Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Mahniten banorët e Strugës, e moshuara dhuron tërë pasurinë për bamirësi

Maqedoni
83 vjeçarja, Fikrije Nasufi, nga Veleshta e Strugës dje ka dhuruar tërë pasurinë e saj vakëfit të Strugës. Shuma e cila ajo ka dhuruar është mbi 50 mijë euro, tregon avokati Besnik Asani. “Punë që e bëj me kënaqësi. Sot gjyshja Fikrije Nasufi dhuroi pronën e saj vakëfit. Prona ka vlerë të madhe. Te gjyshja Fikrije pash një bidje të plotë dhe besim të fortë në Zot. Zoti e shpërbleftë me të mira pa fund!”, ka shkruar avokati Asani, duke u shprehur i mahnitur nga ky veprim i të moshuares. Të mahnitur nga ky vendim i të moshuares mbetën edhe banorët e Strugës. Ai po ashtu tregon se vendimi i ...
Komentet te Mahniten banorët e Strugës, e moshuara dhuron tërë pasurinë për bamirësi Janë të Mbyllura

Tensione të reja në Veri, digjet një veturë me targa serbe

Lajme
Është djegur një veturë me targa serbe në veri të vendit. Bëhet fjalë për një veturë të tipit “Volkswagen Sharan” që ka qenë e parkuar në rrugën “Ivo Lola Ribar” në afërsi të shtëpisë së pronarit. Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani. “Policia ka marrë njoftimin për zjarrin rreth orës pesë të mëngjesit kur edhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku paraprakisht kishin arritur zjarrfikësit”, tha ai, Elshani ka thënë se për momentin s’ka të dyshuar dhe s’dihet motivi. “Hetimet po vazhdojnë”, ka thënë ai. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tensione të reja në Veri, digjet një veturë me targa serbe Janë të Mbyllura

Aksident tragjik në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik, 23-vjeçarja humb kontrollin mbi veturë – vdes një person

Lajme
Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnatës në orën 00:06 në magjistrale Hani i Elezit-Kaçanik, tek vendi i quajtur ” Kulla me qeshmë” ku si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar, raporotn Gazeta Sinjali. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veselit tha se vetura për çështje të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në hekurudhë. “Më datën 13.05.2023 në ora 00:06 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i quajtur ” Kulla me qeshmë” ka ndodhur një aksident komunikacioni, e përfshimë një veturë me targa vendore. Deri te ...
Komentet te Aksident tragjik në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik, 23-vjeçarja humb kontrollin mbi veturë – vdes një person Janë të Mbyllura

Power: SHBA-ja nga viti 1999 e ka ndihmuar Kosovën me mbi dy miliardë euro

Lajme
Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga viti 1999 deri më tani ka dhënë për Kosovën mbi dy miliardë euro. “Që nga viti 1999 ka arritur shumën e mbi dy miliardë euro dhe do ta ndihmojmë Kosovën që të zë vendin e vet që i takon në mesin e vendve të integruara euroatlantike”, u shpreh Power. Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani deklaroi se kontributi i USAID-it është shembull i përkushtimit të Amerikës për Kosovën. “Kontributi i USAID-it është një nga shembujt më të fortë të përkushtimit të palëkundur të SHBA-ve për ta ndihmuar Kosovën drejtë suksese, për më shumë ...
Komentet te Power: SHBA-ja nga viti 1999 e ka ndihmuar Kosovën me mbi dy miliardë euro Janë të Mbyllura

Shënohet 42-vjetori i rënies së Nebih dhe Tahir Mehës

Lajme
Sot, do të shënohet 42-vjetori i rënies së Nebih dhe Tahir Mehës, të cilët nga kulla e tyre në Prekaz i ishin kundërpërgjigjur me armë policisë dhe ushtrisë jugosllave, që kishin shkuar t’i arrestonin. Në mëngjesin e 13 majit 1981, forca të mëdha policore dhe ushtarake kishin rrethuar kullën e Nebih dhe Tahir Mehës, të cilëve u kishin kërkuar që të dorëzoheshin, por në vend të dorëzimit, ata i ishin përgjigjur me të shtëna të pushkëve, ku luftimet kishin zgjatur për tërë ditën, deri në orët e mbrëmjes. Në luftime heroikisht kanë rënë Nebihu dhe Tahiri, kurse të vdekur kanë mbetur edhe disa policë serb, numri i saktë i të ...
Komentet te Shënohet 42-vjetori i rënies së Nebih dhe Tahir Mehës Janë të Mbyllura

Një pikë karburanti në Florida “detyron” njerëzit të bëjnë kërcime qesharake për të përfituar zbritje -Video

Rajoni dhe Bota
Punonjësit e një pike karburanti në Florida kanë menduar një mënyrë kreative për t’ua bërë ditën më të mirë të gjithë njerëzve që kanë ardhur për tu furnizuar me karburant. Ata vendosën një njoftim në derë duke i kërkuar të gjithëve (që duan) të bëjnë një kërcim qesharak dhe nëse punonjësve u pëlqen, ata do të kenë zbritje në karburant. Shumë njerëz e pranuan sfidën, dhe më e rëndësishmja, të gjithë kaluan shumë mirë. Video rrezaton pozitivitet. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Një pikë karburanti në Florida “detyron” njerëzit të bëjnë kërcime qesharake për të përfituar zbritje -Video Janë të Mbyllura

Plagosje me armë zjarri në Veri, dy persona dërgohen në spital – i dyshuari ende në arrati

Lajme
Dy persona janë plagosur mbrëmë me armë zjarri në veri të Mitrovicës, si pasojë e një përleshjeje, raporton Gazeta Sinjali. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. Ai shtoi se dy persona janë plagosur në këmbë me armë zjarri të cilët janë dërguar në spital për trajtim. “Dy persona janë plagosur  në këmbë me armë zjarri  dhe janë dërguar për trajtim në spital. Jeta e tyre nuk është në rrezik, ndërsa policia është e interesuar për ta intervistuar një të dyshuar, i cili ndodhet në arrati’, ka thënë Elshani. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Plagosje me armë zjarri në Veri, dy persona dërgohen në spital – i dyshuari ende në arrati Janë të Mbyllura

Kajtazi ia zbulon një skandal Haxhiut: Ka vendosur në krye të Agjencisë për Konfiskimin e Pasurisë një udhëheqës të UDB-së

Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë pranë vetës një person i cili ka shërbyer si udhëheqës i UDB-së serbe në Klinë. Ai është vendosur në pozitën e ushtruesit të Detyrës së Agjencisë për Sekuestrimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme. Kështu ka deklaruar në Facebook gazetari Vehbi Kajtazi duke thënë se Krasniqi që ka qenë udhëheqës i UDB-së në Klinë është person i besueshëm i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, shkruan Paparaci.com. Në një shkrim tjetër në profilin e tij në Facebook, gazetari Kajtazi ka ndarë me publikun informacione tjera të rënda që lidhen me profilin e Enver Krasniqit. Tash ushtrues detyre i Agjencisë për Sekuestrimin dhe Konfiskimin e ...
Komentet te Kajtazi ia zbulon një skandal Haxhiut: Ka vendosur në krye të Agjencisë për Konfiskimin e Pasurisë një udhëheqës të UDB-së Janë të Mbyllura

Djali i Kolë Berishës konfirmon se babai i tij u burgos dhe torturua nga njeriu i afërt i ministres Albulena Haxhiu

Lajme
Djali i Kolë Berishës, Visar Berisha ka konfirmuar se babai i tij ishte burgosur dhe torturuar nga njeriu i afërt i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Enver Krasniqi që është vendosur në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Agjencisë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka shpërndarë postimin e gazetarit Vehbi Kajtazi ku adresohet burgosja dhe tortura e Kolë Berishës nga Enver Krasniqi, njeri i afërt i ministres Haxhiu. LAJME Djali i Kolë Berishës konfirmon se babai i tij u burgos dhe torturua nga njeriu i afërt i ministres Albulena Haxhiu Demokracia 20:55 | 12 Maj 2023 SHARE:     Djali i Kolë Berishës, ...
Komentet te Djali i Kolë Berishës konfirmon se babai i tij u burgos dhe torturua nga njeriu i afërt i ministres Albulena Haxhiu Janë të Mbyllura

Gruaja milionere e Xhelal Sveçlës, pasuria e gruas së Kurtit dhe bashkëshorteve të ministrave të tjerë

Lajme
Qeveria Kurti njihet si një qeveri që edhe pas ardhjes në pushtet por sidomos sa ishin në opozitë proklamonin një jetë të thjeshtë dhe ishin gjithmonë të zëshëm kundër jetës luksoze që bënin politikanët në Kosovë e familjet e tyre. Por sa të pasura janë bashkëshortet e tyre duke filluar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, e gratë e ministrave të kësaj qeverie. Më poshtë gjeni pasurinë e secilës prej bashkëshorteve të pushtetit duke filluar nga më e pasura, kjo sipas formularëve zyrtarë të deklarimit të pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit për vitin 2022. Ndoshta mund të jetë pak e pabesueshme por vendin e parë për nga ...
Komentet te Gruaja milionere e Xhelal Sveçlës, pasuria e gruas së Kurtit dhe bashkëshorteve të ministrave të tjerë Janë të Mbyllura