Gazetari Valon Syla ka komentuar situatën e fundit në veri, e cila ka eskaluar në orët e fundit. Syla në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se BE-ja është interesuar për situatën në veri, për ta rishqyrtuar liberalizimin e vizave. “Paskan vetë antarët e BE’së për situatën në Veri. Per me e rishqyrtu liberalizimin e vizave…Luni ju pam-pam ose malinato me Albin Kurtin në Veri, por keni me mbet tu çiru shtalba, për nejën e shtalbave se e ka Vetëvendosje në planprogram. Për livadhe, dihet”, ka shkruar ai./Demokracia ...
Komentet te “Luni ju pam-pam”| Syla thotë se BE-ja po e rishqyrton liberalizimin e vizave pas situatës në veri Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Që nga mëngjesi e ditës së sotme, situata në veri ka qenë e tensionuar. Situatë më e eskaluar është në Zveçan, ku serbët kanë filluar me sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, të cilët qysh herët kanë “blinduar” objektin e komunës. Situata u tensionua kur KFOR-i i kërkoi protestuesve që të largohen dy autoblinda të Policisë së Kosovës, të cilat janë bllokuar në veri. Një kërkesë të tillë turma protestuese e ka refuzuar. Pamjet që vijnë nga veriu, posaçërisht Zveçani, janë jashtëzakonisht shqetësuese, pasi vërehet mësymja e dhunshme e serbëve ndaj KFOR-it. Së fundi Radio Evropa e Lirë ka publikuar pamje tejet të rënda të pjesëtarëve të KFOR-it pas përleshjeve me protestuesit./Demokracia ...
Komentet te Kujdes pamjet| REL publikon video të pjesëtarëve të lënduar të KFOR-it -Video Janë të Mbyllura
Për herë të parë që nga nëntori i vitit 2020, ish-presidenti Hashim Thaçi ishte për një vizitë të shkurtër për arsye shëndetësore të nënës së tij, të cilën e vizitoi këtë të hënë. Pas një vizite 5-orëshe, ai tashmë është nisur për në aeroport për të fluturar drejt Hagës, i shoqëruar nga forca të shumta të EULEX-it dhe policisë. Arsyeja e kësaj vizite të Thaçit në Kosovë ishte gjendja shëndetësore e përkeqësuar e nënës së tij, e cila ditë më parë ishte liruar nga spitali për trajtim në shtëpi. Thaçi, siç u raportua jozyrtarisht në media, ndodhej në Burojë që nga ora 12:30. Këto janë pamje të siguruara nga Nacionale, ...
Komentet te Thaçi largohet nga Kosova pas një vizite 5-orëshe -Video Janë të Mbyllura
Ambasadorët e pesë shteteve të QUINT-it; i SHBA-së, i Mbretërisë së Bashkuara, i Gjermanisë, i Italisë dhe i Francës, gjenden në Qeverinë e Kosovës. Ato raportohet se po mbajnë takim me Kryeministrin Albin Kurti, për zhvillimet e fundit në veri. Gjatë ditës, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier është takuar me dy kryetarët e rinj të komunave veriore, që vijnë nga radhët e PDK-së. Ndërkaq dy të tjerët, që janë të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kanë shkuar në takim. Më vonë, Hovenier u takua me Presidenten Vjosa Osmani, e pas këtij takimi tha se “situata është tejet shqetësuese”. Ky takim vjen pas thirrjeve të përsëritura të shteteve të QUINT-it prej të premtes, që ...
Komentet te Zhvillimi i fundit: Ambasadorët e QUINT-it shkojnë te Kurti Janë të Mbyllura
Ish-presidenti Hashim Thaçi që nga ora 12:30 është në Kosovë. Atij i është lejuar që të vij në Burojë, nën masa të ashpra të sigurisë, për ta vizituar nënën e tij, të cilës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Sipas gazetarëve, forca të shumta të sigurisë janë parë në Burojë, ku siç mësohet Thaçit i është lejuar t’i takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes. Po ashtu, në afërsi të shtëpisë së familjes Thaçi në Burojë është i vështirësuar edhe komunikimi, pasi siç duket për shkak të masave të sigurisë është ndërprerë edhe rrjeti i internetit dhe telefonisë. Nëna e ish-presidentit ...
Komentet te Ish-presidenti Thaçi në Burojë, i lejohet vizita te nëna e tij me gjendje të përkeqësuar shëndetësore -Foto Janë të Mbyllura
Disa protestues serbë të mbledhur në Leposaviq kanë hedhur pelena në drejtim të ushtarëve të KFOR-it, të cilët po kujdesen për sigurinë. Protestuesit janë mbledhur para objektit të komunës duke kërkuar largimin e policëve të Kosovës. Ndërsa, KFOR në një komunikatë drejtuar mediave, tha se ka shtuar praninë në komunat veriore të Kosovës “për të siguruar një mjedis të sigurt për lirinë e lëvizjes”. “Komandanti i KFOR-it dhe stafi i tij po punojnë për zbutjen e situatës dhe janë në kontakt me të gjitha palët, duke përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe të organizatave të sigurisë në Kosovë dhe me Forcat e Armatosura të Serbisë. Raportimet e mediave për një takim ...
Komentet te Protestuesit në Leposaviq hedhin pelena në drejtim të ushtarëve të KFOR-it Janë të Mbyllura
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka ardhur sot në Kosovë. Burime të Demokracia.com bëjnë me dije se Thaçi gjendet në Kosovë që nga ora 12:30 e mesditës. Arsyeja e ardhjes së Thaçit në Kosovë është për të vizituar nënën e tij, e cila është ne gjendje jo të mirë shëndetësore. Demokracia.com/ ...
Komentet te Hashim Thaçi gjendet në Kosovë Janë të Mbyllura
Situata ka eskaluar në Zveçan, para pak minutash, raporton Gazeta Sinjali. Dyshohet se protestuesit serbë kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it me bomba dore. Burimet e Sinjalit thonë që ka edhe të plagosur. Kutjtojmë se KFOR-i, paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën. “Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Përkeqësohet situata në veri, protestuesit serbë sulmojnë trupat e KFOR-it në Zveçan Janë të Mbyllura
Në një fotografi dërguar AGK-së, shihet se bluza e një kolegu është shqyer si shkak i tentimit të sulmit, nga i cili fatmirësisht nuk ka të lënduar. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me situatën e krijuar për mediet dhe gazetarët, të cilët po raportojnë nga këto komuna, andaj kërkon nga kolegët që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit. Njëherësh, AGK-ja, rekomandon që kolegët t’i dëgjojnë rekomandimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës që janë prezent atje. AGK-ja, gjithashtu kërkon nga NATO dhe EULEX, që të sigurojnë gazetarët, si dhe t’u mundësojnë të raportojnë pa u penguar. /Demokracia ...
Komentet te Sulmohet gazetari në veri, serbët e tërbuar ia shqyejnë bluzën Janë të Mbyllura
Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria, ka reaguar ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla. Ajo ka fajësuar disa prokurorë, të cilët sipas saj, po duan të hedhin baltë ndaj krerëve të institucioneve. Në një rresht të postimit të saj, Gërvalla duket se e ndërlidh aktakuzën me kryeprokurorin e Speciales, Blerim Isufaj. Edhe pse, aktakuza është ngritur nga Prokuroria Themelore. “Shpresoj që gjykata, e cila duhet të merret me këtë rast, të gjykojë bazuar mbi faktet objektive e jo interesat e prekura individuale të atyre, të cilët dëshirojnë me shantazhe dhe kërcënime të vijnë në krye të institucioneve të drejtësisë”, ka shkruar ajo. Postimi: Miq të dashur, prokuroria paska zgjedhur ditën e ...
Komentet te Donika Gërvalla pas ngritjes së aktakuzës sheh konspiracione, fajëson “disa prokurorë” se po duan të hedhin baltë ndaj saj Janë të Mbyllura