Kryetari i Leposaviqit, Lulëzim Hetemi, ka paralajmëruar se të hënën do të shkojë në zyrë. Ai në një prononcim për Klankosova.tv tha se pavarësisht situatës, ai përsëri do të hyjë në zyrë. “Do të dalë në zyrë të hënën. Edhe nëse situata e njëjtë përsëritet prapë, ne do të hyjmë në zyra. S’mund të na ndalojë të hyjmë në objekte të shtetit kushdo që gjuan gurë”, tha ai për Klankosova.tv. Kujtojmë se dje kryetarët e Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut janë penguar nga protestuesit serbë që të hyjnë në zyrat e tyre, ku më pas u desh intervenimi i policisë për t’ua mundësuar një gjë të tillë. Pas kësaj ngjarjeje, ...
Komentet te Kryetari i Leposaviqit: Të hënën dalë në zyrë, s’mund të na ndalojë dikush që gjuan gurë Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Situata e qetë sot ka qenë në Komunën e Leposaviqit. Aty është parë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili vizitoi kryetarin e kësaj Komune, Lulzim Hetemi. Ndërkohë, është parë një numër i shtuar i zyrtarëve policor të cilët kanë hequr edhe kamerat ilegale, të vendosura afër komunës. Në këtë komunë gjithçka është qetë derisa flamuri i Kosovës, i cili është vendosur dje, po valëvitet në objektin e komunës, raporton KP. Ndryshe, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Presidentja ka theksuar se veprimet kriminale në veri të orkestruara nga ...
Komentet te Gjendje e qetë në Leposaviq, Policia heq kamerat ilegale Janë të Mbyllura
Derisa në veri po nisnin punën kryetarët e sapo zgjedhur në katër komunat veriore të Kosovës, presidenti i Serbisë kishte thirrur një takim të madh me përkrahës të tij për të shkuar në Beograd. Në këtë takim shkuan qytetarë serb edhe nga Kosova të cilët ishin nisur të organizuar me autobusë të kompanive shqiptare në Kosovë. Në rrjetin social Twitter po qarkullon një video ku një person shpërndan para te qytetarët që me autobus po udhëtonin drejt Beograd. Rreth kësaj video ka reaguar edhe aktivistja e shoqërisë civile Aleksandra Tomanic e cila ka thënë se derisa Serbia është ende në zi për 18 viktima të 2 të shtënave masive dhe ...
Komentet te Serbët që udhëtuan me autobusa të Kosovës dje u paguan nga Serbia (VIDEO) Janë të Mbyllura
Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar reagimet e ashpra të SHBA-së ndaj Kosovës për veprimet në veri. Ai ka thënë se reagimi i SHBA-së tregon se Kurti i ka filluar mbrapsht këto aksione. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se tani kryeministri duhet të pyetet nëse është me perëndimin apo me lindjen. “Reagimi i ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier dhe senatorit Chris Murphy për situatën në veri të vendit, tregon se Albini i paska hypur “gomarit ka bishti” si në rastin e vitit kaluat me rastin e targave… Me pru situatën që 24 vite pas luftës, SHBA me reagu kundër veprimeve të Kosovës, është kogja ...
Komentet te Berisha ironizon me Kurtin: Reagimi i SHBA-së tregon se Albini i paska hipur “gomarit ka bishti” Janë të Mbyllura
Se Qeveria e Kosovës nuk është e koordinuar me aleatët e saj për t’i vendosur në zyrat e tyre kryetarët e komunave të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit. Sipas burimeve të AP-së, qeveria paraprakisht i kishte njoftuar ambasadat e shteteve të QUINT-it (ShBA, Britani e Madhe, Gjermani, Francë, Itali) në Kosovë, por nuk e kishte gjetur pajtimin e tyre për këtë veprim. Përkundër kësaj, sipas burimeve të AP-së institucionet e Kosovës ishin të vendosura të vazhdojnë me planin, çka edhe e konfirmoi Policia e Kosovës një orë më vonë përmes një komunikate zyrtare. Qeveria e Kosovës arriti që Ilir Pecin në Zveçan, Izmir Zeqirin në Zubin Potok dhe Lulzim Hetemin ...
Komentet te “Do të kenë pasoja në marrëdhëniet SHBA-Kosovë”| Si reagoi bota për situatën e krijuar në veri Janë të Mbyllura
Mësuesja pensioniste, Ilmiana Bujari ishte e ftuar këtë javë në “Good Moorning Albanians”, për të folur rreth pastërtisë. Një hulumtim i fundit ka zbuluar se italianët janë më të pastërtit në Europë, por ish-mësuesja tha se kjo mund të ishte e vërtetë dikur, ndërsa tani sipas saj shqiptarët janë më të pastër, pasi kushtet e jetesës janë përmirësuar. Ajo tha se dikur në Shqipëri ishte e shkruar edhe në edukatë morale që duhet të laheshin një herë në javë. “Ishte e shkruar në edukatë morale që njeriu duhet të lahej një herë në javë. Ishte e shkruar që fëmija të lahej më e pakta një herë në javë. Ditën e ...
Komentet te Mësuesja tregon pse shqiptarët në komunizëm laheshin vetëm një herë në javë, të dielave Janë të Mbyllura
Në një intervistë për Top Channel, këngëtari i famshëm shqiptar Ledri Vula tregoi nëse do të ishte pjesë e Big Brother Vip 3. Vula organizoi një mbrëmje me miqtë dhe kolegët e tij ( 24 maj) për promovimin e albumit të ri, “1 G.O.A.T për ty”. Pjesë nga intervista: Gazetarja: A mendon me iu bashku Big Brother? Ledri Vula: Se di, ndoshta do më donin shumë, ose s’do më donin hiç. Të tregoj të drejtën në BB do ta kisha pas të lehtë sepse jam tip introvert, po intrigat, lojërat e fjalët… e kështu, s’jam i tillë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ledri Vula banor i Big brother Vip 3, përgjigjet reperi -Video Janë të Mbyllura
Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë. Sarrazin do të pritet në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke filluar nga ora 10:00. Vizita e emisarit gjerman duket se vjen pas zhvillimeve që ndodhën dje në veri të vendit, ku u vendosën kryetarët e rinj me asistimin e Policisë së Kosovës. Në komunën e Zveçanit pati tensione më të larta, teksa në tjerat situata ishte më e qetë”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Zhvillimet në veri, emisari gjerman sot në Prishtinë te Kurti Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas IHK-së, vranësirat gjatë ditës, kryesisht gjatë pjesës së dytë parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. “Edhe dita e diele parashihet të jetë kryesisht e ngjashme , me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu dhe rrufe”, thuhet në njoftim. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë celsius. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Parashikimi i motit për sot: Diell, shi e shkarkime rrufesh Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali ka raportuar sot për një ngjarje të hidhur që ka ndodhur në familjen Zogaj nga Malisheva, pasi Klodiani derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi banesor në Prizren, ka rënë nga një lartësi kështu duke humbur jetën tragjikisht. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se pronari i kompanisë “Zogaj sh.p.k”, Shqipron Zogajështë arrestuar për rastin tragjik që ka ndodhur në ndërtesën ku ishin të kontraktuar për të kryer punime. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar, menaxheri i kompanisë ku ka punuar viktima, i cili është edhe familjar i viktimës, si ...
Komentet te Vdekja e punëtorit 19-vjeçar, arrestohet menaxheri i kompanisë “Zogaj” në Prizren Janë të Mbyllura