Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra, ku mbrëmë Policia Kufitare ka identifikuar një veturë që po vinte nga fshati Tanushë e Maqedonisë së Veriut, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një komunikate për media, Policia njofton se bëhet fjalë për çajin e famshëm për dobësim që përdoret me të madhe nga qytetarët kosovarë, Nerox dhe Diox. “Njësitë policore, pasi kanë ndaluar automjetin e dyshuar të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull me iniciale I. B., gjatë kontrollit kanë gjetur të ngarkuar çaj për dobësim 1584 pako të një firme dhe 50 pako çaj të një firme tjetër, e që në total janë gjetur 1634 (një mijë e ...
Komentet te Policia kap mbi 1 mijë e 500 pako të kontrabanduara të çajit të famshëm për dobësim Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kimberly West, e cila ka qenë më parë prokurore federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me përvojë të gjerë si në hetimet për krime në nivel vendor ashtu edhe ndërkombëtar, është përzgjedhur Prokurore e Specializuar pas një procedure të organizuar nga Bashkimi Evropian, ka njoftuar Gjykata Speciale. West bëhet prokurorja e specializuar e tretë, pas Jack Smith i cili u largua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në nëntor 2022 për të marrë një post si Prokuror Special në Shtetet e Bashkuara. “Është një nder që jam përzgjedhur në këtë rol të rëndësishëm dhe sfidues”, ka thënë ajo pas përzgjedhjes. “Pres me kënaqësi të marr detyrën në ZPS ...
Komentet te Kimberly West caktohet prokurore e specializuar në Gjykatën Speciale Janë të Mbyllura
Qindra protestues serbë u mblodhën në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në Zveçan, për të vazhduar protestën kundër kryetarit shqiptar të komunës. Disa protestues serbë në Zveçan ngritën pankarta, ku shkruan: “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, apo “Duam paqe, jo gaz lotsjellës e shok-bomba”, raporton REL. Ata nuk nxorën asnjë provë që do t’i mbështeste pretendimet e tyre për dëbimin. Kujtojmë se Zveçani ishte skenë e përleshjeve të dhunshme midis protestuesve dhe ushtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, më 29 maj. Protestuesit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, prej ditësh, protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, protestuesit serbë nxjerrin pankartat në Zveçan Janë të Mbyllura
Lajme zhgënjyese për analistin Shkëlzen Gashi, amerikanët ia ndalin “qishën” në gjysmë idolit të tij
Albin Kurti ka pranuar që në komunat veriore të Kosovës të mbahen zgjedhje të reja. Ky është një lajm zhgënjyes për Shkëlzen Gashit, ish-këshilltar i kryeministrit Kurti, të cilin e kishte shkarkuar. Gashi e inkurajonte sot kryeministrin Kurti që ta vazhdonte përplasjen me amerikanët. Ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, e nxiti publikisht Kurtin që të mos tërhiqej me një analogji të thellë me “qishën”. Gashi që është autor i shumë librave dhe artikujve, nuk arriti të gjente shembujt e duhur për t’i dhënë mbështetje kryeministrit Kurti për aksionin në veri, për të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin kritikuar hapur si një aksion të pakoordinuar me amerikanët, duke ...
Komentet te Lajme zhgënjyese për analistin Shkëlzen Gashi, amerikanët ia ndalin “qishën” në gjysmë idolit të tij Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer. Kurti ka thënë se kanë folur për t’i dhënë fund tensioneve me zgjedhje të reja në katër komunat veriore. Ai ka thënë se gjatë diskutimit me Finer është zotuar për të punuar me SHBA-në për depërshkallëzimin e tensioneve në veri. “I lumtur që bisedova me me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer. E falënderova për thirrjen dhe u zotova që të bashkëpunim me SHBA-në për t’i depërshkallëzuar tensionet”, ka njoftuar Kurti. Kurti ka thënë se për depërshkallëzimin e situatës, duhet që t’i jipet ...
Komentet te Kurti lëshon pe pas telefonatës me zyrtarin amerikan: Të ndalet dhuna deri në zgjedhjet e reja në Veri Janë të Mbyllura
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se Kosova është e gatshme që të organizojë zgjedhje të reja në pjesën veriore të Kosovës. Osmani tha se këtë kërkesë e bënë presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. “Unë i thash që jemi të gatshëm ta shqyrtojmë këtë mundësi”, tha Osmani. “Ata kërkuan nga Kosova që të gjejë një mënyrë për të mbajtur zgjedhje të reja në veri që do tu jepte qytetarëve serbë mundësinë që të marrin pjesë dhe të zgjedhin kryetarë me legjitimitet më të madh”, tha Osmani. Osmani tha se organizimin e zgjedhjeve të reja e lejon rregullimi ligjor i Kosovës dhe kjo sipas presidentes mund ...
Komentet te “Jemi të gatshëm ta shqyrtojmë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri”, Osmani i përgjigjet Francës dhe Gjermanisë Janë të Mbyllura
Akademiku serb, Dobrica Qosiq, që ndryshe i referohen edhe si babai i kombit serb, që ishte i njohur edhe për qëndrimet e tij antishqiptare, kishte thënë se Serbia mund ta kthejë Kosovën vetëm kur ajo të bëhet anti-amerikane. Sipas tij, Kosova nuk rikthehet me luftë. Ai konstatonte se e vetmja mënyrë për ta rikthyer Kosovën është kur klima anti-amerikane fillon të zë rrënjë në Kosovë, shkruan Demokracia.com. “Kosova nuk rikthehet me luftë. E vetmja mënyrë për ta rikthyer Kosovën është kur klima anti-amerikane fillon të zë rrënjë në Kosovë. Kur shqiptarët ndihen të vetëmjaftueshëm dhe nacionalizmi për të mbajtur e ruajtur pushtet del para strategjisë amerikane e evropiane. Shërbimet tona ...
Komentet te Akademiku famkeq serb, Qosiq, parashikonte kthimin e Kosovës duke i bërë shqiptarët anti-amerikanë Janë të Mbyllura
Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia ka vizituar ushtarët italianë të plagosur në përleshjen e 29 majit në hyrje të objektit të Komunës së Zveçan me protestuesit e dhunshëm serbë. Ristuccia është pritur në Kampin Villagio Italia në Pejë nga koloenli Mario Bozzi, ku edhe kanë qëndruar në infermierinë e këtij kampi. Ristuccia u ka thënë ushtarëve italianë që të jenë krenar që kanë vepruar në përputhje të plotë me Rezolutën 1244, duke ndërhyrë mes dy palëve të kundërta “dhe duke parandaluar një përplasje që sigurisht do të kishte çuar në një numër të madh të viktimave civile”. Ai iu ka uruar atyre shërim të shpejt dhe ka thënë se ...
Komentet te Komandanti i KFOR-it viziton ushtarët italianë që u lënduan në veri: Parandaluat viktima civile, jam krenar me ju Janë të Mbyllura
Në një video të pazakontë të publikuar nga gazetarja e Euractiv, Aneta Zachova, shihet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një takim shumë miqësor dhe të veçantë më Kryeministren italiane, Giorgia Meloni gjatë takimit të dytë të Komitetit Politik Evropian që po zhvillohet në Moldavi. Pamjet duket se kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe opinionit publik pasi Rama duket shumë i afruar me Melonin dhe ata nuk hezitojnë të shkëmbejnë edhe përqafime dhe puthje me njeri-tjetrin. Rama ndodhet në Moldavi ku ka takuar disa nga liderët evropian dhe rajonal. Megjiathë mes seriozitetit të temave të diskutuara në takimet e nivelit të lartë, duket se Rama ka gjetur momentin për të ...
Komentet te Edi Rama e puth në qafë dhe e përqafon kryeministren e Italisë (VIDEO) Janë të Mbyllura
Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, kanë pozuar së fundmi për kopertinën e revistës “Vogue Australia”. Dyshja kanë dhënë një intervistë, ku kanë folur për martesën dhe mënyrën se si janë njohur me njëri-tjetrin. Ka qenë pikërisht Sydney qyteti që i bëri bashkë çiftin dhe duket se edicioni australian i revistës “Vogue” ishte vendi i duhur për të treguar si nisi historia e tyre e dashurisë. Krahas intervistës, Rita dhe Taika kanë realizuar një fotosesion të përbashkët, në të cilin janë shfaqur mjaft intimë. Në disa prej imazheve, çifti shfaqin kiminë e tyre sensuale, duke treguar se lidhja që kanë është më e fortë se çdo gjë tjetër. ...
Komentet te Rita Ora dhe Taika Waitit shpërfaqin çastet e tyre intime në fotosesionin e ri-Foto Janë të Mbyllura