Ka përfunduar mbledhja e kryesisë se LDK-së, ku pas saj në një konferencë për mediaështë deklaruar kryetari Lumir Abdixhiku, i cili ka bërë të ditur se kanë shpallur zgjedhjet e brendshme të partisë. Abdixhiku ka treguar se ka propozuar disa parime, të cilat pritet të marrin dritën e gjelbër në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, e ku një nga to është edhe ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes së strukturave të partisë. Kreu i LDK-së ka treguar se tashmë kanë një data bazë të anëtarësisë me rreth 30 mijë anëtarë, dhe kjo anëtarësi do të bëjë zgjedhjen e strukturave partiake. Në të kaluarën, kanë qenë delegatët e dërguar nga të gjitha ...
Komentet te Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së, Abdixhiku zbulon ndryshimin që ka propozuar Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Viktimat më të shpeshta janë vajzat dhe gratë, duke mos ‘kursyer’ as ato që janë në moshë të shtyrë. Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë i ka ndodhur edhe një gruaje të moshuar në orët e mëngjesit të së mërkurës në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 72-vjeçare, e cila dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person i moshës 33-vjeçare, në shtëpinë e saj, të cilën e lëshon me qira, si bujtinë ditore. Rasti dyshohet të ketë ndodhur ...
Komentet te E tmerrshme: Gjakovari sulmon seksualisht 72-vjeçaren që ia lëshoi shtëpinë me qira, bie në pranga të Policisë Janë të Mbyllura
Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Viktimat më të shpeshta janë vajzat dhe gratë, duke mos ‘kursyer’ as ato që janë në moshë të shtyrë. Me një situatë të tillë është përballur një grua e moshuar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Bujar Bajrami i njohur me nofkën ‘Bugja’, i cili është arrestuar. Bajrami dyshohet se ka hyrë me forcë brenda shtëpisë së 80-vjeçares J.T., e cila ishte e vetme në shtëpinë e saj dhe të njëjtës i ka kërkuar t’ia japë disa para ...
Komentet te E tmerrshme: Viktima e sulmit seksual në Vushtrri është 80-vjeçare, ky është i dyshuari që u arrestua Janë të Mbyllura
E gjithë vëmendja e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të mërkurën, do të jetë në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere. Në të pritet të diskutohet për Ligjin për pagën minimale, në të cilin veteranët po kërkojë të përfshihen. Nga kjo organizatë thonë se po kërkojnë vetëm të respektohet ligji aktual, ku parashihet që benefitet e një veterani të UÇK-së të mos jenë më të vogla se paga minimale. “Ligji e definon qartë, çdo problem buxhetor që mund të ketë Qeveria, përfitimi i veteranëve nuk mund të jetë më i vogël se paga minimale që kuptohet ligjërisht që mund të ngrihet benefiti i veteranit në çfarëdo lartësie, ...
Komentet te Veteranët të gatshëm për protesta, nëse nuk përfshihen në pagën minimale Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 100 eurove për punëtorët e ndërmarrjeve publike në Kosovë që kanë pagë deri në 1,000 euro, transmeton Gazeta Metro. Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se masat janë në vazhdimësi ose kanë rezultuar nga procedurat ankimore. “Siç e theksuar kemi të bëjmë me dy masa që janë në vazhdimësi, pra kemi të bëjmë me pagesa që kanë të bëjnë me vazhdimin ose që kanë rezultuar nga procedurat ankimore”, tha Murati. Pika 1.4 e këtij vendimi parasheh ndarjen e 100 eurove shtesë në pagat e punonjësve të shtetit. “Në kuadër të masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar, të gjithë punonjësit ...
Komentet te Qeveri e ‘vitrave’: Merret vendim, ndahen 100 euro shtesë për punonjësit e shtetit Janë të Mbyllura
Mefail Bajqinovci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar rregulloren e miratuar në Kuvend që ua lejon deputetëve të punësojnë nga një këshilltar politik. Bajqinovci e konsideron të drejtë që çdo deputet ta ketë nga një këshilltar për t’u ndihmuar, pasi thotë se ka shumë punë që duhet kryer. “I vyn, asistenti ka shumë punë. Deputeti e ka pagën 1600 euro, duhet të ketë asistent sepse ka shumë punë”, tha ai në T7. Tutje, ai është ankuar edhe për kushtet që ofron Kuvendi i Kosovës, pasi thotë se s’ka salla për të mbajtur takime. “Tash është marrë vendim dhe është kryer kjo punë. Nëse flasim për mungesën e deputetëve mund të ...
Komentet te Deputeti i Kurtit, Bajqinovci, mbështet rëndimin e buxhetit të shtetit me asistentët për deputetë Janë të Mbyllura
Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Podujevës, ku disa persona janë përfshirë në një rrahje, ku përpos grushteve janë përdorur edhe mjete të forta dhe një armë zjarri. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. “Është raportuar për një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë, një person mashkull kosovar ...
Komentet te Vrasje në tentativë në Podujevë, plagoset me armë një person Janë të Mbyllura
Politikë Qeveria mban sot mbledhjen e radhës, këto janë pikat e rendit të ditës Sinjali.com 24 Maj 2023 08:43 Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e saj të radhës. Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se mbledhja do të nisë nga ora 11:00. Mbledhja e fundit e qeverisë u mbajt më 10 maj dhe ishte e 142-ta në radhë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Qeveria mban sot mbledhjen e radhës, këto janë pikat e rendit të ditës Janë të Mbyllura
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali. Në Polici kanë përfunduar së fundi edhe një çift nga fshati Plemetin i komunës së Obiliqit, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 26-vjeçarja ka deklaruar se me të shoqin ka probleme të vazhdueshme dhe ajo ndjehet e rrezikuar nga veprimet e tij. Për këtë arsye, viktima ka kërkuar që të dërgohet në strehimore. ...
Komentet te Gruaja në Obiliq denoncon burrin për dhunë në familje, thotë se ndjehet e rrezikuar nga ai Janë të Mbyllura
Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ndryshe edhe dje ka vazhduar dëshminë dëshmitari i gjashtë i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari i radhës i ZPS-së është dëshmitari i mbrojtur 4355. Të hënën ka përfunduar dëshminë edhe dëshmitari i pestë me kodin 3165 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Sikur ditët e kaluara edhe të hënën e të martën seanca në shumicën e kohës ka qenë me përmbajtje të redaktuar dhe në sesion privat. Gjykimi do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarit ...
Komentet te Në Speciale vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve Janë të Mbyllura