Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“S’di çka keni pa te unë, më keni ndryshu jetën” – Luizi u flet ‘çapaçulëve’ për herë të parë pas fitores -Video

ShowBiz
Fituesi i sezonit të dytë të “Big Brother Vip Albania”, Luiz Ejlli për herë të parë ka bërë një reagim në rrjetin social Instagram pas fitores së tij. Ai ka kërkuar falje që nuk ka mundur t’i falënderojë të gjithë përkrahësit e tij gjatë rrugëtimit në BBVA. Luizi ndër të tjera tha se mbështetësit ia kanë ndryshuar jetën atij dhe se këtë mbështetje do t’ua shpërblejë me karrierën dhe gjërat që do të bëj në vazhdim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “S’di çka keni pa te unë, më keni ndryshu jetën” – Luizi u flet ‘çapaçulëve’ për herë të parë pas fitores -Video Janë të Mbyllura

Mot jostabil këtë javë, kur pritet përmirësim i motit?

Lajme
Kjo javë karakterizohet nga vranësira të shumta dhe reshje lokale shiu. Temperaturat kanë shënuar ulje të ndjeshme pas ngritjes së tyre në fundjavën që lamë pas. Sisteme të shumta ciklonike nga Atlantiku përmes Evropës veriperëndimore do të zhvendosen në Itali duke mbajtur kushtet sinoptike mjaft të paqëndrueshme në rajonin tonë. Po ashtu masa të ftohta ajrore për këtë periudhë kohore do mbajnë temperaturat nën vlerat mesatare. Priten reshje të shpeshta shiu në kohë dhe sasi të ndryshme, por priten edhe intervale kohore pa reshje fare. Të mërkurën reshje më të shumta shiu priten në Shqipëri, ndërsa në Kosovë herë pas here priten edhe intervale pa reshje. Temperaturat pa ndonjë ndryshim. ...
Komentet te Mot jostabil këtë javë, kur pritet përmirësim i motit? Janë të Mbyllura

Zbulohet se kur do të nisë Big Brother VIP Albania 3

ShowBiz
Teksa Big Brother VIP 2 mbaroi, Sara Hoxha ka deklaruar se së shpejti do të ketë edhe Big Brother VIP 3 pas suksesit te jashtezakonshem që pati ky spektakël këtë vit. Gjatë një interviste për “Shqipëria live”, producentja zbuloi se BBV3 pritet të nisë në periudhën vjeshtë-dimër, duke lënë të kuptohet se pas verës do të kemi rikthimin e spektaklit shumë të ndjekur, ndryshe nga viti i kaluar kur nisi në fund të dhjetorit. Sara tha gjithashtu se nuk e di nëse do ketë më konkurrentë si Luizi që kthehen në fenomen. Gjithashtu regjisori i Big Brother Eduart Grishaj konfirmoi se do nisë puna për BBV3. “Tani sa e mbaruam, ...
Komentet te Zbulohet se kur do të nisë Big Brother VIP Albania 3 Janë të Mbyllura

Ranë në greminë duke eksploruar Valbonën, gjenden trupat e pajetë të dy turisteve të huaja

Shqipëri
Trupat e pajetë të dy turisteve të huaj atë cilat duke eksploruar zonën e Valbonës, janë rrëzuar dhe kanë rënë në greminë janë gjetur nga ekipet e kërkimit. Në një njoftim zyrtar policia bën me dije se kushtet e këqija të motit dhe terreni i vështirë trupat nuk janë nxjerrë ende nga vendngjarja. Pavarësisht territorit shumë të vështirë dhe motit të keq me mjegull dhe me borë, shërbimet e Policisë, pas shumë kërkimesh, kanë bërë të mundur që në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”. “Pavarësisht territorit shumë të vështirë dhe motit të keq me mjegull dhe me borë, shërbimet e Policisë, pas shumë kërkimesh, kanë bërë të mundur që në ...
Komentet te Ranë në greminë duke eksploruar Valbonën, gjenden trupat e pajetë të dy turisteve të huaja Janë të Mbyllura

PSD-ja “faturon” Gjermaninë për mjekët e infermierët që po ia merr Kosovës

Lajme
Partia Social Demokrate e Kosovës gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aksion para ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë. Ata kanë vendosur një faturë para ambasadës lidhur me mjekët dhe infermierët që ky shtet po ia merr Kosovës. Zgjim Hyseni nga kjo parti tha se Gjermania po eksporton mallra në Kosovë e po importon njerëz, duke iu referuar numrit të madh të mjekëve të cilët kanë shkuar në këtë vend. Sipas tij, vetëm në katër muajt e fundit 91 mjekë kanë ikur nga Kosova e të cilët po të shkolloheshin në Gjermani do të kushtonin 200 mijë euro. Oda e Mjekëve në Gjermani sugjeron rritjen e numrit të studentëve të ...
Komentet te PSD-ja “faturon” Gjermaninë për mjekët e infermierët që po ia merr Kosovës Janë të Mbyllura

Prishtinasit i shkojnë dy persona në shtëpi dhe e rrahin, gruaja i del në mbrojtje por e pëson keq

Lajme
Siguri Prishtinasit i shkojnë dy persona në shtëpi dhe e rrahin, gruaja i del në mbrojtje por e pëson keq Foto ilustruese Sinjali.com 09 Maj 2023 11:46 Konfliktet mes të rinjve në vendin tonë janë goxha të shpeshta dhe përcillen me kanosje serioze e përleshje që eskalojnë edhe në rrahje brutale. Problemet për të cilat nuk arrijnë të merren vesh i shtyjnë ata t’i qërojnë vet hesapet, duke u futur kështu në sherr edhe në Polici, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur të hënën, në rrugën “Mustafë Kruja” në Prishtinë, ku një person është sulmuar nga dy të tjerë, derisa ishte në shtëpinë e tij. Rasti është ...
Komentet te Prishtinasit i shkojnë dy persona në shtëpi dhe e rrahin, gruaja i del në mbrojtje por e pëson keq Janë të Mbyllura

Abdixhiku: Dokumenti i draft-statutit nga Ekipi Menaxhues është shtet brenda shtetit

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka theksuar se drafti për Asociacionin i propozuar nga Ekipi Menaxhues është një shtet brenda shtetit. Abdixhiku thotë se një propozim i tillë projekton federalizimin e Kosovës. I pari i LDK-së thotë se një organizim i tillë s’ka vend brenda rregullimit shtetëror të Kosovës dhe si i tillë duhet të refuzohet si bazë negociuese por edhe si ambicie politike, raporton Express. Sipas tij, s’do të ketë Qeveri, parti politike apo njeri që mund ta pranojë një organizim të tillë. Ai thotë se ikja nga përgjegjësia sjell dokumente e koncepte të tilla sikurse propozimi për Asociacionin nga Ekipi Menaxhues. Reagimi i plotë: SHTET ...
Komentet te Abdixhiku: Dokumenti i draft-statutit nga Ekipi Menaxhues është shtet brenda shtetit Janë të Mbyllura

Po tentonin të bllokonin dyert e objektit të komunës në Zveçan, shoqërohen në Polici dy persona

Lajme
Mbrëmë, pas mesnate, Policia ka hasur në dy persona duke punuar në dyert e ndërtesës së Komunës së Zveçanit, me qëllimin për t’i bllokuar dyert, duke salduar hekura në to. Kjo është konfirmuar nga zëvendësdrejtori Rajonal për rajonin e Mitrovicës së Veriut në Policinë e Kosovës, Veton Elshani, i cili ka thënë se të dyshuarit janë shoqëruar në stacion dhe janë intervistuar. “Rreth orës 1 në mëngjes patrullat policore kanë has në dy persona duke punuar në dyert e ndërtesës se Komunës së Zveçanit. Për arsye të prishjes se rendit dhe qetësisë publike dhe me qëllim me kuptu se çfarë po bëjnë aty, këta dy persona janë sjellë në stacion ...
Komentet te Po tentonin të bllokonin dyert e objektit të komunës në Zveçan, shoqërohen në Polici dy persona Janë të Mbyllura

Arrestohet “ylli i Tik Tok”, Hasbulla Magomedov, 20-vjeçari dhe miqtë e tij përfundojnë në komisariat -Video

Rajoni dhe Bota
Arrestohet ambasadori i UFC dhe sensacioni i mediave sociale Hasbulla Magomedov. Mësohet se Magomedov është arrestuar në vendlindjen e tij Dagestan, për shkak të shkeljeve të shumta gjatë drejtimit të automjetit teksa ka qenë me një grup miqsh duke festuar martesën e njërit prej tyre. Siç raportojnë mediat, 20-vjeçari dhe miqtë e tij kanë bllokuar një rrugë kryesore për të bërë donuts. Hasbulla në rrjetet sociale kërkoi falje për ngjarjen dhe premtoi se nuk do ta bënte më kurrë teksa konfirmoi se nuk ishte ai që drejtonte makinën. “Kjo nuk do të ndodhë më, kërkojmë falje. Duhet të përgjigjemi për këtë. Unë nuk po i jepja makinës.”, shkroi Hasbulla në ...
Komentet te Arrestohet “ylli i Tik Tok”, Hasbulla Magomedov, 20-vjeçari dhe miqtë e tij përfundojnë në komisariat -Video Janë të Mbyllura

Lajçak: BE dhe Ballkani Perëndimor duhet ta marrin seriozisht zgjerimin, ka çështje të pazgjidhura nga e kaluara

Lajme
dërguari special i BE-së për Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ende çështje të pazgjidhura që vazhdojnë t’i pengojnë në rrugën drejt BE-së. Lajçak thotë se pas agresionit rus në Ukrainë, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta marrin seriozisht zgjerimin. Emisari evropian thotë se kjo nuk mund të arrihet në mënyrë të njëanshme, nëse njëra palë e merr seriozisht këtë rrugë, kurse tjetra jo. “Vendet e Ballkanit Perëndimor, ndryshe nga vendet e Evropës Qendrore, kanë ende çështje të pazgjidhura nga e kaluara që vazhdojnë t’i pushtojnë. Për vendin tim (Sllovakinë), dhe pjesën tjetër të Evropës Qendrore, integrimi në BE ishte një prioritet absolut, kështu që ...
Komentet te Lajçak: BE dhe Ballkani Perëndimor duhet ta marrin seriozisht zgjerimin, ka çështje të pazgjidhura nga e kaluara Janë të Mbyllura