Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Protestuesit serbë shpalosin një flamur gjigant të Serbisë në Zveçan

Lajme
Protestuesit serbë kanë shpalosur një flamur gjigant të Serbisë në Zveçan sot. Qysh në orët e hershme të së mërkurës ka filluar mbledhja e protestuesve pranë objektit komunal. Në anën tjetër, KFOR-i ka krijuar një mbrojtëse me tela me gjemba për të shmangur ndonjë tensionim të gjendjes. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Protestuesit serbë shpalosin një flamur gjigant të Serbisë në Zveçan Janë të Mbyllura

Numër më i madh i protestuesve mblidhen në Zveçan, KFOR-i shton masat mbrojtëse

Lajme
Në komunën e Zveçanit qysh në orët e hershme të së mërkurës ka filluar mbledhja e protestuesve pranë objektit komunal. Kështu është bërë e ditur nga fotografitë e ‘Kontakt Plus’ nga komuna e Zveçanit. Në anën tjetër, KFOR-i ka krijuar një mbrojtëse me tela me gjemba. Gjatë ditës së djeshme në tri komunat veriore të Kosovës, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok janë mbajtur protesta kryesisht të qeta. Serbët kanë deklaruar se do të vazhdojnë protestat deri në përmbushjen e kushteve të tyre. Grumbullim të qytetarëve ka edhe në afërsi të ndërtesës së Komunës së Zubin-Potokut. Pranë objektit komunal është e vendosur Policia e Kosovës, ndërsa në distancë më të gjerë ...
Komentet te Numër më i madh i protestuesve mblidhen në Zveçan, KFOR-i shton masat mbrojtëse Janë të Mbyllura

Blinken: Tensionet u përshkallëzuan “në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme”

Lajme
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje edhe Kosovës, edhe Serbisë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve. Ai përsëriti se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i instaluar me forcë kryetarët e rinj në komunat me shumicë serbe në veri, i përshkallëzoi tensionet “në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme”. “Kryeministri [i Kosovës, Albin] Kurti dhe Qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative, jashtë ndërtesave komunale, dhe t’i tërheqin forcat policore prej atje. Presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë duhet ta ulin statusin e sigurisë së ...
Komentet te Blinken: Tensionet u përshkallëzuan “në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme” Janë të Mbyllura

‘Serbia po gëzohet’, Syla: Do të lujtun të qeverisë bëjnë lojëra me flamuj në Veri për pak poena politik

Lajme
Gazetari Valon Syla si rrallëherë ka shkruar me një pesimizëm për gjendjen krahasuar me shkrimet e tij therëse e thumbuese me ironi e humor,  pas njoftimeve të sotme ndëshkuese për Kosovën nga SHBA’ja, ai qeverinë e Kosovës e vlerësoi jo kompetente e të ligë që po dezerton nga përgjegjësitë për synime elektorale, shkruan Gazeta Metro. Vlerësimi i Sylës për gjendjen e Kosovës për veprimtarinë e qeverisë është i zymtë e thënë butë, me jo kompetencë të dëshmuar tashmë me pasoja. “Qetesi e vorreve. Qeveria spo fol qe dy ditë derisa shteti po kallet, ushtaret dhe policet po luftojnë. Ministrja e Jashtme është zhdukë. Nuk kemi diplomaci. Ky shtet po sundohet ...
Komentet te ‘Serbia po gëzohet’, Syla: Do të lujtun të qeverisë bëjnë lojëra me flamuj në Veri për pak poena politik Janë të Mbyllura

Djali i Hashim Thaçit publikon fotografitë e babait me presidentë amerikanë: Ja ku ishim, e ku jemi tani

Lajme
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit, Hashim Thaçit, ka postuar një insta-storie të babait të tij ku shihet i fotografuar me disa presidentë amerikanë. Janë pesë fotografi të Thaçi me presidentin, Clinton, Bush, Obama, Trump si dhe Biden gjatë kohës sa i fundit ishte zëvendës president. ”Ja ku ishim, e ku jemi tani”, ka shkruar Endrit Thaçi. Në këtë mënyrë ai u inkuadrua në debatin për raportet e SHBA-ve dhe Kosovës, të cilat opozita në Kosovë i cilëson si të rrezikuara. SHBA-ja e përjashtoi Kosovën nga “Defender Europe 2023”, duke paralajmëruar masa tjera nga Kosova. Kjo pasi, thonë se Qeveria Kurti po ndërmerrë aksione të pakoordinuara në veri./Demokracia ...
Komentet te Djali i Hashim Thaçit publikon fotografitë e babait me presidentë amerikanë: Ja ku ishim, e ku jemi tani Janë të Mbyllura

RTK: Shpërthim në orët e vona në Zveçan

Lajme
Një shpërthim është dëgjuar në orët e vona në qytetin e Zveçanit, në veri të Kosovës. Gazetarja e RTK-së, Edonë Podvorica në lidhje direkte nga Zveçani, raportoi se në orët e mbrëmjes ka pasur një shpërthim. Ajo tha se  nuk dihet ky shpërthim ishte shkaktuar nga ndonjë shok bombë apo koktej molotovi. Sidoqoftë, gazetarja konfirmoi se janë trupat e KFOR-it, drejt të cilave është hedhur ky mjet shpërthyes. E njëjta deklaron se një grup serbësh, janë duke provokuar vazhdimisht trupat e NATO-s edhe në orët e mbrëmjes. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te RTK: Shpërthim në orët e vona në Zveçan Janë të Mbyllura

Albina Kelmendi zbulon shtetin që i është ofruar për ta përfaqësuar vitin tjetër në “Eurovision”

ShowBiz
Albina Kelmendi duket se do e prekë sërish skenën e “Eurovizionit”. Ajo ka zbuluar se ka marrë disa oferta prej shteteve pjesëmarrëse në Eurovision, që të jetë artistja përfaqësuese e tyre vitin e ardhshëm. “Nuk e di nëse duhet ta them ende apo jo, por Suedia më është ofruar që të jem përfaqësuesja e tyre vitin e ardhshëm, jemi në bisedime”. Kjo nuk do ishte hera e parë që një artist shqiptar këndon për një tjetër vend në kompeticionin evropian, ndërsa kujtojmë rastet e Qipros dhe Italisë. Po ashtu, ajo ka treguar për herë të parë edhe përjetimet pas performancave në Liverpool, por edhe për planet për vitin e ardhshëm. ...
Komentet te Albina Kelmendi zbulon shtetin që i është ofruar për ta përfaqësuar vitin tjetër në “Eurovision” Janë të Mbyllura

Situata në veri, kaq trupa të NATO-s do të dërgohen në Kosovë

Lajme
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se në Kosovë së shpejti pritet të vijnë edhe 700 trupa të Aleacës Veri- Aatlantike NATO. “Ne kemi vendosur që brenda ditëve të dërgojmë 700 trupa të tjera në Kosovë dhe të vendosim forca shtesë në gatishmëri më të lartë. Këto janë hapa të kujdesshëm, garantues  të NATO-s. “KFOR ka forca dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e OKB-së”, tha Stoltenberg. Vendimi për trupa shtesë ka ardhur pas gjendjes së tensionuar në veri të Kosovës. Të hënën, pati incidente mes trupave të KFOR-it dhe protestuesve serbë, ku sipas KFOR-it, rreth 25 pjesëtarë ushtarakë kanë pësuar lëndime ...
Komentet te Situata në veri, kaq trupa të NATO-s do të dërgohen në Kosovë Janë të Mbyllura

PDK: Kurti po rrezikon raportet e Kosovës me SHBA-në, të ndryshojë urgjentisht qasjen dhe pozicionin e tij

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në ditët e fundit në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të vendit, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një komunikate për media, PDK shpreh shqetësimin për zhvillimet e fundit që sipas tyre, e kanë sjellë Kosovën në përballje të rrezikshme me aleatët tanë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. PDK kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të rimendojë dhe të ndryshojë urgjentisht qasjen e saj. “Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PDK-së, u shpreh i shqetësuar me zhvillimet e fundit në vend dhe me drejtimin ...
Komentet te PDK: Kurti po rrezikon raportet e Kosovës me SHBA-në, të ndryshojë urgjentisht qasjen dhe pozicionin e tij Janë të Mbyllura

Konfirmohet: Stërvitjet “Defender Europe 2023” kanë marrë fund për Kosovën

Lajme
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier e ka konfirmuar zyrtarisht se Kosova është përjashtuar nga ushtrimi “Defender 23” si masë sanksionuese pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit. Në takim me gazetarët në Prishtinë, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka folur edhe për disponimin aktual të SHBA-së ndaj Kosovës. “Më duhet të them se në këtë koment, SHBA-ja nuk ka shumë entuziazëm për të reaguar ndaj disa prej interesave të Kosovës, siç është angazhimi me vendet mosnjohëse, apo puna aktive për të avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Konfirmohet: Stërvitjet “Defender Europe 2023” kanë marrë fund për Kosovën Janë të Mbyllura