Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

E frikshme: Të shtëna me armë në Graçanicë, i dyshuari gjuan në drejtim të tre të miturve

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në afërsi të shkollës fillore në fshatin Uglarë të Graçanicës, ku një person ende i paidentifikuar, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre të miturve, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari ka gjuajtur me armë nga automjeti në të cilin ndodhej, e që ky veprim mund të kishte pasoja fatale për tre të miturit që ndodheshin në oborrin e shkollës. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, teksa janë gjetur dhe ...
Komentet te E frikshme: Të shtëna me armë në Graçanicë, i dyshuari gjuan në drejtim të tre të miturve Janë të Mbyllura

Kalon në Komision, Kosova synon anëtarësimin në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur

Lajme
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione e ka votuar Projektligji për aderimin në Marrëveshjen për Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur. Deputetja e VV-së Fatmire Mulhaxha-Kollçaku e quajti shumë domethënës Projektligjin. Albana Bytyqi, deputete e AAK-së tha se kjo parti e përkrah Projektligjin. Qeveria e Kosovës ditë më parë ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur. Kjo marrëveshje do të mundësojë nisjen e procedurave për anëtarësimin e Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), me seli në Hagë. Gjithashtu kërkesa ...
Komentet te Kalon në Komision, Kosova synon anëtarësimin në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur Janë të Mbyllura

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, mbrojtja paraqet shqetësime lidhur me zhvillimin e seancave të mbyllura

Lajme
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në seancën e së enjtes, në gjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, mbrojtja e të akuzuarve ka shfaqur disa shqetësime lidhur me zhvillimin e procedurave në seanca të mbyllura. Këtë shqetësim, e ka paraqitur për palët, mbrojtësi i Hashim Thaçit, avokati Gregory Kehoe. Ai tha se për shkak të urdhrit të trupit gjykues të seancës së 17 majit për zhvillimin e procedurave për seanca private apo mbyllura, dëshirojnë të paraqesin disa vështirësi, duke thënë se të njëjtit kanë kundërshtuar të gjitha masat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) edhe për masa mbrojtëse. ...
Komentet te Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, mbrojtja paraqet shqetësime lidhur me zhvillimin e seancave të mbyllura Janë të Mbyllura

Këta janë të dyshuarit që tentuan ta rrëmbejnë të miturin në Fushë Kosovë, zbulohet motivi dhe detaje të tjera

Lajme
Konfliktet për shkak të xhelozisë jo rrallëherë kanë shkaktuar incidente të ndryshme, që janë përcjellë me kanosje serioze e përleshje brutale. Në të tilla raste më së shpeshti përfshihen të rinjtë, të cilët për shkak të dyshimeve për dashurinë a besnikërinë futen në telashe të mëdha. Për një rast të tillë  Policia ka arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, nën dyshimet se kanë tentuar ta rrëmbejnë një person, raporton Gazeta Sinjali. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tre të dyshuarit janë Gentrit Mula dhe Erion Canolli, si dhe një 18-vjeçar, D.XH., të cilët  po dyshohen se gjatë ditës së djeshme, kanë tentuar ta marrin me forcë një 17-vjeçar. ...
Komentet te Këta janë të dyshuarit që tentuan ta rrëmbejnë të miturin në Fushë Kosovë, zbulohet motivi dhe detaje të tjera Janë të Mbyllura

44% e qytetarëve thonë se qeveria s’e ka shënuar asnjë arritje

Ekonomi
Një sondazh mbarëkombëtar nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), tregon vlerësimet e qytetarëve të Kosovës për punën e Qeverisë. Sipas këtij sondazhi, 44% e qytetarëve nuk kanë numëruar asnjë arritje të ekzekutivit, derisa 25% të tjerë kanë refuzuar të përgjigjen. Si arritje të rëndësishme të Qeverisë, 17% e qytetarëve e kanë konsideruar luftën kundër korrupsionit. Ndërsa 5% të tjerë e kanë përmendur dialogun me Serbinë. Por vetëm 4% e të anketuarve e kanë theksuar ndihmën financiare si një prej punëve të ekzekutivit, 3% të tjerë e kanë përmendur rritjen e pagave, ndërsa 2% luftën kundër krimit të organizuar. E të pyetur për dëshmimet e qeverisë, ...
Komentet te 44% e qytetarëve thonë se qeveria s’e ka shënuar asnjë arritje Janë të Mbyllura

Vetëvendosje e Albin Kurtit ia ‘ha’ kokën drejtorit të Krimeve Ekonomike në polici, shkak Nagip Krasniqi

Lajme
Nagip Krasniqi, tashmë ish- kryeshef i Korporatës Energjetike të Kosovës më shumë se 3 javë po qëndron në paraburgim e ku Prokuroria Speciale po pretendon si ai, së paku në tri raste dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e tij. Lirimin nga paraburgimi e ka refuzuar edhe Gjykata e Apelit dhe Supremja, ku avokatët mbrojtës të Nagip Krasniqit kishin parashtruar kërkesë për ndërprerjen e paraburgimit. Arrestimi dhe paraburgimi i Nagip Krasniqit janë publike. Por diçka që lidhet me ish- kryeshefin e KEK dhe Policinë e Kosovës, pushteti e ka mbajtur të fshehtë. Menjëherë pas arrestimit të kryeshefit Nagip Krasniqit, partia në pushtet që drejtohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti, i ...
Komentet te Vetëvendosje e Albin Kurtit ia ‘ha’ kokën drejtorit të Krimeve Ekonomike në polici, shkak Nagip Krasniqi Janë të Mbyllura

FOTO| Aksident mes trenit dhe një veture në Fushë Kosovë

Lajme
Sot gjatë mesditës ka ndodhur një aksident trafiku mes trenit dhe një veture në Fushë Kosovë. Nga pamjet që ka siguruar Periskopi shihet se vetura është goditur në pjesën e përparme, dhe duket me dëme të mëdha materiale. Informacionet e para që i kemi pranuar nga vendi i ngjarjes thuhet se nuk ka persona të lënduar. ...
Komentet te FOTO| Aksident mes trenit dhe një veture në Fushë Kosovë Janë të Mbyllura

Rama në KiE: Akuzat për trafikim organesh për UÇK-në të sponsorizuara nga Rusia, tentim për njollosje të Kosovës e Shqipërisë

Lajme
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka marrë pjesë sot në Samitin e Liderëve të Këshillit të Evropës, i cili mbahet në Islandë, një sesion për “Evropën e Bashkuar”. Në nisje të fjalës së tij Rama u ndal në raportin e “Dick Marty”, teksa tha se akuzat që janë bërë ndaj Hashim Thaçit dhe UÇK-së për trafik të organeve njerëzore, janë tërësisht dashakeqe dhe të rremë, duke shtuar se janë sponsorizuar nga Rusia. Ai tha se Asambleja e Këshillit të Evropës duhet t’i hapë rrugë tërheqjes së raportit, i cili po ashtu etiketon Shqipërinë si bazë trafikimi të dyshuar të organeve, lehtësuar nga UÇK. “Është e pamundur të shmang heqjen e paraleleve ...
Komentet te Rama në KiE: Akuzat për trafikim organesh për UÇK-në të sponsorizuara nga Rusia, tentim për njollosje të Kosovës e Shqipërisë Janë të Mbyllura

Aksioni kundër fajdes në Prishtinë e Podujevë, ndalohen katër persona

Lajme
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se janë ndaluar katër persona për 48 orë pas aksionit të zhvilluar kundër fajdes në Prishtinë dhe Podujevë. Në njoftim thuhet se ata janë të dyshuar për veprat penale “Fajde”, “Deyrim” dhe “Organizm i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm”. Njoftimi i plotë: Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim te përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, sot, është duke e realizuar një aksion ...
Komentet te Aksioni kundër fajdes në Prishtinë e Podujevë, ndalohen katër persona Janë të Mbyllura

Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Lajme
Sot në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Dëshminë edhe sot do ta vazhdojë dëshmitari i katërt, teksa seanca pritet të nisë nga ora 09:00. Kujtojmë se dje, mbrojtja e ish-kryekuvendarit Kadri Veseli, i ka përfunduar pyetjet për dëshmitarin e katërt. Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Më 22 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, përmes dy vendimeve, miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të korrigjojë dhe ndryshojë aktakuzën, mes tjerash, duke përjashtuar përgjegjësinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale III ...
Komentet te Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë Janë të Mbyllura