Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Pse është një ide e mirë larja e fytyrës me ujë të gazuar?

Lifestyle
Ka përfitime të shumta larja e fytyrës me ujë të gazuar. Është një praktikë e rregullt në Japoni. Përdorimi i ujit të gazuar si pjesë e trajtimit të pastrimit të fytyrës dhe vënia e së njëjtës maskë për fytyrë dhe tonerët është praktikë e zakonshme në Japoni dhe Kore, por pothuajse ka filluar të përhapet edhe në pjesët e tjera të botës. Uji i gazuar përmban këto cilësi përfituese: Përmban të njëjtën vlerë pH-je si edhe lëkura juaj: Vlera e pH-së e ujit nga çezma është 7, ndërsa e ujit të gazuar ka vlerën e pH-së 5,5, që është edhe vlera e lëkurës së fytyrës – kështu që do të ...
Komentet te Pse është një ide e mirë larja e fytyrës me ujë të gazuar? Janë të Mbyllura

Momenti kur gazetarja e CNN i drejtohet disa herë Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran? – Video

Lajme
Gazetarja e CNN, Isa Soares, pati një diskutim të gjatë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste që pati me të. Soares e pyeti Vuçiqin disa herë se a e njeh Serbia, Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Vuçiq nguroi që t’i përgjigjet kësaj pyetje, bile në një pjesë i tha asaj që nuk e dëgjoi. Pyetja e Soares erdhi derisa ishin duke folur për zhvillimet dhe protestat që po zhvillohen ditëve të fundit në veri të Kosovës. “Askush nuk dëshiron të shoh eskalime zoti President, nuk mendoj që ndokush është duke bërë thirrje për eskalime. Por vetëm më lejo, që të të pyes për këtë Serbia ...
Komentet te Momenti kur gazetarja e CNN i drejtohet disa herë Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran? – Video Janë të Mbyllura

1 Qershori, Dita Botërore e Fëmijëve

Lajme
Sot të gjithë fëmijët gëzojnë festën e tyre, 1 Qershorin. Më shumë sesa çdo ditë tjetër, ata kërkojnë vëmendjen e prindërve dhe shtetit. Më 1 Qershor jo vetëm festohet, por kjo ditë njihet për sensibilizimin për t’i thënë jo dhunës, bullizmit dhe abuzimeve të tjera ndaj fëmijëve. 1 Qershori është i mbushur me aktivitete të larmishme nga të gjithë fëmijët, në të gjithë qytetet. Dita e Fëmijëve është vendosur me 1 Qershor, pasi në këtë datë është mbajtur konferenca botërore e mirëqenies së fëmijëve në Gjenevë, në 1925. 1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi ...
Komentet te 1 Qershori, Dita Botërore e Fëmijëve Janë të Mbyllura

Tensionet në veri të Kosovës, temë diskutimi e liderëve evropianë në Kishinjev

Lajme
Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropiane mblidhen sot në Kishinjev të Moldavisë, për të diskutuar një varg çështjesh, mes tyre edhe tensionet në veri të Kosovës, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, pritet të takojë atje presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Një ditë më herët, Borrell takoi në Bratisllavë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në një postim në Twitter pas takimit, Borrell tha se situata në veri të Kosovës është “e rrezikshme dhe e paqëndrueshme”. “Na duhet shtensionim urgjent dhe zgjidhje përmes dialogut”, tha ai. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tensionet në veri të Kosovës, temë diskutimi e liderëve evropianë në Kishinjev Janë të Mbyllura

Mot i kthjellët sot në Kosovë, temperaturat shënojnë rritje

Lajme
Sot do të mbajë mot kryesisht i kthjellët por edhe me vranësira. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nuk parashihen ndryshime rrënjësore sa i përket parametrave meteorologjik. Temperaturat minimale pritet të sillen mes 10 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 22 dhe 25 gradë Celsius. Gjatë ditës mund të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Në zona të kufizuara të Dukagjinit parashihet që reshjet të përcjellën me stuhi dhe breshër. Reshje breshëri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosovës, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Mot i kthjellët sot në Kosovë, temperaturat shënojnë rritje Janë të Mbyllura

Astrit Gashi jep dorëheqje nga debatet tek Ermali: Lexoni arsyet

Lajme
Gazetari dhe publicisti Astrit Gashi është tërhequr nga paneli i emisionit politik televiziv në TV Dukagjini duke lënë të nënkuptohet se po anohet nga njëri krah politik, transmeton Gazeta Metro. Gashi ka zgjedhur të njoftoj sonte edhe me rastin e intervistës së posaçme të deputetit të VV’së Armend Muja, të cilin e cilëson sekser pasi doli pa panel në intervistë përballë Ermal Pandurit. “Armend Muja ne Debat Plus ne interviste. A eshte ky KM a President apo vetem sekser per te qene ne interviste? “ “Nuk me befason qe Manxhukiqit te FC Ballkanit pa stadium, i vjen keq , vetem, qe jane thyer veturat RTV Dukagjiit. Votat popullore e tregojne ...
Komentet te Astrit Gashi jep dorëheqje nga debatet tek Ermali: Lexoni arsyet Janë të Mbyllura

Guxo ‘s’ka guxim’ të komentojë qortimin amerikan për tensionet në Veri, mbështet Qeverinë

Lajme
Partia e cila është në koalicion me Vetëvendosjen, Guxo, ka dalë me një deklaratë publike rreth zhvillimeve të fundit që lidhen me tensionet në veri, pas përplasjeve të serbëve lokalë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in. Zëdhënësi Blerim Gashani, publikoi deklaratën e kësaj partie ku thuhet se Guxo do të angazhohet për tejkalimin e kësaj situatë në bashkëpunim të ngushtë me aleatët strategjikë, SHBA-në dhe vendet perëndimore. Po ashtu, kjo parti thotë se mbështetë “plotësisht institucionet e Republikës së Kosovës në përpjekjet demokratike për qeverisje lokale, për rend, rregull dhe ligj”. “Partia Guxo mbështet plotësisht institucionet e Republikës së Kosovës në përpjekjet demokratike për qeverisje lokale, për rend, rregull dhe ...
Komentet te Guxo ‘s’ka guxim’ të komentojë qortimin amerikan për tensionet në Veri, mbështet Qeverinë Janë të Mbyllura

Momenti kur vetura e Policisë sulmohet me gurë nga protestuesit në Zveçan, serbët tjerë duartrokasin -Video

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se është lënduar një zyrtar policor dhe tri vetura të tyre janë dëmtuar gjatë ditës së sotme në veri të vendit, ku serbët po mbajnë protesta që nga 27 maji. Tashmë është publikuar momenti i sulmit ndaj njërës prej veturave zyrtare, ku më pas shihen serbët teksa duartrokasin. Here is the moment two #Kosovo Police cars are attacked by the masked mob in Zvecan. The rest of local Serbs applaud. Video👇👇 pic.twitter.com/ZkIUGUQIwX — Xhemajl Rexha (@xhemajl_rexha) May 31, 2023/Sinjali ...
Komentet te Momenti kur vetura e Policisë sulmohet me gurë nga protestuesit në Zveçan, serbët tjerë duartrokasin -Video Janë të Mbyllura

Goditjet e njëpasnjëshme që mori Kosova nga SHBA dhe Evropa pasi Kurti e futi vendin në qorrsokak

Lajme
Tensionet e fundit në veri të vendit i kanë “prishur” edhe raportet e Kosovës me partnerin kryesor perëndimor, SHBA-të. Mosdëgjimi i kërkesave amerikane nga ana e Qeverisë Kurti për shtensionimin e situatës në veri, tashmë kanë rezultuar edhe me pasojat e para për Kosovën. Kësisoj, SHBA-ja ndërmori masa kundër Kosovës për injorimin e këshillave të saj për të shmangur rritjen e tensioneve në zonën veriore me shumicë serbe. Për pasojë, Kosova u përjashtua nga pjesëmarrja në stërvitjen ushtarake “Defeder Europe 2023”, të udhëhequr nga Amerika në Evropë si dhe moslobim te shtetet mosnjohëse. Për mos veprimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me tensionet në veri ka pasur reagime të ashpra ...
Komentet te Goditjet e njëpasnjëshme që mori Kosova nga SHBA dhe Evropa pasi Kurti e futi vendin në qorrsokak Janë të Mbyllura

Çka humbi Kosova që u pezullua nga “Defender Europe ‘23”?

Lajme
Gati dy vjet. Kjo është periudha kohore që Ministria e Mbrojtjes e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpenzuan për t’u bërë gati për stërvitjen më të madhe të aleatëve të NATO-s në Ballkan, e njohur si “Defender Europe ‘23”. Ani pse Kosova ishte një nga vendet nikoqire të kësaj stërvitjeje, ajo nuk mundi ta çonte deri në fund aktivitetin, pasi, më 30 nëntor, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se “për Kosovën, ato stërvitje kanë marrë fund”. Ky është ndëshkimi i parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën kundër Kosovës për, siç u tha, injorimin e këshillave të tyre për të shmangur rritjen e tensioneve në ...
Komentet te Çka humbi Kosova që u pezullua nga “Defender Europe ‘23”? Janë të Mbyllura