Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se partia e tij e ka në dispozicion numrin e nevojshëm të deputetëve për të iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. Për të iniciuar mocionin e mosbesimit duhen 40 nënshkrime të deputetëve. Ish-kryeministri Haradinaj para gazetarëve ka thënë se është i papranueshëm “eskalimi i fjalorit të kryeministrit ndaj aleatëve”. Kryetari i AAK-së ka deklaruar se mocioni i mosbesimit është zgjidhja e duhur. “Mocioni është zgjidhja e duhur, është demokraci dhe kjo do të ishte me siguri e dobishme për gjithë spektrin politik, përfshirë edhe shumicën, për pozitën. Janë votat, opozita e ka numrin e nevojshëm për të iniciuar ...
Komentet te Haradinaj: Kemi votat e mjaftueshme për inicimin e mocionit të mosbesimit Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Mbrojtja e Pjetër Shalës përmes një parashtrese lidhur me shqyrtimin e njëmbëdhjetë të paraburgimit, ka kërkuar nga Paneli i Dhomave së Specializuara të Kosovës (DhSK) që Shalës t’i zëvendësohet masa e paraburgimit me arrest shtëpiak. “Mbrojtja me respekt kërkon nga Paneli që t’i japë fund ndalimit të vazhdueshëm të të akuzuarit dhe të urdhërojë lirimin e përkohshëm ose vendosjen e tij në arrest shtëpiak në rezidencën e tij në Belgjikë, duke iu nënshtruar çdo kushti që konsiderohet i përshtatshëm”, thuhet në parashtresë. Aty thuhet se mbrojtja mban qëndrimin e saj se ekzistojnë masa të përshtatshme alternative ndaj paraburgimit dhe që duhet të merren parasysh, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Për shembull, ...
Komentet te Mbrojtja kërkon që Pjetër Shalës t’i zëvendësohet paraburgimi me arrest shtëpiak Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës e ka propozuar Mentor Hysenin, ish-kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, për ushtrimin e pozitës së kryesuesit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Propozimi i qeverisë i është përcjell Kuvendit të Kosovës për miratim. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se Hyseni është ekspert me përvojë në institucione. Ai pritet ta zëvendësojë Nazmi Mikullovcin, ish-kryetarin e Bordit të AKP-së, i cili ndërroi jetë para disa muajve. “Para disa muajve e kemi humbur të ndjerin Nazmi Mikullovci. Andaj sot, në pozitën që e mbante z. Mikullovci, i propozohet kuvendit emërimi i anëtarit aktual të bordit, z. Mentor Hyseni”, tha Kurti. Mentor Hyseni ...
Komentet te Vazhdon kapja dhe hipokrizia | Kurti premtonte ndalimin e privatizimit, por sapo e propozoi për Kryesues të Bordit të AKP-së ish kandidatin e tij për deputet Janë të Mbyllura
Prokuroria Speciale e Hagës ka humbur betejën përballë avokatit Dastid Pallaska i cili është pjesë e ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Kreu i Trupit Gjykues, Charles L. Smith ka marrë vendim për të refuzuar kërkesën e Prokurorisë për t’ia tërhequr vëmendjen Pallaskës për deklarimet e bëra në televizionin publik të Kosovës. Paneli i gjyqtarëve në pikën 17 të vendimit, ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Prokurorisë kundër avokatit Pallaska, duke konstatuar se deklaratat e avokatit në RTK nuk përbënin përpjekje për të mashtruar publikun me vetëdije apo për të ndikuar në vendimet e Panelit, nuk ka zbuluar ndonjë informacion konfidencial, dhe konstatojnë se Prokuroria Speciale e ...
Komentet te Avokati Pallaska e fiton betejën në Speciale përballë Prokurorisë së Hagës Janë të Mbyllura
Grindja me amerikanët i dëmton interesat e Kosovës, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Daniel Fried, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit. Sipas tij, SHBA-ja nuk ka qenë kurrë kaq e zemëruar me Qeverinë e Kosovës dhe një gjë e tillë është “mjaft shqetësuese”. Kryeministri Albin Kurti dhe ekipi i tij “e kanë marrë mbështetjen amerikane si të mirëqenë. Ata kanë abuzuar me besimin amerikan në atë mënyrë që do të jetë e vështirë për ta që ta rregullojnë”, thotë Fried. Reagimi vjen pas kritikave të ashpra që bëri i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në adresë të Kurtit, të cilin e ...
Komentet te Fried: Shqetësuese, amerikanët kurrë s’kanë qenë më të zemëruar me Qeverinë e Kosovën Janë të Mbyllura
Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar ndaj të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se Asociacioni do të themelohet. Hoxha ka thënë se një popull nuk i nënshtrohet një emisari. “Kryeministrin e zgjedh një popull. Emisarin e emëron dikush. Një popull nuk i nënshtrohet një emisari”, ka shkruar Hoxha. Hoxha ka ironizuar me Escobarin, duke thënë se përderisa ai flet për shtet të plotë, sillet sikur mund t’i vendos kushte kryeministrit të zgjedhur të Kosovës. “Escobari na siguroi për dy çështje: – Kosova duhet të shkojë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me aftësitë e një shteti të plotë, por… ...
Komentet te Këshilltari i Kurtit me postime kundër Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari Janë të Mbyllura
Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se rrëzimi i kryeministrit Albin Kurti është shpëtim për Kosovën. “Ne kësaj radhe mendojmë se rrëzimi i Kurtit është shpëtimi i Kosovës. Hiç nuk është më rëndësi se a humb Aleanca vota a nuk humb. Nuk lajthiten më qytetarët aq lehtë si në të kaluarën, sepse zotëri Kurti ka prolonguar barazi, ekonomi, infrastrukturë, kombëtarizim e të tjera, të gjitha kanë rënë në ujë, ka prolonguar që s’ka diskutim me Serbinë pa u gjetur të zhdukurit, pa kërkuar falje, ai bërë kthimin e dëmëve, pa i gjetur eshtrat e të zhdukurve, pa i vënë para drejtësisë kriminelët serbë e të tjera, të gjitha këto ...
Komentet te Haradinaj: Rrëzimi i Kurtit është shpëtim për Kosovën Janë të Mbyllura
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër ndaj veprimeve të Qeverisë së Kosovës, për ushtrimin e detyrës së kryetarëve në objektet komunale në katër komunat veriore. Pasoja e parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ishte përjashtimi i Kosovës nga stërvitjet “Defender Europe 2023”. E këtë qasje të SHBA-ve karshi Kosovës po e kritikon diplomati amerikan, William Walker. Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, thotë se për tensionet në veriun e Kosovës fajtori kryesor është shteti serb. Sipas tij, serbet lokal gabuan që nuk e shfrytëzuan të drejtën e votës dhe kësisoj dëgjuan urdhrat që u erdhën nga Beogradi. “Pyetja ime është pse serbët nuk morën pjesë në ...
Komentet te Walker: Serbia tolerohet vazhdimisht nga ndërkombëtarët, presioni që po i bëhet Kosovës është i padrejtë Janë të Mbyllura
“Mitrovica e Isa Boletinit nuk do të dorëzohet para askujt’’. Mjaftoi kjo fjali nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri për të u trazuar debati në studion e emisionit ‘’Politiko’’. Përderisa Bahtiri po mbronte veprimet e Qeverisë në veri të vendit, përfshirë edhe mosdakordimin me aleatët për to, Matoshi iu drejtua duke i thënë se ta lërë këtë patriotizëm të këngëve folklorike. ‘’Mosni me kësi patriotizma të këngë folklorike. Mosni amon se jemi në debat, mosni me këtë patriotizëm.’’, tha Matoshi. ’Unë jam duke u çudit me ty shumë, ku e ki këtë gjak ti, çfarë gjaku ki ti kallxom? Po më intereson me ditë, po më intereson.’’, tha Bahtiri. ...
Komentet te ‘Mshele atë qene*’, eskalon debati mes Bahtirit e Matoshit: Çfarë gjaku ki ti, kallxom? – Video Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Qendrën Integruese Rehabilituese të Sëmundjeve Kronike Psikiatrike në Shtime, ku një grua që po trajtohej aty, ka ndërruar jetë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime kanë bërë me dije se e ndjera ishte dërguar atje në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Sinjali mëson se tek i ndjeri nuk janë parë shenja apo lëndime të dukshme. ...
Komentet te Vdes një grua në Entin Special në Shtime, Prokuroria nis hetimet Janë të Mbyllura