Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

DOKUMENT | Renditja e këtij viti në indeksin e RSF është vlerësimi me negativ qe i është bërë Kosovës në dekadën e fundit

Lajme
Juristja e medias, Flutura Kusari ka reaguar pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e medies nga “Reporterët pa Kufij”, duke u renditur e 75-ta nga 56-ta sa ishte vjet, raporton Demorkacia.com. Kusari e ka cilësuar si alarmues këtë raport, duke shtuar se kjo është një njollë e zezë e shënuar sot në historinë e vendit tonë. Ajo ka thënë se regresi është alarmant, teksa ka renditur edhe pesë arsyet që sipas saj kanë çuar në këtë renditje. “Renditja e ketij viti ne indeksin e RSF eshte vleresimi me negativ qe i eshte bere Kosoves ne dekaden e fundit.  Cfare rezultati i turpshem. Keto jane ...
Komentet te DOKUMENT | Renditja e këtij viti në indeksin e RSF është vlerësimi me negativ qe i është bërë Kosovës në dekadën e fundit Janë të Mbyllura

Regresi në lirinë e mediave, Rohde: Rënie alarmante, mediat duhet të mbrohen e jo të kontrollohen

Lajme
Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, përkatësisht këtë vit renditet në vendin e 75 në botë nga 180 shtete, për dallim nga viti i kaluar që ishte në vendin e 56-të. Për këtë rënie ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili tha se edhe pse shtypi në Kosovë është më mirë nëse krahasohet me rajonin, radhitja e fundit tregon “rënie alarmante”, raporton Gazeta Express. “Mediat shpesh përmenden si shtylla e katërt e demokracisë dhe duhet të mbrohen, jo të kontrollohen. Në Kosova, media ka një pozicion të mirë në krahasimin rajonal. Megjithatë, raporti i ...
Komentet te Regresi në lirinë e mediave, Rohde: Rënie alarmante, mediat duhet të mbrohen e jo të kontrollohen Janë të Mbyllura

Babai nga Gjakova e gjen të vdekur djalin e tij, Policia nis hetimet

Lajme
Një burrë në Gjakovë ka raportuar në Polici se e ka gjetur të vdekur djalin e tij, dje në orët e pasdites. Lidhur me rastin Policia ka nisur hetime, derisa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. “HETIM I VDEKJES – Gjakovë / 02.05.2024 – 16:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka gjetur djalin e tij viktimën mashkull kosovar dyshohet pa shenja jete. Ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Demokracia ...
Komentet te Babai nga Gjakova e gjen të vdekur djalin e tij, Policia nis hetimet Janë të Mbyllura

DASH tha se ka korrupsion serioz në Qeverinë Kurti, Kusari-Lila thotë se gjetjet e raportit amerikan s’janë dramatike

Lajme
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka thënë se për herë të parë po kërkohet të diskutohet për raportin e Departamanetit të Shtetit. Sipas saj, opozita po e arsyeton këtë se“gjetjet janë dramatike”: “Sot po debatojmë për një raport të rregullt që u publikua javën që lamë pas. I njëjti raport, është publikuar rregullisht edhe në vitet parprake, por është hera e parë që po kërkohet të diskutohet me arsyetimin se gjetjet janë dramatike”. Ndërkohë, në arsyetimin e saj, Kusari-Lila tha se po flitet për numër të madh për kallëzime penale në Qeveri, por jo për aktakuza, pasi nuk ka të tilla. “Tek korrupsioni, në ...
Komentet te DASH tha se ka korrupsion serioz në Qeverinë Kurti, Kusari-Lila thotë se gjetjet e raportit amerikan s’janë dramatike Janë të Mbyllura

Tahiri: Raporti i DASh-it tregon për nivelin e lartë të korrupsionit

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri deklaroi se Kuvendi sa më parë duhet të shpërndahet. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, siç shtoi ai, tregon për regresin që ka shënuar Kosova. Sipas këtij raporti, po ashtu ai tha se 1/3 e ministrave të pushtetit aktual janë nën hetime dhe të përfshirë në afera korruptive. Deputeti Tahiri tha se Kosova u godit nga dy raporte për gjendjen në Kosovë. Në seancë plenare, ai kërkoi që të trajtohen të gjitha të gjeturat e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) dhe atë të “Freedom House”. Në seancë plenare, ai shtoi se raporti thekson edhe numrin e madh të ministrave që ...
Komentet te Tahiri: Raporti i DASh-it tregon për nivelin e lartë të korrupsionit Janë të Mbyllura

Vrasja e Liridonës | Lirohet njëri nga të dyshuarit, Prokuroria me një vendim të ri për Naim Murselin

Lajme
Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin, Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt. Ndërkaq, personi që ia shiti armën Naim Murselit, Tom Dodaj është liruar nga paraburgimi. Vendimi është marrë më datë 17 prill 2024. Zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi ka konfirmuar zhvillimet për Paparacin. ”Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P dhe K.K,  Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 23.04.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar ...
Komentet te Vrasja e Liridonës | Lirohet njëri nga të dyshuarit, Prokuroria me një vendim të ri për Naim Murselin Janë të Mbyllura

Miratohet projektligji për rregullimin e tregtimit për kripto-asetet

Lajme
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar projektligjin për kripto-asetet dhe për regjistrin e pronarëve përfitues. Me këtë rast, Mimoza Kusari-Lila tha se nëpërmjet të njëjtit do të nxitet inovacioni si dhe do të krijohen parametra të sigurisë për parandalimin e shpërlarjes së parasë. “Më në fund është finalizuar nisma e 6 deputetëve nënshkrues në draftimin e projektligjit i cili për herë të parë bënë rregullimin e tregtimit dhe posedimit për kripto-asetet. Si një ndër valutat më të reja, jemi munduar që të kemi një draft-ligj që nxit inovacionin dhe investimet por krijon edhe parametrat e sigurisë për parandalimin e shpëlarjes së parasë. Kemi pasur mbështetje edhe nga ...
Komentet te Miratohet projektligji për rregullimin e tregtimit për kripto-asetet Janë të Mbyllura

Ideja për ndërtimin e një burgu në Kosovë nga Belgjika, deputeti belg: Do të dërgoheshin të gjithë ilegalët, përpos kosovarëve

Lajme
Në Belgjikë, ditëve të fundit po diskutohet ndërtimi i një burgu në Kosovë, i cili do të shërbente për drejtësinë belge për t’i dërguar të gjithë të huajt me qëndrim ilegal në Belgjikë. Deputeti i partisë belge N-VA, Theo Francken, i cili ka qenë edhe Sekretar i Shtetit për Azil dhe Migrim, duke folur në televizionin RTL të enjten, tha se krijimi i një burgu në Kosovë është i mundshëm, transmeton Klankosova.tv. Ai thotë se më shumë njerëz duhet të futen në burg, por thekson se burgjet aktuale të Belgjikës janë të mbushur. “Është e mundur. Socialistët në Danimarkë po e bëjnë, kanë një marrëveshje me Kosovën dhe do të ...
Komentet te Ideja për ndërtimin e një burgu në Kosovë nga Belgjika, deputeti belg: Do të dërgoheshin të gjithë ilegalët, përpos kosovarëve Janë të Mbyllura

Demhasaj: Kurtit po i kërkohen hapa konkretë për Asociacionin, nëse nuk i bën, dështon anëtarësimi në KiE

Lajme
Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj ka thënë se Gjermania dhe Franca po bëjnë kërkesa eksplicite ndaj Kosovës për formimin e Asociacionit, duke shtuar se pret që ky të jetë kushti i fundit që Kosova të anëtarësohet në KiE. “Po me aq sa po shihet edhe nga Franca dhe Gjermania ka kërkesa eksplicite për Kosovën që ta bëjë hapin e parë drejt themelimit të Asociacionit, që është nxjerrja e vendimit nga ana e Qeverisë për draft statutin e Asociacionit e propozuar nga BE të zyrtarizohet si draft statut i qeverisë së Kosovës e më pas ai draft të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese e ta marrë konfirmimin nga Gjykata nëse është ...
Komentet te Demhasaj: Kurtit po i kërkohen hapa konkretë për Asociacionin, nëse nuk i bën, dështon anëtarësimi në KiE Janë të Mbyllura

Pushteti ‘në luftë’ me hetuesit e aferave korruptive, 5 propozohen për largim, 4 dhanë dorëheqje shkaku i presionit

Lajme
Gjithçka nisi me largimin e majorit Shemsi Haziri, udhëheqësit të Njësisë së Veçantë Hetimore brenda Policisë së Kosovës që trajton rastet e korrupsionit. Haziri po hetonte disa prej aferave më të njohura të korrupsionit ku ishin të përfshirë Martin Berishaj, Nagip Krasniqi, Ministria e Tregtisë, e zyrtarë të tjerë të lartë të pushtetit. Megjithatë, largimi i Hazirit duket të ketë qenë vetëm nisja e një plani për ta bllokuar hetimin e rasteve ku janë të përfshirë akterët e pushtetit. Nacionale ka siguruar informacione nga burime tejet të afërta me këto zhvillime, të cilat dëshmojnë se hetuesit e tjerë që po i trajtojnë këto afera të korrupsionit, janë në prag të ...
Komentet te Pushteti ‘në luftë’ me hetuesit e aferave korruptive, 5 propozohen për largim, 4 dhanë dorëheqje shkaku i presionit Janë të Mbyllura