Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Kurti mund të dështojë përsëri me votimin për Kodin Civil? – Mediumi gjerman ‘FAZ’ përmend kundërshtimet nga “Krahu Islamik i VV” dhe BIK

Lajme
Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka publikuar një shkrim se si Kosova mund të jetë shteti i parë në botë me shumicë myslimane që mund t’i njoh ligjërisht martesat mes gjinisë së njëjtë. Ai ka përmendur edhe pengesat që janë rrugës për miratimin e Kodit Civil. Martenes ka cituar deklaratën e Kurtit nga vizita e tij e fundit në Berlin, prej ku tha se Kosova në të ardhmen e afërt do t’u ofrojë shtetasve të saj të drejtën për bashkësi civile mes personave të së njëjtës gjini. Martens thekson se nëse ndodh kjo, do të ketë rëndësi përtej Kosovës, Ballkanit dhe Evropës, meqë Kosova do të ishte shteti ...
Komentet te Kurti mund të dështojë përsëri me votimin për Kodin Civil? – Mediumi gjerman ‘FAZ’ përmend kundërshtimet nga “Krahu Islamik i VV” dhe BIK Janë të Mbyllura

Mbyllja e bastoreve i hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezë

Lajme
Edhe pse nga muaji maj i vitit 2019, bizneset e lojërave të fatit janë aktivitete të ndaluara me ligj, pronarët e tyre prapë se prapë kanë gjetur një mundësi që t’i hapin ato në formë online. Vetëm gjatë periudhës janar-mars 2024, Policia e Kosovës për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm’’, ka zbuluar 12 raste. Ndërkaq, gjatë vitit 2023, janë zbuluar 42 faqe të paligjshme të bixhozit. Ekspert i kibernetizmit, Mentor Hoxhaj thotë për KosovaPress, se Kosova momentalisht nuk ka kufijtë e saj digjital, kufij të cilët do t’i caktonin qartë politikat se çka mund të hy dhe të dal. Hoxhaj ka paralajmëruar personat që po ...
Komentet te Mbyllja e bastoreve i hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezë Janë të Mbyllura

Richard Grenell dhe djali i ish-presidentit Donald Trump, mbrëmë shfaqen për herë të parë në mediat amerikane skemën e korrupsionit të Jack Smith.

Lajme
Si ndodhi manipulimi i dëshmitarëve ndaj Hashim Thaçit, skema sesi dy oligarkët rusë, Mikhail Prokhorov dhe Vladimir Potanin të asistuar nga Halit Sahitaj i dhanë Jack Smith 16 milionë dollarë për të qëndruar jashtë listave të sanksioneve të SHBA-së dhe paratë u përdorën për financimin e dëshmitarëve të rremë. Gjithashtu u përmend një numër i madh i audio incizimeve dhe dëshmive të tjera. Kjo ndodhi dy ditë pasi unë raportova se tani i kemi të gjitha provat korruptive ndaj Jack Smith.   ...
Komentet te Richard Grenell dhe djali i ish-presidentit Donald Trump, mbrëmë shfaqen për herë të parë në mediat amerikane skemën e korrupsionit të Jack Smith. Janë të Mbyllura

Bogujevci kërkon sqarime pse sigurimi i Kuvendit nuk iu përgjigj dje thirrjes së saj

Lajme
Një situatë e tensionuar u krijua dje në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, mes deputetit të PDK-së, Ferat Shala dhe atij të LVV-së, Salih Zyba. E gjitha ndodhi, pasi Shala doli në foltore për t’ia larguar mikrofonin kryetares së Grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila kishte dalë të bëjë një kundër-replikë. Nënkryetarja Saranda Bogujevci, e cila ishte duke e kryesuar seancën, fillimisht u ka bërë thirrje dy deputetëve që të ulen në vendet e tyre, por kur ata nuk e kanë përfillur kërkesën e saj, e ka ftuar sigurimin që të futej brenda dhe t’i nxirrte nga salla. Por, sigurimi nuk u fut brenda në sallë. Në ...
Komentet te Bogujevci kërkon sqarime pse sigurimi i Kuvendit nuk iu përgjigj dje thirrjes së saj Janë të Mbyllura

Qeveria e pranon se ka pasur përkeqësim në fushën e lirisë së medias: S’duhet të dekurajohemi, s’ka qenë vit i lehtë

Lajme
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas publikimit të Raportit të Indeksit për Liri të Shtypit nga organizata joqeveritare, Reporterët pa Kufij, ku Kosova u rendit në vendin e 75-të, apo 19 vende më poshtë sesa vitin paraprak. Kryeziu ka bërë thirrje për mosdekurajim, pasi thotë se ky nuk ka qenë vit i lehtë. Madje ai thotë se janë dy çështje kryesore që kanë diktuar renditjen e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Mediave këtë vit. Rënia e nivelit të lirisë së mediave sipas tij ka ndodhur për shkak të ngjarjeve në veri dhe rastit Kan Kosova. “Pas dy viteve progres të theksuar në Indeksin e Lirisë ...
Komentet te Qeveria e pranon se ka pasur përkeqësim në fushën e lirisë së medias: S’duhet të dekurajohemi, s’ka qenë vit i lehtë Janë të Mbyllura

Hamiti i LDK-së: Regjimi i Albin Kurtit po e ha shtetin e Kosovës

Lajme
Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë një reagim në profilin e tij në ‘facebook’ duke përkujtuar se Kosova po shkon drejt përmbushjes së një viti që është nën masa të Bashkimit Evropian. Përveç kësaj, Hamiti thotë se edhe DASH konstatoi se në Kosovë ka korrupsion serioz qeveritar. Ai thotë se në sytë e Washingtonit dhe Brukselit zyrtar, kjo është fotografia e Kosovës sot. Hamiti tutje ka përmendur edhe raportin e Reporterëve pa Kufij, në të cilin Kosova ka shënuar regres për 19 vende sa i përket lirisë së medias. Reagimi i plotë: KOSOVA E KATANDISUR #KREJTdheDREJT Kosova është nën sanksione ndërkombëtare prej mesit të vitit të kaluar. Shpejt bëhet ...
Komentet te Hamiti i LDK-së: Regjimi i Albin Kurtit po e ha shtetin e Kosovës Janë të Mbyllura

DOKUMENTE | MPJD e lëshon dorën, hapë ofertë për t’i blerë pesë vetura 200 mijë euro

Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) është përgatitur që të blejë pesë vetura të reja – limuzinë, shkruan Demokracia.com. Tashmë Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) është në finalizim e sipër të dy tenderëve që kapin shifrën disa milionë euro për blerje të veturave dhe marrjen e tyre me qira për institucionet publike. Por, ministria që drejtohet nga Donika Gërvalla-Schwarz, ka paraparë blerjen e ekstra pesë veturave. Siç është shkruar në thirrjen e prokurimit që është hapur sot, të cilën e ka parë Demokracia.com, thuhet se ato do të jenë për administratën. Afati i fundit për pranim të tenderëve është data 27 maj. Aty është bërë edhe përshkrimi sesi ...
Komentet te DOKUMENTE | MPJD e lëshon dorën, hapë ofertë për t’i blerë pesë vetura 200 mijë euro Janë të Mbyllura

“Na teshe”: Mërgimtarit nga Amerika s’i pëlqen ankesa e babait të Triumf Rizës

Lajme
Babai i policit të vrarë, Triumf Riza, është shprehur i zhgënjyer pas dënimit të Enver Sekiraqës me 25 vite burgim, por duket se dikë e ka penguar shprehja e mllefit të prindit të zhgënjyer. “S’po di çka me thanë, kurrfarë vendimi nuk është. Është një gjykim që po zgjatë ma së shumti në historinë e gjykatave të Kosovës. Për 17 vjet dhe nuk po e kuptoj qysh është e mundur në shoqërinë tonë, ma të vlefshëm me qenë kriminelët sesa një polic që është në mbrojtje të rendit dhe ligjit dhe një polic që është i shpallun hero pikërisht për luftën kundër bandave dhe kriminelëve. Natyrisht se po, natyrisht se ...
Komentet te “Na teshe”: Mërgimtarit nga Amerika s’i pëlqen ankesa e babait të Triumf Rizës Janë të Mbyllura

Mehmeti: “Fitch” vlerëson arritjet e sektorit financiar sa kam qenë në krye të BQK-së

Ekonomi
Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka deklaruar se raporti “Fitch”, ka vlerësuar arritjet r sektorit financiar sa ka udhëhequr me këtë institucion. Mehmeti ka deklaruar se vlerësimi i “Fitch” për vitet e fundit, duke përfshirë vitet 2021, 2022 dhe deri në mars të 2023-s, ka qenë një referencë e rëndësishme për performancën e Bankës Qendrore të Kosovës, sidomos gjatë kohës së drejtimit tim si guvernator. Jam shumë i lumtur që “Fitch”, ka vlerësuar punën që unë kam bërë sa kam qenë në krye të BQK-së. Kosova ka marrë vlerësimin kreditor “BB” nga Agjencia e Vlerësimit Kreditor Fitch Ratings, për herë të parë në historinë e vendi dhe ...
Komentet te Mehmeti: “Fitch” vlerëson arritjet e sektorit financiar sa kam qenë në krye të BQK-së Janë të Mbyllura

Raporti për lirinë e medias, Krasniqi thirrje Qeverisë ta ndërpresë cenimin dhe përndjekjen e gazetarëve

Lajme
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje Qeverisë që ta ndërpresë cënimin dhe përndjekjen e gazetarëve dhe mediave të lira të Kosovës. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, lidhur me rënien e Kosovës për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”, ka thënë se ky është vlerësimi më negativ ndonjëherë. Krasniqi ka thënë se presioni në rritje i qeverisë ndaj gazetarëve dhe mediave është kërcënim për lirinë e shtypit dhe fjalës së lirë. “Këto veprime të pushtetit janë tregues i një tendence më të madhe, më shqetësuese drejt shtypjes së medias dhe ndërhyrjes politike. Shkelje të tilla kërcënojnë parimet themelore të demokracisë dhe heshtin ...
Komentet te Raporti për lirinë e medias, Krasniqi thirrje Qeverisë ta ndërpresë cenimin dhe përndjekjen e gazetarëve Janë të Mbyllura