Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Shqipëria i ofron KFOR-it mbështetje të plotë për veriun

Lajme
Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn. KFOR-i njoftoi të martën se Shqipëria i ka ofruar mbështetje të plotë në zhvillimet e fundit, si dhe u ka uruar shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në protestat e serbëve. Kjo u bë e ditur në Twitter. “Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, zhvilloi një bisedë me Bajram Begajn. Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it dhe aktivitetet e tij, si dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në demonstrata”, thuhet në njoftim. #KFOR Commander, MG Ristuccia, had a conversation with @BajramBegajAL. The President of ...
Komentet te Shqipëria i ofron KFOR-it mbështetje të plotë për veriun Janë të Mbyllura

I dyshuari për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan quhej Sylejman

Lajme
Dushan Obrenoviq i cili dje u arrestua nga policia në Zveçan, raportohet se ka lindur në një martesë të përzier shqiptaro-boshnjake. Ai dikur quhej Sylemjan dhe për të mediat kishin shkruar disa vite më parë, kur ai kishte vendosur të konvertohej në ortodoks dhe të ndryshonte emrin, shkruan kosovo-online. Siç ka njoftuar sot avokati i tij, Predrag Miljkoviq, Obrenoviq ndodhet në paraburgim dhe ka disa lëndime fizike. Dushani jeton në Mitrovicën e Veriut dhe në vitin 2016 u konvertua, nga feja islame ai mori besimin ortodoks. “Unë nuk u konvertova, thjesht u ktheva në origjinë pasi parardhësit tanë ishin ortodoks. Babai im nuk e kishte fort problem por nëna nuk ...
Komentet te I dyshuari për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan quhej Sylejman Janë të Mbyllura

Lulzim Hetemi e kaloi natën në objektin e komunës: Detaje të fundit nga situata në Leposaviq

Lajme
Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, e ka kaluar natën në objektin e komunës. Ai kishte shkuar në komunë dje para se të mblidhej numri i madh i serbëve, dhe më pas kishte mbetur i bllokuar për ta kaluar natën aty. Në anën tjetër, edhe sot një numër i madh i serbëve kanë nisur të dalin para komunës së Leposaviqit, por edhe komunave tjera veriore. Synimi i tyre mbetet i njëjtë, që të mos lejojnë kryetarët shqiptarë ta vazhdojnë punën./Demokracia ...
Komentet te Lulzim Hetemi e kaloi natën në objektin e komunës: Detaje të fundit nga situata në Leposaviq Janë të Mbyllura

Tahiri “zbulon” skenarin e Vuçiqit: Ka synim të marrë Trepçën dhe Ujmanin

Lajme
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri. Ajo tha se dhuna në veri e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe njerëzve të tij, ka një skenar. Sipas Tahirit, synimi i Vuçiqit janë Trepça dhe Ujmani. “Skenari i tij është që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive mbi pasuritë minerale dhe ujin në veri”, tha ajo. Ish-negociatorja theksoi se Serbia vazhdimisht ka pasur tendenca ndaj këtyre dy resurseve të Kosovës. “Gjatë shtatë viteve të negociatave në Bruksel, kur isha kryenegociatore Serbia ka shfaqur vazhdimisht tendenca ndaj këtyre pasurive strategjike dhe gjeopolitike të Kosovës, por nuk i kam lënë ta hapin gojën!”, theksoi Tahiri. ...
Komentet te Tahiri “zbulon” skenarin e Vuçiqit: Ka synim të marrë Trepçën dhe Ujmanin Janë të Mbyllura

Zbulohet data e dasmës së Arbanës dhe Eduartit -Foto

ShowBiz Shqipëri
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të martohen së shpejti me një ceremoni private në Toskana të Italisë. Burime për Vip Magazine, bëjnë të ditur se dasma do të mbahet në datën 17 qershor. Ceremonia do të bëjë bashkë familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të çiftit. Aktualisht ata po merren me përgatitjet e fundit të ceremonisë dhe kjo është edhe arsyeja pse pjesën më të madhe të kohës çifti po e kalon në Itali. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Zbulohet data e dasmës së Arbanës dhe Eduartit -Foto Janë të Mbyllura

DOKUMENT| Pasojat e para, amerikanët anulojnë aktivitetin që FSK e kishte pritur me vite

Lajme
Aktiviteti më i rëndësishëm për Ushtrinë e Kosovës në kuadër të ushtrimit të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 2023”, është anuluar. Krejt kjo për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit dhe mos bashkëpunimit të Qeverisë Kurti me ndërkombëtarët. Pasojat e vendimeve të Qeverisë Kurti tashmë vetëm kanë filluar. Me kërkesë të ndërkombëtarëve është anuluar aktiviteti më i rëndësishëm, të cilin FSK-ja ka vite që po e pret. Demokracia.com ka siguruar njoftimin zyrtar me të cilin janë informuar palët e përfshira për anulimin e ushtrimit “Defender Eurpe 2023”. “Ju informomë se për shkak të situatës në veri të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane për Evropë ...
Komentet te DOKUMENT| Pasojat e para, amerikanët anulojnë aktivitetin që FSK e kishte pritur me vite Janë të Mbyllura

Flasin nga Policia e Kosovës: Situata në veri është e qetë, zyrtarët po qëndrojnë pranë objekteve komunale

Lajme
Pas një dite tensionesh në Veri, situata e sigurisë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok mëngjesin e sotëm është e qetë. Edhe për sot janë paralajmëruar protesta, mirëpo deri më tash nuk ka pasur incidente, raporton Gazeta Sinjali. Kështu kanë bërë të ditur nga Policia Rajonale në Veri, teksa është bërë e ditur se zyrtarët policorë po vazhdojnë të qëndrojnë pranë tri ndërtesave komunale atje. “S’kemi ndonjë incident që e kemi regjistruar. Policia është duke i kryer detyrat e veta sipas angazhimeve që i ka”, tha Veton Elshani. Ndryshe, nga përplasja e djeshme rreth 25 ushtarë të KFOR-it u plagosën, ashtu si edhe dhjetëra protestues. Tensionet në veri u rritën ...
Komentet te Flasin nga Policia e Kosovës: Situata në veri është e qetë, zyrtarët po qëndrojnë pranë objekteve komunale Janë të Mbyllura

Situata tensionuese, kryetari i Zveçanit s’del në zyrën qendrore, shkon te ajo e komuniteteve

Lajme
Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka bërë të ditur se ai sot s’ka dalur në zyrën qendrore të kësaj komune. Peci tha se punën sot bashkë me kabinetin e tij e ka nisur në zyrën e komuniteteve. “Kemi dalë në zyrën e komuniteteve në fshatin Lipë në komunën e Zveçanit. Nuk kemi dalë në zyrën qendrore për shkak të situatës”, tha ai për Klankosova. Sipas tij, deri tek ky vendim kanë ardhur pas bisedimeve që kanë pasur me KFOR-in e Policinë e Kosovës. “Në bisedime me KFOR-in e policinë kemi ardhur në përfundim që për shkak të situatës të vijmë këtu. Besoj që do të kthehemi në zyrën ...
Komentet te Situata tensionuese, kryetari i Zveçanit s’del në zyrën qendrore, shkon te ajo e komuniteteve Janë të Mbyllura

Bashkimi Evropian i kërkon Kosovës që “menjëherë dhe pa kushte” ta shtensionojë situatën

Lajme
Bashkimi Evropian dënoi dhunën në Zveçan – komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës – “në termat më të fuqishëm të mundshëm”. Një ditë më herët atje, grupe protestuesish serbë, që kundërshtonin instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë, u përleshën me forcat paqeruajtëse të KFOR-it. Së paku 25 ushtarë u plagosën, ashtu si edhe dhjetëra protestues. “Aktet e dhunshme, të kryera ndaj trupave të KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Përmes një postimi në Twitter, ai tha se BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që “menjëherë dhe pa kushte” ta shtensionojnë situatën. “Ne presim ...
Komentet te Bashkimi Evropian i kërkon Kosovës që “menjëherë dhe pa kushte” ta shtensionojë situatën Janë të Mbyllura

Shijojeni diellin sot, temperaturat deri në 24 gradë

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditët në vazhdim, transmeton Sinjali. Sipas njoftimit parashihet mot kryesisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell. “Deri me 2 qershor nuk parashihen ndryshime rrenjesore sa i perket parametrave meteorologjik. Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh do të perseriten pothuj çdo ditë por duke nderruar lokacionet dhe intensiteti i reshjeve do te jetë i ndryshueshëm. Në shum zona të kufizuara të Dukagjinit parashihet që reshjet të percjellen me stuhi dhe breshër. Reshje bresheri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosoves, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara. Sa i përket temperaturave ...
Komentet te Shijojeni diellin sot, temperaturat deri në 24 gradë Janë të Mbyllura