Policia e Kosovës protestën e së hënës të serbëve në Zveçan, e ka cilësuar sulm të rendit kushtetues të Kosovës. Sipas policisë, në protestën e 29 majit, rreth 70-80 persona të dhunshëm, duke përdorur armë zjarri, mjete eksplozive, gurë e tulla kanë sulmuar zyrtarët policorë. Përmes një deklarate, Policia thotë se për rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Ndryshe, edhe sot po vazhdojnë edhe sot protestat në Zveçan dhe Leposaviq, gjersa raportohet se situata është e qetë dhe numri i protestuesve është më i vogël. Protestat në veri po hyjnë në ditën në javën e dytë, ndërsa ajo e 29 majit ishte më e ...
Komentet te Protesta në Zveçan, Policia: Sulm ndaj rendit kushtetues, afër 80 persona sulmuan zyrtarët policorë Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme, më saktësisht të hënën dhe të martën. Kështu ka marrë merr vesh REL nga burimet diplomatike në Bruksel. Vizita e tyre, sipas burimeve, do t’i ketë dy qëllime kryesore: uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe vazhdimin e punës për zbatimin e Marrëveshjes që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tensionet në veri, Lajçak dhe Escobar në Kosovë dhe Serbi Janë të Mbyllura
Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas shumë diskutimeve mbi çështjen e Veri, sanksionin nga SHBA-ja e opsionin e zgjedhjeve të reja, është parë duke e lëshuar sallën e Kuvendit. Kurti e lëshoi sallën pas replikave e kundër-replikave mes tij e dy krerëve të opozitës, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku. Ka qenë shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili me të marrë fjalën, pa kryeministrin duke dalë nga salla, e mes tjerash u shpreh “Kryeministër është mirë me nejt, me i dëgjuar deputetë mos me i ikë përgjegjësisë as këtu as për veri, prandaj kthehu ulu në karrige, se qashtu ke ikë edhe prej veriu”, tha ai./Demokracia ...
Komentet te Kurti lëshon sallën e Kuvendit Janë të Mbyllura
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka kritikuar kërkesat e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, marrëveshjen me serbët për zgjedhjet e reja dhe nisjen e Asociacionit. Dimal Basha thotë se këto janë kërkesa të pasinqerta të Borellit dhe si të tilla duhet të kritikohen, pa marrë parasysh që Borell është zyrtar i BE-së. Basha ka kritikuar edhe partitë opozitare që sipas tij nuk e kanë thënë asnjë fjalë kundër kërkesave të Josep Borellit./Demokracia ...
Komentet te Basha godet Borellin pas tri kërkesave që ia bëri Kosovës, i kërkon opozitës të reagojë Janë të Mbyllura
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i cili edhe drejton Grupin Parlamentar, ia ka kritikuar kryeministrit Albin Kurti deklaratën për çështjen e reciprocitetit, pra se do të jetë çështje ditësh e jo javësh se kur do të vendoset. Gashi thotë se tashmë Kosova importon hiq më pak se 360 milionë nga Serbia. “A ju kujtohet kauza e reciprocitetit, e në fund hiq ma pak se 360 milionë importe prej Serbisë, por mbetet ende shprehja: është çështje ditësh se kur do të vendoset reciprociteti”, ka thënë Gashi. Tutje ai ka përmendur edhe kauzën e Kurtit për targat dhe për Asociacionin. “A ju kujtohen targat. A ju kujtohet kauza e ...
Komentet te Arben Gashi: Ta ruajmë Kosovën nga Serbia, Rusia dhe budallakitë e Kurtit Janë të Mbyllura
Për t’u mundësuar shpallja e zgjedhjeve të reja të jashtëzakoshme nga presidentja, Vjosa Osmani, në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) duhet që katër kryetarët shqiptarë dhe 76 asamblistët e këtyre komunave të japin dorëheqje, ashtu siç bënë serbët më 27 nëntor 2022. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, duke hedhur poshtë një propozim amerikan që katër kryetarët shqiptarë të komunave veriore ta ushtrojnë mandatin e tyre nga lokacione të tjera, kanë pranuar një propozim tjetër: Zgjedhjet e reja në veri dhe rrjedhimisht, ndërprerjen e kundërligjshme të mandatit të 80 të zgjedhurve sipas ligjeve në fuqi të Republikës ...
Komentet te Kurti dhe Osmani poshtërojnë katër kryetarët shqiptarë dhe 76 asamblistët në veri, pranojnë t’ua ndërpresin mandatin dy vite më herët Janë të Mbyllura
Ministria e Drejtësisë, që udhëhiqet nga Albulena Haxhiu e ka humbur rastin me kryeinspektori i Inspektoratit në Ministrinë e Drejtësisë, Ylber Topalli dhe zyrtarin Korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Prizren Destan Zogaj. Vendimi i saj, si edhe shumë vendime të tjera të Qeverisë Kurti, janë kthyer nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës. KPMPSHCK ka marrë vendim që Topalli dhe Zogaj të kthehen në vendet e tyre të punës. LAJME DOKUMENT | KPMSHCK rrëzon dy vendime të ministrisë së Albulena Haxhiut, kthehen në punë Ylber Topalli dhe Destan Zogaj Demokracia 10:23 | 02 Qershor 2023 SHARE: Ministria e Drejtësisë, që udhëhiqet nga Albulena Haxhiu ...
Komentet te DOKUMENT | KPMSHCK rrëzon dy vendime të ministrisë së Albulena Haxhiut, kthehen në punë Ylber Topalli dhe Destan Zogaj Janë të Mbyllura
“Për këtë përballje (në veri), Policisë së Kosovës i duhet Qeveria e Republikës së Kosovës. E ka. Policisë së Kosovës i duhet Kuvendi i Republikës. Ju tregoni a e ka?! Policisë së Kosovës i nevojitet populli i Kosovës. E ka. Pra, është në dorën tonë kjo fitore e radhës për sundim të ligjit dhe kushtetutshmëri. Policia jonë ka nevojë për mbështetje. Jepjani këtë mbështetje”. Kjo ishte kërkesë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, e cila është thirrur për të diskutuar për situatën në veriun e Kosovës dhe për acarimin prej tij të marrëdhënieve me ShBA-të. Një kërkesë e tillë ...
Komentet te Hipokrizi | Albin Kurti, njeriu që i quante policët “majmunë”, kërkon mbështetje për ta nga deputetët opozitarë që nuk i sulmuan kurrë – Video Janë të Mbyllura
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës janë mbledhur sot në një seancë të veçantë ku po diskutojnë rreth zhvillimeve të fundit në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të vendit, ku tash e pesë ditë qytetarët po protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, raporton Gazeta Sinjali. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti. Në adresimin e tij para deputetëve, Haradinaj ka thënë se Kurti sot është sinonim i poshtrimit deri në pabesi. Sipas tij, mashtrimi i Kurtit ka edhe elemente të tradhtisë. “Kryeministri Kurti sot është sinonim i poshtrimit ...
Komentet te Haradinaj: Kurti është sinonim i poshtërimit deri në pabesi, mashtrimi i tij ka edhe elemente të tradhtisë Janë të Mbyllura
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës janë mbledhur sot në një seancë të veçantë ku po diskutojnë rreth zhvillimeve të fundit në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të vendit, ku tash e pesë ditë qytetarët po protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, raporton Gazeta Sinjali. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka sfiduar Kurtin duke i thënë që në vend se të flasë nga Prishtina, të shkojnë bashkë në veri te kryetarët e zgjedhur. “Me pancir me Polici me i bo dy foto me Ilirin e Izmirin. Bashkërendim the me ndërkombëtarë. A po rrejnë ata a? Nëse ...
Komentet te Krasniqi – Kurtit: Lehtë e ke prej Prishtinës, shko në veri nëse guxon – çlirimtari i serbëve Janë të Mbyllura