Pjesëtarët e Policisë të cilët janë të thirrur për të ofruar rend dhe siguri dhe e kanë detyrim denoncimin e rasteve të ndryshme, kurdo dhe kudo që ata janë prezentë, jo rrallëherë futen edhe vet në telashe. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur të shtunën, në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, ku një zyrtar policor është përfshirë në një incident, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se zyrtari policor (emër i njohur për redaksinë) po dyshohet se në rrethana akoma të panjohura, e ka sulmuar fizikisht një 32-vjeçare, teksa po qëndronin të dy në një lokal. Sinjali mëson se polici i dyshuar ka ...
Komentet te Ekskluzive: Suspendohet zyrtari policor në Prizren, i dehur dyshohet se sulmoi një 32-vjeçare në një lokal Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, është kërcënuar nga persona të panjohur, në llogarinë e saj në rrjetin social ‘Facebook’. Për mesazhet që ka marrë ka njoftuar vet ajo, teksa tashmë i ka denoncuar si raste edhe në Polici, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se Musliu-Shoshi ia ka mësyrë gjatë ditës së djeshme Policisë, ku ka kërkuar ndihmë duke i raportuar mesazhet ku është kanosur seriozisht nga disa persona. Pas denoncimit të rastit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Kanosje” dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për identifikimin e të dyshuarve. Sipas deputetes, kërcënimet ndaj saj pasuan pas ...
Komentet te “Midis Prishtinës kena me t’masakru”, deputetja e PDK-së denoncon kërcënimet, Policia nis hetimet Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi sot për arrestimin e një punëtori të postës së shpejtë ‘Speed Posta’, në Fushë Kosovë, i cili dyshohet se ka përvetësuar mbi 3500 euro, duke keqpërdorur besimin në këtë kompani. Paratë të cilat i mori pasi shpërndau mallin nuk i ktheu, e bashkë me to u zhduk edhe vet. Por pas denoncimit, Policia arriti ta prangos dhe i njëjti tashmë ndodhet në mbajtje. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Veton Rexhepin, 33-vjeçar,i cili u kap gjatë ditës së djeshme në një fshat të Prishtinës. Me rastin e kontrollit policor, atij iu gjetën vetëm 1 mijë euro nga shuma totale që dyshohet se ...
Komentet te Ky është shoferi i ‘Speed Posta’ që i mori paratë e mallit që shpërndau dhe iku, Policia i gjen edhe drogë Janë të Mbyllura
Mëngjesin e kësaj të diele emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar dha një intervistë për BBC Radio ku foli për situatën e fundit në veri të vendit dhe veprimet e mëtutjeshme të Serbisë e Kosovës. Escobar tha se kjo situatë në veri ka qenë shqetësuese, duke i bërë përgjegjëse të dyja palët, Kosovën e Serbinë, e më pas shtoi dhe se dy shtetet duhet të shmangin tensionet. Ndërsa, ai e përsëriti dy herë fjalën urgjentisht, kur kërkoi themelimin e Asociacionit. “Kurti duhet të tërheqë policinë nga objektet komunale, dhe urgjentisht, urgjentisht të fillojë punën për punën e Asociacionit”, tha Escobar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Escobar e përsërit dy herë: Urgjentisht, urgjentisht të fillojë puna për Asociacionin Janë të Mbyllura
Makina e parë do të jetë falas, megjithatë do të paguhet regjistrimi. Kështu do të rregullohet shfrytëzimi i “Prishtina Parkingut” për banorët rezidentë. Kjo do të mund të ndodhë pasi vendimi të kalojë në Kuvendin Komunal, e pritet të hyjë në fuqi gjatë korrikut. Megjithatë, sa do të kushtojë tarifa e regjistrimit nuk është vendosur ende. “Sa për të mirëmbajtur dhe administruar sistemin digjital me të cilin operojmë, mirëpo ata kur kalojnë në zonat tjera duhet të paguajnë si gjithë banorët tjerë”, u shpreh Sokol Havolli, kryeshef i “Prishtina Parking”, raporton KlanKosova. Derisa vizitorët do të vazhdojnë të paguajnë njëjtë, por qasja e këtyre të fundit sipas rregullores së re ...
Komentet te Vetura e parë falas, e dyta me pagesë – rregullorja e re e “Prishtina Parking” Janë të Mbyllura
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, ka denoncuar publikisht dy persona të cilët i kanë dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, raporton Gazeta Sinjali. Dy qytetarët, Mark Nikolla dhe një përdorues i rrjeteve sociale me emrin “Kaka Kaka”, i kanë dërguar disa mesazhe të gjata deputetes Musliu Shoshi, ku mes të tjerash i kanë thënë se do e tërheqin zvarrë e do e masakrojnë midis Prishtinës. Nikolla e ka njoftuar deputeten se është nën vëzhgim dhe i ka bërë thirrje të ketë kujdes kur të dalë natë, ndër “Kaka”, e ka kërcënuar ...
Komentet te “Ruju, je nën vëzhgim, edhe 2 muj jetë i ki”/ Kërcënohet deputetja e PDK-së Janë të Mbyllura
Deputeti prizrenas i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, kohëve të fundit i shquar për këshillën që Viola von Cramon “të hajë qebapa” në Prizren, ngase e merrte si të mirëqenë për “turiste”, tash i doli punë që të këshillojë Tiranën zyrtare që të ndjek këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo, me ç’duket, si tentim i dëshpëruar për të goditur kryeministrin shqiptar Edi Rama, ngase ky i fundit nuk i mbështeti në veprimin e dënuar nga e mbarë bota për të instaluar me forcë tre kryetarët në pjesën veriore të vendit në objektet zyrtare komunale. “ShBA-të kanë të drejtë. Korrupsioni është kërcënim për sigurinë kombëtare. Rama duhet që t’i përgjigjet kërkesës ...
Komentet te Deputeti i VV-së që këshilloi Von Cramonin “të hajë qebaba” i gjuhet me këshillë edhe Edi Ramës Janë të Mbyllura
Bashkimi Evropian ka reaguar edhe njëherë pas tensioneve në javën e fundit në veriun e Kosovës. Përmes një njoftimi zyrtar, BE ka kërkuar që situata të shtensionohet dhe kryetarët e zgjedhur të katër komunave në veri punën ta bëjnë në objekte alternative, e jo në ato komunale. BE ka kërkuar nga Kosova që të tërheq forcat e rendit të cilat janë afër objekteve komunale ndërsa ka shprehur shqetësim edhe për ngritjen e gatishmërisë së ushtrisë serbe. “Bashkimi Evropian është i gatshëm të zbatojë masa të vendosura. Dështimi për të shtensionuar situatën do të çojë në pasoja negative” – thuhet në njoftim. “Presim që Kosova të veprojë në mënyrë jo shkallëzuese dhe të ...
Komentet te Tensionet në veri, BE: Zgjedhjet e reja në veri të mbahen sa më shpejt – dështimi për shtensionim do të ketë pasoja Janë të Mbyllura
Në veri të Republikës së Kosovës ka disa ditë që janë vendosur trupat e KFOR-it, përfshirë edhe ato amerikane, që të kujdesën për sigurinë në atë pjesë, pas protestave të dhunshme të organizuara nga serbët lokalë. Nga aktet e dhunës të serbëve lokalë disa ushtarë të KFOR-it, italianë e hungarez, kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur me fraktura e djegie nga mjetet e përdorura. Por duket se serbët nuk po mjaftohen me kaq. Në rrjetin social “twitter” disa llogari me emra të ndryshëm, kanë nisur një fushatë linçuese kundër një ushtari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin kanë arritur që ...
Komentet te Serbët me fushatë të organizuar në rrjete sociale, bëjnë thirrje për vrasjen e ushtarit amerikan në Veri Janë të Mbyllura
Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se zëvendës këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jon Finer u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që shtensionojnë situatën në veri. Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë bën të ditur se në telefonatën e këshilltarit Finer të enjten me kryeministrin Albin Kurti dhe të premten me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq është shprehur shqetësimi i SHBA-së për situatën në veri. Në njoftim thuhet se zëvendës këshilltari kryesor për Siguri Kombëtare, Jon Finer u bëri thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin hapa që synojnë de-përshkallëzimin e situatës. Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave që ...
Komentet te Shtëpia e Bardhë, thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet Janë të Mbyllura