Një burrë në qytetin e Novosibirsk, u hodh nga kati i tetë i një ndërtese duke përdorur një çadër dhe vdiq rrugës për në spital. Ngjarja ka ndodhur sot. Burri kapi një ombrellë, doli në ballkonin e tij dhe u rrëzua. “Para se të binte, ai bërtiste me të madhe duke i shqetësuar të gjithë. Dukej se kishte pirë shumë, u ngjit në ballkon me ombrellë dhe ra poshtë”, kanë thënë dëshmitarët. Fqinjët thirrën menjëherë një ambulancë me ndihmës mjekë në përpjekje për t’i dhënë ndihmën e parë. Megjithatë, burri ndërroi jetë në ambulancë pak metra larg spitalit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Në gjendje të dehur, burri hap çadrën dhe hidhet për vdekje nga kati i 8-të – VIDEO Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kurti për ikjën e të rinjëve nga Kosova përfshirë edhe profesionistëve. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se LVV-ja kishte premtuar kthimin e trurit në Kosovës dhe shihni se çfarë po ndodhë. “11 ministri janë me ushtrues detyre të pozitës së sekretarit të përhershëm – pozitës me të lartë ekzekutive në ministri, Fondi Pensional pa bord, Banka Qendrore pa guvernator Komisioni i Ndihmës Shtetërore jo funksional, Njësia e Intelegjencës, Financiare pa drejtor, Administrata Tatimore pa drejtor. A ju shqetëson fakti se askush s’po don me punu me ju dhe për ju? Çka ndodhi me mbështetjën e madhe që kishit dikur?! ...
Komentet te Bajrami: VV kishte premtuar kthimin e trurit në Kosovës, shihni çfarë po ndodhë Janë të Mbyllura
Kanë mbetur edhe pak minuta nga fillimi i mbledhjës së kryesisë së Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut ku do ta bënë betimin kryetari i kësaj komune Erden Atiq nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut tashmë është vendosur Falmuri i Kosovës. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut, Nedzad Ugljan tha se janë të pajtimit për ta bërë këtë meqë në institucionet e Kosovës duhet të jenë simbolet e saj. Në Komunën e Mitrovicës së Veriut ku në ora 11:00 pritet të bëhet betim i kryetarit të kësaj komune Erden Atiq nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i pranishëm tashmë është edhe EULEX-i. ...
Komentet te Në Komunën e Mitrovicës së Veriut vendoset flamuri i Kosovës Janë të Mbyllura
Forca të shtuara policore, patrulla të rregullta të tyre, por edhe përfaqësues të KFOR-it dhe Eulex-it, kanë shtuar prezencën e tyre pranë objektit të Komunës në veri të Mitrovicës, në prag të seancës solemne e cila pritet të mbahet sot ku do të betohet kryetari i ri i kësaj komune. Mësohet se objekti i Komunës në veri të këtij qyteti ka qenë i “blinduar” edhe gjatë tërë natës së mbrëmshme nga këto forca. Edhe përgjatë rrugës nga Komuna drejt urës kryesore dhe në drejtim të udhëkryqit tek “Lagja e boshnjakëve”, pastaj rruga drejt “Tre rrokaqiejve” vërehet prezencë e shtuar e pjesëtarëve të policisë, ndërsa edhe automjetet e parkuara tek rrethrrotullimi ...
Komentet te “Blindohet” objekti i Komunës në veri të Mitrovicës Janë të Mbyllura
Ndërrimi i sheqerit me ëmbëlsues nuk do t’ju ndihmojë të humbni peshë dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore, thonë udhëzimet e reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Këshilla sugjeron që njerëzit të mos kthehen tek ëmbëlsuesit pa sheqer si aspartame, e cila gjendet në kokakollën dietale, në një përpjekje për të humbur peshë ose për të parandaluar sëmundjet e lidhura me dietën, si diabeti i tipit 2, transmeton klankosova.tv. Të tjera të njohura përfshijnë saharinë dhe stevia. Në vend të kësaj, ata duhet të konsiderojnë të hanë ushqime me sheqerna natyrale, të tilla si frutat, si dhe t’i përmbahen ushqimeve dhe pijeve pa sheqer. Rekomandimi i ri bazohet në një ...
Komentet te OBSH thotë se pijet dhe ushqimet dietike nuk ndihmojnë por rrisin rrezikun e diabetit Janë të Mbyllura
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka ngritur sërish një shqetësim qytetar, drejt Qeverisë Kurti. Siç bëri të ditur në Facebook, ajo sot, para një komisioni, ka pyetur qeverinë se pse duhet t’u paguhen faturat e rrymës në veri, e jo të veteranëve e ish-të burgosurve politikë kosovarë. ”Pse bënë qeveria me pagu rrymën në Veri e NUK bënë me pagu për VETERAN dhe ish të BURGOSUR POLITIK? Propozova që Qeveria të merr vendim për ndarje të mjetve për subvencionimin e shërbimeve komunale( rryma, uji, mbeturinat) për VETERANËT dhe ish të BURGOSURIT POLITIK që jetojnë në kushte të rënda ekonomike”, shkroi deputetja në Facebook./Demokracia ...
Komentet te Deputetja e PDK-së: Pse t’u paguhet rryma veriut, e jo veteranëve? -Video Janë të Mbyllura
Më 25 mars 1998, pak javë pas rënies së komandantit Adem Jashari dhe masakrës mbi familjen Jashari në Prekaz, 22 anëtarë të Kongresit të SHBA-së, mes tyre edhe politikani i njohur Eliot Engel, i kishin shkruar një letër presidentit Bill Clinton, duke e alarmuar për situatën në Kosovë. Në dokumentet e deklasifikuara është publikuar edhe letra e kongresmenëve amerikanë, e cila e paralajmëronte presidentin Clinton për spastrimin etnik që mund të ndodhte në Kosovë. Demokracia.com sjell letrën e plotë të kongresmenëve amerikanë drejtuar presidentit Bill Clinton: Ne ju shkruajmë me një ndjenjë të fortë urgjence për të kërkuar një takim me ju, për të diskutuar situatën e përkeqësuar në Kosovë. ...
Komentet te Dokument i deklasifikuar| Pak ditë pas rënies së Adem Jasharit, kongresistët amerikanë e paralajmëruan Clintonin për spastrimin etnik në Kosovë Janë të Mbyllura
Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme, Bob Mendez, ka folur për situatën në Ballkan Perëndimor dhe konkretisht procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Mendez ka thënë se mendon që palët s’janë duke vepruar në mënyrë të barabartë sa i përket ndërtimit të besimit në procesin e dialogut, duke përmendur këtu deklaratat destruktive të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel dhe planit të implementimit që u arrit në Ohër. Ai gjithashtu ka thënë se po i bëhet presion i një anshëm Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, ndërkohë s’po i bëhet presion i njejtë Serbisë. Mendez ka përmendur edhe lidhjet e presidentit të ...
Komentet te Mendez: Po i bëhet presion i njëanshëm Kosovës për Asociacionin, s’ka garanci që s’do të jetë një “Republika Srpska” e dytë Janë të Mbyllura
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:15 në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona, raporton Express. Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, njëra prej të cilave ka qenë veturë zyrtare. Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Rreth orës 15:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete njëra nga to veturë zyrtare. Për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ...
Komentet te Katër të lënduar nga një aksident në Mazgit, e përfshirë edhe një veturë zyrtare Janë të Mbyllura
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me një postim të tij në shenjë solidarizimi me komunitetin LGBTQ. Mustafa nëpërmjet një statusi në Facebook, e ka quajtur kryeministrin Kurti “mashtrues tipik”. Kjo pasi sipas tij Kurti në Twitter në gjuhën angleze njoftoi se ndërtesa e Qeverisë është ndriçuar me ngjyrat e flamurit LGBT, mirëpo jo në Facebook. “Mashtrues tipik. Poston në Twitter në anglisht për t’i mashtruar votuesit e tij pro-LGBT por nuk e poston të njejtën në Facebook në shqip për t’i mashtruar votuesit e tij anti-LGBT. Dmth ky nuk ka parime, ka vetëm taktika për grabitje votash. Mashtrues tipik”, ka ...
Komentet te “Mashtrues tipik”, Mustafa kritikon Kurtin pse nuk e postoi edhe në gjuhën shqipe solidarizimin e Qeverisë me LGBTQ Janë të Mbyllura