Pretendon se nga “burime 100% të sakta” të ketë mësuar për një “sulm në përgatitje e sipër nga Serbia” në veri të Kosovës hiç më larg se këtë vjeshtë me qëllim “shkëputjen” e atyre zonave nga Republika e Kosovës për në të Serbisë. Politikani serb – tash i ikur nga vendi, siç thotë ai, për çështje sigurie personale – Boban Bogdanoviq, dje e dha në ish-Twitter, se ka plan sulmi serb në veri. Kohëndodhjen e këtyre pretendimeve për sulm ai e jep “dikur gjatë vjeshtës”. Në një bisedë me Nacionalen, Bogdanoviq thotë se burimet e tij “janë po ata të njëjtat” që sipas tij e kishin paralajmëruar për sulmin në Banjskë ...
Komentet te Bogdanoviq pretendon se nga “burime 100% të sakta” ka mësuar për një sulm në veri në vjeshtë: “Do të goditet edhe KFOR-i” Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
“Marrëveshje gjithpërfshirëse, detyruese, me garancë ndërkombëtare dhe me njohje reciproke në qendër”. Me pak fjalë ky ka qenë qëllimi për Kosovën kur nisi dialogun me Serbinë në Bruksel, pas rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtatorin e vitit 2011, shkruan Demokracia.com. Por, kur dialogu në Bruksel po shkonte drejt fundit, situata ka ndryshuar drastikisht me ndryshimin e skenës politike në Kosovë dhe udhëheqjen e këtij procesi nga kryeministri i ri, Albin Kurti. “Njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” nuk duket më në horizont. Në prag të largimit të tij nga roli i ndërmjetësuesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, emisari evropian Miroslav Lajçak ka zbuluar një të vërtetë ...
Komentet te Si u zhduk njohja reciproke nga tryeza e dialogut Kosovë – Serbi? | Lajçak: Pas ardhjes së Kurtit, ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare Janë të Mbyllura
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka vlerësuar lart personalitetin e Ali Ahmetit, kryetarit të BDI-së – partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se ai ka ndërtuar histori, për dallim prej atyre “që flasin për histori”. Lladrovci i ka kërkuar Ahmetit të mos çuditet nga “disa personazhe të jetës tonë publike”. “Vëlla Ali, Mos u çudit që disa personazhe të jetës tonë politike, duan ta ndërtojnë me fjalë, pas mejdanit, mungesën e pariparueshme të atdhetarizmit”, shkroi Lladrovci. “Ti je kontribues i madh dhe i patejkalueshëm për historinë e re të Kosovës, Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë e Veriut. Andaj, fjalamanët nuk mund ta mjegullojnë ...
Komentet te Lladrovci e vlerëson lart Ali Ahmetin: Të tjerët flasin për histori, ti ke ndërtuar histori Janë të Mbyllura
Avokati serb nga Beogradi, Sead Spahoviç, ka thënë se Serbia nuk ka ushtri dhe nuk është e gatshme të futet në Kosovë edhe pse ditë më parë kryeministri serb Millosh Vuçeviç, ka thënë se “Qeveria e Serbisë do të detyrohet të përgjigjet në mënyrë adekuate” nëse Kosova pranohet në Këshillin e Evropës. “Ata nuk e kanë atë ushtri tani dhe prandaj nuk e bëjnë dot. Por ata mund të gudulisin opinionin publik në Serbi, i cili ka vullnet që ushtria të kthehet në Kosovë, Kosova është tokë e shenjtë serbe, fjala më e shtrenjtë serbe etj. Dhe kjo është e gjitha”, tha Spahoviç në një intervistë për The Geopost. Sipas ...
Komentet te Avokati serb: Serbia ka armë por jo ushtri, shqiptarët vdesin për vendin e tyre Janë të Mbyllura
“Qysh guxon të sillesh në këtë mënyrë derisa vendi yt po lufton për anëtarësim në Këshillin e Evropës? Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës”. Kështu i reagoi Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Guiterres, deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha, i cili betejën ndaj gazetarëve e çoi në proporcione edhe më të larta mu një ditë pasi Kosova shënoi rënie drastike në lirinë e mediave, përkatësisht 19 pikë më poshtë në vlerësimin e organizatës prestigjioze ndërkombëtare: Reporterët pa Kufij. Basha – krejtësisht i çakorduar – fyu Radio Televizionin e Kosovës dhe gazetaren që po e intervistonte; teksa ajo po e pyeste për një gjë ...
Komentet te “Boll ma! Qysh po guxon? Po dëmton reputacionin e Kosovës”: Guiterrez e bën për pesë-pare Dimal Bashën Janë të Mbyllura
E vërteta dhe politika nuk mund të qëndrojnë në të njëjtën vijë, thoshte një nga teoricientet politike më me ndikim të shekullit të 20-të, Hannah Arendt. Autoritete kanë gjithmonë tendenca për ta paraqitur ndryshe realitetin socio-ekonomike të vendit nga siç është në të vërtetë. Një gjë e tillë mund të konstatohet lehtësisht edhe në Kosovë. Mjafton që të analizohen raportet më kredibile ndërkombëtare që pasqyrojnë objektivisht progresin e përvjetshëm të shtetit dhe të krahasohen me deklarimet e krerëve më të lartë shtetërorë të vendit. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, Raporti i Freedom House dhe indeksi i Reporterëve Pa Kufij, të publikuara rishtazi, kanë rrënuar propagandën qeveritare se Kosova është ...
Komentet te Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare Janë të Mbyllura
Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare. Në pikëkalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk kërkon dokumente identifikimi për qytetarët që duan të hyjnë në territorin e Shqipërisë, raporton TopChannel. Vendimi për kalimin e kufirit në këtë mënyrë u zgjat nga tre në nëntë muaj të vitit për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve të të dyja vendeve. Një gjë e tillë është mirëpritur nga udhëtarët shqiptarë nga Kosova që vizitojnë Shqipërinë. “Tani përderisa jemi një komb dhe themi se jemi një komb e jemi shqiptarë, do të duhej që të hiqeshin gjithmonë këto kontrolle se vetëm na i heqë kolonat”. “Ky është një lehtësim ...
Komentet te Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle Janë të Mbyllura
Republika e Kosovës ka hyrë në muajin e njëmbëdhjetë të sanksioneve nga Bashkimi Evropian. Thirrjet e liderëve institucionalë të Kosovës për heqjen e masave ndëshkuese nuk po dëgjohen nga vendet anëtare të BE-së. Deri me tani askush nuk e di se kur do të largohen këto masa që po i kushtojnë Kosovës me miliona euro. Gjatë javës, kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarët tjerë qeveritar kërkuan heqjen e masave ndëshkuese nga BE-ja, duke thënë se janë përmbushur të gjitha kushtet. Këto kërkesa u injoruan pasi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë masa largohen kur të vendosin vendet e BE-së e jo kur duan liderët institucionalë të BE. “Kur BE-ja vendosi ...
Komentet te Kosova hyn në muajin e 11-të të sanksioneve të BE-së: Brukseli s`i dëgjon kërkesat e Qeverisë, Osmani ankohet te ShBA-ja Janë të Mbyllura
Brenda pak ditëve janë publikuar tri raporte ndërkombëtare problematike për Kosovën. Raportet nuk kanë sjell lajme të mira për Qeverinë e Kosovës. Secili prej këtyre raporteve ka qenë më negativ se tjetrin. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, Raporti i Freedom House dhe raporti i Reporterëve pa Kufij kanë rrënuar propagandën qeveritare se Kosova është lidere në rajon për luftim të korrupsioni, demokraci dhe liri të mediave, raporton Nacionale. Të tria raportet kanë evidentuar dobësitë e Qeverisë Kurti, duke konstatuar korrupsionin serioz qeveritar, kapjen e institucioneve të pavarura dhe sulmet politike ndaj mediave. Më i ziu për Kosovën ka qenë Indeksi i Reporterëve pa Kufij. Ky raport Kosova ka renditur ...
Komentet te “Secili më negativ se tjetri”: Brenda pak ditëve, tri raporte ndërkombëtare rrënojnë propagandën e Qeverisë Kurti Janë të Mbyllura
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, duket se i kontrollon në detaje komentet që i bëhen në faqen e tij në “facebook”. Ai nuk e ka pritur fare mirë një koment që i është bërë në një prej fotove të publikuar para një jave, ku një qytetar e ka shkruar “Peci-Speci”. Ministri Peci ka zgjedhur që t’i replikojë qytetarit direkt në faqen e tij zyrtare. Ministri Peci ka reaguar ndaj qytetarit duke ia përmendur moshën dhe duke i thënë “burri plak me këtë koment…”. /Demokracia ...
Komentet te “Peci-Speci”- Ministri nervozohet me një qytetar në Facebook: Burri plak me këtë koment Janë të Mbyllura