Kosovës. Ish-banorja është shprehur tepër e zhgënjyer nga kjo deklaratë, teksa ka thënë se ajo nuk e njihte fare Bledin kur e takoi brenda shtëpisë së BB VIP. Madje Nita shtoi se martesa që u bë brenda shtëpisë ishte lojë dhe mes tyre nuk ka asgjë. Pjesë nga debati: Nita: Jashtë ishin gjërat ndryshe. Nuk kisha ditur shumë gjëra Ervin Kurti: Ju ...
Komentet te “Nuk të marr për grua aman”, plas debati mes Nitës dhe Bledit Janë të Mbyllura

Në PE konstatohet se Serbia e ka shkelur marrëveshjen për votën kundër Kosovës në KiE

Lajme
Raportit të Parlamentit Europian për Serbinë i janë shtuar amendamente ku ndër të tjera theksohet Serbia e ka shkelur marrëveshjen mes dy vendeve duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Për këtë amendament, sipas mediave të pavarura serbe, kanë insistuar Grupi i Europarlamentarëve të Gjelbër. “Të Gjelbërit në amendamentin e tyre kërkojnë që të shprehet “keqardhje” që Serbia e ka shkelur marrëveshjen e Beogradit dhe Prishtinës, para së gjithash marrëveshjen e Ohrit, duke votuar kundër pranimit të Kosovës në Këshill të Evropës, duke bojkotuar zgjedhjet para së gjithash në Veri të Kosovës të orkestruar në Beograd duke i frikësuar politikanët e opozitës”, njofton N1. Në raportin me ...
Komentet te Në PE konstatohet se Serbia e ka shkelur marrëveshjen për votën kundër Kosovës në KiE Janë të Mbyllura

Apeli ia refuzon ankesën e mbrojtjes së Nagip Krasniqit, e lë në paraburgim

Lajme
Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së kryeshefit të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi, pasi i njëjti u la në paraburgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Lajmin për refuzimin e ankesës e ka konfirmuar avokati, Nusret Arifi nga Gjykata e Apelit. “E ka refuzu ankesën e mbrojtësit”, tha Arifi. Rrjedhimisht Apeli e ka lënë në paraburgim Krasniqin. Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar një muaj paraburgim kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqi, pasi dyshohet për kryerjen e tri veprave penale. Kundër këtij vendimi, mbrojtja e tij ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit, e cila më pas u refuzua. Krasniqi u arrestua më 19 prill nën dyshimin ...
Komentet te Apeli ia refuzon ankesën e mbrojtjes së Nagip Krasniqit, e lë në paraburgim Janë të Mbyllura

ATK mbledh afro 50 milionë euro për periudhën janar-prill të këtij viti

Ekonomi
Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që të mbledh të hyra në vlerë të 47.7 milionë euro që nga muaji janar e deri në prill të këtij viti. Sipas ATK-së gjatë kësaj periudhe janë tubuar 17.7% më shumë para se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. “Rritja e këtyre statistikave siguron arkën e shtetit që janë inkasuar në total 317.1 milionë euro tatime, dhe 83.6 milionë euro kontribute pensionale, që në total tatime+kontribute janë 400.7 milionë euro”. “Vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimore është rezultat i përkushtimit maksimal të të gjithë stafit të ATK-së, si dhe trajtimi specifik i sektorëve të cilët sipas parametrave ...
Komentet te ATK mbledh afro 50 milionë euro për periudhën janar-prill të këtij viti Janë të Mbyllura

Kryeparlamentari i Austrisë zbarkon në Kosovë, pritet nga Konjufca

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim homologun e tij nga Austria, Wolfgang Sobotka. Pas takimit, dy kryeparlamentarët do të mbajnë konferencë për media. Gjithashtu, Konjufca dhe Sobotka do të marrin pjesë në “Punëtorinë për Demokraci – DEMOS-ti” dhe do të bashkëbisedojnë me nxënës filloristë, në hollin e Kuvendit të Kosovës. Sobotka gjatë vizitës së tij në Kosovë, do të takojë edhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kryeparlamentari i Austrisë zbarkon në Kosovë, pritet nga Konjufca Janë të Mbyllura