Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

DOKUMENT| Clinton ishte acaruar me serbët për Thaçin, zbardhet dokumenti i 1999-ës

Lajme
Më 6 qershor 1999, deri sa bombardimet e NATO-s mbi ish-Jugosllavinë vazhdonin, presidenti i SHBA-së, Bill Clinton dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, e kishin zhvilluar një bisedë telefonike dhjetëminutëshe për situatën në Kosovë. Në dokumentet e deklasifikuara, të cilat i ka siguruar Demokracia.com, zbardhet plotësisht komunikimi i presidentit Clinton, por jo tërësisht edhe biseda e Tony Blair, së cilës një pjesë e këtij komunikimi ende nuk i është deklasifikuar. Gjatë bisedës, presidenti Bill Clinton kishte shprehur mllefin e tij ndaj shtetit të Serbisë, pasi këta të fundit kishin kërkuar që ta fshijnë e largojnë Thaçin dhe UÇK-në. Po ashtu, presidenti Clinton e kishte informuar edhe për zhvillimet ...
Komentet te DOKUMENT| Clinton ishte acaruar me serbët për Thaçin, zbardhet dokumenti i 1999-ës Janë të Mbyllura

Vazhdon kërkimi edhe sot për 4 vjeçarin i cili dyshohet se ra në kanalin e Ibër-Lepencit

Lajme
Një fëmijë i moshës 4 vjeç dyshohet se ka rënë mbrëmë në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Akrashticë e Vushtrrisë. Edhe pas kërkimeve deri në orët e mbrëmjes  ai nuk është gjetur. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se mbrëmë është ndalë kërkimi, kurse sot pritet të filloj përsëri. Rrethanat se si ka ardhur deri te rënia e fëmijës në kanalin e Ibër-Lepencit nuk dihen. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vazhdon kërkimi edhe sot për 4 vjeçarin i cili dyshohet se ra në kanalin e Ibër-Lepencit Janë të Mbyllura

E dhimbshme: Kjo është 28 vjeçarja që u vra nga burri i saj në Gjermani

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Aachen të Gjermanisë, ku burri për motive të panjohura vrau gruan e tij në parkingun e një shitore, raporton media gjermane “Bild”. Raportohet se dorasi dhe viktima janë kosovarë nga qyteti i Mitrovicës. Viktima mësohet se është Jetmira Beka. Familjarët e viktimës, kanë njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet në fshatin Zasellë. Ndërsa, pritet që të njoftojnë për datën dhe kohën e varrimit. Njoftimi i plotë: 𝗧𝗲̈ 𝗔𝗹𝗹𝗮𝗵𝘂𝘁 𝗷𝗲𝗺𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝘃𝗲𝘁𝗲̈𝗺 𝘁𝗲𝗸 𝗔𝗶 𝗱𝗼 𝗸𝘁𝗵𝗲𝗵𝗲𝗺𝗶 𝗡𝗝𝗢𝗙𝗧𝗜𝗠 𝗠𝗢𝗥𝗧𝗢𝗥 Me caktimin e Allahut me daten 20.05.2023 ne moshën 28 vjeqare nderroj jete ne Gjermani ( nëna, bija,) jonë Jetmira (Skender) ...
Komentet te E dhimbshme: Kjo është 28 vjeçarja që u vra nga burri i saj në Gjermani Janë të Mbyllura

E rëndë: Një 4-vjeçar bie në kanalin e Ibër-Lepencit, ekipet e shpëtimit ende në kërkim të tij

Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë. Një 4-vjeçar ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit për të cilin janë vënë në lëvizje ekipet e kërkim shpëtimit, raporton Gazeta Sinjali. Klubi i Zhytjes “Trepça” nga Mitrovica bashkë me zjarrëfikësit ndodhen ende në kërkim të fëmijës që nga ora 19:00. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4 vjeçar, ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit. Policia me njesitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe janë  njoftuar ...
Komentet te E rëndë: Një 4-vjeçar bie në kanalin e Ibër-Lepencit, ekipet e shpëtimit ende në kërkim të tij Janë të Mbyllura

Detaje të rënda nga Masakra e Dubravës, Limaj: Dy të vrarë i kisha mbi mua, gjuanin pa ndërprerë

Lajme
Demir Limaj, i mbijetuar i masakrës së Dubraës, ka rrëfyer për momentet e tmerrit që i përjeutan gjatë asaj masakre. Pasi gjithë të burgosurit shqiptarë ishin në oborr, të detyruar të qëndronin atë – forcat serbe kishin nisur të gjuanin nga të katër anët. Limaj tregon se dy të vrarë i kishte mbi trup – këtë përshkruan si moment tmerri. “Unë për vete dy veta i kam pasur mbi trupin tim, kur jemi ra te një kodër atë që e tha Enver. Më kish mbet një çantë e teshave nuk e lshoja. Dy persona i kam pas përmbi shpinë, ishin të vrarë”, ka rrëfyer Limaj. Para kësa, Limaj tregoi se ...
Komentet te Detaje të rënda nga Masakra e Dubravës, Limaj: Dy të vrarë i kisha mbi mua, gjuanin pa ndërprerë Janë të Mbyllura

Xhemajli e Limaj tregojnë se si paramilitarët kërkuan t’i vrisnin të burgosurit duke u transferuar në Dubravë

Lajme
Katër të mbijetuar të masakrës së Dubravës po rrëfejnë në Pressing të T7 për përjetimet  e tyre. Fillimisht disa prej tyre ishin në burgun e Nishit për t’u transferuar në Dubravë. Por as rruga e transferimit nuk ishte e qetë. Bajraush Xhemajli rrëfeu sesi paramilitarët serbë kërkonin që të burgiosurit shqiptarë të mos transferoheshin, por të mbesin në duart e paramilitarëve. Ndalimi kishte ndodhur në fshatin Carallukë të Malishevës. Pos Xhemajlit, këtë ngjarje e rrëfeu edhe Demir Limaj, i cili tregoi për këtë ndalim. ‘”Në fshaitn Carallukë, na kanë ndalur një grup i paramilitarëve serbë dhe aty është bërë ai debati, sepse ata menduan që ne jemi serbë vullnetarë, kur ...
Komentet te Xhemajli e Limaj tregojnë se si paramilitarët kërkuan t’i vrisnin të burgosurit duke u transferuar në Dubravë Janë të Mbyllura

Ekskluzive: Hajnat e shpëlajnë teqen e madhe në Gjakovë, vjedhin mbi 200 mijë euro

Lajme
 Jo rrallëherë objektet fetare nëpër qytete të ndryshme në Kosovë janë cak i hajnave. Shpeshherë arkat e ndihmave e kasafortat e mbushura me të holla bien në duart e keqbërësve, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur sot në teqen e madhe në Gjakovë, ku hajnat kanë arritur të vjedhin qindra mijëra euro. Sinjali mëson ekskluzivisht se hajnat kanë arritur të vjedhin rreth 200 mijë euro, në valuta të ndryshme dhe një sasi të arit, nga dy kasaforta të teqes. Rasti është raportuar nga shehu i teqes, i cili ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë në lidhje me vjedhjen e rëndë që ja ndodhur. Njësitet policore kanë dalë ...
Komentet te Ekskluzive: Hajnat e shpëlajnë teqen e madhe në Gjakovë, vjedhin mbi 200 mijë euro Janë të Mbyllura

“Kërcënoi me luftë nga veriu”, analisti nga SHBA kërkon dorëheqjen e Lajçakut

Lajme
I dërguari për dialogun Kosove-Serbi, Miroslav Lajçak, mund të shkarkohet. Ky lajm po përflitet së fundmi teksa ai po ai akuzohet se po e përkrah Serbinë në dialogun me Kosovën në Bruksel. “Është mirë që Ministrat e Jashtëm të BE-së që po diskutojnë për dialogun me Serbinë të bëjnë të njëjtin veprim siç e bëri Presidenti Biden. Të shkarkojë edhe Miroslav Lajçakun sepse është i njëanshëm, skandaloz dhe bën veprime duke përdor presion ndaj Kosovës në dobi të Serbisë”, ka thënë profesori Binak Maxharraj lidhur me ketë. Duke shtuar se “e keqja është se ai po kërcënon edhe me luftë, njësoj në stilin e Vuçiqit i cili vazhdimisht e kërcënon ...
Komentet te “Kërcënoi me luftë nga veriu”, analisti nga SHBA kërkon dorëheqjen e Lajçakut Janë të Mbyllura

“Era e keqe e tmerrit”, artikulli i New York Times për Masakrën e Dubravës

Lajme
Sot, 24 vite më parë, forcat shtetërore serbe kryen Masakrën në Dubravë ndaj të burgosurve shqiptarë. Ngjarja alarmoi opinionin vendor e ndërkombëtar. Akti barbarë shpërfaqi edhe një herë mendësinë e regjimit të Millosheviqit. Mediumi prestigjioz amerikan, “The New York Times”, në nëntor të vitit 1999 kishte publikuar një artikull të gjatë për Masakrën e Dubravës. “Era e keqe e tmerrit vazhdon në një burg në Kosovë”, kështu titullohej artikulli i NYT, i cili tregon se si edhe disa muaj pas masakrës, në bodrumet e ndërtesave, gjaku qëndronte ende i ngjitur në dysheme. Artikulli i plotë i “The New York Times”: Muret e larta me tulla të kuqe të burgut të ...
Komentet te “Era e keqe e tmerrit”, artikulli i New York Times për Masakrën e Dubravës Janë të Mbyllura

Në 24 vjetorin e masakrës së Burgut të Dubravës një grup i të mbijetuarve vizituan babanë e ish presidentit Thaçi

Lajme
Sot është shënuar 24 vjetori i masakrës së forcave serbe ndaj të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës. Masakra e Burgut të Dubravës është njëra nga më të mëdhatë që janë kryer në Kosovë kundër shqiptarëve. 24 vjet më parë, brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë. Masakra e Burgut të Dubravës është kryer nga 19 deri më 24 maj të vitit 1999. Në shënimin e kësaj dite, një grup i të mbijetuarve të masakrës qëndruan në shtëpinë e ish presidentit, Hashim Thaçi. Në mesin e atyre që vizituan babanë e Thaçit ishin ish deputetët Nait Hasani, Bajrush Xhemajli, Bislim ...
Komentet te Në 24 vjetorin e masakrës së Burgut të Dubravës një grup i të mbijetuarve vizituan babanë e ish presidentit Thaçi Janë të Mbyllura