Incidentet dhe sherret nuk kanë qenë të pazakonta gjatë ditës së sotme teksa zhvillohen zgjedhjet vendore në vend. Në pamje duket deputeti i PD-së, Edmond Spaho, i cili tërheq nga krahu me forcë një votues. Burime për Top Channel bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur për orientim votash dhe sipas pretendimeve të dyja palëve ka presione e kërcënime për dhënien e votës. Spaho ka theksuar teksa i ka tërhequr ata persona se janë punonjës të administratës ndërsa ata janë shprehur se kanë të drejtë për të votuar. Spaho është larguar aktualisht nga qendra e votimit./Demokracia ...
Komentet te Incident në Maliq| deputeti Spaho tërheq me forcë një grup personash në qendër votimi Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Të shtunën në mesditë, në oborrin e kompanisë “Beshi-Com”në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, është gjetur pa shenja jete një burrë, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, derisa po ecte. I ndjeri, ishte 54-vjeçar dhe nuk dihet nëse ka pasur më parë probleme shëndetësore, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se fillimisht kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi viktima ishte gjetur pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën. Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar që viktima ka ndërruar jetë. Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, ...
Komentet te Personi që u gjet i vdekur në oborrin e kompanisë ‘Beshi-Com’ ishte 54-vjeçar, dyshohet se pësoi arrest kardiak Janë të Mbyllura
Ambasadori i Qipros në Serbi, Dimitrios Teofilaktu është deklaruar lidhur me qëndrimin e shtetit të tij rreth njohjes së Kosovës si shtet i pavarur e demokratik. Ai tha se vendi i tij ka “qëndrim konsistent për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës”. “Qëndrimi ynë për mosnjohjen e Kosovës është parimor dhe konsistent, dhe jo vetëm sepse kemi një problem të ngjashëm. Për të qenë të besueshëm, duhet të udhëhiqemi nga qëndrime konsistente dhe parimore, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha ai, raportojnë mediat serbe. Teofilaktu gjithashtu tregoi edhe pasojat që vijnë nga ky qëndrim i tyre. “Pavarësisht nga pasojat ekonomike apo të tjera, shtetet nuk duhet të marrin vendime nën ...
Komentet te Ambasadori i Qipros në Beograd thotë se s’kanë ndryshuar qëndrim për Kosovën: S’duhet të marrim vendime nën presion Janë të Mbyllura
Kryeministri Edi Rama ka votuar sot në Surrel, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Rama tha se shpreson që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar “Tani është momenti i qytetarëve të thonë fjalën e tyre, shpresoj që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në ata që duan të votojnë, të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar të rikthehen në mënyrë që vullneti të shprehet i plotë”, u shpreh ai. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Voton Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij: Shpresoj që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar Janë të Mbyllura
Ka nisur nata finale e festivalit evropian të këngës ‘Eurovision Song Contest 2023’, ku shteti i 10-të që performoi ishte Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtarja kosovare Albina Kelmendi dhe familja e saj, raporton Gazeta Sinjali. Albina dhe Familja Kelmendi kanë elektrizuar skenën e Eurovision-it me këngën ‘Duje’, e cila është pëlqyer mjaft shumë si nga publiku shqiptar, ashtu edhe nga ai ndërkombëtar. Për të votuar Albinën dhe Familjen Kelmendi, mund të dërgoni SMS me numër 10, në numrat përkatës të shteteve ku jetoni, sonte, pas interpretimit të të gjitha këngëve finaliste. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Albina dhe Familja Kelmendi elektrizojnë skenën në finalen e madhe të Eurovision-it Janë të Mbyllura
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali. Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur edhe sot në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Vragoli. Sipas Policisë, në aksident është përfshirë një aksident me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë me targa vendore. “Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar ...
Komentet te Aksident i rëndë në Vragoli, lëndohen dhjetëra persona – FOTO Janë të Mbyllura
Shqipëria ia doli që të kualifikohej në finalen e Eurovision, me një performancë dinjitoze të dhuruar nga Albina Kelmendi dhe familja e saj. Në 13 maj do të jetë një tjetër moment i rëndësishëm, nata finale ku do të mësohet fituesi. Pas 20 këngëve të kualifikuara në dy gjysmëfinale, plus pesë vendet që kualifikohen automatikisht (Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia) si edhe Ukraina që kualifikohet si fituesja e edicionit të kaluar, në garën finale do të jenë në total 26 perfomanca. Shqipëria do të performojë e 10-ta. Renditja: 1. Austria | Teya & Salena – Who The Hell Is Edgar? 2. Portugalia | Mimicat – Ai Coração ...
Komentet te Zbulohet renditja, ja kur do performojë Albina dhe familja Kelmendi në finalen e Eurovision Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në fshatin Lutogllavë të Prizrenit, ku një 57-vjeçar është gjetur pa shenja jete në lokalin e tij. Familja u tronditën kur e gjetën të shtrirë në lokal dhe kanë njoftuan menjëherë Autoambulancën, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se viktima është Shaban Bytyqi. Sipas informacioneve, i ndjeri u gjet i alivanosur nga djali i tij i cili u trondit kur e gjeti babain të shtrirë në tokë. Sinjali mëson se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve dhe më pas trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion. Ajo që ...
Komentet te E rëndë: Djali gjen babain pa shenja jete në lokalin e tij në Prizren Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vlerëson se partia e tij ka dyfishim të trupit të vet elektoral, e me tendencë të rritjes së mëtutjeshme. Ai u tregua mirënjohës për mbështetjen e dhënë nga qytetarët, anëtarët e simpatizantët e AAK-së. “Organizimet e brendshme, mobilizimi në diasporë, qeverisja me duar të pastra e Aleancës në 5 komuna të rëndësishme të vendit si dhe kursi ynë politik në mbrojtje të interesave të shtetit e të qytetarit, tashmë po i japin rezultatet e veta.” ka shkruar Haradinaj në Facebook. Ai tutje citoi se kjo rritje, kundërshtarëve politikë nuk po u pëlqen, prandaj paralajmëron luftën e rradhës me sondazhe. “Kjo rritje eksponenciale ...
Komentet te Haradinaj i shpallë “luftë” kundërshtarëve politik: Jemi dyfishuar, të gatshëm për sondazhe Janë të Mbyllura
Është gjetur nga Ekipet e Kërkim Shpëtimit të FSK-së trupi i pajetë i personit të zhdukur tash e disa ditë, Naser Osmani, raporton Gazeta Sinjali. Sipas njoftimit të tyre u bë e ditur se sot pas kërkimeve intensive ekipet e Kërkim Shpëtimit Ujorë të FSK-së, kanë arritur të gjejnë trupin e tij në zonën në afërsi të lumit llap në fshatin, Lupq i Poshtëm i komunës së Podujevës. “Pas marrjes së njoftimit nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për një person të zhdukur, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë të gjitha masat, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, ...
Komentet te E rëndë: Gjendet nga FSK-ja trupi i pajetë i personit të zhdukur, Naser Osmanit (FOTO) Janë të Mbyllura