Për ditën e premte parashihet të mbajë mot më i ngrohtë, me intervale me diell. Gjatë orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima. Temperaturat minimale 9C e 10C, ndërsa ato maksimale në rritje dhe luhaten ndërmjet 17C e 19C. Mot edhe më të ngrohtë pritet të kemi ditën e shtunë, me temperatura deri në 20C e 22C, ndërkohë që pasdite priten mundësi për rrebeshe e bubullima. Të dielën rënie temperaturash dhe reshje shiu kohëpaskohe. Do të fryjë erë kryesisht nga jugu e juglindja e lehtë dhe mesatare 3-7m/s, herë-herë edhe mesatarisht e fuqishme me hove deri në 15m/s. Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes graduale, e ...
Komentet te Sot më ngrohtë, orëve të pasdites priten rrebeshe shiu Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Infeksionet intra spitalore janë problem me të cilat përballet shëndetësia kosovare. Njëri nga faktorët që i atribuohet infeksioneve me të cilat mund të përballen pacientët pasi dalin nga spitali, por edhe pas intervenimeve kirurgjike, është infrastruktura. Por, jo vetëm kjo. Shkak tjetër që mund t’i transmetojë infeksionet janë edhe zgjatja e thonjëve artificialë, apo edhe aksesorët e tjerë që i bartin stafi shëndetësor duke punuar. Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit, Klinik dhe Unversitar të Kosovës Narqize Arënliu-Hoxhaj, tha se ka pasur pakënaqësi lidhur me këto. “Jemi në diskutim për të marrë masa në lidhje me këto çështje”, tha Arënliu – Hoxhaj në Klanin. Ajo theksoi se po planifikohet ...
Komentet te Rreziku nga infeksionet, paralajmërohen masa ndaj punëtoreve shëndetësore që mbajnë thonjë artificialë Janë të Mbyllura
Dafina Zeqiri dhe Ya Nina kanë publikuar projektin 2në1. Këngëtaret kanë publikuar “Nasty & See me”. Projektet mbajnë vulën e Cricket dhe Marko, me tekst të Ya Ninës, Elinel dhe Alien. Ndiqeni të plotë në vijim dhe shijojeni! /prive.al ...
Komentet te “Nasty x See me” vijnë nga Dafina e Ya Nina -Video Janë të Mbyllura
Një një video të publikuar në media shihet një 7 vjeçar i cili vozit veturën mbi 100km/h. Madje në videon e publikuar nga T7 gjatë vozitjes 7 vjeçari bënë tejkalime të rrezikshme nëpër një rrugë të Kosovës. Kjo nuk është hera e parë që publikohen video të tilla. Edhe në të kaluarën kemi qenë dëshmitarë kur fëmijët kanë vozitur veturën. Nuk dihet se në cilën vend është bërë video. Deri më tani autoritetet gjegjëse nuk kanë publikuar ndonjë fushatë që do të parandalonte veprime të tilla/Gazeta Metro ...
Komentet te E rrezikshme: 7 vjeçari vozit veturën mbi 100km/h në një rrugë të Kosovës, bënë tejkalime të rrezikshme -Video Janë të Mbyllura
Një 19-vjeçar ka vdekur në Suharekë, pas lëndimeve që ka marrë në kokë nga përdorimi i armës së zjarrit. Sipas Policisë, atij i ka shkrepur arma deri sa po manipulonte me të në banesën e tij. Viktima është djali i një zyrtari të Policisë së Kosovës dhe dyshohet se edhe arma i përket atij. Rastin e ka konfimuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Gashi ka bërë me dije se rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”. “Me datë 11.05.2023, rreth orës 13:13, është raportuar në polici se në Suharekë, në Rr.” Brigada 123’, në banesën e tij në ndërtesën e “Euro Ing ” është gjetur një ...
Komentet te Vdekja e 19-vjeçarit në Suharekë, Policia thotë se i shkrepi arma e babait që është zyrtar i policisë Janë të Mbyllura
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka publikuar një fjalim të mëhershëm të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku flet për pesë kushtet për Serbinë sa i përket dialogut. Kurti në këtë fjalim dëgjohet teksa numëron pesë kushte pa plotësimin e të cilave thotë se Kosova jo që s’duhet të komunikojë por as të dialogojë e negociojë me Serbinë. Në këto kushte, Kurti ka përmendur largimin e Kosovës nga Kushtetuta, kthimin e të pagjeturve dhe kërkimfaljen, dorëzimin e kriminelëve që kanë kryer krime në Kosovë, ndalimin e shtypjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe kushti i fundit që ndërlidhet me zhdëmtimin për dëmet e luftës. ...
Komentet te “Ja njeriu i fjalës”, Hoti publikon një video nga fjalimi i Kurtit kur përmendte pesë kushtet për dialogun me Serbinë -Video Janë të Mbyllura
Shpesh na thuhet të kemi kujdes për rreziqet e kohës së tepërt para ekranit, por një studim sugjeron se përdorimi i rregullt i internetit mund të ulë rrezikun e demencës. Studiuesit në Universitetin e Nju Jorkut gjurmuan 18,000 të rritur të moshës 50-65 vjeç për rreth tetë vjet. Ata u pyetën në fillim të studimit dhe pastaj përsëri çdo dy vjet nëse e përdornin ‘rregullisht’ internetin për të dërguar email, për të blerë, për të shfletuar ose për të rezervuar pushimet. Ata që u përgjigjën ‘po’ shumicën e kohës kishin një rrezik 50 për qind më të ulët për t’u diagnostikuar me të gjitha format e demencës në krahasim me ...
Komentet te Përdorimi i rregullt i internetit nga të moshuarit, ul me 50% rrezikun e demencës Janë të Mbyllura
Më 22 nëntor të vitit 2018 Gjykata Themelore në Pejë kishte vendosur që Drilon Gashit, aktualisht këshilltar i kryeparlametarit, Glauk Konjufca, t’i shqiptohej “Vërejtje Gjyqësore” për shkak se i kishte ushtruar dhunë fizike bashkëshortes së tij. Sipas aktgjykimit që e ka siguruar Peja në Fokus, pas një mosmarrëveshjeje për çështje familjare, ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas duke e goditur me grusht dhe më dru, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Për këtë veprim ishte iniciuar rast për veprën penale: Lëndim i lehtë trupor. Gjykata Themelore në Pejë, konform kishte shqiptuar “Vërejtje Gjyqësore”, me të cilën Gashit i bëhet me dije se ka kryer vepër të dëmshme dhe ...
Komentet te Këshilltari i Konjufcës rrahu gruan me dru e me grushte Janë të Mbyllura
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali. Një aksident raportohet se ka ndodhur në Prishtinë, në lagjen “Dardania”. Sinjalizues për Gazetën Sinjali kanë dërguar disa pamje nga aksidenti, ku shihet se i përfshirë është një motoçiklist. Ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar, përpos dëmeve materiale siç sihen në foto. Ndërkohë që emergjenca ka arritur në vendin e ngjarjes. Gazeta Sinjali ka tentuar të kontaktojë ...
Komentet te Aksident në “Dardani”, përshihet një motoçiklist Janë të Mbyllura
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, është deklaruar për media pas takimit me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak. Ai tregoi se çfarë kanë biseduar me Lajçakun. “Kemi biseduar për situatën e përgjithshme në Kosovë, në regjion, për çështjen e dialogut, për zhvillimet që janë duke ndodhur në Kosovë dhe posaçërisht në këtë pjesë të Kosovës. Gjithsesi që ka qenë temë edhe çështja e urës së Ibrit dhe nevoja që të respektohet dhe zbatohet kushtetuta dhe ligjet në fuqi që garantojnë lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve. Kemi biseduar edhe për progresin e arritur gjatë këtyre viteve por edhe për ndjeshmërinë që ndodhet dhe është prezente në këtë pjesë të Kosovës ...
Komentet te Hamza kritika Kurtit pas takimit me Lajçakun: I kam pikëpyetjet e mia për draft-vizionin e tij për Asociacionin Janë të Mbyllura