Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Ndodh edhe kjo: TCH përkthen shqip-shqip serialin kosovar – VIDEO

Lajme
Televizioni në Shqipëri, Top Channel, ka nisur transmetimin e serialit të prodhuar në Kosovë të titulluar ‘Rrushe’, raporton Gazeta Sinjali. E pazakonta qëndron te titrat me përkthim poshtë ekranit, ani pse aktorët flasin shqip. Kjo tregon paragjykimin për varietetet dialektore të shqipes dhe ka ngjallur reagime të shumta në rrjet. Shumë nga komentuesit konsiderojnë se ky është një veprim i turpshëm i televizionit shqiptar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ndodh edhe kjo: TCH përkthen shqip-shqip serialin kosovar – VIDEO Janë të Mbyllura

Krasniqi për “draft-vizionin” e Kurtit për Asociacionin: Duhet të merret me substancën, jo me formën

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka degraduar në tërësi procesin e dialogut. Sipas tij, qëllimi i tij ka qenë për marrëveshje finale me njohje reciproke në qendër, por që ka rezultuar me “marrëveshje të përkohshme”. “Kurti nuk është duke kryer asnjë detyrë që duhet të kryejë realisht, e ka denigruar procesin komplet, po flasim vetëm për pasojat, pasoja të gabimeve të njëpasnjëshme që na kanë sjellë marrëveshjet, hajde po i themi marrëveshje, sepse po ju duhet me qenë marrëveshje. Unë këtë e shoh problem, sepse duhet të ketë qartësim, është transformuar për të keq ky proces. Duhet ...
Komentet te Krasniqi për “draft-vizionin” e Kurtit për Asociacionin: Duhet të merret me substancën, jo me formën Janë të Mbyllura

Ministria e Zhvillimit Rajonal fajin për “masakrën” drejtshkrimore ua lë tentim-sulmeve kibernetike

Lajme
Ministria e Zhvillimit Rajonal, që udhëhiqet nga Fikrim Damka, kishte lëshuar njoftime zyrtare me gabime të rënda gjuhësore. Në shumë njoftime kishte përzierje të gjuhës shqipe me atë serbe brenda një fjalie të vetme. Në ndërkohë, kjo ministri është përgjigjur për Klanin, duke thënë se gabimet drejtshkrimore ishin pasojë e tentim-sulmeve kibernetike. MZhR-ja tha se tashmë ka ndërmarrë masa për të parandaluar defekte të tjera të ngjashme. “Me dt. 19/05/2023 (e premte), faqja zyrtare e ministrisë (https://mzhr.rks-gov.net) ka pasur tentim sulmi kibernetik (problem i cili ka përzier informacionet në gjuhën shqipe dhe serbe) brenda ueb faqes së MZHR-së (CMS-it), si dhe e kemi pasur të pamundur me orë të tëra ...
Komentet te Ministria e Zhvillimit Rajonal fajin për “masakrën” drejtshkrimore ua lë tentim-sulmeve kibernetike Janë të Mbyllura

Punë në kokërr të shpinës/ Agjencia Evropiane e Hapësirës po kërkon punëtorë për një eksperiment, rroga 18 mijë euro

Rajoni dhe Bota
Agjencia Evropiane e Hapësirës po paguan 12 persona me nga 18 mijë euro për të qëndruar 2 muaj të shtrirë në shtrat si pjesë e një studimi. Qëndrimi shtrirë mund të duket si relaksues, por personat që marrin pjesë në këtë studim do të duhet të lëvizin së bashku me krevatin ku do të qëndrojnë të shtrirë, si dhe t’u nënshtrohen gjatë gjithë kohës kontrolleve mjekësore, raporton A2Cnn. Ky studim i kryer nga Agjencia Evropiane e Hapësirës ka si synim të zbulojë se çfarë i ndodh trupit të njeriut në hapësirë dhe të merren masa për t’i përballuar ato. Eksperimenti zgjat 88-ditë në total, ndërsa në të po marrin pjesë ...
Komentet te Punë në kokërr të shpinës/ Agjencia Evropiane e Hapësirës po kërkon punëtorë për një eksperiment, rroga 18 mijë euro Janë të Mbyllura

Shtyhet gjyqi special ndaj ish-krerëve të UÇK-së, procesi rinis më 12 qershor

Lajme
Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, është shtyrë. Sipas një njoftimi nga Specialja, gjyqi do rifillojë të hënën e 12 qershorit në ora 09.00. Ky zhvillim i cili sjell edhe anulimin e seancës së caktuar për 24 maj, vie pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të shtatë të Dhomave të Specializuara./Demokracia ...
Komentet te Shtyhet gjyqi special ndaj ish-krerëve të UÇK-së, procesi rinis më 12 qershor Janë të Mbyllura

Prokuroria po shqyrton kontratën milionëshe të nënshkruar nga Rozeta Hajdari me kompaninë private

Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hapur rast ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, Rozeta Hajdari. Kjo prokurori ka bërë me dije se janë duke i shqyrtuar informata rreth nënshkrimit të kontratës që Hajdari ka bërë me kompaninë “Kosmonte Foods”. “Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke i shqyrtuar informatat lidhur me këtë çështje”, ka thënë për AP-në Laureta Ulaj, zyrtare për Informim në Prokurorinë Themelore. Ajo ka vlerësuar se për këtë rast prokuroria do të veprojë konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës./Demokracia ...
Komentet te Prokuroria po shqyrton kontratën milionëshe të nënshkruar nga Rozeta Hajdari me kompaninë private Janë të Mbyllura

Tahiri: Ku treti entuziazmi i kësaj Qeverie, pranuan marrëveshje pa njohje reciproke

Lajme
Ish kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, të cilët ishin entuziastë ndaj obligimeve të dialogut në Bruksel, nxituan dhe pranuan marrëveshje pa njohje reciproke. Tahiri në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se marrëveshje kjo e cila, sipas saj, u afirmua nga Kurti si një arritje e madhe. Postimi i plotë: Ku treti entuziazmi i kësaj Qeverie, ndaj obligimeve te Dialogut te Brukselit, qe nga Konjufca qe nxitoi ta pranoj marrëveshjen pa njohje reciproke deri te Kurti qe e afirmonte si te arritur te madhe. Demokracia ...
Komentet te Tahiri: Ku treti entuziazmi i kësaj Qeverie, pranuan marrëveshje pa njohje reciproke Janë të Mbyllura

Pas pak pritet të dalë edhe policia me njoftim zyrtar për rastin tragjik.

Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar Qeverinë Kurti për performancë të dobët. Sipas saj, Qeveria ka mungesë ambicieje dhe guximi për të marrë vendime. “Pa asnjë ide konkrete se si të ndihmohet qytetari i Kosovës, si të ndihmohet sektori privat, si të luftohen barrierat në mënyrë që secili të ketë më shumë mundësi për ta realizuar potencialin e vet”, ka thënë Çitaku. Postimi i plotë i Çitakut: Kjo klasë qeverisëse më së shumti definohet nga mungesa e ambicies dhe guximit për të marrë vendime. Sillen si administratorë të dobët të taksave tona. Pa asnjë ide konkrete se si të ndihmohet qytetari i Kosovës, si të ndihmohet sektori privat, si ...
Komentet te Pas pak pritet të dalë edhe policia me njoftim zyrtar për rastin tragjik. Janë të Mbyllura

Gjendet trupi i pajetë i 4-vjeçarit që ra në kanalin e Ibër-Lepencit

Lajme
Është gjetur pa shenja jete 4-vjeçari i cili kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit. Që nga dita e djeshme ai ishte raportuar si i zhdukur, kurse nga momenti i raportimit kanë dalë FSK dhe Policia e Kosovës, në kërkim të tij, ai është gjetur pak çaste më parë pa shenja jete. Rrethanat se si ka ardhur deri te rënia e fëmijës në kanalin e Ibër-Lepencit nuk dihen. Pas pak pritet të dalë edhe policia me njoftim zyrtar për rastin tragjik./Demokracia ...
Komentet te Gjendet trupi i pajetë i 4-vjeçarit që ra në kanalin e Ibër-Lepencit Janë të Mbyllura

Ky është burri që dyshohet se vrau ish-gruan e tij në Gjermani

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Aachen të Gjermanisë, ku një burrë, për motive të panjohura vrau gruan e tij në parkingun e një shitore, raporton media gjermane “Bild”. Dorasi dhe viktima janë kosovarë nga qyteti i Mitrovicës, teksa është bërë e ditur se viktima është Jetmira Beka. Ndërkohë, gazeta gjermane tashmë ka identifikuar edhe të dyshuarin, ku është publikuar një foto e tij. Besmir Ademi nga komuna e Mitrovicës është i dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij Jetmira Beka. Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts bëri të ditur të hënën për “Bild”, se bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë. Ajo ka thënë se nuk ...
Komentet te Ky është burri që dyshohet se vrau ish-gruan e tij në Gjermani Janë të Mbyllura