Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Deputetja e PDK-së: Donikë jep dorëheqje

Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla në lidhje me raportimin e pasurisë së saj. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi pas kësaj aktakuze ka reaguar në rrjetin e saj në Facebook duke thënë se ministrja Gërvalla ka qenë e suksesshme vetëm në tri gjëra. “Donika Gërvallës, gruas që udhëheq me dikasterin më të rëndësishëm në fazën nëpër të cilën po kalojmë, i qenka ngritur aktakuzë nga Prokuroria. Ministrja e skandaleve ka qenë e suksesshme vetëm në tri gjëra: Terrorizimin e stafit të MPJD-së, De-funksionalizimin e Shërbimit të Jashtëm dhe Krijimin e skandaleve të njëpasnjëshme”, ka shkruar ...
Komentet te Deputetja e PDK-së: Donikë jep dorëheqje Janë të Mbyllura

“Në luftë nuk ndihmojnë militantët”, Abazi e thumbon Kurtin për kaosin në veri

Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ish-pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në vazhdën e situatës së tensionuar në veri ka bërë një reagim kundër VV-së. Abazi, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se në demokraci, luftë dhe futboll nuk ka improvizime. Sipas tij, në këto tri raste “militantët nuk ndihmojnë”. “Demokracia, lufta edhe futbolli kanë një gjë të përbashkët- nuk i nënshtrohen improvizimeve, aty militantët nuk ndihmojnë”, ka shkruar ai./Demokracia ...
Komentet te “Në luftë nuk ndihmojnë militantët”, Abazi e thumbon Kurtin për kaosin në veri Janë të Mbyllura

Cramon i bën thirrje Qeverisë Kurti: Po rrezikoni shumë, pyetni veten a është kjo qeverisje e mirë

Lajme
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, u shpreh e shqetësuar nga situata në veri të Kosovës gjatë një konference për media në Prishtinë, ku tha se Qeveria e vendit “duket se po rrezikon shumë me këto manovra në veri”. Ajo i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës ta pyesë veten “nëse kjo është qeverisje e mirë”, teksa shtoi se duhet të punohet në ndërtimin e besimit me komunitetin serb në veri të Kosovës. “Natyrisht, kryetarët e zgjedhur janë zgjedhur në mënyrë ligjore. Por, kjo nuk do të thotë se ata kanë legjitimitetin për të hyrë në këto objekte dhe të kenë qasje me forcë. Askush nuk mund të ...
Komentet te Cramon i bën thirrje Qeverisë Kurti: Po rrezikoni shumë, pyetni veten a është kjo qeverisje e mirë Janë të Mbyllura

Momenti kur Policia përdor sprej për të zmbrapsur protestuesit serbë në Zveçan -Video

Lajme
Në Zveçan, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe, Policia e Kosovës ka përdorur sprej ndaj serbëve lokalë, të cilët tentuan të hynin në ndërtesën komunale. Serbët në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave, që u zgjodhën më 23 prill. Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, ka kërkuar që kryetarët e rinj dhe njësitë speciale policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu, në këmbim të tërheqjes së protestuesve në veri. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Momenti kur Policia përdor sprej për të zmbrapsur protestuesit serbë në Zveçan -Video Janë të Mbyllura

Kryetari i Zveçanit thotë se pas takimit me Hovenierin do të shkojë në zyrën e tij

Kuzhina
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se pas takimit me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier do të shkojë në zyrën e këtij, në komunën e Zveçanit, aty ku ka shkuar edhe të premten. Kështu raporton Klan Kosova të ketë thënë Peci. Ndërkohë protestuesit serb po vazhdojnë të qëndrojnë para objektit të komunës së Zveçanit. Ata po kundërshtojnë ardhjen e kryetarit të ri në objektin komunal dhe po kërkojnë me ngulm tërheqjen e forcave policore të Njësive Speciale të Policisë Kosovës nga objekti komunal dhe nga qyteti./Demokracia ...
Komentet te Kryetari i Zveçanit thotë se pas takimit me Hovenierin do të shkojë në zyrën e tij Janë të Mbyllura

Situata në veri | Dy kryetarët nga VV-ja bojkotojnë takimin me ambasadorin amerikan, ndryshe veprojnë dy të PDK-së

Lajme
Dy kryetarët e komunave veriore Ereden Atiq i Mitrovicës së Veriut dhe Lulzim Hetemi i Leposaviqit e kanë bojkotuar takimin me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i ka ftuar katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës në takim, por në takimin që ka nisur pak më parë janë parë të hyjnë vetëm dy kryetarët nga Partia Demokratike e Kosovës, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci, shkruan Demokracia.com. Takimi me Hovenierin mbahet në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe pritet të ndiqet edhe nga shefi i kësaj zyre, Tomas Syzjong. Tash për tash nuk dihet se kush tjetër prej ambasadorëve merr pjesë në takim./Demokracia ...
Komentet te Situata në veri | Dy kryetarët nga VV-ja bojkotojnë takimin me ambasadorin amerikan, ndryshe veprojnë dy të PDK-së Janë të Mbyllura

Ambasadori Hovenier sot pret në takim kryetarët e komunave veriore

Lajme
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sot do të zhvillojë një takim me kryetarët e komunave veriore, pas zhvillimeve të fundit atje. Takimi do të nisë nga ora 09:00 dhe do të mbahet në Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, i cili ka thënë se ka kërkuar agjendën e takimit dhe arsyen se pse janë thirrur, mirëpo përgjigja e vetme që ka marrë ka qenë “kur të vini këtu do të bisedojmë”. “Po na kanë ftuar në takim, ne do të marrim pjesë në takim nesër nga ora 09:00. Nuk na kanë dhënë detaje pse na kanë thirr, megjithatë kërkova pikat e rendit të takimit, ...
Komentet te Ambasadori Hovenier sot pret në takim kryetarët e komunave veriore Janë të Mbyllura

Policia: Protestuesit tentuan të futen me dhunë në objektin e komunës në Zveçan, u detyruam të përdorim sprej

Lajme
Protestat e paralajmëruara në katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicës e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin-Potok kanë nisur që më shumë se një orë. Atje janë vendosur një numër i madh ushtarëve të KFOR-it, teksa edhe Policia po ruan ndërtesat e komunave. Në njoftimin e fundit të lëshuar nga PK, thuhet se protestuesit kanë shfaqur dhunë dhe kanë hedhur gaz lotsjellës, duke tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur me dhunë në objektin e komunës. “Policia është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme, si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll.”. Njoftimi i plotë: Angazhimet policore në zbatimin e rendit dhe sigurisë publike, ...
Komentet te Policia: Protestuesit tentuan të futen me dhunë në objektin e komunës në Zveçan, u detyruam të përdorim sprej Janë të Mbyllura

Lista Serbe në negociata me KFOR-in edhe në Leposaviq

Lajme
Përfaqësues të Listës Serbe janë duke negociuar me KFOR-in edhe në Leposaviq. Fillimisht ishte kryetari i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Goran Rakiq, i cili u pa duke biseduar me përfaqësues të misionit të NATO-s në Zveçan. Sipas raportimeve, Rakiq tha se kërkesë e serbëve atje është që kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci, të mos hyjë në objektin komunal. Ai, po ashtu, kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitet speciale nga kjo zonë, raporton rel. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Lista Serbe në negociata me KFOR-in edhe në Leposaviq Janë të Mbyllura

“Si kauboj në vend të huaj”: Dimal Basha sulmon rëndë von Cramonin

Lajme
Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka reaguar pas deklaratës së raportueses e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila dëgjohet duke ju thënë policëve në Zveçan “çfarë dreqin ju solli këtu” ndërsa diskutonte me ta që po ruanin objektin komunal. Basha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se von Cramon u sillke sikur të ishte komandate supreme. Ai tutje ka thënë se nuk e beson se ku e gjejnë guximin e u sille si kauboj në vend të huja, dhe i njëjta ka shtuar se një deputet e BE-së e ka ofenduar policinë gjermane. Postimi i plotë: S’po mundem me besu çka pashë! Në lajme ...
Komentet te “Si kauboj në vend të huaj”: Dimal Basha sulmon rëndë von Cramonin Janë të Mbyllura